57. Hadid · Ajeti 7 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 57:1–57:11
Çdo qenie a send në këtë ekzistencë i bën tesbih Zotit. Tesbih d.m.th. madhërimi i qenieve ndaj Zotit, duke larguar prej Tij çdo të metë që i përshkruhet nga ndonjë injorant. Shprehja e tesbihut formohet në trajtë të kohës së shkuar, të kohës së tashme e të ardhshmes, vjen në infinitiv, e edhe në mënyrën urdhërore, e na jep të kuptojmë se tesbih ndaj Zotit është i vazhdueshëm për çdo kohë e moment.
Qenia e Zotit të madhëruar nuk ka fillim e as mbarim, është i dukshëm përmes fakteve që dokumentojnë për Të, e qenia e Tij esenciale është e padukshme dhe e paarritshme prej mendjes së njeriut.
Pasuria, e edhe e tërë bota ekzistenciale është e Allahut, e njerëzit vetëm e trashëgojnë njëri pas tjetrit, andaj nuk duhet të bëjnë kopraci me pasurinë që e trashëguan dhe do ta lënë trashëgim, e posaçërisht kur është fjala e shpenzimit të saj për lartësimin dhe forcimin e fesë, shpalljes së Zotit. Shpenzimi për në rrugën e Zotit, për qëllimet që Zoti i ka caktuar dhe i pëlqen, do të shumëfishohet me thevab prej Tij.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 57:7–57:11
- “Besojini Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai jua ka lënë ta trashëgoni!” - Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruar na urdhëron që të pajisemi me besim të plotë dhe korrekt tek Ai dhe profetët e dërguar prej Tij. Ai na porosit e nxit të japim gjithçka e të bëjmë çdo
përpjekje që këtë besim ta përmbushim, duke qenë të vazhdueshëm, të qëndrueshëm e të palëkundur në këtë rrugë. Gjithashtu, Ai nxit për të shpenzuar nga ajo pasuri që, sikurse thotë: “... Ai jua ka lënë ta trashë - goni!” Pra, Ai jua ka vendosur këto pasuri në duart tuaja përkohësisht dhe thjesht në përdorim, njësoj si ai që merr diçka për të përfituar dhe për ta përdorur përkohësisht atë. Pa dyshim që këto pasuri ishin në duart e tjetërkujt përpara jush, pastaj kaluan në duart tuaja e sërish do të largohen prej jush, për t’i marrë dikush tjetër në përdorim. Për këtë arsye, i Lartësuari udhëzon që ju të tregoni shumë kujdes me këto pasuri dhe t’i përdorni për bindje ndaj Tij. Në të kundërt, Ai do t’ju llogarisë çdo të madhe e të vogël dhe do t’ju ndëshkojë, nëse shpërfillni dety - rimet pasurore, që ka përcaktuar në fenë, më të cilën ju ka ngarkuar. Mendoni kujdes mbi këto fjalë: “... nga ajo që Ai jua ka lënë ta trashëgoni!” Domethënë, kjo pasuri do t’ju hiqet përsëri nga dora dhe ju do të largoheni prej saj, për t’ua lënë trashëgim të tjerëve pas jush. Mendo pak, mbase trashëgimtarët mund të jenë më të bindur ndaj Allahut në lidhje me këtë pasuri, e kështu do të jenë më të lumtur se ju, duke arritur kënaqësinë e Allahut. Por, gjithashtu, mund të ndodhë që pasardhësit ta përdorin këtë pasuri në poshtërsi dhe mosbindje ndaj Zotit, dhe kështu gjithë mundi juaj do t’i ndihmojë ata në gjynahe dhe zhytje në ndëshkim. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Shihiri, që rrëfen: 258 8. “Kur shkova tek i Dërguari i Allahut, ai po thoshte: “Grumbu - llimi i pasurisë ju shkatërron! I biri i Ademit thotë: ‘Pasuria ime! Pasuria ime!’ Vallë, a ke gjë tjetër prej pasurisë tënde, veç asaj që e ha dhe e humb, atë që e vesh dhe e gris? Kurse atë që e jep sadaka, ajo mbetet për ty.”