6. Enam · Ajeti 150

سورة الأنعام
Përkthimi Sherif Ahmeti
150

قُلۡ هَلُمَّ شُهَدَآءَكُمُ ٱلَّذِينَ يَشۡهَدُونَ أَنَّ ٱللَّهَ حَرَّمَ هَٰذَاۖ فَإِن شَهِدُواْ فَلَا تَشۡهَدۡ مَعَهُمۡۚ وَلَا تَتَّبِعۡ أَهۡوَآءَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ وَهُم بِرَبِّهِمۡ يَعۡدِلُونَ

Thuaj: "Sillni dëshmitarët, të cilët dëshmojnë se All-llahu ndaloi (bëri haram) ato (që i ndalonin vetë). Nëse duan të dëshmojnë rrejshëm, ti mos dëshmo bashkë me ta dhe mos shko pas dëshirave të atyre që argumentet Tona i bënë të rreme dhe pas atyre që nuk besojnë jetën e që largohen prej Zotit të tyre (adhurojnë tjetër)".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Jehuditë u ndëshkuan edhe me ndalimin e ngrënies së mishit të disa kafshëve, për shkak të sjelleve të tyre të shfrenuara. Këtë masë ndëshkuese iu vinte rëndë ta pranonin, ndaj gjithnjë polemizonin me Muhamedin a.s.. E madhe është mëshira e Zotit: i lejon mëkatarët të vazhdojnë jetën, por edhe dënimi i Tij është shumë i rreptë dhe atë nuk ka kush, që ta pengojë. Idhujtarët mekas, sikundër bëjnë edhe mëkatarët e tjerë, kur iu thuhet të largohen nga mëkati, përpiqeshin t’ia veshin fajin tjetërkujt e jo vetes. Në të vërtetë, në raste të tilla pranojnë doktrinën e “Xhebrijve” sipas së cilës mohohet liria e njeriut në vepra e deri diku edhe përgjegjësia. bindje të mirë, dhe sqarues për çdo send, udhërrëfyes e mëshirë, ashtu që të besojnë, se do të takohen me Zotin e tyre.