6. Enam · Ajeti 165

سورة الأنعام
Përkthimi Sherif Ahmeti
165

وَهُوَ ٱلَّذِي جَعَلَكُمۡ خَلَٰٓئِفَ ٱلۡأَرۡضِ وَرَفَعَ بَعۡضَكُمۡ فَوۡقَ بَعۡضٖ دَرَجَٰتٖ لِّيَبۡلُوَكُمۡ فِي مَآ ءَاتَىٰكُمۡۗ إِنَّ رَبَّكَ سَرِيعُ ٱلۡعِقَابِ وَإِنَّهُۥ لَغَفُورٞ رَّحِيمُۢ

Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi në një shkallë më të lartë disa nga ju mbi të tjerët, për t'ju sprovuar në atë që ju dha. All-llahu është ndëshkues i shpejtë, është që falë e Mëshirues.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ata që e përçanë fenë e tyre ishin jehuditë dhe të krishterët, sepse diçka përvetësuan prej saj e diçka tjetër e refuzuan. Çdo përçarje në fe, çdo grup i formuar sipas ndonjë dijetari a sipas një të pari, është i përbuzur. Dhjetëfishi i shpërblimit për një vepër të mirë është shkalla më e ulët e shpërblimit, pse më e larta është shtatëqind e sipër. Shpërblimi i shumëfishtë është bujaria e Zotit, e ndëshkimi sipas veprës është drejtësia e Tij. Kush nuk i përmbahet Fesë Islame ai është edhe jashtë fesë së Ibrahimit. Muhamedi a.s. është i pari, që në mënyrën më të përsosur e praktikoi Fenë Islame. Në Fenë Islame nuk duhet të ketë formalitete, çdo lloj vepre duhet kryer për hir të Zotit. Asnjë person nuk përgjigjet për veprën e tjetrit, e as nuk e bart mëkatin e tjetrit. Ky është parim i përgjithshëm islam. Shpeshherë në Kuran Zoti xh.sh. i bashkon cilësitë e veta mëshiruese dhe ndëshkuese, ashtu që ndonjëherë i thërret robërit e vet në shpresë e xhenet, e ndonjëherë tjetër në frikë, kërcënim e zjarr, kuptohet për të mjekuar secilin sipas sëmundjes. Me ndihmën e Zotit përfundoi përkthimi i kaptinës En’am. Falënderimi i qoftë Atij!