Huwel-ledhi ‘ehrexhel-ledhine keferu min ‘ehlil-kitabi min dijarihim li’wwelil-heshri ma dhenentum ‘en jehruxhu we dhennu ‘ennehum mani’atuhum husunuhum minel-lahi fe’etahumu Ellahu min hejthu lem jehtesibu we kadhefe fi kulubihimu er-ru’be juhribune bujutehum bi’ejdihim we ‘ejdil-mu’uminine fa’tebiru ja ‘ulil-’ebsari
Është Ai, që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan midis ithtarëve të Librit në kohën e dëbimit të parë.[357] Ju nuk mendonit se ata do të iknin, kurse ata mendonin se fortesat e tyre do t’i mbronin prej Allahut. Por dënimi i Allahut u erdhi andej nga nuk e pritnin, duke mbjellë në zemrat e tyre frikën, e cila bëri që ata t’i shkatërronin shtëpitë e veta me duart e tyre, si dhe me duart e besimtarëve. Prandaj, mësoni nga kjo, o ju largpamës!*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[357] Vargu aludon për dëbimin e fisit hebre Beni Nadir nga rrethinat e Medinës. Shkak për këtë ishte shkelja që këta i bënë marrëveshjes që kishin me muslimanët e Medinës për mossulmim.
We ma ‘efa’el-lahu ‘ala resulihi minhum fema ‘ewxheftum ‘alejhi min hajlin we la rikabin we lekinnall-llahe jusellitu rusulehu ‘ala men jesha’u wel-lahu ‘ala kulli shej’in kadirun
Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) prej tyre, është prej mirësisë së Tij. Ju nuk hipët mbi kuaj e as mbi deve për ta fituar atë, por Allahu i jep pushtet të dërguarve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.*
Ma ‘efa’el-lahu ‘ala resulihi min ‘ehlil-kura felillahi we lilrresuli we lidhil-kurba wel-jetama wel-mesakini we ebni es-sebili kej la jekune duleten bejnel-’egnija’i minkum we ma ‘atakumu er-resulu fehudhuhu we ma nehakum ‘anhu fantehu we etteku Ellahe ‘innall-llahe shedidul-’ikabi
Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) nga popujt e vendbanimeve, i takon: Allahut, të Dërguarit, të afërmve të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve të mbetur rrugës, në mënyrë që ajo të mos qarkullojë vetëm në duart e të pasurve nga mesi juaj. Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu dënon vërtet ashpër.*
Lilfukara’il-muhaxhirinel-ledhine ‘uhrixhu min diarihim we ‘emwalihim jebtegune fedlæn minel-lahi we ridwanæn we jensurunel-lahe we resulehu ‘ula’ike humu es-sadikune
Një pjesë e plaçkës i takon edhe mërgimtarëve të varfër[358], të cilët u përzunë nga vendlindja dhe pasuritë e tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut dhe duke ndihmuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht ata janë besimtarët e sinqertë.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[358] Ata që u shpërngulën nga Meka në Medinë për hir të fesë.
Wel-ledhine tebewwe’u ed-dare wel-’imane min kablihim juhibbune men haxhere ‘ilejhim we la jexhidune fi sudurihim haxheten mimma ‘utu we ju’uthirune ‘ala ‘enfusihim we lew kane bihim hasasetun we men juka shuhhe nefsihi fe’ula’ike humul-muflihune
Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë[359], i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndiejnë kurrfarë rëndimi, për atë,[360] që u është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve sesa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[359] Pra, para mbërritjes së mërgimtarëve në Medinë.
[360] Plaçkën e luftës që iu nda mërgimtarëve të varfër.
