59. Hashr · Ajeti 11 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 59:11–59:24

Ibni Ubej ibni Selul, prijës i hipokritëve, dërgon te fisi Beni Nadir dhe u thotë të mos pranojnë të largohen prej Medinës, u premton se ai së bashku me ithtarët e tij hipokritë, sido që të jetë gjendja, do të jetë në anën dhe në ndihmën e tyre. Kur'ani zbuloi gënjeshtrën e tyre, sepse ata as nuk dolën me ta e as nuk u ndihmuan. Mandej, Kur'ani i njoftoi besimtarët se Zoti u ka shtënë frikën në zemrat e tyre, madje ata duken se janë të bashkuar me jehuditë, por ato janë vetëm fjalë goje. Hipokritët e luanin rolin e dreqit, i cili pasi ta mashtorjë njeriun, tërhiqet prej tij.

Besimtarët porositen të veprojnë e të përgatiten për jetën e ardhshme, të mos i harrojnë këshillat e Zotit, se njerëzit do të ndahen në dy grupe: për në xhennet dhe për në xhehenem. Madhështia e përmbajtjes së Kur'anit është aq e efektshme, sa që sikur malet të kishin të menduar, ani pse janë aq të mëdha, do të përuleshin dhe do të shqyheshin nga droja prej ndëshkimit të Zotit, e njeriu që ka arsye e mendje, shpeshherë nuk i vështron me vëmendje thëniet e Zotit në Kur'an, gjë kjo që është për çdo habi.

Në fund numërohen disa cilësi të të madhit Zot, disa emra të bukur të Tij, të cilët na japin të kuptojmë për madhështinë e Tij.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Hashru. lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 59:11–59:17

Allahu i Lartësuar na tregon këtu rreth munafikëve, si Abdullah Ibn Ubeji dhe soji i tij, dhe fjalët që ata që u dërguan jehudëve të Benu Nadirit, ku u premtonin se do t’u dilnin në krah për çdo rast. Allahu i Lartësuar thotë: - “A i ke parë ata dyfytyrësha, se si u thanë vëllezërve të vet nga ithtarët e Librit, që nuk besonin: “Nëse ju dëbo - heni, edhe ne do të dalim me ju dhe nuk do t’i bindemi askujt kundër jush. Nëse luftoheni prej dikujt, të jeni të sigurt se ne do t’ju ndihmojmë.” - Por ky qe një

