6. Enam · ajete 109–111

سورة الأنعام
109

وَأَقۡسَمُواْ بِٱللَّهِ جَهۡدَ أَيۡمَٰنِهِمۡ لَئِن جَآءَتۡهُمۡ ءَايَةٞ لَّيُؤۡمِنُنَّ بِهَاۚ قُلۡ إِنَّمَا ٱلۡأٓيَٰتُ عِندَ ٱللَّهِۖ وَمَا يُشۡعِرُكُمۡ أَنَّهَآ إِذَا جَآءَتۡ لَا يُؤۡمِنُونَ

We ‘eksemu billahi xhehde ‘ejmanihim le’in xha’et/hum ‘ajetun leju’uminunne biha kul ‘innemal-’ajatu ‘indel-lahi we ma jush’irukum ‘enneha ‘idha xha’et la ju’uminune

Ata u betuan me një betim të fortë në All-llahun, se nëse u vjen atyre ndonjë mrekulli, do ta besojnë. Thuaj: "Çështja e atyre mrekullive është te All-llahu". E ku e dini ju, ndoshta kur të vijnë ato nuk u besojnë".

110

وَنُقَلِّبُ أَفۡـِٔدَتَهُمۡ وَأَبۡصَٰرَهُمۡ كَمَا لَمۡ يُؤۡمِنُواْ بِهِۦٓ أَوَّلَ مَرَّةٖ وَنَذَرُهُمۡ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ

We nukallibu ‘ef’idetehum we ‘ebsarehum kema lem ju’uminu bihi ‘ewwele merretin we nedheruhum fi tugjanihim ja’mehune

Ne i rrotullojmë zemrat dhe të parët e tyre (prej besimit) ashtu sikundër nuk e besuan atë (Kur'anin) për herë të parë, dhe i lëmë të bredhin të hutuar në atë mashtrimin e tyre.

111

۞ وَلَوۡ أَنَّنَا نَزَّلۡنَآ إِلَيۡهِمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ وَكَلَّمَهُمُ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَحَشَرۡنَا عَلَيۡهِمۡ كُلَّ شَيۡءٖ قُبُلٗا مَّا كَانُواْ لِيُؤۡمِنُوٓاْ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ يَجۡهَلُونَ

We lew ‘ennena nezzelna ‘ilejhimul-mela’ikete we kellemehumul-mewta we hesherna ‘alejhim kulle shej’in kubulæn ma kanu liju’uminu ‘illa ‘en jesha’el-lahu we lekinne ‘ektherehum jexhhelune

E edhe sikur t'ua zbritnim Ne atyre engjëjt, t'u flitnin të vdekurit, t'u tubonim atyre çdo send (gjallesë) konkretisht, ata nuk kishin për të besuar, vetëm po të donte All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë (se besimi është dhuratë nga Zoti).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. parashtroi argumente dhe e bëri të qartë të vërtetën. Kush e kuptoi dhe e besoi, ai e ka për të mirën e vet, e kush nuk deshi të kuptojë faji është i tij. Pejgamberi është vetëm komunikues. Muhamedi a.s. urdhërohet ta ndjekë atë që i shpallet nga Zoti e të mos u vërë veshin ideve idhujtare. Besimtarëve iu është e ndaluar t’i fyejnë zotat (idhujt) e idhujtarëve e të nxisin armiqësi nga e cila idhujtarët injorantë kalojnë çdo kufi dhe e fyejnë Zotin, pse ata veprojnë e besojnë aq sa kanë mend. Ata thoshin, se do të besonin po t’u vinte ndonjë mrekulli. Mrekullitë i sjell Zoti atëherë kur të dojë, po ku ta dimë, ndoshta edhe këta nuk do t’i besojnë sikurse nuk i besuan të parët e tyre. Zoti ju rrotullon zemrat dhe të parët, e as nuk i kuptojnë, as nuk i shikojnë ato mrekulli dhe mbesin të humbur, si mbetën edhe të parët e tyre. donte Zoti yt, ata nuk do ta bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime.