58. Muxhadele · ajete 20–22

سورة الـمجادلـة
20

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُحَآدُّونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ أُوْلَٰٓئِكَ فِي ٱلۡأَذَلِّينَ

‘Innel-ledhine juhaddunel-lahe we resulehu ‘ula’ike fil-’edhelline

S'ka dyshim se ata që e kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ndër më të poshtëruarit.

21

كَتَبَ ٱللَّهُ لَأَغۡلِبَنَّ أَنَا۠ وَرُسُلِيٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِيٌّ عَزِيزٞ

Ketebel-lahu le’eglibenne ‘ena we rusuli ‘innall-llahe kawijun ‘azizun

"All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): "Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë!" All-llahu është i fortë, ngadhënjyes.

22

لَّا تَجِدُ قَوۡمٗا يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ يُوَآدُّونَ مَنۡ حَآدَّ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَلَوۡ كَانُوٓاْ ءَابَآءَهُمۡ أَوۡ أَبۡنَآءَهُمۡ أَوۡ إِخۡوَٰنَهُمۡ أَوۡ عَشِيرَتَهُمۡۚ أُوْلَٰٓئِكَ كَتَبَ فِي قُلُوبِهِمُ ٱلۡإِيمَٰنَ وَأَيَّدَهُم بِرُوحٖ مِّنۡهُۖ وَيُدۡخِلُهُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ رَضِيَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ وَرَضُواْ عَنۡهُۚ أُوْلَٰٓئِكَ حِزۡبُ ٱللَّهِۚ أَلَآ إِنَّ حِزۡبَ ٱللَّهِ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ

La texhidu kawmæn ju’uminune billahi wel-jewmil-’ahiri juwaddune men haddel-lahe we resulehu we lew kanu ‘aba’ehum ‘ew ‘ebna’ehum ‘ew ‘ihwanehum ‘ew ‘ashiretehum ‘ula’ike ketebe fi kulubihimul-’imane we ‘ejjedehum biruhin minhu we judhiluhum xhennatin texhri min tehtihal-’enharu halidine fiha redijel-lahu ‘anhum we redu ‘anhu ‘ula’ike hizbu Ellahi ‘ela ‘inne hizbel-lahi humul-muflihune

Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t'i shpjerrë në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë, përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut, ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Besimtarët janë të urdhëruar, që t’i bëjnë vend njëri-tjetrit, duke ua mundësuar të gjithëve të gjejnë vend aty ku bisedohet. Nuk janë të obliguar e të porositur, që duke u ngritur vetë t’i lëshojnë vendin tjetrit, por pa u ngritur t’i bëjnë vend. Kush i bën vend tjetrit Allahu ia zgjeron atij rrizkun, gjoksin, varrin, xhenetin. E nëse është urdhër për t’u ngritur, atëherë duhet ngritur, pse ata që zbatojnë urdhrin, Allahu i ngre lart, por më së larti i ngre të zotët e dijes. Në këtë ajet Allahu lavdëron dijetarët. Dhënia e lëmoshës para bisedës me Pejgamberin a.s. ishte sprovë për besimtarin e sinqertë, për jo-lakmuesin ndaj kësaj bote.