6. Enam · ajete 138–140

سورة الأنعام
138

وَقَالُواْ هَٰذِهِۦٓ أَنۡعَٰمٞ وَحَرۡثٌ حِجۡرٞ لَّا يَطۡعَمُهَآ إِلَّا مَن نَّشَآءُ بِزَعۡمِهِمۡ وَأَنۡعَٰمٌ حُرِّمَتۡ ظُهُورُهَا وَأَنۡعَٰمٞ لَّا يَذۡكُرُونَ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَيۡهَا ٱفۡتِرَآءً عَلَيۡهِۚ سَيَجۡزِيهِم بِمَا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ

We kalu hedhihi ‘en’amun we herthun hixhrun la jet’amuha ‘illa men nesha’u biza’mihim we ‘en’amun hurrimet dhuhuruha we ‘en’amun la jedhkurune esmel-lahi ‘alejha eftira’en ‘alejhi sejexhzihim bima kanu jefterune

Dhe sipas bindjes së tyre ata thoshin: "Këto kafshë dhe këto bimë janë të ndaluara, nuk mund të ushqehet me to, përveç ata të cilëve ne ua lejomë; këto janë kafshë që është e ndaluar t'u hipet; këto janë kafshë që gjatë therjes së tyre nuk përmendin emrin e All-llahut, duke shpifur ndaj Tij. Ai do t'i ndëshkojë ata për shpifjet e tyre".

139

وَقَالُواْ مَا فِي بُطُونِ هَٰذِهِ ٱلۡأَنۡعَٰمِ خَالِصَةٞ لِّذُكُورِنَا وَمُحَرَّمٌ عَلَىٰٓ أَزۡوَٰجِنَاۖ وَإِن يَكُن مَّيۡتَةٗ فَهُمۡ فِيهِ شُرَكَآءُۚ سَيَجۡزِيهِمۡ وَصۡفَهُمۡۚ إِنَّهُۥ حَكِيمٌ عَلِيمٞ

We kalu ma fi butuni hedhihil-’en’ami halisetun lidhukurina we muherremun ‘ala ‘ezwaxhina we ‘in jekun mejteten fehum fihi shureka’u sejexhzihim wesfehum ‘innehu hekimun ‘alimun

Madje ata thoshin: "Çka është në barqet e këtyre kafshëve është vetëm për mashkujt tanë, e ndaluar për gratë tona. E nëse ishte e ngordhtë (fruti në bark) ata (meshkuj e femra) ishin të barabartë në të. Do ta ndëshkojë Ai cilësimin e tyre të rrejshëm. Ai është i përsosur në punët e Tij, i dijshëm për krijesat e Tij".

140

قَدۡ خَسِرَ ٱلَّذِينَ قَتَلُوٓاْ أَوۡلَٰدَهُمۡ سَفَهَۢا بِغَيۡرِ عِلۡمٖ وَحَرَّمُواْ مَا رَزَقَهُمُ ٱللَّهُ ٱفۡتِرَآءً عَلَى ٱللَّهِۚ قَدۡ ضَلُّواْ وَمَا كَانُواْ مُهۡتَدِينَ

Kad hasirel-ledhine katelu ‘ewladehum sefehæn bigajri ‘ilmin we herremu ma rezekahumu Ellahu eftira’en ‘ala Ellahi kad dellu we ma kanu muhtedine

S'ka dyshim se kanë dështuar keq ata që mbytën fëmijët e tyre nga mendjelehtësia e pa kurrfarë dije dhe ata që duke i shpifur Zotit, shpallën të ndaluar atë që Zoti u kishte dhuruar. Ata kanë humbur rrugën e drejtë dhe prej fillimit nuk ishin në udhëzim.