59. Hashr · Ajeti 1 · Tefsir

Hyrja e sures El-Hashr Sherif Ahmeti

E zbritur në Medinë pas sures El Bejjine, ajete: 24

Edhe pse kjo sure është zbritur në Medinë dhe synon të trajtojë çështjet e sheriatit, siç është rregull edhe në suret e tjera të zbritura aty, si temë kryesore parashtron largimin e fisit Beni Nadir, jehudi, prej Medinës, ani pse ishin të fortifikuar dhe e ndienin veten të fortë e të sigurt.

Parashtron edhe çështjen e presë së luftës, se si duhet ndarë ajo dhe kujt duhet dhënë prej shtresave të bashkësisë I bëhet një vështrim virtyteve të shokëve të Pejgamberit, atyre të mërguarve, muhaxhirëve, të cilët për hir të dashurisë ndaj Zotit lanë atdheun dhe atyre vendas, të cilët e ndihmuan fenë e shpallur prej Zotit, ndihmuan vëllezërit e vet muhaxhirë edhe me kafshatën e gojës. Përballë virtyteve të larta të tyre, përmenden veset e dyfytyrëshve, që ishin të ngjashëm me veset e shejtanit.

Pasi këshillohen besimtarët për ditën e kijametit, e cila është plot frikë e mundim, për ndarjen e njerëzve në dy grupe, banues të xhennetit dhe banues të xhehenemit, në fund të kaptinës përmenden disa emra të bukur e të lartë të Allahut të madhëruar.

Quhet: "Suretul Hashri" - kaptina e tubimit, e fjala është për tubimin dhe dëbimin e mbarë fisit Beni Nadir prej Medinës.

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 59:1–59:10

Kur shkoi Pejgamberi në Medinë, bëri marrëveshje me fisin Beni Nadir për mossulmim. Pas Luftës së Uhudit, në të cilën patën shumë viktima myslimanët, Ka'b bin Eshref, i pari i fisit shkoi në Mekë dhe me Ebu Sufjanin, prijësin e idhujtarëve lidhi marrëveshje kundër myslimanëve. Ka'bin e mbyti një natë Muhamed bin Mesleme, e fisin e tij e rrethuan myslimanët derisa e detyruan të shpërngulet prej aty, kështu disa shkuan në Sham e do të tjerë në Hajber. Ajo ishte shpërngulja e parë e tyre. Ndihma e Allahut bëri që ata të frikësohen, të braktisin fortifikatat, e nga inati, edhe vetë i rrënonin shtëpitë e veta së bashku me myslimanët. Kjo mase ndëshkuese kundër tyre u mor për shkak se ata kundërshtonin Allahun dhe Pejgamberin. Ishte urdhëri i Pejgamberit, por me lejen e Zotit, që të shkatërrohen edhe kopshtet e tyre. Kur disa sahabë filluan t'i presin disa hurma të tyre me qëllim që t'ua shtojnë edhe më shumë pikëllimin, ata i thanë Pejgamberit: "Ti ishte ai që i ndaloje dëmtimet, e çka është tash që i lejon t'i presin pemët" Atëherë zbriti ky ajet, që me lejen e Zotit ajo është si masë ndëshkuese kundër të prishurve. Pasuria e tyre mbeti "fej'un", pasuri e fituar pa luftë. Kjo u arrit me ndihmën e Zotit e jo me forcën luftarake, e andaj ndarja e saj ka vlerë tjetërfare prej presë së fituar me luftë. Përmenden ata që meritojnë t'u jepet, e jo të mbetet në duar të pasanikëve e ta ndajnë si të duan.

Pasuria e tillë fituar në atë mënyrë, është pronë e shoqërisë e jo e individëve. Shoqëria e ndan sipas nevojës. Atë pasuri Pejgamberi ua dha muhaxhirëve, që kishin lëshuar atdheun për hir të rrugës së Zotit, luftonin për atë rrugë dhe ende ishin nëpër shtëpi të vëllezërve të tyre ensarë, vendas të Medinës dhe mbrojtës të besimit, të cilët në konsultime me Pejgamberin hoqën dorë nga ajo pasuri, ndonëse kishin nevojë dhe u dhanë përparësi emigrantëve.

Të lavdëruar janë muhaxhirët e parë, vendasit, ensarët e Medinës dhe ata që erdhën pas tyre dhe ua njohtën meritën të parëve, e kush e urren ndonjë nga sahabët e Pejgamberit, ai është edhe më i keq se kufari, e të tillë janë rafidijjët.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 59:1–59:5

