57. Hadid · Ajeti 20 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 57:16–57:29
Besimtarët e besimit islam porositen të vazhdojnë rregullisht me udhëzimet e Kur'anit, të mos ndryshojë në të, të mos shkojnë pas thënieve të devijuesve, të mos i lënë pas dore porositë e Zotit, se pas një kohe të gjatë mund të ndodhë, siç u ndodhi ithtarëve të librit, t'u forcohen zemrat e të ngelin pa mëshirën e Zotit.
Të gjithëve atyre që japin nga pasuria e tyre, në ato vende që i ka porositur Zoti, qofshin meshkuj ose femra, Allahu u shumëfishon thevabin dhe të tillët janë të njohur te Zoti si të drejtët, dëshmorët. Çdo besimtar i sinqertë është siddikë dhe shehidë.
Jeta e kësaj bote, në shumicën e çështjeve të saj, në realitet është: lojë që vetëm të lodh e s'ka gjë prej saj: është argëtim që të largon prej aktiviteteve të dobishme, është përpjekje për zbukurime në petka, orendi, lukse etj.: është mburrje e pa vend si me origjinë, lozë, me pozitë etj. dhe është orvatje për shtimin e pasurisë pa zgjedhur rrugë të drejtë dhe për shpenzimin e saj në rrugë të mbrapshta, përpjekje për shumë fëmijë, e pa kujdes ndaj edukimit të drejtë të tyre. Të gjitha këto janë një mashtrim parasysh, sepse kalojnë aq shpejt e nuk mbetet gjë prej tyre, si bima që duket e bukur, e gjelbër, e për së shpejti thahet, shtypet e bëhet pleh.
Njerëzit duhet të bëjnë gara për ta arritur kënaqësinë e Zotit, shpërblimin prej tij dhe duhet ta dinë se të gjitha ngjarjet, të gjitha gjendjet në tokë e në vetë njerëzit, janë të dirigjuara qysh herët prej vullnetit të Zotit, ndaj as nuk duhet dëshpruar e pikëlluar për atë që të kaloi e nuk arrite ta fitosh, e as duhet gëzuar tepër për atë që të është dhënë, ngase pikëllimi për të kaluarën, do të thotë: përpjekje për të vazhduar kohën e kaluar në të tashmen, e kjo është dëm. Gëzimi për atë që të është dhënë, e ka kohën kur me të është realizuar një sukses pozitiv, e jo më parë.
Zoti xh. sh. u ndihmoi njerëzve të marrin rrugën e drejtë, duke u dërguar pejgamberë e duke u shpallur libra, por kokëfortit nuk edukohen me këshilla, ata edukohen me forcë, andaj e krijoi hekurin si mjet të fuqishëm aa më të cilin, nëse përdoret drejt, arrogantët dhe rrebelët shtypen e mbretëron drejtësia në tokë, e prej tij ka edhe dobi të tjera.
Është mëshirë e madhe e Zotit që dërgoi pejgamberë një pas një, e prej beni israilëve si më vonë e dërgoi Isain me Inxhilë dhe ithtarët e tij, të mësuar prej Inxhilit ishin të butë e të mëshirshëm, por nga butësia e tepërt, e për t'u afruar edhe më shumë te Zoti, tejkaluan në murgësi (njerëz që braktisin të mirat e kësaj jete si martesën etj.). Por njeriu është i materializuar, andaj nuk mund të jetojë pa ia plotësuar kushtet edhe anës materiale, brenda kufijve të duhur, e nuk munden ta ruajnë as ata si duhet atë braktisje të jetës.
