59. Hashr · Ajeti 24 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 59:11–59:24

Ibni Ubej ibni Selul, prijës i hipokritëve, dërgon te fisi Beni Nadir dhe u thotë të mos pranojnë të largohen prej Medinës, u premton se ai së bashku me ithtarët e tij hipokritë, sido që të jetë gjendja, do të jetë në anën dhe në ndihmën e tyre. Kur'ani zbuloi gënjeshtrën e tyre, sepse ata as nuk dolën me ta e as nuk u ndihmuan. Mandej, Kur'ani i njoftoi besimtarët se Zoti u ka shtënë frikën në zemrat e tyre, madje ata duken se janë të bashkuar me jehuditë, por ato janë vetëm fjalë goje. Hipokritët e luanin rolin e dreqit, i cili pasi ta mashtorjë njeriun, tërhiqet prej tij.

Besimtarët porositen të veprojnë e të përgatiten për jetën e ardhshme, të mos i harrojnë këshillat e Zotit, se njerëzit do të ndahen në dy grupe: për në xhennet dhe për në xhehenem. Madhështia e përmbajtjes së Kur'anit është aq e efektshme, sa që sikur malet të kishin të menduar, ani pse janë aq të mëdha, do të përuleshin dhe do të shqyheshin nga droja prej ndëshkimit të Zotit, e njeriu që ka arsye e mendje, shpeshherë nuk i vështron me vëmendje thëniet e Zotit në Kur'an, gjë kjo që është për çdo habi.

Në fund numërohen disa cilësi të të madhit Zot, disa emra të bukur të Tij, të cilët na japin të kuptojmë për madhështinë e Tij.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Hashru. lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 59:21–59:24

Allahu i Lartësuar flet për madhështinë e Kuranit dhe gradën e tij të lartë. Ai na tre - gon se është detyrë që zemrat të frikësohen dhe dëgjimet të nënshtrohen me frikërespekt me vëmendje, duke medituar mbi mesazhet e tij, për premtimet e vërteta, por edhe për kërcënimet e sigurta me ndëshkim. - “Po ta zbrisnim këtë Kuran mbi ndonjë mal, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu.” - Edhe mali, me fortësinë, madhështinë dhe qëndrueshmë - rinë e tij, nëse do të dëgjonte dhe kuptonte këtë Kuran dhe nëse do të meditonte mbi fjalët e tij, patjetër do të frikësohej dhe do të çahej, prej peshës së madhe së Fjalës së Zotit dhe prej frikës nga Allahu i Madhë - ruar. Atëherë, si do të ishte gjendja juaj, kur ju dëgjoni dhe i kuptoni ajetet e Tij?! Si është e mundur, o njerëz, që zemrat tuaja nuk zbuten, nuk frikësohen e nuk përulen me frikërespekt para Allahut Krenar dhe të Lartësuar, kur dëgjoni Kuranin dhe mesa - zhet e tij madhështore?!! Allahu i Lartësuar thotë në ajete të tjera: “Edhe pse ky Kuran është ai, me të cilin malet do të lëviznin, toka do të çahej dhe të vdekurit do të flisnin (idhujtarët përsëri nuk do të besonin) .” [Ra’d 31]. Gjithashtu: “Edhe pas kësaj, zemrat tuaja u bënë si shkëmbi, madje edhe më të forta. Ka shkëmbinj, prej të cilëve burojnë lumenj. Ka prej tyre që, kur çahen, prej tyre del ujë. Madje, ka prej atyre që, nga frika ndaj Zotit, vithisen tatëpjetë. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që bëni ju.” [Bekare 74]. - “Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.” - Thuhet në një hadith muteuatir se: 2634. “Profetit ﷺi përgatitën një minber, për të mbajtur hytbet, pasi më herët përdorte një cung peme. Kur erdhi Profeti ﷺ , kaloi pranë cungut, ku mbante hytbet më parë, për të shkuar tek minberi i ri, i përgatitur për të. Në këtë çast, u dëgjua prej cungut një e qarë me dënesë, ashtu siç qan një fëmijë i vogël. Qante

