57. Hadid · Ajeti 25 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 57:16–57:29

Besimtarët e besimit islam porositen të vazhdojnë rregullisht me udhëzimet e Kur'anit, të mos ndryshojë në të, të mos shkojnë pas thënieve të devijuesve, të mos i lënë pas dore porositë e Zotit, se pas një kohe të gjatë mund të ndodhë, siç u ndodhi ithtarëve të librit, t'u forcohen zemrat e të ngelin pa mëshirën e Zotit.

Të gjithëve atyre që japin nga pasuria e tyre, në ato vende që i ka porositur Zoti, qofshin meshkuj ose femra, Allahu u shumëfishon thevabin dhe të tillët janë të njohur te Zoti si të drejtët, dëshmorët. Çdo besimtar i sinqertë është siddikë dhe shehidë.

Jeta e kësaj bote, në shumicën e çështjeve të saj, në realitet është: lojë që vetëm të lodh e s'ka gjë prej saj: është argëtim që të largon prej aktiviteteve të dobishme, është përpjekje për zbukurime në petka, orendi, lukse etj.: është mburrje e pa vend si me origjinë, lozë, me pozitë etj. dhe është orvatje për shtimin e pasurisë pa zgjedhur rrugë të drejtë dhe për shpenzimin e saj në rrugë të mbrapshta, përpjekje për shumë fëmijë, e pa kujdes ndaj edukimit të drejtë të tyre. Të gjitha këto janë një mashtrim parasysh, sepse kalojnë aq shpejt e nuk mbetet gjë prej tyre, si bima që duket e bukur, e gjelbër, e për së shpejti thahet, shtypet e bëhet pleh.

Njerëzit duhet të bëjnë gara për ta arritur kënaqësinë e Zotit, shpërblimin prej tij dhe duhet ta dinë se të gjitha ngjarjet, të gjitha gjendjet në tokë e në vetë njerëzit, janë të dirigjuara qysh herët prej vullnetit të Zotit, ndaj as nuk duhet dëshpruar e pikëlluar për atë që të kaloi e nuk arrite ta fitosh, e as duhet gëzuar tepër për atë që të është dhënë, ngase pikëllimi për të kaluarën, do të thotë: përpjekje për të vazhduar kohën e kaluar në të tashmen, e kjo është dëm. Gëzimi për atë që të është dhënë, e ka kohën kur me të është realizuar një sukses pozitiv, e jo më parë.

Zoti xh. sh. u ndihmoi njerëzve të marrin rrugën e drejtë, duke u dërguar pejgamberë e duke u shpallur libra, por kokëfortit nuk edukohen me këshilla, ata edukohen me forcë, andaj e krijoi hekurin si mjet të fuqishëm aa më të cilin, nëse përdoret drejt, arrogantët dhe rrebelët shtypen e mbretëron drejtësia në tokë, e prej tij ka edhe dobi të tjera.

Është mëshirë e madhe e Zotit që dërgoi pejgamberë një pas një, e prej beni israilëve si më vonë e dërgoi Isain me Inxhilë dhe ithtarët e tij, të mësuar prej Inxhilit ishin të butë e të mëshirshëm, por nga butësia e tepërt, e për t'u afruar edhe më shumë te Zoti, tejkaluan në murgësi (njerëz që braktisin të mirat e kësaj jete si martesën etj.). Por njeriu është i materializuar, andaj nuk mund të jetojë pa ia plotësuar kushtet edhe anës materiale, brenda kufijve të duhur, e nuk munden ta ruajnë as ata si duhet atë braktisje të jetës.

Ithtarët e librit thoshin se pejgamberllëku dhe shpallja e librit qiellor është veçori e tyre, e jo edhe e popujve të tjerë, e ajeti i fundit jep të kuptohet se çdo gjë është në duar të Allahut: Ai e dallon me të mira atë që do. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures "El Hadidë''. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 57:22–57:29