Kjo sure është shpallur pas sures Bejineh. - “Allahun e madhëron me përlëvdim gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë.” - Allahu i Lartësuar njofton se gjithçka që ekziston në qiej dhe në Tokë i bën tesbih, duke e adhuruar, duke dëshmuar pastërtinë e Tij nga çdo mangësi. Çdo krijesë i falet dhe i përulet Atij, çdo krijesë e beson dhe adhuron Allahun si një të vetëm, pa shok dhe partnerë, sikurse thotë Allahu i Lartë - suar në ajete të tjera: “Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë , duke e lavdë - ruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin e tyre. Ai është i Butë dhe Falës i madh.” [Isra 44]. - “Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.” - El Aziz është Krenari, Ngadhënjimtari, i Pa - mposhturi, njëkohësisht Nënshtruesi dhe Mposhtësi i gjithçkaje. Ai është El Hakim - i Urti, që ka urtësi në kaderin dhe Sheriatin e Tij. Urtësia në kader, domethënë, në çdo ligj që ka vendosur të zbatohet në këtë gji - thësi dhe urtësia në gjithçka që ka vendosur të ekzistojë dhe në gjithçka që përcakton. Urtësia në Sheriat, domethënë, urtësi në çdo ligj që Allahu ka vendosur për krijesat, sipas të cilit ato duhet të adhurojnë Allahun dhe të jetojnë, ligje të cilat i ka sjellë nëpërmjet profetëve dhe shpalljeve të Tij. - “Është Ai që i nxori prej shtëpive të tyre ata ithtarë të Librit që nuk besuan, në kohën e dëbimit të parë. ” - Këtu bëhet fjalë për jehudët e fisit Benu Nadir. Kështu thotë Ibn Abasi dhe të tjerë. Le të themi diçka shkurtimisht, në lidhje me këtë luftë të zhvilluar kundër këtij fisi. Vetëm Allahut i mbështetemi dhe Atij i kërkojmë ndihmë. Autorët e librave të luftërave dhe ekspedi - tave të Profetit ﷺ thonë se shkak për luftën kundër Benu Nadirëve u bënë ndodhitë pas vrasjes së sahabëve, në vendin e quajtur ‘Pusi i Maunes’. Ishin shtatëdhjetë sahabë të Profetit ﷺ , të cilët u nisën drejt disa fiseve për t’u mësuar Islamin, por ata i vranë pabesisht. Prej sahabëve arriti të shpëtonte vetëm njëri, Amër Ibn Umeje Ed -Damrij,115 i cili, gjatë rrugës së kthimit tek Profeti ﷺ në Medinë, vrau dy burra prej fisit Benu Amir, ndërkohë që ky fis sapo kishte bërë pakt paqeje me Profetin ﷺ .Amr Ibn Umeje Ed-Damri nuk e dinte këtë fakt. Kur u kthye, ai e njoftoi Profetin e Allahut se çfarë kishte bërë. Profeti i tha: “Tashmë jam i

detyruar të paguaj kompensimin për vrasjen e atyre dy burrave”. Fisi Benu Amir dhe fisi Benu Nadir kishin bërë pakt dhe aleancë me njëri-tjetrin. Profeti i Allahut u nis drejt Benu Nadirëve, një fis jehudësh, për t’u kërkuar ndihmë, në lidhje me pagesën e kompensimit të gjakut. Shtëpitë e Benu Nadirëve ishin jashtë Medinës, disa milje në lindje të saj. Kur Profeti i Allahut shkoi për t’u kërkuar ndihmë, ata thanë: “Po, o Ebu Kasim! Do të të ndihmojmë ne.” Më pas, ata u veçuan me njëri -tjetrin dhe thanë. “O burra, nuk kemi për të gjetur rast më të mirë për ta eliminuar këtë person (Muhamedin ﷺ ,) sesa tani që është mes nesh.”. Ndërko - hë, Profeti i Allahut qëndronte ulur, ngjitur me një mur të shtëpive të tyre. Ata thanë: “Cili do të ketë kurajën të ngjitet lart mbi këtë shtëpi dhe t’i hedhë një rrasë të madhe guri mbi kokë, duke na shpëtuar një herë e mirë nga ky njeri?” Këtë e mori përsipër Amër Ibn Xhahhash Ibn Kabi, i cili tha: “Do ta kryej unë.”. Kështu, ai u ngjit sipër, për të hedhur rrasën e madhe të gurit. Profeti i Allahut, në këtë mision, ishte së bashku me një grup sahabësh, mes të cilëve ishte Ebu Bekri, Umeri dhe Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me ta! Ndërkohë, Profetit të Allahut i zbriti shpallje nga qielli për qëlli - min ogurzi të atij fisi mjeran. Për këtë arsye, ai u ngrit dhe u kthye menjëherë në Medinë, i ndjekur edhe nga shokët e tij. Gjatë rrugës së kthimit, ai u tregoi sahabëve qëllimin dhe tradhtinë e jehudëve të Benu Nadirit, të cilët kishin thyer paktin mes tyre me këtë tentativë. Kështu, Profeti i Allahut urdhëroi që të bëheshin gati për luftë kundër tyre. Menjëherë, u përgatit ushtria dhe u nis drejt fisit Benu Nadir. Jehudët u mbyllën brenda kështjellave të tyre. Për këtë arsye, Profeti ﷺ urdhëroi që t’iu priteshin palmat dhe të digjeshin një pjesë e tyre. Ata i thirrën: “O Muhamed! Më herët ke ndaluar nga shkatë - rrimi në tokë, madje i ke qortuar të gjithë ata që e veprojnë diçka të tillë! Atëherë, përse po i pret dhe po i djeg palmat?” Një grup nga klani Benu Auf, që i takonin fisit të Hazrexhit, - mes të cilëve ishte kryesori i tyre, munafiku Abdullah Ibn Ubej Ibn Selul, por edhe Uediatu, Malik Ibn Ebu Kaukali, Suejdi dhe Daisi; të gjithë si aleatë të fisit Benu Nadir, - dërguan fjalë ndër ta që të bënin durim, duke u thënë: “Qëndroni, mbrohuni, sepse ne nuk kemi për t’ju tradhtuar. Nëse ju do të luftoni, edhe ne do të luftojmë së bashku me ju! Nëse ju dilni, edhe ne do të dalim së bashku me ju!” Kështu, mjeranët e fisit Benu Nadir shpre - suan se do ndihmoheshin nga muna fikët, por ata nuk e bënë diçka të tillë. Pas kësaj, zemrat e tyre i pushtoi tmerri, nga ajo që i priste. Si rrjedhojë, ata i kërkuan të Dërgua - rit të Allahut që thjesht t’i lejonte të largo - heshin nga vendi i tyre dhe t’ua falte jetën. Profeti ﷺ pranoi, por me një kusht: që me vete të merrnin veçse aq sa mbanin devetë e tyre, përveç armëve, që nuk do të lejoheshin t’i merrnin. Dhe ashtu u veprua. Ata morën me vete aq pasuri, sa mund të mbanin devetë. Madje, disa prej tyre shkulën edhe dyert, për t’i marrë me vete. Disa u nisën drejt Hajberit, ndërsa disa të tjerë u nisën drejt Shamit, duke u larguar nga Gadishulli Arab. Në këtë mënyrë, të gjitha pasuritë, tokat, shtëpitë dhe të mbjellat e tyre i mbe - tën Profetit të Allahut. 116 Kjo plaçkë lufte ishte vetëm për Profetin e Allahut, sepse u fitua pa luftë, kësisoj ai mund ta shpenzonte atë ku të dëshironte, në dobi të muslima - nëve. Profeti ﷺ e ndau mes muhaxhirëve të parë që erdhën në Medinë, të cilët nuk kishin asnjë pasuri, sepse mallin dhe gjënë e tyre e kishin lënë në Mekë. Ensarët nuk morën, përveç Sehl Ibn Hanifit dhe Ebu Duxhanes, për të mbyllur një hall që kishin, pasi ata vetë ishin shumë të varfër. Nga fisi i Benu Nadirit u shpëtuan veçse dy burra: Jamin Ibn Amër Ibn Keabi, i cili ishte xha - xhai i Amër Ibn Xhahshit dhe Ebu Sad Ibn Uehbi. Këtyre iu ruajt pasuria dhe pranuan Islamin. Thuhet, madje, se Jamin Ibn Amri vendosi të paguante një burrë, për të vrarë Amër Ibn Xhahshin, - projektuesin e atentatit kundër Profetit të Allahut, - dhe vërtet e vrau atë. Kështu e ka sjellë shkurti - misht Muhamed Ibn Ishaku, i cili thotë se

surja Hashër ka zbritur dhe flet rreth fisit jehud të Benu Nadirit. Junus Ibn Bukejri e përcjell afërsisht kështu nga Ibn Is’haku: “Allahu i Lartësuar thotë: “Është Ai që i nxori prej shtëpive të tyre ata ithtarë të Librit që nuk besuan, në kohën e dëbimit të parë.” Domethënë, jehudët e Benu Nadirit. Ky ishte dëbimi i parë i jehudëve drejt tokave të Shamit.” - “Ju nuk menduat se ata do të dilnin ...” - Gjatë kohës që ju i mbanit të rrethuar, nuk menduat se ata do të dilnin. Rrethimi va - zhdoi për gjashtë ditë, për shkak të fortifi - kimit dhe kështjellave të tyre. - “... ndërsa ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të Allahut.” - Edhe ata menduan se do t’i mbronin kështjellat e tyre, por u erdhi prej Allahut ajo që as e kishin menduar: - “Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e prisnin. Ai hodhi frikë në zemrat e tyre.” - Allahu u futi tmerrin në zemër. E si të ndodhte ndryshe, kur ai që i kishte rre - thuar ishte Profet i madh, i cili u ndihmua nga Zoti, duke u futur tmerrin në zemër armiqve të tij, një muaj larg, sikurse thuhet në hadithin në dy Sahih-ët, që Xhabir Ibn Abdilahi përcjell se Profeti i Allahut ka thënë: “Më janë dhënë pesë gjëra, që nuk i janë dhë në asnjë profeti përpara meje: 1. Jam ndihmuar e më është dhënë fitorja, përmes tmerrit që pushton zemrat e armiqve të mi që një muaj larg; 2. E gjithë toka është bërë për mua vendfalje dhe pastrim; 3. më është lejuar plaçka e luftës; 4. më është dhënë e drejta për ndërmjetësi min e madh (Ditën e Gjykimit); 5. çdo profet dërgohej në popullin e tij në mënyrë të veçantë, ndërsa unë jam dërguar për të gjithë njerë - zimin mbarë.”. - “Ai i bëri që t’i prishnin shtëpitë e veta me duart e tyre, si edhe me duart e besi - mtarëve. Prandaj mësoni nga kjo, o ju që mendoni!” - Më sipër u përmend shpjegimi i Ibn Ishakut, në lidhje me këtë veprim të tyre. Ata shkulën çdo gjë të bukur e të vlefshme nga pronat e tyre, për t’i marrë me vete. - “Sikur Allahu të mos kishte caktuar për ta shpërnguljen, do t’i ndëshkonte që në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër ata i pret dënimi i Zjarrit.” - Do t’i ndëshkonte në këtë dynja me një formë tjetër, siç mund të ishte vrasja, skllavërimi i tyre apo ndëshki - me të ngjashme, por Allahu e kishte shkruar për ta se do t’i ndëshkojë në ahiret, në zja - rrin e Xhehenemit, i cili është i pashmang - shëm. - “Këtë, për shkak se ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që i kundërvihet Allahut, le të jetë i sigurt se Allahu e ka ndëshkimin të ashpër.” - Kjo ndodhi me ta, sepse ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ata mohuan atë që Allahu i Madhëruar i zbriti Profetit të Tij, madje të gjithë profetëve të Tij, të cilët kishin përgëzuar për ardhjen e këtij Profeti të zgjedhur dhe të fundit të kohës. Ata e njihnin Profetin ﷺ ashtu siç njihnin fëmijët e tyre dhe e dinin që Muhamedi ishte Profeti i zgjedhur i Zotit. - “Çdo palmë që e keni prerë apo e keni lënë në këmbë, e keni bërë veçse me lejen

