6. Enam · ajete 148–150

سورة الأنعام
148

سَيَقُولُ ٱلَّذِينَ أَشۡرَكُواْ لَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَآ أَشۡرَكۡنَا وَلَآ ءَابَآؤُنَا وَلَا حَرَّمۡنَا مِن شَيۡءٖۚ كَذَٰلِكَ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ حَتَّىٰ ذَاقُواْ بَأۡسَنَاۗ قُلۡ هَلۡ عِندَكُم مِّنۡ عِلۡمٖ فَتُخۡرِجُوهُ لَنَآۖ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَإِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا تَخۡرُصُونَ

Sejekulul-ledhine ‘eshreku lew sha’el-lahu ma ‘eshrekna we la ‘aba’uuna we la herremna min shej’in kedhalike kedhdhebel-ledhine min kablihim hetta dhaku be’sena kul hel ‘indekum min ‘ilmin fetuhrixhuhu lena ‘in tettebi’une ‘illa edh-dhenne we ‘in ‘entum ‘illa tehrusune

E ata që i shoqëruan Zotit, do të thoshin: "Sikur të donte All-llahu nuk do t'i bënim shok (nuk do të ishim idhujtarë) as ne, as prindërit tanë, e as nuk do të ndalonim asnjë send."Kështu patën gënjyer edhe ata që ishin para tyre derisa (për shkak të mëkatit) përjetuan dënimin tonë të ashpër. Thuaj: "A mos keni ndonjë fakt e të na e prezentoni atë neve?" Ju i mbështeteni vetëm hamendjes, në të vërtetë,vetëm gënjeni".

149

قُلۡ فَلِلَّهِ ٱلۡحُجَّةُ ٱلۡبَٰلِغَةُۖ فَلَوۡ شَآءَ لَهَدَىٰكُمۡ أَجۡمَعِينَ

Kul felillahil-huxhxhetul-baligatu felew sha’e lehedakum ‘exhma’ine

Thuaj: "All-llahu ka argumentin më të plotë dhe sikur të donte Ai do t'ju vinte në rrugë të drejtë të gjithëve".

150

قُلۡ هَلُمَّ شُهَدَآءَكُمُ ٱلَّذِينَ يَشۡهَدُونَ أَنَّ ٱللَّهَ حَرَّمَ هَٰذَاۖ فَإِن شَهِدُواْ فَلَا تَشۡهَدۡ مَعَهُمۡۚ وَلَا تَتَّبِعۡ أَهۡوَآءَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ وَهُم بِرَبِّهِمۡ يَعۡدِلُونَ

Kul helumme shuheda’ekumul-ledhine jesh/hedune ‘ennel-lahe herreme hadha fe’in shehidu fela tesh/hed me’ahum we la tettebi’ ‘ehwa’el-ledhine kedhdhebu bi’ajatina wel-ledhine la ju’uminune bil-’ahireti we hum birebbihim ja’dilune

Thuaj: "Sillni dëshmitarët, të cilët dëshmojnë se All-llahu ndaloi (bëri haram) ato (që i ndalonin vetë). Nëse duan të dëshmojnë rrejshëm, ti mos dëshmo bashkë me ta dhe mos shko pas dëshirave të atyre që argumentet Tona i bënë të rreme dhe pas atyre që nuk besojnë jetën e që largohen prej Zotit të tyre (adhurojnë tjetër)".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Jehuditë u ndëshkuan edhe me ndalimin e ngrënies së mishit të disa kafshëve, për shkak të sjelleve të tyre të shfrenuara. Këtë masë ndëshkuese iu vinte rëndë ta pranonin, ndaj gjithnjë polemizonin me Muhamedin a.s.. E madhe është mëshira e Zotit: i lejon mëkatarët të vazhdojnë jetën, por edhe dënimi i Tij është shumë i rreptë dhe atë nuk ka kush, që ta pengojë. Idhujtarët mekas, sikundër bëjnë edhe mëkatarët e tjerë, kur iu thuhet të largohen nga mëkati, përpiqeshin t’ia veshin fajin tjetërkujt e jo vetes. Në të vërtetë, në raste të tilla pranojnë doktrinën e “Xhebrijve” sipas së cilës mohohet liria e njeriut në vepra e deri diku edhe përgjegjësia. bindje të mirë, dhe sqarues për çdo send, udhërrëfyes e mëshirë, ashtu që të besojnë, se do të takohen me Zotin e tyre.