Allahu i Lartësuar na tregon rreth përca - ktimit të Tij të hershëm në lidhje me kriji - min e Tij, përpara se t’i nxjerrë në jetë të gjitha krijesat. Kështu, i Lartësuari thotë: - “Nuk ndodh asnjë nga sprovat në Tokë e as në veten tuaj, që të mos jenë në Libër, që para se të ekzistojnë.” - Çdo fatkeqësi që ndodh në gjithësi, në botë dhe në vetet tuaja, të gjitha janë në Libër, që para se të ekzistojnë, përpara se të shfaqen ose të ndodhin. Ky është njëri kuptim. Gjithashtu, ka mundësi që folja “ekzistojnë” të përfshijë të gjitha krijesat. Kështu, kupti - mi do të ishte: “Nuk ndodh asnjë nga spro - vat në Tokë e as në veten tuaj, që të mos jenë në Libër që para se të ekzistojnë.” Pra, që para se krijesat t’i nxirrnim në jetë dhe t’i bënim bënim të ekzistonin. Ky është një mendim më i saktë dhe gjithëpërfshirës, siç ka thënë Ibn Xheriri. Katadja ka thënë se: me sprovat në tokë janë për qëllim thatësira dhe mungesat e prodhimit. Ndërsa fatkeqë - sitë në vetet tona janë dhimbjet, sëmundjet dhe belatë. Ai thotë gjithashtu: Na është transmetuar se çdokush që goditet qoftë edhe me një gërvishtje nga një gjëmb ose me ndonjë plagë në trup, kjo ndodh veçse për shkak të ndonjë gjynahu. Megjithatë, është e sigurt se ajo që Allahu e fal është shumë e shumë më tepër.” Ky ajet i mreku - llueshëm e i bekuar është nga argumentet më të forta kundër ‘kaderijve’, të cilët mohojnë dijen e hershme të Zotit. Allahu i shëmtoftë dhe i poshtëroftë! Ndërkohë, Muslimi në Sahih-un e tij sjell hadithin nga Abdullah Ibn Amri, i cili thotë se e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: 2600. “Me të vërtetë, Allahu përcaktoi gjithçka për krijesat 50 mijë vjet përpara se të krijonte qiejt dhe Tokën, ndërsa Froni i Tij ishte mbi ujë.”. Më pas i Lartësuari thotë: - “Kjo për Allahun është e lehtë.” - Allahu i Lartësuar i dinte gjërat përpara se t’i kri - jonte ato dhe e shkroi se si ato do të ekzi - stonin, për t’i nxjerrë pikërisht në kohën kur është shkruar që të ekzistojnë. E gjitha kjo është e lehtë për Allahun Krenar dhe të

Lartësuar, sepse Ai është i Gjithëditur për atë që ishte, për atë që është, për atë që do të jetë në të ardhmen dhe për atë që nuk ekziston, nëse do të ishte, si do të ishte. Më pas i Lartësuari thotë: - “Kështu, të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar ...” - Ne ju njoftuam për diturinë Tonë të përhershme dhe për faktin se Ne e dimë gjithçka që para se të ndodhë, i kemi shkruar të gjitha këto gjëra përpara se ato të ekzistojnë dhe kemi përca - ktuar gjithçka rreth krijimit dhe ekzistencës, për një qëllim: “të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar”, që ta dini mirë se ajo që ju ka goditur, kurrë nuk mund të ndodhte që të mos ju godiste, ndërsa ajo që nuk ju ka goditur, kurrë nuk do të mund t’ju godiste. Kështu të mos ndjeni keqardhje për atë që ju ka ikur, sepse nëse Allahu do ta kishte përcaktuar, ajo do t’ju vinte. - “... e as të mos gëzoheni tepër me atë që Ai ju ka dhënë.” - Pra, të mos gëzoheni tepër e të mburreni me atë që Allahu ju ka dhënë; të mos lëvdoheni te njerëzit me ato mirësi që ju ka dhuruar Allahu juve, sepse kjo nuk është për meritën tuaj dhe as me investimin dhe lodhjen tuaj, por është diçka që e ka përcaktuar Allahu i Lartësuar në kaderin e Tij dhe e bëri Ai që të jetë pjesë e rizkut tuaj. Kështu, mos i shfrytëzoni mirë - sitë që ju ka dhuruar Zoti për të shtuar vetëkënaqësinë, vetëlëvdimin dhe arrogancë mbi njerëzit. - “Allahu, me të vërtetë, nuk e do asnjë arrogant, që u lavdërohet të tjerëve .” - Domethënë, atë që është mendjemadh dhe i përçmo n njerëzit. Kështu, gëzimin për mirësitë që na i ka dhuruar Zoti, ta kthejmë në mirënjohje ndaj Tij. me mënyrat që Zoti i ka përcaktuar dhe pëlqen. Ndërsa trishtimin për fatkeqësitë ta kthejmë në durim, i cili e ka shpërblimin të pamatë. - “Që tregohet koprrac dhe po për ko - prraci i porosit njerëzit.” - Ata të cilët nuk e japin atë pasuri që kanë detyrë ta japin, madje dhe i nxisin njerëzit për të qenë dorë - shtrënguar, ata në fakt e kanë thyer urdhrin e Zotit dhe janë larguar nga bindja ndaj Tij dhe për këta i Lartësuari thotë: - “E kush kthen shpinën, le ta dijë se Allahu është i Pasur e i Lavdishëm.” - Ai që i kthen shpinën urdhrave të Allahut dhe bindjes ndaj Tij , le ta dijë se Allahu është i Pasur e i Lavdishë m, siç thotë në ajetin tjetër: “Zoti juaj shpalli: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj të mirat, por nëse do të tregoheni mosmirënjohës, të jeni të bindur se dënimi Im është, vërtet shumë i rëndë.” Dhe Musai tha: “Nëse ju dhe të gjithë ata që janë në tokë nuk janë mirënjo - hës, Allahu është i Panevojë dhe i Lavdë - ruar”.” [Ibrahim 7, 8]