e Allahut, për t’i poshtëruar e mposhtur të pabindurit.” - El-lineh quhen të gjitha llojet e palmave, përveç el axhua-s. Profeti ﷺ urdhëroi për shkuljen e palmave të tyre, për t’i poshtëruar dhe për t’i futur tmerrin në zemrat e tyre. E gjitha kjo ndodhi me dëshirën, vullnetin dhe lejen e Allahut të Lartësuar. Pa dyshim, lejimi në ndonjë rast i një veprimi të tillë ka urtësi të mëdha. Ndër to është dhe futja e tmerrit dhe frikës në zemrat e armikut, poshtërimi i tyre dhe përçmimi i forcës së tyre. Muxhahidi shpje - gon se: disa muhaxhirë po ndalonin njëri - tjetrin të prisnin palmat, duke thënë se ato ishin pjesë e plaçkës së luftës për musli - manët. Atëherë zbriti shpallja, që e miratoi këtë mendim të tyre, por nga ana tjetër, lejoi edhe prerjen e disave prej tyre, duke pohuar se nuk ishte gjynah. Si prerja, edhe mos - prerja ishin me lejen dhe urdhrin e Zotit. Kuptohet se prerja apo djegia e disa palma - ve u bë me qëllim që ata të detyroheshin të dilnin nga kështjellat e tyre dhe të dorëzoheshin. Dhe, me të vërtetë, kur Profeti urdhë - roi për prerjen e disa palmave, kjo solli dëshpërim në zemrat e jehudëve. Muslima - nët thanë: “Ne i premë disa dhe i lamë disa të tjera. Le të pyesim Profetin e Allahut, a kemi shpërblim për ato që premë dhe a kemi gjynah për ato që nuk i premë?” Atë - herë, Allahu i Lartësuar zbriti: “Çdo palmë që e keni prerë apo e keni lënë në këmbë, e keni bërë veçse me lejen e Allahut, për t’i poshtëruar e mposhtur të pabindurit.” Shu - më poetë muslimanë kanë organizuar tubi - me poetike, në të cilat kanë përshkruar këtë ngjarje, ndër to edhe prerjen apo djegien e palmave dhe vrasjen e Keab Ibn Eshrefit. Krijime të bukura janë poemat e Hasan Ibn Thabitit, Keab Ibn Malikut, Ibn Kajim el Abesit, Kajs Ibn Bahrit, Ibn Tarifit etj. Nuk po i përmendim këtu të gjithë autorët dhe poemat e tyre. (Kush dëshiron të njihet me këto poezi, le t’i kthehet origji -nalit të plotë të Tefsirit të Ibn Kethirit).117

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 59:1–59:7

Kjo sure quhet ndryshe surja e Benu Nadirit. Këta ishin një fis i madh jehudësh, që jetonin në njërin krah të Medinës, në kohën e Profetit (a.s.). Kur Muhamedit (a.s.) i erdhi Shpallja dhe emigroi për në Medinë, ata e mohuan dhe e refuzuan atë si profet, ashtu sikurse vepruan edhe shumë fise të tjera jehudësh. Pasi mbërriti në Medinë, Profeti (a.s.) lidhi pakt me të gjitha

