وَكَذَٰلِكَ زَيَّنَ لِكَثِيرٖ مِّنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ قَتۡلَ أَوۡلَٰدِهِمۡ شُرَكَآؤُهُمۡ لِيُرۡدُوهُمۡ وَلِيَلۡبِسُواْ عَلَيۡهِمۡ دِينَهُمۡۖ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَا فَعَلُوهُۖ فَذَرۡهُمۡ وَمَا يَفۡتَرُونَ
Kështu shumicës së idhujtarëve, idhujt ua hijeshuan atyre mbytjen e fëmijëve të vet, për t'i shkatërruar (me mashtrime) dhe për t'ua ngatërruar fenë (që e kishin pasur të Ismailit). Po sikur të donte All-llahu, ata nuk do ta bënin atë, andaj hiqu tyre dhe asaj që shpifin.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Veprat e njerëzve janë të niveleve të ndryshme, prandaj edhe shpërblimet në Ahiret do të jenë të shkallëve të llojllojshme. Zoti nuk ka nevojë për asnjë send, është Mëshirues dhe nga mëshira dërgoi pejgamber pas pejgamberi, nga mëshira që ka, nuk i ndëshkon mëkatarët menjëherë pas mëkatit, por iu dha afat që të pendohen, ndonëse momentet e paralajmëruara patjetër do të ndodhin. Edhe një nga xhahilijeti i idhujtarëve ishte krahasimi i idhujve me Zotin e vërtetë, kur një pjesë të bereqetit e caktonin për ta. Madje aq shumë i kishte mashtruar djalli nëpërmjet idhujve të tyre, saqë edhe fëmijët i flijonin për ta, e me këtë, edhe i shkatërronte, edhe i largonte nga feja e Ismailit, që kishte qenë e drejtë.