. Edhe Muslimi e sjell një hadith të ngjashëm prej Shubes, duke shtuar: 2589. “Çdo pasuri tjetër, veç sadakasë, ai do t’ua lërë njerëzve të tjerë, kur të largohet nga kjo botë.” - “Për ata që besojnë dhe shpenzojnë për hir të Zotit, ka shpërblim të madh.” - Këtu përsëri kemi një nxitje për të shpe - nzuar në rrugët e hajrit, në bindje ndaj Zotit të Lartësuar dhe për të bërë vepra që e forcojnë imanin dhe e konsolidojnë atë në shpirtin e besimtarit. - “Ç’është me ju, që nuk i besoni Allahut, kur i Dërguari i Tij ju fton t’i besoni Zotit tuaj, i Cili ka marrë besën nga ju?! Mbajeni fjalën, nëse jeni besimtarë! - Çfarë ju pengon që të besoni dhe të pajiseni me iman të palëkundshëm, ndërkohë që Profeti është mes jush, ju fton në këtë rrugë, ju sjell argumente të qarta e shumë fakte të pamohueshme, që tregojnë vërtetësinë e asaj që ai ka sjellë prej Zotit?! Në Sahih-un e Buhariut vjen hadithi: 2590. “Një ditë, Profeti a.s iu tha sahabëve të tij: “Cili besim është më i habitshmi për ju?” Ata thanë: “Besimi i melekëve”. Por Profeti ﷺ tha: “E si të mos besojnë ata, ndërkohë që shpallja u zbret atyre?!” Kështu, ata thanë: “Atëherë është besimi ynë!” Profeti përsëri tha: “E si të mos besoni ju, ndërkohë që unë jam mes jush?!” Kështu, ata pyetën: “Atëherë, besi - mi i kujt është më i habitshmi?: Profeti tha: “Është besimi i një populli, që do të vijnë pas jush, të cilët do të gjejnë fletë të shkrua - ra dhe do të besojnë atë që është e shkruar në to.” Hadithe të ngjashme kemi sjellë edhe në ajetin 3 të sures Bekare.102 Më pas, i Lartësuari thotë: “... i Cili ka marrë besën nga ju?! Mbajeni fjalën, nëse jeni besim - tarë!” Ose në ajetin tjetër: “Kujtoni mirësitë e Allahut ndaj jush dhe zotimin ndaj Tij, të cilin Ai e mori prej jush, kur thatë: “Dë - gjuam e bindemi!”. Dhe kini frikë Allahun! Allahu i di mirë të fshehtat e zemrave tua - ja.” [Maide 7]. Kështu, Ai mori premtimin e tyre, me besëlidhjen që bënë me Profetin e Allahut. Ndërsa Ibn Xheriri pretendon se këtu bëhet fjalë për premtimin dhe besën që Zoti u mori njerëzve për ta besuar si një të Vetëm kur i nxori nga shpina e Ademit, siç shtjellohet në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë, duke u thënë: “A nuk jam Unë Zoti juaj?” - “Po, - thanë ata, - dëshmojmë
për këtë!”. Atëherë, mos thoni Ditën e Kijametit: “Ne s’kemi ditur gjë për këtë.”. Ose që të mos thoni: “Etërit tanë ishin idhujtarë, ndërsa ne jemi thjesht pasardhës të tyre. Atëherë do të na ndëshkosh për atë që bënë ata pasues të kotësive?”” [Ea’raf 172]. Ky është edhe mendimi i Muxhahidit. Gjithsesi, Allahu është më i ditur. - “Ai i shpalli robit të Vet shenja të qarta ...” - Argumente të qarta, shenja madhë - shtore dhe fakte të prera, që nuk lenë asnjë dyshim rreth të vërtetës, që ai solli prej Zo - tit. I Madhëruari e bëri këtë, sikurse thotë: - “... për t’ju nxjerrë prej errësirave në dritë.” - Prej errësirave të injorancës, padi - turisë, mohimit të besimit të vërtetë dhe fakteve të pamohueshme, në dritën e ditu - risë, imanit të pastër, korrekt e të palëkund - shëm. - “Nuk ka dyshim se Allahu është i Butë e i Mëshirshëm me ju.” - Allahu i Lavdëruar është pa dyshim i tillë. Zbritja e librave e dërgimi i profetëve është tregues i mëshirës së madhe dhe kujdesit të Tij për krijesat. Allahu i Madhëruar fillimisht i urdhëroi për besim të sinqertë dhe ua qartësoi se nuk ka asnjë pengesë për ta