fiseve e jehudëve që jetonin pranë tij në Medinë. Pas ngjarjes së Bedrit, rreth gjashtë muaj ose më shumë pas saj, Profeti (a.s.) shkoi te fisi i Beni Nadirit dhe bisedoi me ta që ta ndihmonin në lidhje me kompensimin e vrasjes së dy idhujtarëve të fisit Kelabije nga Amër Ibn Umeje Ed -Damrij.29 Ata iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Profetit (a.s.), duke thënë: “Po, do ta bëjmë ne, o Ebu Kasim! Mund të ulesh këtu, derisa të bëjmë gati atë që kërkon.” Atëherë, ata u veçuan me njëri tjetrin dhe shejtani i mallkuar filloi t’i nxiste dhe t’u zbukuronte një veprim, i cili do të ishte dëshpërimi i tyre. Atë e meritonin dhe kështu ishte e shkruar për ta. Duke planifikuar vrasjen e Profetit (a.s.), thanë: “Cili nga ju do ta marrë këtë rrasë guri, të ngjitet mbi mur dhe t’ia shtypë kokën me të?” Më fatziu i tyre, Amër Ibn Xhehashi, u hodh e tha: “E marr unë përsipër ta kryej!” Këtu ndërhyn Selam Ibn Mishkemi, që thotë: “Mos e bëni! Betohem në Allah, se atij do t’i përcillet shumë shpejt ky plan i juaj! Nuk ka dyshim se kjo do të thotë thyerje e paktit, që ne kemi bërë me të.” Ndërkohë, Profetit (a.s.) i zbriti menjëherë Shpallja prej Zotit të tij, duke e njoftuar për komplotin e jehudëve. Ai u ngrit me të shpejtë prej atij vendi dhe u nis për në Medinë. 30 Pas tij shkuan edhe sahabët, të cilët i thanë: “Ti brofe me të shpejtë që andej, kurse ne as nuk e ndiem se si u largove!”. Dhe Profeti (a.s.) u kallëzoi për kurthin e jehudëve. Më pas, Profeti (a.s.) u dërgoi një ultimatum Benu Nadirëve, ku thuhej: “Largohuni nga Medina dhe nuk keni për të jetuar më kurrë aty, pranë meje! Ju jap afat dhjetë ditë. Çdokush që gjendet në të pas këtij afati, do të ekzekutohet!” Dhe, vërtet, për disa ditë me radhë, ata nisën të përgatiteshin për largimin, por, papritur, munafiku Abdullah Ibn Ubej Ibn Seluli u dërgoi atyre një mesazh, ku u thoshte: “ Mos u largoni nga vendi juaj, sepse me mua janë 2000 luftëtarë, që do të hyjnë në ndërtesat tuaja dhe janë gati të luftojnë deri në vdekje, së bashku me ju. Në ndihmë do t’ju vijnë edhe Benu Kurejdhat me aleatët e tyre nga Gatafani.” Ky mesazh i dha shpresë udhëheqësit të Benu Nadirëve, Hujej Ibn Ahtabit, i cili i dërgoi fjalë Profetit ( a.s) dhe i tha: “Ne nuk kemi për të dalë nga vendet tona! Vepro çfarë të duash!” Pasi mori këtë mesazh, Profeti (a.s.) dhe shokët e tij thanë: “ Allahu Ekber”, dhe u nisën drejt tyre. Ishte Ali Ibn Ebu Talibi ai që mbante flamurin. Benu Nadirët, në pritje të ndihmës së aleatëve të tyre, rezistuan në fillim, duke mbrojtur muret me shigjeta e gurë. Por ndihma e premtuar nuk erdhi. Benu Kurejdhat u distancuan, ashtu si Ibn Ubeji me aleatët e tij prej Gatafani nuk e mbajtën fjalën. Benu Nadirët qëndruan të rrethuar, derisa u dorëzuan, duke kërkuar që të largoheshin nga Medina. Profeti (a.s.) gjykoi që ata të lejoheshin të dilnin së bashku me familjet e tyre, duke marrë me vete aq plaçka, përveç armëve, sa mund të mbanin devetë e tyre. Kështu, Profeti (a.s.) mbajti pasurinë që ata lanë dhe armët e tyre. Plaçka e luftës e marrë nga Benu Nadirët ishte e veçantë vetëm për Profetin (a.s.) dhe ishte ai që e përcaktoi ndarjen e saj në dobi të muslimanëve. Kjo pasuri nuk iu nënshtrua rregullit të zakonshëm të ndarjes së plaçkës së luftës, sepse Allahu i Lartësuar ia dhuroi atë Profetit të Tij, pa qenë e nevojshme që muslimanët të luftonin me kalorësinë dhe këmbësorinë e tyre. Jehudët u larguan në drejtim të Hajberit me në krye Hujej Ibn Ahtabin, ndërsa Profeti (a.s.) mori në sundim tokën e tyre. Gjithashtu, ata lanë edhe shumë armatim, si 50 mburoja, 50 përkrenare dhe 340 shpata. Kjo qe shkurtimisht ngjarja me Benu Nadirët, sikurse e kanë përshkruar historianë të ndryshëm. - “Allahun e madhëron me (tesbih) përlëvdim gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.” - Allahu i Lartësuar e hap këtë sure duke na bërë të qartë se gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë i bën tesbih Atij, duke e falënderuar e lavdëruar, duke e lartësuar Atë nga çdo mangësi që nuk i shkon