Ithtarët e librit thoshin se pejgamberllëku dhe shpallja e librit qiellor është veçori e tyre, e jo edhe e popujve të tjerë, e ajeti i fundit jep të kuptohet se çdo gjë është në duar të Allahut: Ai e dallon me të mira atë që do. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures "El Hadidë''. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 57:20–57:21
Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon vlerën e pakët të kësaj bote dhe realitetin e saj, duke thënë: - “Dijeni se jeta e kësaj bote është veçse një lojë, kalim kohe në argëtim, stoli e krenari mes jush dhe përpjekje për shti - min e pasurisë dhe të fëmijëve.” - Kjo jetë
është veçse një lojë, kalim kohe në argëtim, stoli e krenari mes banorëve të dynjasë dhe përpjekje për shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve. Ky është përshkrimi i saktë i saj, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Njerëzve u është hijeshuar dashuria për kënaqësitë e kësaj bote, për gratë (e hij - shme), për djemtë (e pasardhësit e shumtë) , për pasurinë e madhe prej ari e argjendi, për kuajt e stolisur e për bagëtinë e bujqësinë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, por tek Allahu është e ardhmja më e mirë.” [Al Imran 14]. Në vijim, i Lartësuari jep një shembull për jetën e kësaj bote, duke tre - guar se ajo është një kënaqësi, e cila shumë shpejt do të zbehet dhe mbarojë. Krenari i Lartësuar thotë: - “Ajo i ngjan atij shiu ...” - El gajth është shiu që vjen pas një pritje të gjatë e të dëshpëruar, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Është Ai që, pasi ata i kanë humbur shpresat, u lëshon shiun ...” [Shura 28] . Më pas i Lartësuari shpjegon: - “... prej të cilit bima i habit bujqit ...” - Mbjellësi mahnitet prej bimës që lulëzon në tokën e tij. Ashtu sikurse mbjellësi mreku - llohet me bimësinë, që gëlon e bukur, po kështu u pëlqen jeta e dynjasë edhe mohue - sve të besimit dhe jetës së përjetshme: ata ngazëllehen me stolitë e saj. Pa dyshim, ata janë njerëzit më të përkushtuar në arritjen e kënaqësive të dynjasë dhe janë të lidhur shpirtërisht me të. - “... por pastaj ajo thahet dhe e sheh të verdhë, pastaj përthyhet dhe kalbet.” - I tillë është shembulli i kësaj bote. Në fillim, robi ka rini e freski, pastaj kalon moshën e pjekurisë, plot sfida e angazhime të mëdha, më pas kalon në pleqërinë jo të bukur, të lodhshme dhe të papëlqyeshme për njerëzit, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Është Allahu Ai që ju krijoi në një gjendje të dobët, pastaj, pas asaj dobësie ju dha fuqi dhe pas fuqisë, Ai sjell dobësi e thinja në kokë (pleqëri). Ai krijon siç dëshiron Ai. Ai është i Gjithëdituri, i Plotpushtetshmi. Ditën kur të vijë Ora (e Gjykimit), (për t'u shfajë - suar) keqbërësit do të betohen se nuk kanë qëndruar (në këtë botë) , veçse një orë. Kë - shtu gënjenin ata edhe më parë (në dynja).” [Rum 54]. Allahu i Lartësuar e krahason jetën e kësaj bote me bimësinë, e cila gjel - bëron, lulëzon dhe mrekullon me bukurinë e saj, pastaj zverdhet, thahet, bëhet pluhur dhe zhduket, sikur të mos ketë ekzistuar kurrë. Ky shembull tregon se ajo do të përfundojë shumë shpejt, dhe ky është një përfundim i pashmangshëm i saj. Ai tregon, gjithashtu, se ahireti ka për të ardhur në mënyrë të pashmangshme. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar kërkon të na paralajmërojë që të jemi të kujdesshëm në lidhje me çështjen e dynjasë dhe të përkushtohemi më shumë me ahiretin, për të arritur mirësitë, begatitë dhe lumturinë e përjetshme në të.105 - “Ndërsa në botën tjetër ka dënim të rëndë, por edhe falje gjynahesh dhe dhu - rim kënaqësie nga Allahu. Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër, vetëm se një përjetim mashtrues.” - O njerëz! Kini kujdes me mënyrën si e kaloni jetën tuaj, sepse në ahiret ka veçse dy përfundime: ose ndëshkim të ashpër, të dhimbshëm, të tmerrshëm, ose falje prej Allahut dhe këna - qësi prej Tij. Ndërsa jeta e dynjasë, me stolitë e kurthet e saj, e mashtron dhe e verbon robin që anon nga ajo, duke e bërë të mendojë se nuk ka jetë tjetër, përveçse në dynja. Ky angazhim e bën njeriun që të harrojë Ditën e Takimit, madje të mos besojë se ka një ditë të tillë pas kësaj dynjaje, ku çdokush do të korrë atë që ka mbjellë në dynja. Në fakt, realiteti i kësaj dynjaje, me gjithë stolitë e saj, është i përçmuar, shumë e zbehtë dhe i papërfill - shëm, në krahasim me jetën e ahiretit. Xheriri sjell nga Ebu Hurejra se Profeti i Allahut ka thënë: 2598. “Hapësira që zë një shkop në Xhenet është shumë më e mirë se e gjithë dynjaja, me gjithçka në të.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullahi, se Profeti i Allahut ka thënë: 2599. “Me të vërtetë, Xheneti është më afër jush sesa lidhësja e sandales suaj; edhe Zjarri gjitha - shtu.” Buhariu është i vetëm në sjelljen e këtij hadithi në kapitullin e ‘ Er-Rikak’. Ky
hadith tregon se sa pranë nesh është, qoftë e mira, qoftë e keqja. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar na nxit që të garojmë dhe të rendim drejt mirësive, kryerjes së punëve të mira si bindje ndaj Tij dhe drejt lënies së harameve: - “Shpejtoni që të fitoni faljen prej Zotit tuaj dhe Xhenetin, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiellit dhe e Tokës dhe që është përgatitur për ata që i besojnë Allahut dhe të dërguarve të Tij! Ai është mirësia e Allahut, që ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh. ” - Gjerësia e Xhenetit është sa gjerësia e qiellit dhe e Tokës, por jo se është brenda qiellit dhe Tokës.106 Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Nxitoni për faljen e gjynaheve nga Zoti juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës! Ai është përgatitur për të devotshmit, për ata që japin kur janë në bollëk dhe kur janë në vështirësi. Ata e përmbajnë zemërimin dhe i falin njerëzit. Allahu i do bamirësit” [Al Imran 133]. I Lartësuari thotë më pas: “... që është përgatitur për ata që i besojnë Allahut dhe të dërguarve të Tij!” Ata janë të tillë dhe meritojnë këto kopshte të mirësisë, sepse dëshiron Allahu i Madhëruar dhe i Pastër nga çdo e metë, me bujarinë, mirë - sinë, përkujdesin, mëshirën dhe bamirësinë e Tij për ta. E lusim Allahun e Lartësuar që të na i prijë drejt kësaj rruge të bukur; të na dhurojë nga bujaria, mirësia, mëshira e T ij. I Pastër, i Dëlirë nga çdo e metë është Allahu i Lartësuar. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij dhe nuk ka zot dhe kujdestar më të mirë për krijesat, sesa Ai.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 57:20–57:21
- “Dijeni se jeta e kësaj bote është veçse një lojë, kalim kohe në argëtim, stoli e krenari mes jush dhe përpjekje për shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve.” - Allahu i Madhëruar na tregon për dynjanë dhe realitetin e saj, na qartëson përfundimin e saj dhe të atyre që jetojnë në të. Ai na qartëson se ajo është thjesht lojë e dëfrim. Kjo dynja është vendi ku trupi kërkon të dëfrejë dhe zemra të harrohet me kotësira. Ky është realiteti i saj. Nëse dëshiron ta kuptosh këtë realitet, atëherë shiko banorët e kësaj dynjaje dhe mënyrën se si ata jetojnë në të. Nëse do t’i vëresh me kujdes, do të shohësh se ata e kalojnë shumicën e kohës së tyre me argëtime dhe pakujdesi të gjatë ndaj kujtimit të Allahut. Ata janë të pakujdesshëm ndaj së ardhmes që i pret përpara dhe shpërfillës të premtimeve e kërcënimeve të Zotit. Ata e trajtojnë fenë si diçka jo serioze, duke mos i dhënë rëndësinë që i takon. Ndryshe ndodh me të zgjedhurit, të vëmendshmit, punëtorët dhe kërkuesit e përjetësisë së ahiretit. Zemrat e tyre janë të mbushura me kujtimin e Allahut, me njohurinë për Allahun dhe dashurinë për Të. Ata e mbushin kohën e tyre me vepra të mira, që të afrojnë tek Allahu. Ata i gjen vazhdimisht duke u marrë me punë të dobishme qoftë për veten e tyre, qoftë për të tjerët. Në këtë dynja, njerëzit përpiqen që të stolisen e lëvdohen me rroba të bukura, ushqime e pije të shtrenjta, me mjete, shtëpi, pallate, pushtet etj. Dashuruesit e dynjasë mburren mes tyre për luksin dhe pasurinë që zotërojnë. Çdokush dëshiron të duket në sytë e tjetrit dhe të jetë ai më i larti, më i lëvduari dhe më i famshmi. Çdokush dëshiron që të jetë me më shumë pasuri e djem. Ja, kështu ndodh, sidomos me ata që e dashurojnë dynjanë dhe kanë gjetur prehje në të. Por ndryshe ndodh me ata që e njohin dynjanë me fytyrën e saj reale. Ata e trajtojnë dynjanë ashtu sikurse është në të vërtetë, si vendkalim e jo si vendprehje. Ata garojnë për çdo fjalë e vepër që të afron tek Allahu. Ata marrin të gjitha masat dhe ndjekin të gjitha rrugët që të çojnë në kënaqësinë e Allahut. Nëse të tjerët u lëvdohen e garojnë për shtimin e pasurive të kësaj dynjaje, ata garojnë për të shtuar veprat e mira e për të kërkuar ahiretin. Pastaj Allahu i Madhëruar i bën një krahasim të goditur kësaj dynjaje dhe bukurive të saj të përkohshme dhe mashtruese: - “Ajo i ngjan atij shiu, prej të cilit bima i habit bujqit, por pastaj ajo thahet dhe e sheh të verdhë, pastaj përthyhet dhe kalbet.” - Dynjaja i ngjan shiut që bie prej qiellit, nga i cili del e zhvillohet bima, me të cilën ushqehen njerëzit dhe kafshët. Ajo lulëzon e zbukurohet, duke e habitur kultivuesin e saj dhe duke mashtruar njerëzit që e kanë gjetur prehjen dhe kënaqësinë veçse te kjo dynja. Por nuk zgjat shumë, dhe vjen diçka që e fanit këtë bukuri, që dukej sikur kurrë nuk do të zhdukej. Ajo e than dhe e shndërron ashtu siç ishte në fillim, pa rënë shiu, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Bimës i humbet gjelbërimi dhe ngjyrat e saj mahnitëse. Ja kështu është dynjaja, me gjithë stolitë e saj. Edhe sikur të jetë në dorën e robit gjithçka që ka kjo dynja, kur të vijë momenti që ka caktuar Zoti, ajo do t’i largohet prej duarsh dhe robi do të largohet prej saj, duke marrë me vete veç qefinin. U poshtëroftë ai që jepet tërësisht kësaj jete dhe e harron punën për jetën e pasosur pranë Zotit! Vetëm puna për të fituar ahiretin është e frytshme. Ajo i mundëson robit kënaqësinë e përjetshme, prandaj i Lartësuari thotë: - “Ndërsa në Botën Tjetër ka dënim të rëndë, por edhe falje gjynahesh dhe dhurim kënaqësie nga Allahu.” - Në ahiret ekzistojnë dy mundësi: 1. Ndëshkim i rëndë me zjarrin e Xhehenemit, prangat, zinxhirët dhe tmerret e tij. Ky ndëshkim është përgatitur për të gjithë ata që kanë patur dynjanë si