që të besojnë. Tani vijon që t’i nxisë për të shpenzuar në rrugë të hajrit dhe në bindje ndaj Tij. - “Ç’ndodh me ju, që nuk shpenzoni në rrugën e Allahut, kur dihet se Allahut i mbesin trashëgim qiejt e Toka?!” - Domethënë, shpenzoni për hir të Tij dhe mos iu frikësoni varfërisë, kur shpenzoni në rrugë të hajrit, sepse Ai për hir të të Cilit i jepni këto, është i Vetmi i Pashoq, që ka në dorën e Tij depot e mirësive dhe pasuritë e qiejve dhe të Tokës. Ai është Sunduesi i Arshit dhe i gjithçkaje poshtë tij. Ai ka për t’jua zvëndësuar, madje do t’ju japë më shumë mirësi, si shpërblim për atë që ju shpenzoni për hir të Tij, sikurse thotë në ajetin tjetër: “Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im është Ai që ia shton rizkun kujt të dojë nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson kujt të dojë. Gjithashtu, çdo gjë që jepni, Ai do t’jua kompensojë. Ai është më i Miri Furni - zues”.” [Sebe 39]. Ose: “Ajo që e keni pra - në vetes, është e përkohshme, kurse ajo që është tek Allahu është e përjetshme. Ne do t’u japim durimtarëve shpërblimin më të mirë për atë që bënë. Kujtdo që bën një vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, duke qenë besimtar, Ne do t’i japim një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’i japim shpërblimin më të mirë për veprat e mira.” [Nahl 96, 97]. - “Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar nga pasuria e tyre dhe kanë luftuar para Çlirimit. - Nuk janë të bara - bartë ata që kanë shpenzuar nga pasuria e tyre dhe kanë luftuar para triumfit të Islamit me çlirimin e Mekës, me ata që nuk e patën këtë nder. Përpara Çlirimit të Mekës, gje - ndja ishte shumë e vështirë dhe, në ato ko - hëra, besimtarë ishin vetëm të sinqertët. Pas Çlirimit, feja e Allahut të Madhëruar u shfaq dhe u përhap me madhështi, derisa njerëzit po hynin në Islam me grupe të mëdha: - “Këta kanë vlerë më të madhe sesa ata që shpenzuan dhe luftuan më pas.” - Shumica janë të mendimit se fjala ‘çlirim’ këtu nënkupton çlirimin e Mekës, ndërsa nga Shabiu dhe të tjerë mendojnë se flitet për Marrëveshjen e Hudejbijes. Mbase për saktësinë e këtij mendimi mund të argu - mentohet me hadithin që imam Ahmedi sjell nga Enesi, i cili rrëfen se: 2591. “Mes Halid Ibn Uelidit dhe Abdurrahman Ibn Aufit pati një debat dhe Halidi i tha Abdurrahmanit: “Ju shpesh na tregoni epërsi mbi ne, me faktin se pranuat Islamin ca ditë përpara nesh!” Na është treguar se, kur këto fjalë i shkuan Profetit të Allahut, ai tha: “M’i lini rehat shokët e mi. Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, se sikur ndonjëri nga ju të shpenzonte sa mali i Uhudit, ose çdo mal tjetër, me flori, kurrë nuk do të arrinte shpërblimin e veprave të tyre.” Dihet se Halid Ibn Uelidi, të cilit iu drejtua kjo fjalë, e pranoi Islamin në kohën mes Marrëveshjes së Hudejbijes dhe Çliri - mit të Mekës. Grindja mes dy sahabëve ndodhi në kohën kur Profeti ﷺ dërgoi Halid Ibn Uelidin tek fisi Benu Hudhejfe, pas