cungu, sepse tashmë nuk të dëgjonte më prej dhikrit dhe Shpalljes së Allahut, që flitej pranë tij. Hasan el Basriu thotë: “Juve ju takon që të përmalloheni për Profetin e Allahut shumë më tepër sesa ky cung peme. Ne duhet të kemi më shumë dashuri dhe mall për të.” 120 - “Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë.” - Këtu na njofton Allahu i Lartësuar se Ai është i Vetëm e pa ortak në meritën e adhurimit të krijesave. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij. Nuk ka Zot Krijues, Kujdestar që rregullon çështjet e krijesave dhe kujdeset për to përveç Tij. Nuk ka të adhuruar tjetër për krijesat të cilin duhet ta duan t’i nënshtrohen, ta madhëroj në dhe t’i përkushtohen me adhurime e përulësi përveç Tij. Çdo gjë që adhurohet përveç Allahut është kotësi dhe sjell veçse dëshpërim dhe dënim. - “Ai është Njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes.” - Ai është i gjithëdituri për të fshehtën dhe për të dukshmen. Ai di hollë - sisht për çdo krijesë, qofshin ato që janë të dukshme prej nesh, qofshin ato që janë të fshehura prej nesh. Atij nuk i fshihet asgjë, as në qiej dhe as në Tokë, qofshin ato krijesa të vogla, qofshin të mëdha, qofshin të rëndësishme të vlerësuara, qofshin të parëndësishme në dukje dhe të pavlerë - suara. Madje, edhe insektet që lëvizin në errësirën e natës nuk i fshihen dijes dhe shikimit të Allahut të Lartësuar. - “Ai është i Gjithëmëshirshmi e Mëshi - rëploti.” - Ai ka mëshirën e gjerë, përfshi - rëse të të gjitha krijesave. Ai është Er - Rahman - i Gjithëmëshirshmi, mëshira e të Cilit shfaqet në jetën e dynjasë dhe të ahiretit. Ai është Er-Rahim - Mëshirëploti në dynja dhe në ahiret. I lartësuari thotë: “... Cakto për ne atë që është e mirë në këtë botë dhe në botën tjetër! Ne jemi kthyer (të penduar) tek Ti!” Ai tha: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa më - shira Ime ka përfshirë gjithçka. Atë (mëshi - rë) e kam caktuar për ata që janë të devot - shëm, e japin zekatin dhe për ata që besojnë në argumentet Tona, për ata që pranojnë të Dërguarin, Profetin "ummij" që nuk shkruan e nuk lexon, të cilin e gjejnë të cilësuar në Teurat dhe në Ungjill, që i urdhëron ata për të mirë dhe i ndalon nga e keqja, që u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, që u heq barrën e rëndë dhe prangat. Ata që besojnë në të, që e nde - rojnë atë, që e ndihmojnë atë dhe që ve - projnë me Dritën që iu zbrit atij - këta janë ata të shpëtuarit.” [Ea’raf 156. 157]. Gjitha - shtu: “Kur të vijnë tek ti ata që i besojnë Ajetet Tona, thuaju: “Selamun alejkum! Zoti juaj ia bëri detyrë Vetes së Vet mëshirën. Nëse ndonjëri prej jush bën ndonjë të keqe pa e ditur, e pastaj pendohet dhe përmirë - sohet, s’ka dyshim se Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” [En’am 54], ose: “O njerëz! Ja ku ju erdhi Këshilla nga Zoti juaj dhe shërimi i asaj që gjendet në kraha - rorin tuaj. Ai është udhëzim dhe mëshirë për besimtarët. Thuaj: “Vetëm për mirësinë e Allahut (imanin) dhe Mëshirën e Tij (Ku - ranin) gëzohuni!” Kjo është shumë herë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë”.” [Junus 58]. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Sunduesi i përgjithshëm ...” - Ai është pronari i të gjitha gjërave, Ai që vepron dhe administron çdo çështje në Tokë, pa asnjë pengesë, privim apo kufizim. - “... i Pastër nga çdo e metë ...” - Ai është El Kuddu s, pra, Ai të Cilin e madhërojnë dhe adhurojnë melekët e nderuar, duke dëshmuar dëlirësinë e pastërtinë e Tij nga çdo e metë. - “Shpëtimtari ...” - Ai është Es-selam, domethënë, është Es-sâlim - i Pastërti nga të gjitha mangësitë dhe të këqijat, sepse Ai është Absolut në Qenien, cilësitë dhe në veprat e Tij. - “Siguruesi ...” - El Mu’min . Ibn Abasi shpjegon se është Ai që i ka siguruar krijesat e Tij se kurrë nuk ka për t’u bërë padrejtësi. Është Siguruesi i krijesave nga çdo lloj padrejtësie prej Tij.