Wel-ledhine xha’u min ba’dihim jekulune rebbena egfir lena we li’ehwaninal-ledhine sebekuna bil-’imani we la texh’al fi kulubina gillæn lilledhine ‘amenu rebbena ‘inneke re’ufun Rehimun
Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!”*
‘Elem tera ‘ilal-ledhine nafeku jekulune li’hwanihimul-ledhine keferu min ‘ehlil-kitabi le’in ‘uhrixhtum lenehruxhenne me’akum we la nuti’u fikum ‘ehedæn ‘ebedæn we ‘in kutiltum lenensurennekum wel-lahu jesh/hedu ‘innehum lekadhibune
A nuk e ke parë se si hipokritët u thanë shokëve të vet që nuk besuan prej ithtarëve të Librit: “Nëse ju dëbojnë, ne do të dalim me ju dhe kurrkujt nuk do t’i bindemi kundër jush; e, nëse ju sulmoheni, me siguri që do t’ju dalim në ndihmë”? Allahu dëshmon se ata janë vërtet gënjeshtarë.*
Le’in ‘uhrixhu la jehruxhune me’ahum we le’in kutilu la jensurunehum we le’in neseruhum lejuwellunnel-’edbare thumme la junserune
Nëse (hebrenjtë) do të dëbohen, hipokritët nuk do të shkojnë me ata. Nëse do të sulmohen, ata nuk do t’u dalin në ndihmë. Por, edhe sikur të nisen për t’i mbështetur, sigurisht që do të kthehen shpejt e do t’i lënë pa ndihmë.*
La jukatilunekum xhemi’æn ‘illa fi kuren muhessenetin ‘ew min wera’i xhudurin be’suhum bejnehum shedidun tehsebuhum xhemi’æn we kulubuhum shetta dhalike bi’ennehum kawmun la ja’kilune
Ata nuk do të luftojnë kundër jush së bashku, veçse në vende të fortifikuara ose pas mureve. Lufta ndërmjet tyre është e ashpër. Ti mendon se ata janë të bashkuar, mirëpo zemrat e tyre janë të përçara, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë.*
Kemethelil-ledhine min kablihim karibæn dhaku webale ‘emrihim we lehum ‘adhabun ‘elimun
Këta janë si ata,[362] që kanë qenë pak para tyre, që i shijuan pasojat e sjelljes së tyre (që në këtë botë); (ndërsa në botën tjetër) ata i pret një dënim i dhembshëm!*
Kemetheli esh-shejtani ‘idh kale lil’insani ekfur felemma kefere kale ‘inni beri’un minke ‘inni ‘ehafu Ellahe rebbel-’alemine
Aleatët e tyre hipokritë do t’i lënë në baltë, siç bën djalli, i cili i thotë njeriut: “Mos beso!”. Por, kur ky bëhet mohues, djalli i thotë: “Unë nuk kam të bëj me ty! Në të vërtetë, unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve”!*
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu etteku Ellahe we ltendhur nefsun ma kaddemet ligadin we etteku Ellahe ‘innall-llahe habirun bima ta’melune
O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!*
Lew ‘enzelna hadhal-kur’ane ‘ala xhebelin lere’ejtehu hashi’æn muteseddi’æn min hashjeti Ellahi we tilkel-’emthalu nedribuha lilnnasi le’allehum jetefekkerune
Sikur këtë Kuran t’ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut. Shembuj të tillë Ne u japim njerëzve, që ata të meditojnë.*
Huwel-lahul-ledhi la ‘ilahe ‘illa huwe ‘alimul-gajbi we esh-shehadeti huwe er-Rehmanu er-Rehimu
Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim), Njohësi i së dukshmes dhe i së padukshmes, Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!*
Huwel-lahul-ledhi la ‘ilahe ‘illa huwel-melikul-kuddusu es-selamul-mu’uminul-muhejminul-’azizul-xhebbarul-mutekebbiru subhanel-lahi ‘amma jushrikune
Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim). Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqëdhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!*
Huwel-lahul-halikul-bari’ul-musewwiru lehul-’esma’ul-husna jusebbihu lehu ma fi es-semawati wel-’erdi we huwel-’azizul-hekimu
Ai është Allahu, Krijuesi, Zanafillësi, Ai që çdo gjëje i jep trajtë. Atij i përkasin emrat më të bukur; Atë e përlëvdon gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.*
Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
N/A
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.