premtim që kurrë nuk do të mbahej nga ata. Allahu i Lartësuar thotë: - “Por Allahu dëshmon se ata janë gënje - shtarë.” - Allahu i Lartësuar dëshmoi se ata po gënjenin me këtë premtim që u dhanë jehudëve të Benu Nadirit, ose për shkak se ata thanë një fjalë, të cilën e kishin vendosur që të mos e zbatonin që në fillim, ose për shkak se ky premtim nuk do të mbahej nga ata, për shkak të frikës së tyre, prandaj i Lartësuari thotë: - “Nëse ata dëbohen, këta nuk do të dalin së bashku me ta; edhe sikur ata të luftohen, këta nuk do t’i ndihmojnë.” - Ata nuk kanë për të luftuar së bashku me ata, madje nuk do të marrin fare pjesë në luftë. - “Por edhe sikur t’i ndihmojnë ...” - Pra, edhe sikur të dilnin për në luftë, ata përsëri nuk do të kishin për t’i ndihmuar, por, siç thotë i Lartësuari: - “... shpejt do të kthejnë shpinën, e kështu, miqtë e tyre do të mbeten pa ndihmë.” - Ky qe një parashikim tjetër në lidhje me ata munafikë, për qëndrimin që ata do të mbanin dhe për natyrën e tyre frikacake. - “Ju, në zemrat e tyre, jeni frikë më e madhe se Allahu.” - Domethënë, ata ju frikësohen më shumë juve, sesa Zotit, sikurse thuhet në një ajet tjetër të ngjashëm: “Por kur iu bë detyrim lufta, një grup prej tyre iu frikësuan njerëzve ashtu si duhet t’i frikësohesh Allahut, madje edhe më shumë. ...” [Nisa 77]. - “Kjo për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë.” - Kaq është logjika e tyre. Pikërisht kjo logjikë i bën që të kenë këtë natyrë frikacake. - “Ata, të gjithë së bashku, nuk kanë guxim t’ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose pas mure - ve.” - Kështu ata, për shkak të natyrës frikacake dhe burracake që i karakterizon, tmerrit dhe lemerisë që ka pushtuar shpirtin e tyre, nuk janë gjendje që të ndeshen me ushtrinë islame ballë për ballë, por vetëm duke qenë të mbrojtur pas fortifikatave të shumta ose pas mureve rrethues. - “Pasiguria mes tyre është e madhe.” - Armiqësia është e ashpër mes radhëve të tyre, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Thuaj: “Ai është i Plotfuqishëm t’ju sjellë një dënim prej së larti ose prej së poshtmi, nën këmbët tuaja, ose t’ju ndajë në grupe e të luftoni njëri -tjetrin. ...” [En’am 65]. - “Të duket sikur janë të bashkuar, por në fakt, janë me zemra të përçara ...” - Të duken sikur janë të unifikuar, aleatë të da - shur dhe të përkushtuar ndaj njëri tjetrit, por në fakt, kanë shumë konflikte dhe përçarje në mes. - “... sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.” - Ky është shkaku i gjendjes së tyre. - “Ashtu si populli jo shumë larg më parë, të cilët vuajtën pasojat e veprimeve të tyre, edhe ata do të kenë një dënim të rëndë.” - Këtu flitet për jehudët e fisit Benu Kajnuka, të cilët Profeti ﷺ i dëboi përpara kësaj ngjarjeje. - “Ata i përngjajnë Shejtanit, që i thotë njeriut “Moho!”, e kur ky mohon, ai tërhiqet duke thënë: “Unë distancohem prej teje. Unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë!” - I tillë është shembulli i këtyre jehudëve në drejtim të vetëpëlqimit, kryeneçësisë, si edhe besimit, që ata kishin tek munafikët, të cilët u premtuan se do t’u bëheshin krahë dhe aleatë në luftën kundër Profetit ﷺ ,por kur gjendja u ashpërsua dhe filloi lufta, ata i braktisën dhe i lanë të përballeshin të vetëm. Ata janë si Shejtani i mallkuar, i cili ia zbukuron njeriut mohimin e mosbesimin, dhe kur njeriu i përgjigjet ftesës së Shejtanit të mallkuar dhe ndjek hapat e tij, ai i mallkuar, - siç na tregon i Madhëruari fjalët e tij, - thotë: “Unë distancohem prej teje. Unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë!” Ky është kurthi dhe mashtrimi që Shejtani i mallkuar i bën nje - riut, i cili ndjek hapat e tij dhe mashtrohet nga premtimet e tij boshe. Disa kanë përmendur këtu disa izraeljate, të cilat mund të shërbejnë si ilustrime për këtë ajet, edhe