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 57:25

- “Ne i çuam të dërguarit Tanë me she - nja të qarta ...” - Domethënë, me mrekulli, fakte dhe argumente të prera dhe të paku - ndërshtueshme. - “... dhe Ne u shpallëm atyre Librin dhe drejtësinë ...” - “Libri” është fjala e vërtetë të Zotit, ndërsa “drejtësia” është e vërteta, të cilën dëshmojnë edhe mendjet e shëndosha dhe natyrat e pastra, siç thotë i Madhëruari në ajetin tjetër: “E kush mund të krahasohet me atë që mbështetet në argumentin e qartë nga Zoti i tij, i ndjekur nga dëshmues prej tij ” [Hud 17]. Domethënë, që është i mbë - shtetur edhe nga natyra e pastër, në të cilën Zoti i krijoi njerëzit, natyrë e cila dëshmon për vërtetësinë e mesazheve të Zotit, sikurse thotë Allahu: “ Përkushtohu me gjithë që - nien tënde në fenë e drejtë monoteiste, - natyrën e pastër fillestare, në të cilën Allahu i krijoi njerëzit. Askush nuk mund ta tjetërsojë atë që ka krijuar Allahu. Ajo është

feja e drejtë, por shumë nga njerëzit nuk e kuptojnë.” [Rum 30]. I Madhëruari thotë gjithashtu: “Qiellin e ngriti lart dhe vendosi drejtësinë, që ju të mos e shkelni atë. Pra - ndaj matni me drejtësi e mos hani në pe - shë!” [Rahman 7 - 9]. - “... që njerëzit t’i përmbahen së drej - tës.” - Që njerëzit të gjykojnë me të vërtetën dhe me drejtësi. Kjo përmbushet veçse përmes pasimit të profetëve në gjithçka që ata kanë urdhëruar dhe duke u larguar nga gjithçka që ata kanë ndaluar. Kjo është e vërteta dhe çdo gjë tjetër është humbje, devijim, siç ka thënë i Lartësuari: “Fjala e Zotit tënd është plot vërtetësi dhe plot drejtësi. Askush nuk mund t'i ndryshojë Fjalët e Tij. Ai është Gjithëdëgjues e Gjithëshikues. Në qoftë se u bindesh shumicës në tokë, ata do të të devijojnë nga rruga e Allahut. Ata ndjekin veçse supozime dhe nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse gënjejnë. Zoti yt e di më së miri se kush është larguar nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri se cilët janë të udhëzuarit.” [En’am 115 - 117]. Fjalët e Zotit janë të vërteta, për sa i përket dijes dhe informacionit që përcjellin dhe të drejta, për sa u përket urdhëresave dhe nda - lesave për krijesat. Për këtë arsye, fatbar - dhët besimtarë, kur të përjetojnë kënaqësinë në kopshtet e Xhenetit, në dhomat e larta e begati të pashembullta, mbi shtretërit e stolisur e të rehatshëm, do të thonë: “Ne do t’ua heqim urrejtjen nga zemrat, ndërsa poshtë tyre do të rrjedhin lumenj. Ata do të thonë: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na udhëzoi për këtë (lumturi). Ne kurrë nuk do të dinim ta gjenim udhëzimin, sikur të mos na drejtonte Allahu. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e sollën të vërtetën!” Dhe ata do të dëgjojnë thirrjen: “Ky është Xheneti, të cilin e trashëgoni si shpërblim të veprave tuaja (të devotshme)”” [Araf 43]. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ne e kemi zbritur edhe hekurin, i cili është i fortë dhe i dobishëm për njerëzit ...” - E bëmë hekurin si armë të fortë kundër atyre që e refuzojnë të vërtetën me kryene - çësi, edhe pas kumtimit me qartësi të argu - menteve. Gjatë 13 viteve që qëndroi në Mekë, Profetit ﷺ iu shpallën sure, të cilat ishin të gjitha mesazhe për idhujtarët, që i ftonin ata në besimin e pastër në një Zot të vetëm dhe adhurimin e Tij si të tillë. Pasi atyre iu sqaruan plotësisht argumentet, Allahu i Lartësuar ligjëroi hixhretin dhe e urdhëroi Profetin e Tij që të luftonte me shpatë. Kështu, Profeti ﷺ luftoi ata që pengonin të vërtetën dhe ndalonin njerëzit nga pasimi i saj, që i kundërviheshin Kura - nit, që mohonin atë publikisht dhe me krye - lartësi luftonin kundër tij dhe kundër mbartësve dhe përhapësve të tij. Imam Ahmedi dhe Ebu Daudi sjellin një hadith nga Ibn Umeri, i cili tregon se: I Dërguari i Zotit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!) ka thënë: “Unë u dërgova me shpatë para Kijametit, që të adhurohet vetëm Zoti, pa ortak. Jetesa ime është nën hijen e shtizës sime. Poshtërimi dhe nënçmimi do ta ndjekin këdo që nuk i bindet urdhrit tim. Kushdo që i përngjason një populli, është prej tyre." I Lartësuari thotë: “Ne e kemi zbritur edhe hekurin, i cili është i fortë ...”

Me hekur bëhen armët, si shpatat, shigjetat dhe të gjitha llojet e armëve, mburojave dhe të ngjashme. Allahu e përshkruan metalin edhe si të dobishëm për njerëzit dhe jetën e tyre, pasi me të mund të bëhen veglat e punës, sëpatat, kazmat, sharrat, plugu, enët e gatimit etj. - “... për t’u dalluar qartë para Allahut se kush e ndihmon Atë dhe të dërguarit e Tij, duke i besuar të fshehtës.” - Që Allahu i Madhëruar të nxjerrë në pah ata njerëz, që me mbajtjen e armëve dhe përdo - rimin e tyre, kanë qëllim të ndihmojnë rrugën e Allahut dhe Profetin e Tij. - “Allahu është i Fuqishëm e Ngadh - njimtar.” - Ai ka për t’u dhuruar fitoren atyre që e ndihmojnë rrugën e Tij dhe do t’i bëjë ata që të mos kenë nevojë për njerëzit. Allahu i Lartësuar nuk ka nevojë për njerë - zit, por u caktoi xhihadin, për t’i sprovuar njëri me tjetrin e për t’i ngritur në grada ata që e meritojnë.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 57:25–57:27

- “Ne i çuam të dërguarit Tanë me shenja të qarta...” - Profetët u dërguan me shenja të qarta, që dëshmonin vërtetësinë e tyre dhe të Shpalljes që përcillnin prej Allahut të Madhëruar. - “dhe Ne u shpallëm atyre Librin dhe drejtësinë,...” - Fjala ‘Librin’ ka për qëllim të gjithë librat që Allahu i Madhëruar u shpalli profetëve, si udhëzues për krijesat. Këta libra do të ishin të mjaftueshëm për të mësuar e zbuluar gjithçka që u sjell dobi njerëzve në jetën dhe fenë e tyre. Allahu i Madhëruar u dhuroi profetëve edhe ‘ el mizan’, pra, drejtësinë në fjalë dhe në vepra. Feja që sollën të gjithë profetët ka qenë drejtësi, barazi e mbarësi në çdo urdhër dhe në çdo ndalesë të vendosur. Ato janë ligjet më të përkryera, që rregullojnë marrëdhëniet mes krijesave. Drejtësia është baza e çdo dispozite të ligjëruar nga Zoti, në të gjitha fushat e ligjit, si dënimet për krimin, kompensimin, trashëgiminë etj. Qëllimi i Librit dhe drejtësisë është: - “...që njerëzit t’i përmbahen së drejtës.” - Që njerëzit të veprojnë drejt kur të përmbushin detyrimet e fesë dhe të jetës së përditshme, sepse kështu do të kenë shumë mirësi. Ky ajet tregon se të gjithë profetët kanë patur themel të përbashkët të ligjit: vendosjen e drejtësisë, edhe pse mund të ketë patur ndryshime të caktuara në fusha të ndryshme të zbatimit të kësaj drejtësie, në varësi të kohës, vendeve dhe gjendjes së popujve. - “Ne e kemi zbritur edhe hekurin, i cili është i fortë dhe i dobishëm për njerëzit...” – Me hekurin prodhohen mjetet luftarake, si armë, mburoja etj. Por ai ka edhe dobi të tjera për njerëzit. Për shembull, prej tij bëhen mjetet e punës, madje mund të thuhet se hekuri gjen përdorim thuajse në çdo fushë. - “...për t’u dalluar qartë para Allahut se kush e ndihmon Atë dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës.” - Me Shpalljen që solli dhe me forcën e hekurit që vendosi në Tokë, Allahu i Madhëruar dëshiron që t’i sprovojë njerëzit, derisa të dallohen qartë ata që ndihmojnë fenë dhe profetët e Tij, thjesht duke besuar të fshehtën. Besimi në të fshehtën është besimi i vërtetë, ndërsa veprat e ndërtuara mbi këtë besim janë vepra të mira e të pranueshme. Nga ana tjetër, të besosh atëherë kur do të ndodhë Kijameti dhe çdo gjë do të shfaqet haptazi, është besim i pavlefshëm, që nuk merret për bazë. Ata që e besojnë të fshehtën i përmirësojnë veprat e tyre, duke u nënshtruar sipas Librit dhe duke e përdorur forcën e hekurit me drejtësinë e kërkuar nga Zoti. Pikërisht këta e kalojnë provimin dhe fitojnë shpërblimin.