madhështisë së Tij, duke e adhuruar Atë me nënshtrim dhe drojë. Allahu është El Aziz – Krenari e Ngadhënjimtari, i Cili ka nënshtruar gjithçka dhe asgjë nuk është e pamundur për fuqinë e Tij. Askush nuk mund t’i shpëtojë pushtetit dhe sundimit të Tij. Allahu është El Hakim - i Urti, si në krijimin e Tij, edhe në ligjet e vendosura prej Tij. Ai nuk ka krijuar asgjë më kot dhe nuk ka bërë asnjë ligj që të mos jetë me dobi. Të gjitha veprat e Allahut janë bërë me urtësinë e Tij. E tillë ishte edhe ndihma që Allahu i Lartësuar i dhuroi Profetit (a.s.) kundër qafirëve të fisit Benu Nadir. Kur ata tradhtuan, duke e shkelur paktin me Profetin (a.s.), Allahu i nxori nga vendi i tyre, të cilin e donin dhe ishin të lidhur aq shumë: - “Është Ai që i nxori prej shtëpive të tyre ata ithtarë të Librit që nuk besuan, në kohën e dëbimit të parë.” - Ky ishte i pari dëbim, që Allahu e kishte shkruar të kryhej nga duart e Profetit të Tij, Muhamedit (a.s.). Ajeti tregon se për ta do të kishte edhe dëbime të tjera më pas. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi, kur Profeti (a.s.) i dëboi ata edhe nga Hajberi, dëbim të cilin e përmbylli Umer Ibn Hatabi – Allahu qoftë i kënaqur me të! - i cili përzuri edhe pjesën e mbetur më vonë. - “Ju nuk menduat se ata do të dilnin, ...” – Ju, muslimanë, nuk mendonit se ata do të dilnin nga fortesat e tyre, ku mbroheshin dhe ndiheshin krenarë. - “...ndërsa ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të Allahut.” - Të mashtruar dhe të vetëkënaqur nga fortifikatat e tyre, ata menduan se nuk do të mposhteshin kurrë dhe askush nuk do të kishte fuqi që t’i përballonte. Por kaderi i Allahut të Lartësuar qëndron mbi të gjitha këto. Para Tij nuk mund të qëndrojë asnjë kështjellë në këmbë. Përpara Tij nuk sjell dobi fuqia dhe aftësia mbrojtëse. I Lartësuari thotë: - “Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e prisnin. Ai hodhi frikë në zemrat e tyre.” - Atyre u erdhi ndëshkimi nga një portë që nuk e mendonin. Kjo portë ishte “el rru’bu ” - frika e madhe, paniku që pushton zemrën, i cili është ushtari më i madh i Zotit, para të cilit nuk bën dobi asnjë përgatitje, asnjë fuqi dhe ashpërsi. Ata menduan se i vetmi drejtim nga i cili mund të sulmoheshin dhe të mposhteshin ishin portat e fortesave të tyre, të cilat ata i mendonin se ishin të pathyeshme. Qetësia e shpirtit të tyre ishte e lidhur ngushtë me muret e fortesave. Por dihet se kush i mbështetet çdo gjëje tjetër veç Allahut, ka për t’u befasuar dhe dëshpëruar me dështimin e tij. Edhe ata u befasuan nga kjo ndjenjë, që zbriti nga qielli dhe pushtoi tërësisht zemrat e tyre. Zemra është kalaja e durimit dhe e qëndrueshmërisë, por nëse pushtohet nga frika dhe nuk lidhet me Krijuesin e saj, ajo dobësohet dhe bie. Kështu, Allahu i Lartësuar e largoi durimin dhe kurajën e zemrave të tyre, duke ua zëvendësuar me dobësi dhe tmerr. Ky ishte armiku kryesor, që ata nuk e kishin llogaritur, prandaj u bënë vetë ata shkatërruesit e shtëpive të tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar: - “Ai i bëri që t’i prishnin shtëpitë e veta me duart e tyre, si edhe me duart e besimtarëve.” - Profeti (a.s.) u lejoi që të merrnin me vete aq pasuri sa mbanin devetë e tyre, por ata filluan që të shkulnin pragjet, dyert dhe shumë zbukurime që ju pëlqenin, për t’i marrë me vete. Kështu, me duart e tyre, ata shkatërruan shtëpitë dhe vendbanimet e veta. Me tradhtinë ndaj Profetit (a.s.), ata hodhën hapin e parë të shkatërrimit të vetes, duke vazhduar të shkatërronin edhe vendbanimet me duart e tyre. - “Prandaj mësoni nga kjo, o ju që mendoni!” - O ju që i kuptoni drejt mesazhet dhe urtësitë e Zotit! O ju që keni logjikë të shëndoshë! Në këtë ngjarje ka mësime të shumta, nëpërmjet të cilave kuptohet urtësia e Allahut dhe veprimet e Tij madhështore në ndëshkimin e armiqve të të vërtetës dhe pasuesve të epsheve. Atyre nuk u bëri dobi krenaria apo fuqia