pse nuk janë shkak i zbritjes së tij. Ibn Xheriri sjell një rrëfim nga Abdullah bin Nahiku, që thotë: “Kam dëgjuar Aliun, të thotë: “Një murg kishte adhuruar Zotin për gjashtëdhjetë vjet. Shejtani i mallkuar iu vu pas, që ta dobësonte dhe në fund ta rrë - nonte. Kështu, ai shkoi te një grua dhe duke e zaptuar, e sëmuri atë mendërisht. Ajo ki - shte vëllezër, të cilëve ai u hodhi në mendje që ta çonin tek murgu, për ta yshtur e shë - ruar vajzën. Kështu, ata e çuan vajzën tek ai dhe ai filloi ta kuronte. Ata vendosën që ajo të qëndronte tek murgu gjatë kohës së kuri - mit. Por, një ditë, ndërsa ai merrej me të, ajo i pëlqeu, e kështu ai shkoi me të, dhe ajo mbeti shtatzënë. I gjendur në këtë situatë, ai e vrau vajzën. Kur erdhën vëllezërit e saj, Shejtani i tha murgut: “Unë jam tashmë i vetmi mik për ty. Ti më ke lodhur për një kohë të gjatë, që të të largoj nga besimi. Unë ta kam bërë këtë, prandaj m’u bind mua dhe unë do të të shpëtoj nga kjo gjendje. Bjer në sexhde dhe m’u përul mua!” Kështu, ai i ra në sexhde. Por, kur i ra në sexhde, Shejtani e braktisi dhe i tha: “Unë distancohem prej teje. Unë i frikëso - hem Allahut, Zotit të gjithësisë!”. Ndërsa Ibn Xheriri sjell një rrëfim nga Abdullah Ibn Mesudi, i cili për shpjegimin dhe ilustrimin e këtij ajeti, ka thënë: “Ishte një grua, që kujdesej për delet dhe kishte katër vëllezër. Ajo, gjithashtu, shërbente dhe rrinte natën në manastirin e një murgu. Njëherë murgu, i joshur nga bukuria e saj, zbriti dhe kreu marrëdhënie me të, dhe ajo mbeti shtatzënë. Shejtani iu afrua murgut dhe dhe i tha: “Vrite tani dhe varrose! Ti je njeri i sinqertë, ndaj kur njerëzit të të dëgjojnë, do të besojnë gjithçka që u thua.” Kështu, ai e vrau dhe e varrosi. Por Shejtani i mallkuar u doli në ëndërr vëllezërve të saj dhe u tha: “Murgu i manastirit bëri zina me motrën tuaj dhe, kur ajo mbeti shtatzënë, ai e vrau dhe e varrosi në filan vend.” Në mëngjes, njëri prej tyre tha: “Pasha Zotin, mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme dhe, nuk e di, a t'jua tregoj apo jo!” Ata thanë: “Na e trego!”