- “Mbikëqyrësi ...” - El Muhejminu - kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “... Allahu është dëshmitar mbi çdo gjë!” [Buruxh 9]. Ose: “... Allahu është dëshmitar i veprave të tyre.” [Junus 46] . Domethënë, Ai është dëshmuesi mbi krijesat e Tij, mbikëqyrësi i tyre, që i shikon ata në çdo gjendje: “Vallë, kush mund të krahasohet me Atë (Allahun), që mbikëqyr çdo gjë se çfarë vepron?” - “Ngadhënjimtari” - Ai i Cili ngadhënjen mbi gjithçka, ka nënshtruar gjithçka dhe çdo gjë është e përulur përpara Tij. Asgjë nuk mund të cenojë krenarinë, madhështinë, lartësinë dhe lartmadhërinë e Tij. - “Mbizotëruesi, Krenari.” - Cilësia El Xheberut (Krenar, njëkohësisht mposhtës i gjithçkaje) i përshkruhet veçse Allahut në madhështinë e Tij. Po kështu, edhe kibri (lartmadhëria) i shkon veçse madhështisë dhe lartësisë së Zotit, sikurse thuhet në hadith të saktë: “ Allahu i Lartësuar do të thotë: 2635. “Madhështia është Izari im, Kibri (Krenia) është ridai Im, prandaj çdo - kush që kërkon pjesë nga këto të dyja, kam për ta futur në zjarrin Tim.” 121. Gjithashtu, El Xheb bâr vjen me kuptimin El Musli ĥu, pra, Ai i Cili rregullon çështjet e krijesave të Tij, Ai që përmbush dobësinë e tyre, lehtëson vështirësitë dhe peshën e tyre, Ai i Cili vepron me krijesat ashtu si është më e dobishme për to. Ndërsa El Muteke bbir është Ai i Cili është i Madhëruar, i Lartësuar, larg çdo dobësie e paaftësie. - “I lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë.” - Ai është i Lartë dhe i Pastër, i dëlirë nga çdo partner që krijesat i shoqërojnë dhe adhurojnë përveç Tij. - “Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formëdhënësi!” - El ħalku është et-tekdir, pra, përcaktimi i të gjitha krijesave me saktësi. Ndërsa El Ber’u është nxjerrja në jetë e krijesave, shfaqja në këtë botë e atyre që Ai e ka përcaktuar në imtësi, që do t’i krijojë. El Musauuir është Ai i Cili realizon gjithçka që Ai dëshiron që të ekzistojë, me përshkrimet të cilat Ai i dëshiron dhe Ai i përzgjedh. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “I Cili të krijoi, të përsosi dhe të harmonizoi, të dha formën që Ai dëshiroi.” [Infitar 7, 8]. 122 - “Atij i takojnë emrat më të bukur. ” - Kemi shpjeguar një ajet të ngjashëm në suren Araf. 123 Këtu po përmendim hadithin e sjellë në dy Sahih-ët e sjellë nga Ebu Hurejra, se Profeti i Allahut ka thënë: 2636. (aĥŝâhâ) 124 me ta, ka për të hyrë në Xhenet. Allahu është tek dhe e do tekun”. Këtë hadith e kanë përnxjerrë Buhariu dhe Muslimi. Buhariu dhe Tirmidhiu e kanë sjellë nga Shuajbi. Tirmidhiu sjell me senedin e tij një tekst të ngjashëm, ku pas fjalisë: “dhe e do tekun” shtohet: 2637. “Ai është Allahu, dhe nuk ka të adhuruar tjetër me meritë, veç Tij. Ai është Allahu, Er - Rrahman, Er -Rahim, El -Melik, El -Kuddûs, Es-Selâm, El -Mu'min, El -Muhejmin, El - Aziz, El -Xhebbâr, El -Mutekebbir El -Hâlik, El-Bâri', El -Musauuir, El -Gaffâr, El - Kahhâr, El -Uehhâb, El -Rezzâk, El -Fettâĥ, El-Alim, El -Kâbid, El -Bâsit, El -Hâfid, El - Râfi', El -Muizzu, El -Mudhil-lu, El -Semiu, El-Basir, El -Hakem, El -’Adl, El -Latif, El - Habir, El -Halim, El -Adhim, El -Gafûr, El - Shekûr, El -Alijju, El -Kebir, El -Hafidh, El - Muķit, El -Hasib, El -Xhelil, El -Kerim, El - Raķib, El-Muxhib, El-Uâsiu, El-Hakim, ElUedûd, El-Mexhid, El-Bâith, El-Shehid, ElHaķķ, El -Uekil, El -Ķauijj, El -Metin, El - Uelijju, El-Ĥamid, El-Muĥsi, El-Mubdi, ElMu’id, El -Muĥji, El -Mumit, El -Ĥajju, El - Ķajjûm, El -Uâxhid, El -Mâxhid, El -Uâĥid, El-Eĥad, El Ferdu, El-Samed, El-Ķâdir, ElMuķtedir, El -Muķaddim, El -Muaħħir, El - Euuelu, El -Aħiru, El -Dhâhiru, El -Bâtinu, El-Uâli, El -Uuteâl, El -Berru, El -Teuuâb, El-Munteķim, El -Afuu, El -Rreûf, Mâlikul - Mulk, Dhul -Xhelâli uel Ikrâm, El -Muķsit, El-Xhâmiu, El -Ganij, El -Mugni, El -Mâni’, El-Dârru, El -Nâfi’, El -Nûr, El -Hâdi, El - Bediu, El -Bâķi, El -Uârith, El -Rashid, El - Sabûr.” - “Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në Tokë.” - Ky ajet i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka

gjë që nuk e madhëron Atë (me tesbih), duke e lavdëruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin (tesbihun) e tyre. Ai është i Butë dhe Falës i madh.” [Isra 44]. - Ai është Ngadhënjimtari, i Urti!” - El Aziz është Ai që askush nuk mund të cenojë madhështinë e Tij. Ai është Krenari, Ngadhënjimtari, Mbizotëruesi, Mposhtësi i gjithçkaje. Ai është, gjithashtu, El Hakim - i Urti, qoftë në lidhje me ligjin e adhurimit dhe jetës që ka vendosur për krijesat, qoftë në ligjin e krijimit e të përcaktimit të gjithçkaje që ekziston dhe ndodh në këtë ekzistencë. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Hashër. Vetëm Allahut i takon lavdërimi, mirënjohja për mirësitë e Tij dhe për çdo dhuratë, që na jep. Vetëm në dorën e Tij është suksesi për çdo gjë. Vetëm tek Ai jemi mbështetur dhe kemi shpresën.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 59:22–59:24

- “Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë!” - Këto ajete të mrekullueshme përmbajnë disa nga emrat e bukur dhe cilësitë e larta të Allahut, që nxisin robin për adhurim e devotshmëri. Prej tyre nxirren shumë mësime të mëdha. Kështu, i Lartësuari na tregon se Ai është Allahu, i Dashuri, i Adhuruari. Ai është i vetmi që meriton adhurimin. Askush tjetër nuk meriton të adhurohet bashkë me Allahun, sepse Ai është i plotë në madhështinë e Tij, gjithëpërfshirës në bujarinë, bamirësinë dhe përkujdesin që tregon ndaj krijesave. Çdo gjë që adhurohet veç Allahut është e kotë dhe nuk meriton asnjë thërrmijë adhurimi, sepse çdo gjë veç Tij është e varfër, e pafuqishme dhe e mangët. Çdo gjë tjetër, veç Allahut, nuk zotëron për veten apo për të tjerët asnjë lloj dobie dhe nuk mund të sjellë asnjë lloj dëmi. Pastaj i Lartësuari e përshkruan Veten e Vet me dituri absolute. - “Ai është Njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes. Ai është i Gjithmëshirëshmi Mëshirëploti.” - Allahu është Alimul gajbi ue shehadeh - i Gjithëditur për çdo gjë, qoftë për ato që duken dhe krijesat i

