6. Enam · Ajeti 136

سورة الأنعام
Përkthimi Hasan Nahi
136

وَجَعَلُواْ لِلَّهِ مِمَّا ذَرَأَ مِنَ ٱلۡحَرۡثِ وَٱلۡأَنۡعَٰمِ نَصِيبٗا فَقَالُواْ هَٰذَا لِلَّهِ بِزَعۡمِهِمۡ وَهَٰذَا لِشُرَكَآئِنَاۖ فَمَا كَانَ لِشُرَكَآئِهِمۡ فَلَا يَصِلُ إِلَى ٱللَّهِۖ وَمَا كَانَ لِلَّهِ فَهُوَ يَصِلُ إِلَىٰ شُرَكَآئِهِمۡۗ سَآءَ مَا يَحۡكُمُونَ

We xhe’alu lillahi mimma dhere’e minel-herthi wel-’en’am nesibæn fekalu hadha lillahi biza’mihim we hedha lishureka’ina fema kane lishureka’ihim fela jesilu ‘ila Ellahi we ma kane lillahi fehuwe jesilu ‘ila shureka’ihim sa’e ma jehkumune

Ata[96] kanë caktuar për Allahun pjesë nga drithi dhe kafshët shtëpiake, të cilat i ka krijuar Ai dhe thonë sipas hamendjes së tyre: “Kjo është për Allahun, ndërsa kjo është për idhujt tanë”. Mirëpo ajo pjesë që është për idhujt e tyre, nuk arrin te Zoti, kurse ajo që ata e kanë caktuar për Allahun - ajo arrin te idhujt e tyre. Sa gjykim të shëmtuar bëjnë ata!*

Shënim i përkthyesit — Hasan Nahi
[96] Paganët arabë.