çlirimit të Mekës. Në përballjen me ushtrinë e Halidit, ata nuk thanë qartë që kishin pra - nuar Islamin, por thanë thjesht “ Sabe’na”, pra: “Ndërruam fenë.” Atëherë, Halidi u tha: “Hidhni armët!” Pasi i hodhën armët, ai u tha: “Dorëzohuni!” Dhe ata u dorëzuan. Halidi i lidhi dhe i shpërndau mes ushtrisë. Në kohën e agimit, Halid Ibn Uelidi jep urdhër: “Çdokush që ka rob, le ta vrasë!” Fisi Benu Sulejm i vranë robërit e tyre, ndërsa muhaxhirët dhe ensarët i liruan. Rreth kësaj çështjeje ishte grindja mes Halid Ibn Uelidit dhe Abdurrahman Ibn Aufit.103 Hadithi i saktë prej Profetit të Allahut thotë: 2592. “Mos shani asnjë prej sahabëve të mi! Pa dyshim se, edhe sikur ndonjëri të shpenzonte një mal sa Uhudi me flori në rrugën e Allahut, përsëri nuk do ta arrinte shpërblimin që arrijnë shokët e mi duke dhënë vetëm një dorë ushqim, apo edhe më pak.”. - “Por të gjithëve Allahu u ka premtuar mirësi.” - Pra, si ata që shpenzuan para Çlirimit, ashtu edhe ata që shpenzuan pas tij, të gjithëve u premtohet shpërblim i madh për veprat e tyre, edhe pse mes tyre mund të ketë dallime në grada, siç thotë i Lartësuari: “Nuk janë njëlloj ata besimtarë që rrinë (në shtëpitë e tyre), përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në Rrugën e Allahut me pasurinë dhe me jetën e tyre. Ata që luftojnë me pasurinë dhe me jetën e tyre, Allahu i ngre në një shkallë më lart se ata që rrinë (në shtëpi). Allahu u ka premtuar të gjithëve mirësi, por i ka dalluar luftëtarët mbi ata që nuk luftojnë, me shpërblim të madh, me grada të larta nga Ai, me falje gjynahesh dhe Mëshirë. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” [Nisa 95, 96]. Po kështu, në hadith të saktë është sjellë: “Një besimtar i fortë është më i mirë dhe më i dashur te Zoti se një besimtar i dobët, por në secilin prej tyre ka të mira.” - “Allahu di për gjithçka që ju punoni.” - Ai është i Gjithëditur për veprat e robërve, prandaj bëri që të ketë ndryshim mes shpër - blimit te atyre që shpenzuan përpara Çliri - mit dhe luftuan për të mbrojtur fenë e Zotit dhe përhapur atë, që sakrifikuan për t’iu bërë krah Profetit të Tij dhe fesë që ai solli nga Zoti, dhe shpërblimit të atyre që e bënë diçka të tillë veçse pas Çlirimit. Ndodh kështu, sepse Zoti ka dijen absolute dhe i di mirë qëllimet e të parëve, sinqeritetin e tyre të plotë, shpenzimet e shumta që ata dhanë edhe në kohë vështirësie, varfërie e ngu - shtie. Në një hadith thuhet: 2593. “Mund të ndodhë që një dirhem i vetëm t’ua kalojë edhe njëqind mijë të tillëve ...” 104 Nuk ka dyshim mes besimtarëve se i Sinqerti Ebu Bekër, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka pjesën më të madhe në këtë ajet. Ai është zotëria i të gjithë atyre që punuan dhe mbë - shtetën Profetin, mes gjithë popujve dhe shoqëruesve të profetëve. Ai shpenzoi të gjithë pasurinë e tij, duke synuar kënaqësinë e Allahut Krenar dhe të Lartësuar, dhe këtë e bëri jo për t’i kthyer ndonjë nder dikujt, për ndonjë nder të mëparshëm. - “Kush është ai që i jep Allahut një hua të mirë, që Ai t’ia shumëfishojë atë dhe t’i japë një shpërblim të mirë.” - Edhe kjo është një nxitje për të shpenzuar në rrugën e Allahut, por me nijet të pastër dhe me synimin e vetëm për të kërkuar kënaqësinë e Allahut e me vendosmëri të qartë. Ibn Ebu Hatimi përcjell nga Abdullah Ibn Mesud një hadith, në të cilin thuhet: “Kur zbriti ky ajet, Ebu Dahdah el Ensari i tha Profetit a.s: 2594. “O i Dërguari i Allahut! Vërtet Allahu i Lartësuar pranon që t’i japim borxh Atij?!” - “Po, o Ebu Dahdah!” - tha Profeti ﷺ. Atëherë ai tha: “Ma jep dorën, o i Dërguari i Allahut!” Dhe ai ia dha dorën. Atëherë ai tha: “Dëshmo, atëherë, se unë ia kam dhënë Zotit tim si hua kopshtin tim (me hurma)!” Transmetuesi i hadithit thotë: “Në atë kopsht kishte gjashtëqind rrënjë hurma. Aty ishte dhe e shoqja e Ebu Dahdahit, Umu Dahdah, së bashku fëmijët dhe familjen e Ebu Dahdahit. Atëherë, Ebu Dahdah i thërret gruas së vet: “O Ummu Dahdah!” - “Urdhëro!” - “Dil prej aty, sepse unë ia kam dhënë kopshtin Zotit tim Krenar dhe të Lartësuar!” Në një transmetim thuhet se ajo i tha: “Me fitim doli tregtia jote, o