- “Allahu është i Fuqishëm e Ngadhnjimtar.” - Asgjë dhe askush nuk mund t’i shpëtojë apo t’i fshihet Allahut. Fuqinë e Tij e dëshmon edhe hekuri, të cilin Ai e ka zbritur për t’u prodhuar gjithëfarëlloj mjetesh të fuqishme. Allahu është i Plotfuqishëm të triumfojë mbi të gjithë armiqtë e Tij, por Ai dëshiron t’i sprovojë të dashurit e Tij me armiqtë e Tij, që të sipkasin ata që e besojnë të fshehtën dhe ndihmojnë fenë dhe profetët e Tij. Allahu i përmend bashkë Librin dhe hekurin, sepse Ai do ta ndihmojë fenë e Tij me të dyja mjetet. Ai e qartëson të vërtetën e Tij me Libër, pra, me argumente të pakundërshtueshme, por Ai do ta ndihmojë fenë e Tij edhe me forcën e shpatës së hekurt. Që të dy mjetet, qoftë Libri, qoftë forca e hekurit, do të veprojnë me drejtësi dhe për të vendosur drejtësinë. Kështu do të shfaqet qartë urtësia absolute e Allahut dhe përsosmëria e fesë së Tij, të cilën Ai e vendosi nëpërmjet profetëve të Tij. Pasi u përmendën profetët në përgjithësi, përmenden në mënyrë të veçantë dy nga profetët më të zgjedhur të Tij, Nuhu dhe Ibrahimi (a.s.). Allahu i Madhëruar vendosi profetësinë në pasardhësit e tyre, duke i bërë ata etër të profetëve vijues. - “Ne i zgjodhëm Nuhun dhe Ibrahimin si të dërguar dhe mes pasardhësve të tyre vendosëm profetësinë dhe Librin.” - Profetët e parë dhe të fundit, të gjithë kanë qenë prej pasardhësve të Nuhut (a.s.) dhe Ibrahimit (a.s.). Të gjithë librat iu shpallën profetëve pasardhës të këtyre dy profetëvë të mëdhenj. - “Prej tyre pati të udhëzuar në Rrugën e Drejtë, por shumë prej tyre kanë qenë të shfrenuar.” - Prej popujve ku u dërguan këta profetë, pati të udhëzuar, të cilët e pranuan ftesën e profetëve të tyre dhe u nënshtruan për të punuar sipas urdhrave e porosive që ata dhanë. Megjithatë, shumica e tyre ishin njerëz të prishur, sikurse thotë i Madhëruari: “Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti.” [Jusuf 103]. - “Pastaj, në gjurmët e tyre, vazhduam me të dërguarit Tanë e pas tyre dërguam Isain, të birin e Merjemes. Atij i dhamë Ungjillin,...” - Allahu i Madhëruar e përmend në mënyrë të veçantë Isain (a.s.), sepse këto ajete flasin në përgjithësi për të krishterët, që pretendojnë se janë pasues të Isait (a.s.), të cilit iu dha Ungjilli, njëri nga librat më të rëndësishëm që Zoti ka shpallur për njerëzit. - “...ndërsa në zemrat e ithtarëve të tij futëm butësi e mëshirë.” – Në një sure tjetër, i Madhëruari thotë: “Ti do të vëresh se njerëzit me armiqësinë më të fortë kundër besimtarëve janë judejtë dhe idhujtarët. Ndërsa më të butët me besimtarët janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”, sepse prej tyre ka të ditur dhe adhurues asketë, të cilët nuk tregohen kryeneçë. Kur e dëgjojnë atë që i është shpallur të Dërguarit, do të shohësh që prej syve të tyre rrjedhin lot, nga e vërteta që kanë kuptuar. Ata thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar, pra, na regjistro ndër ata që do të dëshmojnë!" "Përse të mos besojmë në Allahun dhe në të Vërtetën që na ka ardhur, kur ne duam që Zoti ynë të na bashkojë me njerëzit e mirë?” Për këtë thënie, Allahu i ka shpërblyer me kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për vepërmirët. [Maide 82 – 85]. Prandaj të krishterët ishin më zemërbutë se të tjerët, atëherë kur ishin pasues dhe udhëzues të Sheriatit të Isait (a.s.). - “Megjithatë, murgërinë ata e shpikën vetë.” - Murgëria është një lloj adhurimi, të cilin të krishterët e shpikën vetë dhe ia bën detyrim vetes. Allahu i Madhëruar nuk i pati urdhëruar kurrë për murgëri. Ishin ata që ia bënë vetes detyrë diçka të tillë, duke pretenduar se kështu synonin kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. Por megjithëse kishin një qëllim të tillë, ata nuk iu përmbajtën atij, siç thotë i Madhëruari: - “Ne nuk ua bëmë detyrim murgërinë, me të cilën edhe pse synuan të arrinin kënaqësinë e Allahut, ata nuk iu përmbajtën ashtu si duhet t’i

përmbaheshin.” - Të krishterët nuk arritën ta plotësonin detyrimin që i ngarkuan vetes. Kësisoj, ata gabuan në dy drejtime: së pari, ata shpikën një adhurim që Zoti nuk e kishte caktuar dhe, së dyti, nuk e plotësuan detyrimin që i vunë vetes. Kështu vazhdon përsëri të veprojë shumica e të krishterëve. Sidoqoftë, disa prej tyre u përqendruan në fenë e Zotit, pa e shtrembëruar atë. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë: - “Prandaj, atyre që besuan drejt, Ne ua dhamë shpërblimin...” – Ata që e besojnë Muhamedin (a.s.) ashtu si besojnë në Isain (a.s.), Allahu do t’i shpërblejë sipas veprave të bëra. - “...po shumë prej tyre janë të padrejtë.” – Edhe këta do të marrin atë që meritojnë, sipas padrejtësisë së tyre.

← Hadid 57:25