6. Enam · ajete 144–147

سورة الأنعام
144

وَمِنَ ٱلۡإِبِلِ ٱثۡنَيۡنِ وَمِنَ ٱلۡبَقَرِ ٱثۡنَيۡنِۗ قُلۡ ءَآلذَّكَرَيۡنِ حَرَّمَ أَمِ ٱلۡأُنثَيَيۡنِ أَمَّا ٱشۡتَمَلَتۡ عَلَيۡهِ أَرۡحَامُ ٱلۡأُنثَيَيۡنِۖ أَمۡ كُنتُمۡ شُهَدَآءَ إِذۡ وَصَّىٰكُمُ ٱللَّهُ بِهَٰذَاۚ فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗا لِّيُضِلَّ ٱلنَّاسَ بِغَيۡرِ عِلۡمٍۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ

We minel-’ibili ethnejni we minel-bekari ethnejni kul ‘aldhdhekerejni herreme ‘emil-’unthejejni ‘emma eshtemelet ‘alejhi ‘erhamul-’unthejejni ‘em kuntum shuheda’e ‘idh wessakumu Ellahu bihedha femen ‘edhlemu mimmeni eftera ‘ala Ellahi kedhibæn lijudille en-nase bigajri ‘ilmin ‘innall-llahe la jehdil-kawme edh-dhalimine

Ai (krijoi) edhe nga devet dy (lloje) dhe nga lopët dy (lloje). Thuaj: "A dy meshkuj i ka ndaluar (haram), a dy femra, ose çka mban mitra e dy (llojeve të tyre) femrave?" A mos ishit të pranishëm kur All-llahu ju porositi me këtë (hallall apo haram)?" E kush është më mizor se ai që trillon rrenë për All-llahun dhe ashtu t'i humbë njerëzit në mungesë të dijes. All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë mizorët.

145

قُل لَّآ أَجِدُ فِي مَآ أُوحِيَ إِلَيَّ مُحَرَّمًا عَلَىٰ طَاعِمٖ يَطۡعَمُهُۥٓ إِلَّآ أَن يَكُونَ مَيۡتَةً أَوۡ دَمٗا مَّسۡفُوحًا أَوۡ لَحۡمَ خِنزِيرٖ فَإِنَّهُۥ رِجۡسٌ أَوۡ فِسۡقًا أُهِلَّ لِغَيۡرِ ٱللَّهِ بِهِۦۚ فَمَنِ ٱضۡطُرَّ غَيۡرَ بَاغٖ وَلَا عَادٖ فَإِنَّ رَبَّكَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Kul la ‘exhidu fi ma ‘uhije ‘ilejje muherremæn ‘ala ta’imin jet’amuhu ‘illa ‘en jekune mejteten ‘ew demæn mesfuhæn ‘ew lehme hinzirin fe’innehu rixhsun ‘ew fiskæn ‘uhille ligajri Ellahi bihi femeni edturre gajre bagin we la ‘adin fe’inne rebbeke gafurun Rehimun

Thuaj: "Në atë që më është shpallur mua (në Kur'an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai është i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t'i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, Zoti yt është që falë e mëshiron shumë".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Mushrikët, përveç të tjerash i klasifikonin bagëtinë, si të lejuara posaçërisht për meshkuj apo për femra, vrisnin fëmijët e tyre e veçanërisht vajzat, të cilat i varrosnin të gjalla, madje shpifën si të ndaluara disa kafshë dhe disa drithëra. Zoti xh. sh. jua numëron begatitë, që ua ka dhuruar, si vreshtat e llojllojshme, si kafshët për hipje, për qumësht, për lesh, për mish etj., për llojet më kryesore të kafshëve siç janë: devetë, lopët, delet e dhitë, të cilat meshkuj e femra janë tetë llojesh. Të gjitha trillimet e tyre rreth ndalimit të ngrënies së disa kafshëve, i sqaron ajeti i fundit, sipas të cilit është e ndaluar të hahen: kafsha e ngordhur, gjaku, mishi i derrit dhe kafsha që është therur në emër të ndonjë idhulli, e jo në emër të Allahut.
146

وَعَلَى ٱلَّذِينَ هَادُواْ حَرَّمۡنَا كُلَّ ذِي ظُفُرٖۖ وَمِنَ ٱلۡبَقَرِ وَٱلۡغَنَمِ حَرَّمۡنَا عَلَيۡهِمۡ شُحُومَهُمَآ إِلَّا مَا حَمَلَتۡ ظُهُورُهُمَآ أَوِ ٱلۡحَوَايَآ أَوۡ مَا ٱخۡتَلَطَ بِعَظۡمٖۚ ذَٰلِكَ جَزَيۡنَٰهُم بِبَغۡيِهِمۡۖ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ

We ‘alel-ledhine hadu herremna kulle dhi dhufurin we minel-bekari wel-ganemi herremna ‘alejhim shuhumehuma ‘illa ma hemelet dhuhuruhuma ‘ewil-hewaja ‘ew ma ehtelete bi’adhmin dhalike xhezejnahum bibegjihim we ‘inna lesadikune

E (posaçërisht) ndaj atyre që janë jehudi Ne u kemi ndaluar çdo (kafshë) thundrake: nga lopët dhe delet u kemi ndaluar dhjamin e tyre, pos atij (dhjami) në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe pos atij të përzier me ndonjë asht. Këtë (masë-ndalesë) e morëm si ndëshkim ndaj mëkatit të tyre. S'ka dyshim, Ne jemi të vërtetë (në çka ju rrëfejmë).

147

فَإِن كَذَّبُوكَ فَقُل رَّبُّكُمۡ ذُو رَحۡمَةٖ وَٰسِعَةٖ وَلَا يُرَدُّ بَأۡسُهُۥ عَنِ ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

Fe’in kedhdhebuke fekul rebbukum dhu rehmetin wasi’atin we la jureddu be’suhu ‘anil-kawmil-muxhrimine

Po, në qoftë se (për këtë jehuditë) e përgënjeshtrojnë. Thuaj: "Sa mëshirues i madh është ky Zoti juaj, po (mos u mashtroni) dënimi i Tij për njerëzit kriminelë nuk mund të prapësohet!"