Ebu Dahdah!” Dhe pastaj mori fëmijët e doli prej shtëpisë.” Transmetohet, gjitha - shtu, se Profeti i Allahut tha: “Sa e sa rrënjë të shumta të mbushura me fruta ka në Xhenet për Ebu Dahdahin.”. Ndërsa në një version thuhet: “Sa e sa hurma, trungu i të cilave është prej rubini, smeraldi e diamanti, janë përgatitur për Ebu Dahdahin në Xhenet!”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 57:7–57:9
- “Besojini Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai jua ka lënë ta trashëgoni...” - Allahu i Madhëruar i urdhëron robtë e Tij që të besojnë Atë, Profetin e Tij, Shpalljen e Tij, si dhe të shpenzojnë në rrugën e Tij prej pasurisë që po Allahu e vendosi në duart e tyre dhe i bëri kujdestarë të saj, për të parë se si do të veprojnë. Më pas, duke përmendur shpërblimin e madh që i pret, Ai i nxit më shumë, nëse e bëjnë një gjë të tillë: - “Për ata që besojnë dhe shpenzojnë për hir të Zotit, ka shpërblim të madh.” - Ata që bëjnë këto vepra të mrekullueshme do të kenë shpërblim të madh. Përveç besimit të pastër në Allahun, Profetin dhe në Shpalljen e Tij, ata shpenzojnë pasuri në rrugën e Allahut. Këto vepra do t’u mundësojnë atyre shpërblimin më të madh dhe më të mrekullueshëm. Ata fitojnë kënaqësinë e Zotit dhe nderimin në vendin e mirësisë së përjetshme, në Xhenet. Këto janë mirësitë që Zoti ka përgatitur për besimtarët dhe ata që luftojnë në rrugën e Tij. - “Ç’është me ju, që nuk i besoni Allahut, kur i Dërguari i Tij ju fton t’i besoni Zotit tuaj, i Cili ka marrë besën nga ju?! Mbajeni fjalën, nëse jeni besimtarë (të vërtetë)!” - Çfarë ju pengon ju të besoni?! Si mund të mos besoni, ndërkohë që profeti Muhamed, më i miri i profetëve dhe thirrësi më i nderuar në rrugën e drejtë të Zotit, ju fton që të besoni?! Kjo, përkundrazi, duhet t’ju bëjë të nxitoni që t’i përgjigjeni ftesës së tij, që ta përqafoni sa më shpejt të vërtetën që ai ka sjellë prej Zotit. Aq më shumë, kur Allahu i Madhëruar ka marrë besën prej jush se do t’i besoni atij. Atëherë, nëse jeni besimtarë të vërtetë, duhet ta mbani premtimin. Megjithatë, me butësinë dhe përkujdesin e Tij të madh, Allahu i Madhëruar nuk u mjaftua vetëm me ftesën e sjellë nëpërmjet Profetit më të zgjedhur, por e mbështeti atë edhe me mrekulli të shumta. Allahu i Madhëruar thotë:
- “Ai i shpalli robit të Vet shenja të qarta, për t’ju nxjerrë prej errësirave në dritë.” - Ai solli shenja të qarta, që i dëshmojnë çdo njeriu me logjikë vërtetësinë e mesazhit të Zotit. Ato shërbejnë që t’ju nxjerrin ju prej errësirave në dritë. Allahu i Madhëruar e dërgoi Profetin e Tij me Shpallje dhe urtësi, që t’ju nxjerrë nga errësirat e injorancës dhe kufrit, në dritën e diturisë dhe të imanit. Kjo është shenjë e butësisë, mëshirës dhe përkujdesit të Allahut për ju. Allahu është më i mëshirshëm për krijesën e Tij, sesa prindi për fëmijën e tij, sikurse thotë më pas: - “Nuk ka dyshim se Allahu është i Butë e i Mëshirëplotë me ju.”