Kad semi’allahu kawlel-leti tuxhadiluke fi zewxhiha we teshteki ‘ila Ellahi wel-lahu jesma’u tehawurekuma ‘innall-llahe semi’un besirun
Allahu i ka dëgjuar fjalët e asaj,[356] që diskutoi me ty për burrin e vet dhe iu ankua Atij. Allahu e dëgjoi bisedën tuaj, sepse Ai dëgjon dhe sheh gjithçka.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[356] Ajo është Haula bint Tha‘lebe, të cilën burri e ndau me fjalët “Më je bërë si shpina e nënës sime”, një formulë kjo që pranohej si deklaratë ndarjeje ndër arabët paganë.
el-Ledhine judhahirune minkum min nisa’ihim ma hunne ‘ummehatihim ‘in ‘ummehatuhum ‘illal-la’i welednehum we ‘innehum lejekulune munkeræn minel-kawli we zuræn we ‘innall-llahe le’afuwun gafurun
Ata midis jush, që i ndajnë gratë e veta, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, duhet ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata. Fjalët që ata thanë, janë të pahijshme dhe të pavërteta. Megjithatë, Allahu është Falës dhe Shlyes i gabimeve.*
Wel-ledhine judhahirune min nisa’ihim thumme ja’udune lima kalu fetehriru rekabetin min kabli ‘en jetemassa dhalikum tu’adhune bihi wel-lahu bima ta’melune habirun
Ata që i ndajnë gratë e veta në këtë mënyrë e pastaj duan të kthejnë mbrapsht atë që thanë, duhet të lirojnë një skllav (apo skllave), para se të preken përsëri. Kështu ju urdhërohet. Allahu i di të gjitha ato që bëni ju.*
Femen lem jexhid fesijamu shehrejni mutetabi’ajni min kabli ‘en jetemassa femen lem jesteti’ fe’it’amu sittine miskinæn dhalike litu’uminu billahi we resulihi we tilke hududu Ellahi we lilkafirine ‘adhabun ‘elimun
Ai që nuk gjen (ndonjë skllav për të liruar), duhet që të agjërojë dy muaj rresht, para se të preken si bashkëshortë. E, nëse nuk mund ta mbajë agjërimin, atëherë duhet të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo, që të tregoni besimin në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Këta janë kufijtë e Allahut. Ndërsa për jobesimtarët ka vuajtje të mundimshme.*
‘Innel-ledhine juhaddunel-lahe we resulehu kubitu kema kubitel-ledhine min kablihim we kad ‘enzelna ‘ajatin bejjinatin we lilkafirine ‘adhabun muhinun
Vërtet, ata që i kundërvihen Allahut dhe të dërguarit të Tij, do të poshtërohen, siç janë poshtëruar ata para tyre. Ne kemi zbritur shpallje të qarta, kurse për jobesimtarët do të ketë vuajtje poshtëruese,*
në ditën kur Allahu i ngjall të gjithë e i njofton për veprat që kanë bërë. Allahu të gjitha i ka shënuar, edhe pse ata i kanë harruar. Allahu është dëshmitar i çdo gjëje.*
‘Elem tera ‘ennel-lahe ja’lemu ma fi es-semawati we ma fil-’erdi ma jekunu min nexhwa thelathetin ‘illa huwe rabi’uhum we la hamsetin ‘illa huwe sadisuhum we la ‘edna min dhalike we la ‘ekthere ‘illa huwe me’ahum ‘ejne ma kanu thumme junebbi’uhum bima ‘amilu jewmel-kijameti ‘innall-llahe bikulli shej’in ‘alimun
A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë?! Nuk ka bisedë të fshehtë midis tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti; as midis pesë vetave e që Ai të mos jetë i gjashti; as kur janë më pak, as kur janë më shumë, që Ai të mos jetë me ata, kudo që të ndodhen; Ai në Ditën e Kiametit do t’i njoftojë ata se çfarë kanë bërë, se, me të vërtetë, Allahu di çdo gjë!*
‘Elem tera ‘ilal-ledhine nuhu ‘ani en-nexhwa thumme ja’udune lima nuhu ‘anhu we jetenaxhewne bil-’ithmi wel-’udwani we ma’sijeti er-resuli we ‘idha xha’uke hejjewke bima lem juhejjike bihi Ellahu we jekulune fi ‘enfusihim lewla ju’adhdhibunallahu bima nekulu hesbuhum xhehennemu jeslewneha febi’sel-mesiru
