6. Enam · ajete 159–165

سورة الأنعام
159

إِنَّ ٱلَّذِينَ فَرَّقُواْ دِينَهُمۡ وَكَانُواْ شِيَعٗا لَّسۡتَ مِنۡهُمۡ فِي شَيۡءٍۚ إِنَّمَآ أَمۡرُهُمۡ إِلَى ٱللَّهِ ثُمَّ يُنَبِّئُهُم بِمَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ

‘Innel-ledhine ferreku dinehum we kanu shija’æn leste minhum fi shej’in ‘innema ‘emruhum ‘ila Ellahi thumme junebbi’uhum bima kanu jef’alune

Vërtet ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie. Çështja e tyre është vetëm te All-llahu, Ai do t'i njohë me atë që punuan.

160

مَن جَآءَ بِٱلۡحَسَنَةِ فَلَهُۥ عَشۡرُ أَمۡثَالِهَاۖ وَمَن جَآءَ بِٱلسَّيِّئَةِ فَلَا يُجۡزَىٰٓ إِلَّا مِثۡلَهَا وَهُمۡ لَا يُظۡلَمُونَ

Men xha’e bil-heseneti felehu ‘ashru ‘emthaliha we men xha’e bis-sejji’eti fela juxhza ‘illa mithleha we hum la judhlemune

Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë.

161

قُلۡ إِنَّنِي هَدَىٰنِي رَبِّيٓ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ دِينٗا قِيَمٗا مِّلَّةَ إِبۡرَٰهِيمَ حَنِيفٗاۚ وَمَا كَانَ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ

Kul ‘inneni hedani rabbi ‘ila siratin mustekimin dinæn kijemæn millete ‘ibrahime henifæn we ma kane minel-mushrikine

Thuaj: "Vërtet Zoti im më udhëzoi në rrugë të drejtë, që është fé e drejtë, fé e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota. Ai (Ibrahimi) nuk ishte idhujtar"!

162

قُلۡ إِنَّ صَلَاتِي وَنُسُكِي وَمَحۡيَايَ وَمَمَاتِي لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Kul ‘inne selati we nusuki we mehjaje we memati lillahi rabbil-’alemine

Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve".

163

لَا شَرِيكَ لَهُۥۖ وَبِذَٰلِكَ أُمِرۡتُ وَأَنَا۠ أَوَّلُ ٱلۡمُسۡلِمِينَ

La sherike lehu we bidhelike ‘umirtu we ‘ena ‘ewwelul-muslimine

Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)!

164

قُلۡ أَغَيۡرَ ٱللَّهِ أَبۡغِي رَبّٗا وَهُوَ رَبُّ كُلِّ شَيۡءٖۚ وَلَا تَكۡسِبُ كُلُّ نَفۡسٍ إِلَّا عَلَيۡهَاۚ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٞ وِزۡرَ أُخۡرَىٰۚ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّكُم مَّرۡجِعُكُمۡ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ فِيهِ تَخۡتَلِفُونَ

Kul ‘egajrel-lahi ‘ebgi rebbæn we huwe rebbu kulli shej’in we la teksibu kullu nefsin ‘illa ‘alejha we la teziru waziretun wizre ‘uhra thumme ‘ila rabbikum merxhi’ukum fejunebbi’ukum bima kuntum fihi tehtelifune

Thuaj: " A të kërkojë Zot pos All-llahut, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues) dhe dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. Mandej, kthimi juaj është te Zoti juaj; e Ai ju njofton për atë që përçaheshit".

165

وَهُوَ ٱلَّذِي جَعَلَكُمۡ خَلَٰٓئِفَ ٱلۡأَرۡضِ وَرَفَعَ بَعۡضَكُمۡ فَوۡقَ بَعۡضٖ دَرَجَٰتٖ لِّيَبۡلُوَكُمۡ فِي مَآ ءَاتَىٰكُمۡۗ إِنَّ رَبَّكَ سَرِيعُ ٱلۡعِقَابِ وَإِنَّهُۥ لَغَفُورٞ رَّحِيمُۢ

We huwel-ledhi xhe’alekum hala’ifel-’erdi we refe’a ba’dekum fewka ba’din derexhatin lijebluwekum fi ma ‘atakum ‘inne rebbeke seri’ul-’ikabi we ‘innehu legafurun Rehimun

Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi në një shkallë më të lartë disa nga ju mbi të tjerët, për t'ju sprovuar në atë që ju dha. All-llahu është ndëshkues i shpejtë, është që falë e Mëshirues.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ata që e përçanë fenë e tyre ishin jehuditë dhe të krishterët, sepse diçka përvetësuan prej saj e diçka tjetër e refuzuan. Çdo përçarje në fe, çdo grup i formuar sipas ndonjë dijetari a sipas një të pari, është i përbuzur. Dhjetëfishi i shpërblimit për një vepër të mirë është shkalla më e ulët e shpërblimit, pse më e larta është shtatëqind e sipër. Shpërblimi i shumëfishtë është bujaria e Zotit, e ndëshkimi sipas veprës është drejtësia e Tij. Kush nuk i përmbahet Fesë Islame ai është edhe jashtë fesë së Ibrahimit. Muhamedi a.s. është i pari, që në mënyrën më të përsosur e praktikoi Fenë Islame. Në Fenë Islame nuk duhet të ketë formalitete, çdo lloj vepre duhet kryer për hir të Zotit. Asnjë person nuk përgjigjet për veprën e tjetrit, e as nuk e bart mëkatin e tjetrit. Ky është parim i përgjithshëm islam. Shpeshherë në Kuran Zoti xh.sh. i bashkon cilësitë e veta mëshiruese dhe ndëshkuese, ashtu që ndonjëherë i thërret robërit e vet në shpresë e xhenet, e ndonjëherë tjetër në frikë, kërcënim e zjarr, kuptohet për të mjekuar secilin sipas sëmundjes. Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi i kaptinës En’am. Falënderimi i qoftë Atij!