. Kur ai ua tregoi, tjetri tha: “Pasha Zotin, edhe unë kam parë të njëjtën ëndërr.”. Edhe i treti tha të njëjtën gjë. Atëherë të tre thanë: “Për Zotin, ka një arsye që na është treguar kjo në ëndërr.” Kështu, ata vunë në dijeni mbretin e tyre kundër murgut. Erdhi koha që kundër tij do të zbatohej dënimi me vdekje. Në këtë moment, Shejtani i mallkuar shkoi tek murgu dhe i tha: “Unë jam ai që shkaktoi këtë ligësi. Tashmë askush tjetër veç meje nuk mund të të shpëtojë. Përulu e bjer në sexhde para meje vetëm një herë dhe unë do të të shpëtoj nga kjo gjendje.” Ai iu përul dhe ra në sexhde. Por kur e çuan para mbretit për të dhënë vendimin, Shejtani i mallkuar e braktisi dhe ai u vra.” Një variant i ngjashëm vjen edhe nga Ibn Abasi, Tausi, Mukatil Ibn Hajani etj. Ndër shumë njerëz është përhapur mendimi se emri i këtij murgu ishte Bersisa. Megjithatë, Allahu është më i ditur. Kjo histori është e ndryshme nga historia e Xhurejxh it, adhuruesit të njohur. Xhurejxhi u akuzua nga një prostitutë, e cila pretendonte se kishte mbetur shtatzanë prej tij. Kur e ngriti çështjen tek i pari i vendit, ky urdhëroi që Xhurejxhi të nxirrej nga faltorja e tij dhe ajo t’i shembej. Kur po i shkatërronin faltoren, ai bërtiste i habitur: “Ç’po bëni?! Ç’po bëni kështu?!” Ata i thanë: “O armik i Zotit, ti kë bëre kështu e ashtu me atë grua!” Atëherë, Xhurejxhi u tha: “Prisni pak, bëni durim!” Pastaj shkoi dhe e mori foshnjën e saj të sapolindur dhe i tha: “O djalë, kush është babai yt?”. Foshnja foli dhe tha: “Babai im është bariu.”. Në fakt, ajo kishte shkuar me qëllim me bariun për të mbetur shtatzënë prej tij, e kështu të akuzonte murgun. Kur bijtë e Izraelit dëgjuan dëshminë e foshnjës, të gjithë përlëvduan shumë murgun dhe i thanë: “Ne do ta rindërtojmë faltoren tuaj, madje do ta bëjmë të florinjtë.”. Ai tha: “Jo, nuk dua! Ma ndërtoni prej balte, ashtu siç ishte.” - “Dhe kështu, përfundimi i të dyja palë - ve është në Zjarr, ku do të jenë përgjith - monë.” - Pra si ai që fton për kufër, edhe ai