A nuk i sheh ata të cilët, edhe pse iu është ndaluar të kurdisin fshehtas, kthehen tek ajo që u është ndaluar dhe kurdisin për gjynahe, armiqësi dhe mosbindje ndaj të Dërguarit? Kur vijnë te ti, ata të përshëndesin me fjalë, me të cilat Allahu nuk të përshëndet kurrë dhe thonë me vete: “Pse nuk na dënon Allahu për këtë që po flasim?” Xhehenemi është një dënim i mjaftueshëm për ata. Në flakët e tij do të digjen. Eh, sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!*
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘idha tenaxhejtum fela tetenaxhew bil-’ithmi wel-’udwani we ma’sijeti er-resuli we tenaxhew bil-birri wet-tekwa we etteku Ellahel-ledhi ‘ilejhi tuhsherune
O besimtarë! Kur të bisedoni fshehtas mes jush, mos flisni për gjynahe, armiqësi dhe mosbindje ndaj të Dërguarit; por bisedoni për mirësi dhe drejtësi. Kijeni frikë Allahun, para të Cilit do të tuboheni.*
‘Innema en-nexhwa mine esh-shejtani lijehzunel-ledhine ‘amenu we lejse bidarrihim shej’æn ‘illa bi’idhni Ellahi we ‘ala Ellahi feljetewekkelil-mu’uminune
Intrigat e fshehta vijnë vetëm nga djalli, për t’i dëshpëruar besimtarët. E megjithatë, ai nuk mund t’u shkaktojë kurrfarë të keqeje, përveç nëse Allahu e lejon atë. Pra, besimtarët le të mbështeten tek Allahu!*
O besimtarë! Kur ju thuhet t’u hapni vend të tjerëve në tubim, atëherë bëni vend, se Allahu do t’ju bëjë vend (në Xhenet)! E kur ju thuhet të ngriheni, atëherë bëni kështu, se Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija. Allahu di çdo gjë që punoni.*
O besimtarë, kur të doni të këshilloheni me të Dërguarin, para këshillimit, jepni lëmoshë, kjo është më mirë dhe më pastër për ju. Po, nëse nuk keni, Allahu me të vërtetë, është Falës dhe Mëshirëplotë.*
‘E’eshfektum ‘en tukaddimu bejne jedej nexhwakum sedekatin fe’idh lem tef’alu we tabel-lahu ‘alejkum fe’ekimu es-selæte we ‘atu ez-zekæte we ‘eti’u Ellahe we resulehu wel-lahu habirun bima ta’melune
A mos po frikësoheni që para këshillimit tuaj të jepni lëmoshë?! E nëse nuk jepni, e Allahu jua ka falur, atëherë kryeni namazin, jepni zekatin dhe dëgjoni Allahun e të Dërguarin e tij! Allahu di çdo gjë që bëni.*
‘Elem tera ‘ilal-ledhine tewellew kawmæn gadibel-lahu ‘alejhim ma hum minkum we la minhum we jehlifune ‘alel-kedhibi we hum ja’lemune
A nuk i sheh ata (hipokritët) që shoqërohen me njerëz, me të cilët Allahu është i zemëruar? Ata nuk ju përkasin as juve (o besimtarë), as atyre. Ata me vetëdije betohen në gënjeshtër (se janë besimtarë).*
Len tugnije ‘anhum ‘emwaluhum we la ‘ewladuhum minel-lahi shej’æn ‘ula’ike ‘eshabu en-nari hum fiha halidune
As pasuria, as fëmijët e tyre nuk do t’u vijnë aspak në ndihmë (kur të jenë) para Allahut; ata do të jenë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.*
Ditën, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij, ashtu siç të betohen ty tani, duke menduar se kjo do t’u sjellë dobi. Në të vërtetë, pikërisht ata janë gënjeshtarët!*
La texhidu kawmæn ju’uminune billahi wel-jewmil-’ahiri juwaddune men haddel-lahe we resulehu we lew kanu ‘aba’ehum ‘ew ‘ebna’ehum ‘ew ‘ihwanehum ‘ew ‘ashiretehum ‘ula’ike ketebe fi kulubihimul-’imane we ‘ejjedehum biruhin minhu we judhiluhum xhennatin texhri min tehtihal-’enharu halidine fiha redijel-lahu ‘anhum we redu ‘anhu ‘ula’ike hizbu Ellahi ‘ela ‘inne hizbel-lahi humul-muflihune
Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin në zemrat e tyre dhe i ka fuqizuar ata me shpalljen e Vet. Ai do t’i shpjerë ata në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata, por edhe ata do të jenë të kënaqur me Të. Ata janë Pala e Allahut dhe, vërtet që Pala e Allahut do të jetë fituese.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.