We ma lekum ‘ella te’kulu mimma dhukire esmu Ellahi ‘alejhi we kad fessele lekum ma herreme ‘alejkum ‘illa ma edturirtum ‘ilejhi we ‘inne kethiræn lejudillune bi’ehwa’ihim bigajri ‘ilmin ‘inne rebbeke huwe ‘a’lemu bil-mu’tedine
Ç'keni ju që të mos hani nga ajo për të cilën është përmendur emri i All-llahut, e Ai ju sqaroi juve se çka është e ndaluar për ju, përveç kur jeni detyruar (atëherë edhe harami është hallall). Një shumicë (e mohuesve), duke mos pasur kurrfarë dije, por vetëm nga pasionet e tyre, duan t'i largojnë nga e vërteta (njerëzit). Po Zoti yt di më së miri për ata që i shkelin dispozitat.
We la te’kulu mimma lem judhkeri esmu Ellahi ‘alejhi we ‘innehu lefiskun we ‘inne esh-shejatine lejuhune ‘ila ‘ewlija’ihim lijuxhadilukum we ‘in ‘eta’tumuhum ‘innekum lemushrikune
Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i All-llahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat. Djallëzit i nxisin miqtë e vet që t'ju polemizojnë juve, e nëse i dëgjoni ata, atëherë jeni si ata (idhujtarë).*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Muhamedit a.s. i jepet shenjë, që të jetë i durueshëm. Armiq nga radhët e njerëzve e të xhinëve patën edhe pejgamberët e tjerë, dhe se ata përpiqeshin në mënyra të ndryshme të largojnë prej rrugës së drejtë. Veset e atyre armiqve gjenin përkrahje tek ata, që ishin të luhatshëm në besim ndaj botës tjetër. Ata nuk bënin gjë tjetër vetëm se e ngarkonin veten me mëkate, e Pejgamberit nuk mund t’i sillnin kurrfarë dëmi. Sipas këtyre ajeteve po kuptohet, se nga xhinët ka besimtarë dhe jobesimtarë sikurse edhe nga njerëzit. Mushrikët kurejshitë i thanë Muhamedit a.s. të caktojë një gjykatës nga prijësit fetarë
‘Ewemen kane mejtæn fe’ehjejnahu we xhe’alna lehu nuræn jemshi bihi fi en-nasi kemen metheluhu fi edh-dhulumati lejse biharixhin minha kedhalike zujjine lilkafirine ma kanu ja’melune
Vallë, a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm dhe i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve, si ai që ka mbetur në errësirë (i humbur) dhe nuk mund të shpëtojë nga ajo? Ja, kështu (si këtij në errësirë) iu duket mirë mohuesve ajo që veprojnë.
We kedhelike xhe’alna fi kulli karjetin ‘ekabire muxhrimiha lijemkuru fiha we ma jemkurune ‘illa bi’enfusihim we ma jesh’urune
Dhe ashtu (sikurse në Mekë) në çdo qytet kemi bërë kriminelët e tij pari, në mënyrë që të bëjnë dredhi në të, por nuk mashtrojnë tjetërkë pos veten e tyre dhe prapëseprapë nuk kuptojnë.
We ‘idha xha’et/hum ‘ajetun kalu len nu’umine hetta nu’uta mithle ma ‘utije rusulu Ellahi Ellahu ‘a’lemu hejthu jexh’alu risaletehu sejusibul-ledhine ‘exhremu segarun ‘indel-lahi we ‘adhabun shedidun bima kanu jemkurune
E kur u vjen atyre ndonjë argument i prerë (për Muhammedin), ata thonë: "Kurrsesi nuk e besojmë atë (dërgesën e Muhammedit) derisa të mos na jepet edhe neve ngjashëm me atë që iu pat dhënë të dërguarve të All-llahut"! Më së miri All-llahu e di ku ta vërë dërgesën (risalen) e vet. Ata që bënë krim do t'i godasë poshtrimi dhe dënimi i fortë te All-llahu për shkak se vazhdimisht bënin hile.
Shpërndaj
—Recitimi nuk u hap. Provoni një recitues tjetër ose kontrolloni lidhjen.
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.