i cili i përgjigjet kësaj ftese, të dy do të jenë përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit. - “Ky është ndëshkimi i zullumqarëve! ” - Ky është shpërblimi për ata që janë të padrejtë dhe të cilët shpërfillin ftesën e Zotit, duke ndjekur rrugën e Shejtanit të mallkuar. Kjo është padrejtësia e tyre dhe ky është përfundimi i çdo zullumqari.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 59:8–59:13

Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon arsyen pse u përcaktoi kategorive të mësipërme pjesë nga el fej’u: - “Ajo u takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive dhe pasurisë së tyre, për shkak se kërkonin mirësinë e kënaqësinë e Allahut dhe që të ndihmonin Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht këta janë të drejtët!” - Muhaxhirët ishin ata të cilët braktisën çdo gjë të dashur në atdheun e tyre. Ata u ndanë nga të afërmit e tyre dhe lanë çdo pasuri që zotëronin, për hir të Allahut dhe në ndihmë të fesë së Tij. Motivi i këtij emigrimi ishin

dashuria për Allahun dhe Profetin dhe bindja ndaj tyre. Pikërisht këta janë njerëzit që kanë besim të vërtetë, të cilët kryejnë vepra sipas këtij besimi. Muhaxhirët e vërtetuan imanin që kishin në zemër me vepra të mira dhe të sinqerta dhe me adhurime të vështira, ndryshe nga ata që, edhe pse shtireshin sikur besonin, nuk e vërtetonin atë nëpërmjet xhihadit, hixhretit dhe adhurime të tjera. - “Edhe atyre që përgatitën vendin dhe besimin para tyre...” – Këta ishin ensarët, fiset Eus dhe Hazrexh në Medinë, të cilët e besuan Allahun dhe Profetin e Tij me bindje të plotë, me dashuri dhe zgjedhje të lirë. Ata e strehuan Profetin (a.s.) dhe i siguruan mbrojtje kundër çdo të kuqi e të ziu. Ata përgatitën vendin e hixhretit dhe djepin e imanit, ku do të mbërrinin dhe strehoheshin besimtarët nga Meka. Ai do të bëhej atdheu i çdo muhaxhiri dhe vendstrehimi i çdo muslimani, kur të gjitha të tjerat ishin vende armike, idhujtarie dhe ligësie. Kështu, muhaxhirët u mbështetën dhe u vëllazëruan me ensarët, ndihmuesit e fesë së Allahut në Medinë, derisa Islami u fuqizua dhe u përhap gjerësisht, duke çliruar zemrat e njerëzve me diturinë, imanin dhe Kur'anin dhe duke çliruar popujt me forcën e tij nga çdo tiran arrogant e idhujtar. Ndër cilësitë më të spikatura dhe përshkrimet më të bukura që Allahu i Lartësuar u ka bërë ensarëve të Medinës është: - “...i duan ata që emigruan tek ata...” - Për shkak të dashurisë së tyre të plotë për Allahun dhe Profetin e Tij, ata deshën edhe të dashurit e Allahut dhe të Profetit, deshën ata që ndihmuan fenë e Tij. - “...nuk ndiejnë në gjoks smirë për çfarë u jepet atyre.” - Ata nuk i kishin smirë muhaxhirët për mirësitë që Zoti iu fali në mënyrë të posaçme. Zemrat e tyre ishin të shëndetshme dhe të pastra nga sëmundjet e smirës, urrejtjes, përçmimit etj. Kjo tregon se muhaxhirët ishin në gradë më të lartë se ensarët, sepse Allahu i Lartësuar i përmend ata të parët dhe na bëri të ditur se ensarët nuk ndiheshin keq për mirësitë me të cilat Ai i dalloi muhaxhirët. Allahu i Lartësuar u dhuroi muhaxhirëve veçori të shumta, të cilat nuk ua dha ensarëve dhe askujt tjetër. Arsyeja ishte se ata bënë dy vepra madhështore: ata ndihmuan fenë e Allahut dhe bënë hixhret për hir të Tij. - “Madje ata u japin përparësi atyre para vetvetes, edhe sikur të kenë vetë nevojë të domosdoshme.” – Një cilësi tjetër e ensarëve, që i ngriti mbi të tjerët, ishte altruizmi i tyre, grada më e lartë e bamirësisë dhe bujarisë. Kjo cilësi shfaqet duke u dhënë të tjerëve pasurinë tënde më të çmuar dhe gjërat më të dashura, madje edhe duke privuar veten nga nevojat e domosdoshme, vetëm për një qëllim të lartë: “Dashuria për hir të Allahut”. Sigurisht, këtë cilësi e kanë vetëm ata që janë të pajisur me moral të lartë dhe motivohen nga një qëllim i madh. Dashuria për Allahun e Lartësuar në zemrat e ensarëve ishte më parësore kundrejt dëshirave të nefsit të tyre. Për këtë dëshmon edhe historia e ensarit, për shkak të të cilit u shpallën këto ajete. Ai, për të nderuar

