6. Enam · Ajeti 145

سورة الأنعام
Përkthimi Sherif Ahmeti
145

قُل لَّآ أَجِدُ فِي مَآ أُوحِيَ إِلَيَّ مُحَرَّمًا عَلَىٰ طَاعِمٖ يَطۡعَمُهُۥٓ إِلَّآ أَن يَكُونَ مَيۡتَةً أَوۡ دَمٗا مَّسۡفُوحًا أَوۡ لَحۡمَ خِنزِيرٖ فَإِنَّهُۥ رِجۡسٌ أَوۡ فِسۡقًا أُهِلَّ لِغَيۡرِ ٱللَّهِ بِهِۦۚ فَمَنِ ٱضۡطُرَّ غَيۡرَ بَاغٖ وَلَا عَادٖ فَإِنَّ رَبَّكَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Thuaj: "Në atë që më është shpallur mua (në Kur'an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai është i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t'i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, Zoti yt është që falë e mëshiron shumë".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Mushrikët, përveç të tjerash i klasifikonin bagëtinë, si të lejuara posaçërisht për meshkuj apo për femra, vrisnin fëmijët e tyre e veçanërisht vajzat, të cilat i varrosnin të gjalla, madje shpifën si të ndaluara disa kafshë dhe disa drithëra. Zoti xh. sh. jua numëron begatitë, që ua ka dhuruar, si vreshtat e llojllojshme, si kafshët për hipje, për qumësht, për lesh, për mish etj., për llojet më kryesore të kafshëve siç janë: devetë, lopët, delet e dhitë, të cilat meshkuj e femra janë tetë llojesh. Të gjitha trillimet e tyre rreth ndalimit të ngrënies së disa kafshëve, i sqaron ajeti i fundit, sipas të cilit është e ndaluar të hahen: kafsha e ngordhur, gjaku, mishi i derrit dhe kafsha që është therur në emër të ndonjë idhulli, e jo në emër të Allahut.