dëshmojnë, qoftë për ato gjëra që nuk i sheh dhe dëshmon askush tjetër, veç Tij. Allahu është gjithashtu i Gjithmëshirëshmi Mëshirëploti. Mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjallesë. Pastaj Allahu deklaron përsëri njëshmërinë e Tij në meritën e adhurimit: - “Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Sunduesi i përgjithshëm, i Pastër nga çdo e metë, Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, Ngadhënjimtari, Mbizotëruesi, Krenari. ” - Allahu është i vetmi që meriton adhurimin me dashuri dhe përunjësi të plotë, sepse Ai është El Melik - Sunduesi i përgjithshëm, Pronari i gjithçkaje. Bota e sipërme dhe e poshtme, me banorët e shpërndarë mes tyre, të gjithë pa përjashtim, janë pronë dhe nën pushtetin e Allahut të Lartësuar. Të gjithë janë të varfër, të nënshtruar dhe nevojtarë ndaj Tij. Allahu është El Kuddus - i Pastër nga çdo e metë, dhe El Mukadesu – i Pastërti dhe i Lartësuari nga çdo cilësi e ulët. Allahu është Esselam - Shpëtimtari. Ai është El Mu’minu – Siguruesi, Ai që garantoi vërtetësinë e profetëve të Tij dhe saktësinë e Shpalljeve që ata sollën ndër njerëz prej Tij. Ai e vërtetoi vërtetësinë dhe saktësinë e tyre me shenja të qarta, të prera dhe të pakundërshtueshme. Allahu është El Muhejminu – Mbikëqyrësi. Ai është El Azizu - Ngadhënjimtari, Krenari dhe i Pamposhturi. Ai nënshtron gjithçka me krenarinë e Tij dhe askush nuk mund të përballet me Ngadhënjimtarin. Të gjithë qëndrojnë kokulur dhe të frikësuar përpara Allahut. Allahu është El Xhebbar – Mbizotëruesi, sepse pushteti i Tij madhështor ka nënshtruar dhe përfshirë të gjitha krijesat. Askush dhe asgjë nuk mund të dalë jashtë pushtetit të Tij. Ai, gjithashtu, i jep fuqi të pafuqishmit dhe i jep pasuri të varfërit. Allahu është El Mutekebbir - i Madhëruari Krenar. Atij i takon krenaria dhe madhështia. Por me gjithë krenarinë dhe madhështinë e Tij, Allahu është i pastër nga të gjitha mangësitë dhe padrejtësitë, sepse Ai është gjithmonë i drejtë. - “I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë!” - Allahu është i Lartësuar dhe i Pastër nga çdo e metë që ia përshkruajnë idhujtarët dhe mohuesit e shpalljeve të Tij. - “Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi!” - Allahu është Krijuesi dhe Shpikësi i të gjitha krijesave, pa asnjë shembull paraprirës. Ai çdo krijese i dha formën e saj. Këta tre emra kanë lidhje me krijimin, përcaktimin dhe rregullimin e çështjeve të krijesave dhe janë cilësi vetëm të Allahut të Lartësuar. - “Atij i takojnë emrat më të bukur!” – Allahu ka shumë emra, të cilët mund t’i dijë tërësisht veçse Ai. Të gjithë emrat e Tij janë të bukur dhe tregues të cilësive më të plota dhe absolute. Në emrat dhe cilësitë e Tij nuk mund të gjesh asnjë lloj mangësie, në çdo lloj aspekti dhe këndvështrimi. Për bukurinë e tyre tregon edhe fakti që Allahu i Lartësuar i do këta emra, i do krijesat që i duan ata dhe kënaqet që adhuruesit e Tij t’i drejtohen me lutje duke e thirrur me këta emra. - “Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në Tokë!” - Allahu është i Plotë dhe Absolut në të gjithë emrat, përshkrimet dhe cilësitë e Tij të larta, dhe këtë e tregon fakti që gjithçka në qiej dhe në Tokë, në mënyrë të pandërprerë të vazhdueshme, është e varur dhe nevojtare për të. Gjithçka në qiej dhe në Tokë e falënderon dhe lavdëron Allahun, vetëm Atij i drejtohen për nevojat e tyre, dhe Ai u dhuron me bujarinë e Tij. - “Ai është Ngadhënjimtari, i Urti!” - Gjithçka që dëshiron Allahu të ekzistojë, do të ekzistojë, për shkak të një urtësie të madhe.

Këtu përfundon tefsiri i sures Hashër. Vetëm Allahut i takon lavdërimi, falënderimi, bujaria dhe mirësia!

← Hashr 59:24