mikun e tij, sakrifikoi ushqimin e familjes dhe fëmijëve të tij. Kështu, në përfundim, ata fjetën të gjithë të uritur, veç për të kënaqur mysafirin e tyre.” Altruizmi është e kundërta e koprracisë dhe egoizmit. Allahu i Lartësuar thotë më pas: - “Kush u ruajt prej koprracisë së vetes, ata janë të fituarit!” - Të ruhesh nga koprracia e vetes do të thotë të ruhesh nga koprracia ndaj zbatimit të detyrimeve. Kështu, ai që e ruan veten nga koprracia, ai bindet ndaj urdhrave të Allahut dhe Profetit, madje i zbaton ato me bindje e nënshtrim, me gjoks të zgjeruar dhe të mbushur me kënaqësi. Gjithashtu, ai bindet për lënien e çdo gjëje të ndaluar nga Allahu i Lartësuar, edhe nëse ajo gjë është e dashur për nefsin e tij. Me një shpirt të tillë të edukuar dhe të nënshtruar, arrihet suksesi dhe mirësia dhe largohet dështimi dhe ligësia. Ndryshe ndodh me ata që nuk e kanë shtypur koprracinë e vetes. Këta janë sprovuar me lakmi e pangopësi, nga buron çdo e keqe. Në këto ajete, Allahu i Madhëruar përshkruan gradën e sahabëve të nderuar, udhëheqësve dhe bartësve të parë të kësaj feje, të cilët u stolisën me virtyte të larta, të cilat i bënë të pakapshëm nga brezat pasardhës. Ata, gjithashtu, u lartësuan mbi të gjithë shokët e profetëve të parë. Ata u bënë besimtarët më të dalluar, krerët e të gjithë muslimanëve dhe imamët e të devotshmëve. Mjafton si nderim për ata që erdhën pas tyre që të ishin ndjekës të rrugës së sahabëve. Allahu i Lartësuar thotë për brezin që erdhi pas sahabëve, i cili ndoqi të njëjtin udhëzim dhe u stolis me të njëjtat virtyte: - “Edhe atyre që kanë ardhur më pas e thonë...” - Brezi që erdhi pas muhaxhirëve dhe ensarëve, duke këshilluar vetveten dhe të gjithë besimtarët, luteshin e thoshin: - “Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë, që u pajisën me besim para nesh, dhe mos lejo në zemrat tona urrejtje ndaj atyre që besojnë!” - Kjo është një dua e të gjithë besimtarëvë, qofshin nga të parët, qofshin nga të mëvonshmit. Një nga dobitë më të mëdha të imanit është që besimtarët luten për njëri-tjetrin, për shkak të lidhjes së fortë të imanit mes tyre. Ata janë vëllezër në fe dhe kanë detyrime ndaj njëri -tjetrit. Ndër detyrimet më kryesore të kësaj vëllazërie është dashuria dhe lutja për njëri - tjetrin. Allahu i Lartësuar përmend lutjen për pastrimin e zemrës nga urrejtja, pasi në zemrën e besimtarëve nuk duhet të ketë asnjë thërrmijë urrejtjeje për vëllezërit e tyre besimtarë. Duke u lutur për pastrimin e zemrës nga urrejtja për besimtarët, sado e vogël qoftë ajo, ata njëkohësisht janë lutur që zemrat e tyre të mbushen me dashuri, miqësi, dhe mirësi kundrejt vëllezërve të tyre muslimanë. Në këtë mënyrë, ata gjithmonë do të dëshirojnë të mirën dhe do të këshillojnë njëri tjetrin për punë të mira dhe durim. Kështu do të përpiqen të përmbushin të gjitha detyrimet vëllazërore të ndërsjellta. Allahu i Lartësuar e përshkroi brezin pas sahabëve ( tabi’in-ët) si pasues të të njëjtit iman me sahabët, pasi ata luteshin: “O Zoti ynë, na fal neve dhe vëllezërit tanë që na prinë në iman!” Me fjalë të tjera, ky brez që erdhi pas sahabëve ishin pasues të denjë dhe rigoroz të fesë së sahabëve, në themelin dhe degëzimet e saj. Këta janë ata të cilët quhen “ Ehlu Suneh uel Xhema’a ” – “Pasues të Sunetit dhe xhematit të muslimanëve”, sepse ata i plotësonin më së miri cilësitë e përmendura në ajet. Allahu i Madhëruar tregon se ata luteshin për falje gjynahesh për veten e tyre dhe për besimtarët. Ata e pranonin se ishin gabimtarë ndaj Allahut të Lartësuar, por kërkonin falje si për veten, edhe për vëllezërit e tyre. Ata përpiqeshin shumë që të pastronin zemrat e tyre nga çdo lloj sëmundjeje dhe urrejtjeje për vëllezërit muslimanë dhe kultivonin në zemra veçse dashurinë për njëri tjetrin, për hir të besimit. Ata zbatonin porosinë e Profetit (a.s.), që thoshte: “Nuk beson askush prej jush, derisa të dojë për vëllain e vet atë që do për veten e tij!”. Ata gjithmonë këshillonin njëri tjetrin dhe i dëshironin të mirën vëllait, qoftë kur ishte i pranishëm, qoftë kur