ushtarake e mbrojtëse që kishin. Ata nuk mundën t’i shpëtonin fortifikatat e tyre prej urdhrit të Zotit. Atyre u erdhi ndëshkimi vetëm si pasojë e gjynaheve të bëra. Dihet se, gjatë leximit të Kur'anit, në konsideratë merret kuptimi gjithëpërfshirës i tekstit dhe jo shkaku specifik pse ai është sjellë. Në këtë mënyrë, këto ajete na nxisin që të nxjerrim mësime dhe të gjykojmë me drejtësi për raste të ngjashme. Ne duhet të meditojmë rreth urtësive dhe ligjeve që përmbajnë këto ajete. Duke medituar rreth tyre, mendja jonë ndriçohet e urtësohet, kurse imani ynë shtohet. Kështu, ne arrijmë të shohim qartë dhe të kuptojmë mirë çdo urtësi të sjellë nga Allahu i Lartësuar dhe të gjykojmë drejt në çdo rast të ngjashëm. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se këta jehudë nuk e morën të gjithë ndëshkimin që meritonin, sepse Ai u bëri një lehtësim: - “Sikur Allahu të mos kishte caktuar për ta shpërnguljen, do t’i ndëshkonte që në këtë jetë, ndërsa në Jetën Tjetër ata i pret dënimi i Zjarrit.” - Sikur Allahu i Lartësuar të mos kishte përcaktuar dëbimin e tyre, ata do të kishin tjetër përfundim: ata do të ndëshkoheshin ashpër që në këtë dynja. Megjithatë, edhe pse nuk u goditën nga ndëshkimi që në dynja, në ahiret i pret vuajtja në zjarrin e madh të Xhehenemit, të cilën mund ta përshkruajë veç Allahu i Lartësuar. - “Këtë, për shkak se ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që i kundërvihet Allahut, le të jetë i sigurt se Allahu e ka ndëshkimin të ashpër.” - Të mos u shkojë kurrë ndër mend mjeranëve se ndëshkimi i tyre për refuzimin e Profetit, madje për tentativën e vrasjes së tij, përfundoi me dëbimin nga shtëpitë. Le ta dinë se dënimi që ka përgatitur Allahu për refuzuesit e Profetit dhe të Shpalljes së Tij, të cilët nuk janë penduar, është shumë më i madh dhe më i dhembshëm. E si mund të shpëtojnë nga dënimi në dynja dhe ahiret ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, shprehin armiqësi kundër tyre dhe luftojnë për të penguar besimin e drejtë?! Ky është ligji i pandryshueshëm i Zotit në lidhje me ata që kundërshtojnë palën e Tij. - “Çdo palmë (të armikut) që e keni prerë apo e keni lënë në këmbë, e keni bërë veçse me lejen e Allahut,...” - Gjatë kohës së rrethimit, si pjesë e strategjisë për t’i bindur që të dorëzoheshin, Profeti (a.s.) dogji disa nga hurmat dhe pemët e tyre. Nisur nga ky veprim, ata i akuzuan muslimanët për shkatërrim në tokë. Por Allahu i Lartësuar na tregon se qoftë shkatërrimi i hurmave dhe i të mbjellave, qoftë mosprekja e tyre, të gjitha kryheshin me lejen dhe urdhrin e Allahut të Lartësuar, për urtësi të shumta. Ndër këto urtësi është ajo që thotë Allahu i Lartësuar më pas: - “...për t’i poshtëruar e mposhtur të pabindurit.” – Domethënë, duke ju dhënë mundësinë që të shkatërroni hurmat dhe të mbjellat e tyre, Allahu i Lartësuar bëri që ata të ndienin dhimbjen, poshtërimin dhe përçmimin që në këtë dynja. Kjo strategji bëri që ata të kuptonin paaftësinë e plotë të tyre për të mbrojtur atë çka zotëronin, që ishte baza e fuqisë së tyre. Kjo ishte gjendja e fisit Benu Nadir dhe ndëshkimi që Allahu i Lartësuar u dha që në dynja. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Për atë që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të fituar) prej tyre, ju nuk u hipët as kuajve e as deveve (për ta fituar)...” – Për pasurinë e Benu Nadirëve, që Allahu i Madhëruar ia mundësoi Profetit të Tij, ju, o muslimanë, nuk luftuat dhe nuk u munduat për ta fituar. Ju nuk u hipët kuajve dhe as luftuat me shpatat tuaja për ta arritur atë, pasi ishte Allahu i Lartësuar Ai i Cili futi frikën në zemrat e tyre, duke e lëshuar kështu ndër këmbët e Profetit të Tij të gjithë pasurinë që ata lanë, lehtësisht dhe pa luftë. - “Është Allahu Ai që i bën të dërguarit e Vet triumfues kundër kujt të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.” - Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm dhe asgjë nuk është e pamundur për Të. Të gjithë të tjerët, që

