We kedhelike xhe’alna fi kulli karjetin ‘ekabire muxhrimiha lijemkuru fiha we ma jemkurune ‘illa bi’enfusihim we ma jesh’urune
Dhe ashtu (sikurse në Mekë) në çdo qytet kemi bërë kriminelët e tij pari, në mënyrë që të bëjnë dredhi në të, por nuk mashtrojnë tjetërkë pos veten e tyre dhe prapëseprapë nuk kuptojnë.
We ‘idha xha’et/hum ‘ajetun kalu len nu’umine hetta nu’uta mithle ma ‘utije rusulu Ellahi Ellahu ‘a’lemu hejthu jexh’alu risaletehu sejusibul-ledhine ‘exhremu segarun ‘indel-lahi we ‘adhabun shedidun bima kanu jemkurune
E kur u vjen atyre ndonjë argument i prerë (për Muhammedin), ata thonë: "Kurrsesi nuk e besojmë atë (dërgesën e Muhammedit) derisa të mos na jepet edhe neve ngjashëm me atë që iu pat dhënë të dërguarve të All-llahut"! Më së miri All-llahu e di ku ta vërë dërgesën (risalen) e vet. Ata që bënë krim do t'i godasë poshtrimi dhe dënimi i fortë te All-llahu për shkak se vazhdimisht bënin hile.
Femen juridi Ellahu ‘en jehdijehu jeshreh sedrehu lil’islami we men jurid ‘en judillehu jexh’al sedrehu dejjikæn herexhæn ke’ennema jessa’’adu fi es-sema’i kedhalike jexh’alu Ellahu er-rixhse ‘alel-ledhine la ju’uminune
Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.
We jewme jehshuruhum xhemi’æn ja ma’sherel-xhinni kadi estekthertum minel-’insi we kale ‘ewlija’uuhum minel-’insi rebbena estemte’a ba’duna biba’din we belegna ‘exhelenal-ledhi ‘exhxhelte lena kale en-naru methwakum halidine fiha ‘illa ma sha’el-lahu ‘inne rebbeke hekimun ‘alimun
Përkujto ditën kur Ai i tubon ata të gjithë (e u thotë): "O grumbull i xhinve, ju mashtruat shumë njerëz!" E nga njerëzit që ishin miq të tyre (të xhinve) thonë: "Zoti ynë ne përfituam njëri prej tjetrit, dhe e arritëm afatin të cilin e caktove!" Tha: "(Zoti) Zjarri është vendi juaj, përgjithmonë jeni në të, pos (kohës) çka do All-llahu". Vërtet Zoti yt është më i urti, më i dijshmi.