mungonte, qoftë kur ishte i gjallë, qoftë kur ishte i vdekur. Nga ajeti mësojmë se këto që u përmendën janë disa nga detyrimet e muslimanëve ndaj njëri tjetrit. - “Zoti ynë, Ti je i Butë e Mëshirëplotë!” - Lutja e tyre mbyllet me dy emra të mrekullueshëm të Allahut të Lartësuar, që tregojnë mëshirën e plotë të Allahut të Madhëruar, butësinë e Tij të papërshkrueshme për besimtarët dhe bamirësinë e Tij të madhe ndaj tyre. Ndër mirësitë më të mëdha, madje më e madhja, ishte pajisja e tyre me iman dhe me forcën e mjaftueshme për të punuar sipas tij. Ai u dha sukses atyre për të plotësuar si të drejtat e Allahut të Lartësuar, ashtu edhe përgjegjësitë kundrejt robve të Tij, dhe në mënyrë të veçantë kundrejt besimtarëve. Këto tri grupe, pra, muhaxhirët, ensarët dhe brezi pas tyre ishin ata që meritonin të merrnin pjesë prej el fej’u-t, që shpenzohet në dobi të Islamit dhe muslimanëve. Këta ishin njerëzit më të zgjedhur. Zoti na bëftë prej tyre, me mirësinë dhe bujarinë e Tij! - “A i ke parë ata dyfytyrësha, se si u thanë vëllezërve të vet nga ithtarët e Librit, që nuk besonin:” - Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për gjendjen e çuditshme të munafikëve, të cilët u jepnin kurajo ithtarëve të Librit, vëllezërve të tyre në kufër. Ata u jepnin besën se do t’i ndihmonin në luftën kundër muslimanëve, duke u thënë: - ““Nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju dhe nuk do t’i bindemi askujt kundër jush.” - Ne nuk kemi për t’iu bindur askujt që na pengon nga aleanca me ju! Ne nuk na ndal asgjë në rrugën tonë për të qenë krahu juaj! Ne nuk i frikësohemi asnjë rreziku, madje: - “Nëse luftoheni prej dikujt, të jeni të sigurt se ne do t’ju ndihmojmë.” Por Allahu dëshmon se ata janë gënjeshtarë.” - Por Allahu i Lartësuar dëshmon se këto premtime ishin të gënjeshtërta, duke mashtruar kështu vëllezërit e tyre në kufër. Sidoqoftë, pabesia nuk është ndonjë gjë e madhe, kur bëhet fjalë për ata zullumqarë. Pabesia është cilësia e tyre dalluese, ndërsa mburrja dhe arroganca janë bashkëshoqëruese të tyre. E vërteta është se ata janë frikacakë të përhershëm. Allahu i Lartësuar njoftoi për pabesinë e tyre para se ajo të ndodhte, dhe gjithçka ndodhi ashtu sikurse Ai e përshkroi: - “Nëse ata do të dëbohen, këta nuk do të dalin së bashku me ta; edhe sikur ata të luftohen, këta nuk do t’i ndihmojnë.” - Nëse jehudët do të dëbohen nga vendbanimet e tyre, munafikët nuk kanë për t’i ndjekur pas, ashtu sikurse iu betuan me mendjemadhësi. Ata nuk do të dalin as të luftojnë për aleatët e tyre, sepse dashuria që kanë për pasurinë dhe tokën e tyre është më e madhe se premtimet boshe, të lëshuara nga arroganca. Ata i mbizotëron nga frika, prandaj do të jenë të dështuar. Në fakt, munafikët i tradhtuan vëllezërit e tyre në kufër në momentet më të vështira, kur kishin nevojë për ta. - “Por edhe sikur t’i ndihmojnë, shpejt do të kthejnë shpinën e kështu, miqtë e tyre do të mbeten pa ndihmë.” - Edhe sikur të mendohej që munafikët të dilnin në luftë së bashku me aleatët e tyre, shumë shpejt ata do të dezertonin nga beteja dhe kurrë nuk do të fitonin. Allahu i Lartësuar kurrë nuk do t’ua jepte fitoren atyre frikacakëve. Shkakun për këtë përfundim e sqaron Allahu i Lartësuar kur thotë: - “Ju, në zemrat e tyre, jeni frikë më e madhe se Allahu.” – Frika e tyre ndaj jush ishte më e madhe sesa frika ndaj Zotit. Ata iu frikësuan më shumë krijesave, të cilët nuk zotërojnë për veten dhe për të tjerët as dobi e as dëm, sesa Krijuesit, në dorën e të Cilit janë dëmi dhe dobia, dhënia dhe privimi. - “Kjo për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë.” - Ata nuk logjikojnë drejt dhe nuk e njohin realitetin e gjërave. Ata nuk arrijnë të shohin përfundimin e çështjeve. Aftësia e të gjykuarit drejt dhe të vështruarit saktë të çështjeve është e lidhur ngushtë me frikërespektin ndaj Krijuesit, shpresën në premtimin e Tij dhe dashurinë

për Të. Ata që i japin përparësi këtyre ndjenjave kundrejt çdo gjëje tjetër, ata do të pajisen me urtësi të madhe dhe aftësi gjykimi të drejtë.

← Hashr 59:11