mbahen për të fortë, janë fare të dobët dhe të përulur para Tij. “ El fej’u ”, në terminologjinë juridike, quhet çdo lloj pasurie e qafirëve e marrë me të drejtë dhe pa luftë. Nga ana gjuhësore, “ el fej’u” do të thotë “plaçkë e kthyer”. E tillë ishte edhe pasuria që braktisën jehudët nga frika e muslimanëve. Ajo u hoq nga duart e qafirëve, të cilët nuk e meritonin, dhe iu kthye muslimanëve, të cilët ishin më të denjë për të. Ky gjykim është gjithëpërfshirës dhe i vlefshëm për të gjitha kohërat. - “Çfarëdo pasurie që Allahu ia dhuroi pa luftë të Dërguarit të Tij si plaçkë nga jobesimtarët, i takon Allahut, të Dërguarit, farefisit të tij, jetimëve, të varfërve e udhëtarëve të mbetur në rrugë,...” - Ky gjykim është i njëjtë si për kohën kur ishte Profeti (a.s.), po ashtu edhe për kohërat pas tij, për ata që udhëheqin umetin. Në suren Enfal është një ajet i ngjashëm me këtë, që thotë: “Ta dini se nga e tërë plaçka e luftës që mund të fitoni, një e pesta u takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të afërm të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve, nëse besoni në Allahun dhe në atë që Ne ia kemi shpallur robit Tonë Ditën e Ndasisë (mes besimit dhe mosbesimit), ditën kur u ndeshën dy ushtritë. Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka.” [El enfal 41] Kështu, el fej’u ndahet në pesë pjesë: - 1/5 i takon Allahut dhe të Dërguarit të Tij, pasuri kjo e cila shpenzohet për dobi të përgjithshme dhe për shërbimet e muslimanëve. - 1/5 shkon për farefisin e Profetit (a.s.), të cilët janë Benu Hashimët dhe Benu Mutalibët. Kjo pasuri shpërndahet në mënyrë të barabartë mes meshkujve dhe femrave të këtyre fiseve. Benu Mutalibët duhen trajtuar ashtu si Benu Hashimët, për sa i përket meritës së përfitimit nga “ el fej’u” dhe plaçka e luftës, ndryshe nga Benu Abdu-Menafët, të cilët nuk përfshihen në një të pestën. Ky ndryshim u bë për shkak se në kohën kur Kurejshët bojkotuan tërësisht Benu Hashimët për tri vite rresht, fisi Benu Mutalib u bashkua me Benu Hashimët, ndryshe nga të tjerët. Vetë Profeti (a.s.) ka thënë në lidhje me Benu Mutalibët: “Ata nuk më braktisën mua as në kohën e injorancës paraislamike, as në Islam!” - 1/5 u shpërndahet të varfërve dhe jetimëve. Jetim konsiderohet ai që ka humbur babain dhe që nuk ka arritur moshën e pjekurisë. - 1/5 u jepet nevojtarëve, të cilët punojnë, por nuk nxjerrin aq sa u mjafton. - 1/5 u takon udhëtarëve të cilët kanë mbetur në mes të rrugës, larg vendit të tyre, pa pasuri dhe pa mundësi për t’u kthyer. Allahu i Lartësuar e përcaktoi një ndarje të tillë, me qëllim që: - “...që ajo të mos mbetet vetëm ndërmjet pasanikëve tuaj.” - Që pasuritë të mos bëhen pronë vetëm e pasanikëve. Nëse Allahu, me urtësinë dhe mëshirën e Tij, nuk do të vendoste këtë rregull, atëherë pasuritë do të vërtiteshin vetëm në duart e pasanikëve të fuqishëm, ndërsa të dobëtit

nuk do të merrnin kurrë ndonjë gjë. Një padrejtësi e tillë në shpërndarjen e pasurive do të ishte një shkatërrim, që veç Allahu e di. Zbatimi i urdhrave hyjnorë sjell mirësi dhe begati të panumërta, prandaj Allahu thotë më pas: - “Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj dhe kijeni frikë Allahun!” – Ky urdhër përfshin themelet e fesë dhe degëzimet e saj, anën e dukshme dhe anën e fshehur të dispozitave të Allahut të Lartësuar. Me fjalë të tjera, çdo gjë që ka urdhëruar e bërë ligj Profeti (a.s.) është e detyrueshme për robtë që ta pranojnë dhe zbatojnë atë me pëpikmëri. Kundërshtimi i tij është kategorikisht i ndaluar. Fjala e Profetit (a.s.) dhe ligjvënia e tij konsiderohen njëlloj si fjala dhe ligjvënia e Allahut, sepse Profeti (a.s.) nuk ka folur dhe vendosur kurrë nga vetja e tij. Gjithçka që ai ka folur dhe vendosur ka ardhur si Shpallje nga Allahu i Madhëruar. Askujt nuk i lejohet dhe nuk i justifikohet shpërfillja ose braktisja e udhëzimeve të Profetit (a.s.). Nuk lejohet, gjithashtu, t’i jepet përparësi fjalës së asnjë njeriu, kushdo qoftë ai, ndaj fjalës së Profetit (a.s.). Pastaj Allahu i Lartësuar urdhëron për takua ndaj Tij, nëpërmjet të cilës rregullohen dhe persosen zemrat e njerëzve, arrihet lumturia në dynja dhe ahiret. Kush ka arritur devotshmërinë ndaj Zotit, ka bërë të vetën lumturinë e përjetshme dhe fitoren më të madhe. Ndërsa ai që cenon ose shpërfill devotshmërinë ndaj Allahut, është duke ecur drejt dëshpërimit të përjetshëm dhe ndëshkimit të pafundëm. I Lartësuari thotë: - “Me të vërtetë, Allahu është Ndëshkues i ashpër.” - Allahu është ndëshkues i ashpër për ata që nuk kujdesen për takua-n, por rendin pas dëshirave të shfrenuara.

← Hashr 59:1