pikësynim të vetëm dhe kanë guxuar të kryejnë poshtërsi ndaj Allahut, të mohojnë shpalljet e Tij dhe të jenë mosmirënjohës ndaj dhuratave të Tij. 2. Falje gjynahesh, mbulim të metash, largim prej ndëshkimit dhe arritje të kënaqësisë së Allahut. Këto do t’u dhurohen atyre që Allahu i Madhëruar do t’i fusë në Xhenet, në vendin e kënaqësisë dhe mëshirës së Tij. Ky është vendi i atyre që e kanë njohur dynjanë ashtu sikurse është në të vërtetë dhe kanë punuar për ahiretin ashtu si ai e meriton. Kjo mjafton që ne të bëhemi asketë në dynja dhe t’i përkushtohemi tërësisht ahiretit. Më pas, i Madhëruari thotë: - “Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër, vetëm se një përjetim mashtrues.” - Jeta në dynja është një kënaqësi që kalohet dhe mbaron, një kohë e shkurtër që përmbush vetëm pak nevoja e dëshira të njeriut. Për këtë arsye, kurrë nuk duhet të mashtrohesh dhe të gjesh prehje tek ajo. Ata që e gjejnë kënaqësinë vetëm tek jeta e dynjasë janë njerëzit e dobët, të cilët mashtrohen lehtë nga Shejtani. Në vijim, i Madhëruari na urdhëron që të garojmë drejt faljes së Tij, drejt kënaqësisë dhe Xhenetit të Tij. Ai thotë: - “Shpejtoni që të fitoni faljen prej Zotit tuaj dhe Xhenetin, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiellit dhe e Tokës...” - Kjo arrihet duke plotësuar ato që Zoti i ka bërë si sebep për falje gjynahesh, si: pendimi i sinqertë, kërkimi i faljes në mënyrë të rregullt, largimi nga gjynahet dhe çdo shteg që të shpie te gjynahet. Ajo arrihet, gjithashtu, duke nxituar në kënaqësinë e Allahut nëpërmjet veprave të mira dhe duke i dhënë rëndësi në mënyrë të vazhdueshme çdo gjëje që e kënaq Allahun. Gjithmonë duhet të përpiqesh për të qenë në shkallën më të lartë të ihsan-it qoftë në drejtim të adhurimit të Allahut, qoftë në drejtim të bamirësisë ndaj krijesave. Më pas, i Madhëruari tregon veprat që e bëjnë të mundur këtë mirësi të madhe: - “...dhe që është përgatitur për ata që i besojnë Allahut dhe të dërguarve të Tij!” - Besimi tek Allahu dhe profetët e Tij nënkupton bindjen ndaj porosive të tyre, ku bëjnë pjesë themelet e fesë dhe degëzimet e saj. - “Ai është mirësia e Allahut, që ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh.” - Shpjegimi i qartë i këtyre çështjeve është mirësi e Allahut, që ia jep atij që Ai dëshiron. Në Kur'an, i Madhëruari qartësoi rrugën që të çon në Xhenet dhe rrugët që të çojnë në Xhehenem. Mundësia për t’i kuptuar e mësuar këto rrugë është mirësi e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dëshirojë. Edhe shpërblimi i madh i Allahut është një dhuratë që Ai ia jep kujt të dëshirojë. Këto janë nga mirësitë më të mëdha të Allahut mbi robtë e Tij. Allahu është Zotërues i mirësive të mëdha. Atë askush nuk mund ta lavdërojë ashtu siç e meriton. Ai qoftë i lavdëruar ashtu si e ka lavdëruar vetë Veten e Tij! Allahu qëndron shumë më lart sesa lavdërimet që i bëjnë robtë e Tij.