۞ وَلَوۡ أَنَّنَا نَزَّلۡنَآ إِلَيۡهِمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ وَكَلَّمَهُمُ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَحَشَرۡنَا عَلَيۡهِمۡ كُلَّ شَيۡءٖ قُبُلٗا مَّا كَانُواْ لِيُؤۡمِنُوٓاْ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ يَجۡهَلُونَ
E edhe sikur t'ua zbritnim Ne atyre engjëjt, t'u flitnin të vdekurit, t'u tubonim atyre çdo send (gjallesë) konkretisht, ata nuk kishin për të besuar, vetëm po të donte All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë (se besimi është dhuratë nga Zoti).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. parashtroi argumente dhe e bëri të qartë të vërtetën. Kush e kuptoi dhe e besoi, ai e ka për të mirën e vet, e kush nuk deshi të kuptojë faji është i tij. Pejgamberi është vetëm komunikues. Muhamedi a.s. urdhërohet ta ndjekë atë që i shpallet nga Zoti e të mos u vërë veshin ideve idhujtare. Besimtarëve iu është e ndaluar t’i fyejnë zotat (idhujt) e idhujtarëve e të nxisin armiqësi nga e cila idhujtarët injorantë kalojnë çdo kufi dhe e fyejnë Zotin, pse ata veprojnë e besojnë aq sa kanë mend. Ata thoshin, se do të besonin po t’u vinte ndonjë mrekulli. Mrekullitë i sjell Zoti atëherë kur të dojë, po ku ta dimë, ndoshta edhe këta nuk do t’i besojnë sikurse nuk i besuan të parët e tyre. Zoti ju rrotullon zemrat dhe të parët, e as nuk i kuptojnë, as nuk i shikojnë ato mrekulli dhe mbesin të humbur, si mbetën edhe të parët e tyre. donte Zoti yt, ata nuk do ta bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime.