57. Hadid · Ajeti 22 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 57:16–57:29

Besimtarët e besimit islam porositen të vazhdojnë rregullisht me udhëzimet e Kur'anit, të mos ndryshojë në të, të mos shkojnë pas thënieve të devijuesve, të mos i lënë pas dore porositë e Zotit, se pas një kohe të gjatë mund të ndodhë, siç u ndodhi ithtarëve të librit, t'u forcohen zemrat e të ngelin pa mëshirën e Zotit.

Të gjithëve atyre që japin nga pasuria e tyre, në ato vende që i ka porositur Zoti, qofshin meshkuj ose femra, Allahu u shumëfishon thevabin dhe të tillët janë të njohur te Zoti si të drejtët, dëshmorët. Çdo besimtar i sinqertë është siddikë dhe shehidë.

Jeta e kësaj bote, në shumicën e çështjeve të saj, në realitet është: lojë që vetëm të lodh e s'ka gjë prej saj: është argëtim që të largon prej aktiviteteve të dobishme, është përpjekje për zbukurime në petka, orendi, lukse etj.: është mburrje e pa vend si me origjinë, lozë, me pozitë etj. dhe është orvatje për shtimin e pasurisë pa zgjedhur rrugë të drejtë dhe për shpenzimin e saj në rrugë të mbrapshta, përpjekje për shumë fëmijë, e pa kujdes ndaj edukimit të drejtë të tyre. Të gjitha këto janë një mashtrim parasysh, sepse kalojnë aq shpejt e nuk mbetet gjë prej tyre, si bima që duket e bukur, e gjelbër, e për së shpejti thahet, shtypet e bëhet pleh.

Njerëzit duhet të bëjnë gara për ta arritur kënaqësinë e Zotit, shpërblimin prej tij dhe duhet ta dinë se të gjitha ngjarjet, të gjitha gjendjet në tokë e në vetë njerëzit, janë të dirigjuara qysh herët prej vullnetit të Zotit, ndaj as nuk duhet dëshpruar e pikëlluar për atë që të kaloi e nuk arrite ta fitosh, e as duhet gëzuar tepër për atë që të është dhënë, ngase pikëllimi për të kaluarën, do të thotë: përpjekje për të vazhduar kohën e kaluar në të tashmen, e kjo është dëm. Gëzimi për atë që të është dhënë, e ka kohën kur me të është realizuar një sukses pozitiv, e jo më parë.

Zoti xh. sh. u ndihmoi njerëzve të marrin rrugën e drejtë, duke u dërguar pejgamberë e duke u shpallur libra, por kokëfortit nuk edukohen me këshilla, ata edukohen me forcë, andaj e krijoi hekurin si mjet të fuqishëm aa më të cilin, nëse përdoret drejt, arrogantët dhe rrebelët shtypen e mbretëron drejtësia në tokë, e prej tij ka edhe dobi të tjera.

Është mëshirë e madhe e Zotit që dërgoi pejgamberë një pas një, e prej beni israilëve si më vonë e dërgoi Isain me Inxhilë dhe ithtarët e tij, të mësuar prej Inxhilit ishin të butë e të mëshirshëm, por nga butësia e tepërt, e për t'u afruar edhe më shumë te Zoti, tejkaluan në murgësi (njerëz që braktisin të mirat e kësaj jete si martesën etj.). Por njeriu është i materializuar, andaj nuk mund të jetojë pa ia plotësuar kushtet edhe anës materiale, brenda kufijve të duhur, e nuk munden ta ruajnë as ata si duhet atë braktisje të jetës.

Ithtarët e librit thoshin se pejgamberllëku dhe shpallja e librit qiellor është veçori e tyre, e jo edhe e popujve të tjerë, e ajeti i fundit jep të kuptohet se çdo gjë është në duar të Allahut: Ai e dallon me të mira atë që do. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures "El Hadidë''. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 57:22–57:29

Allahu i Lartësuar na tregon rreth përca - ktimit të Tij të hershëm në lidhje me kriji - min e Tij, përpara se t’i nxjerrë në jetë të gjitha krijesat. Kështu, i Lartësuari thotë: - “Nuk ndodh asnjë nga sprovat në Tokë e as në veten tuaj, që të mos jenë në Libër, që para se të ekzistojnë.” - Çdo fatkeqësi që ndodh në gjithësi, në botë dhe në vetet tuaja, të gjitha janë në Libër, që para se të ekzistojnë, përpara se të shfaqen ose të ndodhin. Ky është njëri kuptim. Gjithashtu, ka mundësi që folja “ekzistojnë” të përfshijë të gjitha krijesat. Kështu, kupti - mi do të ishte: “Nuk ndodh asnjë nga spro - vat në Tokë e as në veten tuaj, që të mos jenë në Libër që para se të ekzistojnë.” Pra, që para se krijesat t’i nxirrnim në jetë dhe t’i bënim bënim të ekzistonin. Ky është një mendim më i saktë dhe gjithëpërfshirës, siç ka thënë Ibn Xheriri. Katadja ka thënë se: me sprovat në tokë janë për qëllim thatësira dhe mungesat e prodhimit. Ndërsa fatkeqë - sitë në vetet tona janë dhimbjet, sëmundjet dhe belatë. Ai thotë gjithashtu: Na është transmetuar se çdokush që goditet qoftë edhe me një gërvishtje nga një gjëmb ose me ndonjë plagë në trup, kjo ndodh veçse për shkak të ndonjë gjynahu. Megjithatë, është e sigurt se ajo që Allahu e fal është shumë e shumë më tepër.” Ky ajet i mreku - llueshëm e i bekuar është nga argumentet më të forta kundër ‘kaderijve’, të cilët mohojnë dijen e hershme të Zotit. Allahu i shëmtoftë dhe i poshtëroftë! Ndërkohë, Muslimi në Sahih-un e tij sjell hadithin nga Abdullah Ibn Amri, i cili thotë se e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 2600. “Me të vërtetë, Allahu përcaktoi gjithçka për krijesat 50 mijë vjet përpara se të krijonte qiejt dhe Tokën, ndërsa Froni i Tij ishte mbi ujë.”. Më pas i Lartësuari thotë: - “Kjo për Allahun është e lehtë.” - Allahu i Lartësuar i dinte gjërat përpara se t’i kri - jonte ato dhe e shkroi se si ato do të ekzi - stonin, për t’i nxjerrë pikërisht në kohën kur është shkruar që të ekzistojnë. E gjitha kjo është e lehtë për Allahun Krenar dhe të

Lartësuar, sepse Ai është i Gjithëditur për atë që ishte, për atë që është, për atë që do të jetë në të ardhmen dhe për atë që nuk ekziston, nëse do të ishte, si do të ishte. Më pas i Lartësuari thotë: - “Kështu, të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar ...” - Ne ju njoftuam për diturinë Tonë të përhershme dhe për faktin se Ne e dimë gjithçka që para se të ndodhë, i kemi shkruar të gjitha këto gjëra përpara se ato të ekzistojnë dhe kemi përca - ktuar gjithçka rreth krijimit dhe ekzistencës, për një qëllim: “të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar”, që ta dini mirë se ajo që ju ka goditur, kurrë nuk mund të ndodhte që të mos ju godiste, ndërsa ajo që nuk ju ka goditur, kurrë nuk do të mund t’ju godiste. Kështu të mos ndjeni keqardhje për atë që ju ka ikur, sepse nëse Allahu do ta kishte përcaktuar, ajo do t’ju vinte. - “... e as të mos gëzoheni tepër me atë që Ai ju ka dhënë.” - Pra, të mos gëzoheni tepër e të mburreni me atë që Allahu ju ka dhënë; të mos lëvdoheni te njerëzit me ato mirësi që ju ka dhuruar Allahu juve, sepse kjo nuk është për meritën tuaj dhe as me investimin dhe lodhjen tuaj, por është diçka që e ka përcaktuar Allahu i Lartësuar në kaderin e Tij dhe e bëri Ai që të jetë pjesë e rizkut tuaj. Kështu, mos i shfrytëzoni mirë - sitë që ju ka dhuruar Zoti për të shtuar vetëkënaqësinë, vetëlëvdimin dhe arrogancë mbi njerëzit. - “Allahu, me të vërtetë, nuk e do asnjë arrogant, që u lavdërohet të tjerëve .” - Domethënë, atë që është mendjemadh dhe i përçmo n njerëzit. Kështu, gëzimin për mirësitë që na i ka dhuruar Zoti, ta kthejmë në mirënjohje ndaj Tij. me mënyrat që Zoti i ka përcaktuar dhe pëlqen. Ndërsa trishtimin për fatkeqësitë ta kthejmë në durim, i cili e ka shpërblimin të pamatë. - “Që tregohet koprrac dhe po për ko - prraci i porosit njerëzit.” - Ata të cilët nuk e japin atë pasuri që kanë detyrë ta japin, madje dhe i nxisin njerëzit për të qenë dorë - shtrënguar, ata në fakt e kanë thyer urdhrin e Zotit dhe janë larguar nga bindja ndaj Tij dhe për këta i Lartësuari thotë: - “E kush kthen shpinën, le ta dijë se Allahu është i Pasur e i Lavdishëm.” - Ai që i kthen shpinën urdhrave të Allahut dhe bindjes ndaj Tij , le ta dijë se Allahu është i Pasur e i Lavdishë m, siç thotë në ajetin tjetër: “Zoti juaj shpalli: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj të mirat, por nëse do të tregoheni mosmirënjohës, të jeni të bindur se dënimi Im është, vërtet shumë i rëndë.” Dhe Musai tha: “Nëse ju dhe të gjithë ata që janë në tokë nuk janë mirënjo - hës, Allahu është i Panevojë dhe i Lavdë - ruar”.” [Ibrahim 7, 8]

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 57:22–57:24

Allahu i Madhëruar na tregon në këto ajete për kaderin e Tij, që përfshin gjithçka e çdo çështje: - “Nuk ndodh asnjë sprovë në Tokë e as në veten tuaj, që të mos jetë (e rregjistruar) në Libër para se të ndodhë. Kjo për Allahun është e lehtë.” - Këtu

bëhet fjalë për të gjithë sprovat që bien mbi krijesat, qofshin në formë mirësie apo fatkeqësie. Të gjitha janë shënuar në librin Leuhi Mahfudh, të vogla e të mëdha. Kjo është vërtet madhështore, që nuk mund ta perceptojnë mendjet dhe që i çorodit edhe më të mençurit. Por, gjithsesi, ajo për Allahun është e lehtë. Allahu i Lartësuar i njoftoi robtë e Tij për këtë të vërtetë, që ata të jenë të qartë, të kthjellët dhe të dinë si të veprojnë e sillen në çdo situatë. Ata duhet të mos trishtohen dhe të mos humbasin tërësisht shpresat nëse u ikën ndonjë mirësi, të cilën aq shumë e kanë dashur. Për t’ia lehtësuar vetes diçka të tillë, le të kujtojnë se kështu ka qenë e shkruar në Leuhi Mahfudh, prandaj do të kryhej se s’bën dhe ishte e pamundur që të shmangej apo të ndalej. Por edhe të mos gëzohen shumë, të shfrenuar e me arrogancë, për atë që Allahu u ka dhuruar. Për këtë, thjesht le të kujtojnë se asgjë nuk e kanë arritur me forcën dhe aftësinë e tyre, por vetëm me mirësinë dhe bujarinë e Allahut të Lartësuar. Kështu që, le të punojnë për t’i shprehur Atij mirënjohjen dhe lavdinë që e meriton! Le ta falënderojë Dhuruesin e çdo të mire dhe Shpëtuesin nga çdo e keqe, Allahun e Lartësuar! - “Kështu, të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzoheni tepër (e të mburreni) me atë që Ai ju ka dhënë. Allahu, me të vërtetë, nuk e do asnjë arrogant, që u lavdërohet të tjerëve,...” - Allahu nuk i do ata që janë mendjemëdhenj të vrazhdë, që mburren e fryhen me mirësitë që i ka dhënë Ai, sikur t’i kenë fituar vetë ato, me forcën e aftësië e tyre. Në vend që t’ua shtojnë nënshtrimin dhe modestinë, ato mirësi i bëjnë të kalojnë kufijtë edhe më shumë, të harrohen edhe më shumë në gjynahe e shkujdesje, sikurse thotë i Madhëruari: “Kur njeriun e godet ndonjë e keqe, ai na lutet Neve. Por, kur Ne i japim ndonjë të mirë, ai thotë: “Këtë e kam arritur në saje të diturisë sime!” Jo! Ajo është veçse një sprovë, por shumica prej tyre nuk e dinë.” [Zumer 49]. - “...Që tregohet koprrac dhe po për koprraci i porosit njerëzit.” - Ata bëjnë dy gjëra të shëmtuara, vetëm njëra prej të cilave do të mjaftonte për të kuptuar ligësinë e shpirtit të tyre: janë koprracë, duke mos kryer detyrimet që u takojnë, dhe porosisin edhe të tjerët për koprraci. Nuk u mjafton që janë vetë koprracë, por inkurajojnë edhe të tjerët me fjalë e me vepra që të përvetësojnë këtë ves të ulët dhe të shëmtuar. Këto veprime janë mosbindje ndaj Allahut dhe devijim nga rruga e Tij. Por ata që refuzojnë t’i binden Allahut do të dëmtojnë veçse vetveten dhe aspak Allahun e Madhëruar, i Cili thotë: - “E kush kthen shpinën (porosive të Zotit), le ta dijë se Allahu është i Pasur e i Lavdëruar.” - Allahu është i Pasur dhe nuk ka nevojë për askënd. Ai ka pushtetin dhe sundimin e qiejve dhe të Tokës. Është Ai që u jep pasuri robve të Tij, duke i kënaqur e ngopur ata me gjërat që u mundëson. Ai është El Hamidu - i Lavdëruari, që ka çdo emër të bukur e çdo cilësi të plotë. Emrat, cilësitë dhe veprat e Tij janë të bukura dhe të plota, për të cilat meriton lavdërimin, mirënjohjen dhe madhërimin.

← Hadid 57:22