6. Enam · ajete 60–63

سورة الأنعام
60

وَهُوَ ٱلَّذِي يَتَوَفَّىٰكُم بِٱلَّيۡلِ وَيَعۡلَمُ مَا جَرَحۡتُم بِٱلنَّهَارِ ثُمَّ يَبۡعَثُكُمۡ فِيهِ لِيُقۡضَىٰٓ أَجَلٞ مُّسَمّٗىۖ ثُمَّ إِلَيۡهِ مَرۡجِعُكُمۡ ثُمَّ يُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

We huwel-ledhi jeteweffakum bil-lejli we ja’lemu ma xherehtum bin-nehari thumme jeb’athukum fihi lijukda ‘exhelun musemmen thumme ‘ilejhi merxhi’ukum thumme junebbi’ukum bima kuntum ta’melune

Ai është që ju vë në gjumë natën dhe e di çka vepruat ditën, pastaj ju ngjall-zgjon në të (ditën) deri në afatin e caktuar (vdekje). Pastaj do të ktheheni e do t'ju njoftojë me atë që keni pas vepruar.

61

وَهُوَ ٱلۡقَاهِرُ فَوۡقَ عِبَادِهِۦۖ وَيُرۡسِلُ عَلَيۡكُمۡ حَفَظَةً حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَحَدَكُمُ ٱلۡمَوۡتُ تَوَفَّتۡهُ رُسُلُنَا وَهُمۡ لَا يُفَرِّطُونَ

We huwel-kahiru fewka ‘ibadihi we jursilu ‘alejkum hefedheten hetta ‘idha xha’e ‘ehedekumul-mewtu teweffet/hu rusuluna we hum la juferritune

Vetëm Ai është mbizotërues ndaj robërve të vet. Ndaj juve dërgon rojë (cakton engjëj) derisa kur t'i vijë ndonjërit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin të dërguarit tanë (të tjerë) dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi.

62

ثُمَّ رُدُّوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ مَوۡلَىٰهُمُ ٱلۡحَقِّۚ أَلَا لَهُ ٱلۡحُكۡمُ وَهُوَ أَسۡرَعُ ٱلۡحَٰسِبِينَ

Thumme ruddu ‘ila Ellahi mewlahumul-hekki ‘ela lehul-hukmu we huwe ‘esra’ul-hasibine

Pastaj i kthehen All-llahut, Sunduesit të vërtetë të tyre. Vetëm i tij është sundimi (gjykimi) dhe Ai është më i shpejti i llogaritësve.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Paria mekase ishte e rendit feudal, mendonte se ishte e privilegjuar, edhe te Zoti dhe te Pejgamberi i Tij, prandaj i brente pozita e afërt te Pejgamberi a.s. e disave që kishin qenë robër, që nuk ishin të origjinës arabe ose kurejshite. Zoti xh. sh. i tregoi Muhamedit a.s., se ai e di më së miri për atë që është mirënjohës dhe atij ia dhuron rrugën e drejtë, e di edhe për atë që është bukëpërmbysur dhe e lë në errësirë. Mandej, e urdhëron Muhamedin që ata, besimtarët e sinqertë t’i përshëndesë përpara tyre, t’ju rrëfejë se ai që pendohet për gabimin e bërë pa dije Zoti do t’ia falë. Idhujtarët talleshin me Muhamedin a.s. për kërcënimet, me të cilat u tërhiqte vërejtjen e i thoshin: ku janë ato dënime për të cilat thua? Muhamedi a.s. iu tha, se ajo çështje nuk është në dorën time, është çështje e Zotit, vetëm Ai i di të fshehtat, di për çdo qenie në tokë apo në ujë, e di për farën në thellësi të tokës, se a do të mbijë ose jo, ia di vendin ku gjendet, e di për çdo gjeth që bie, i di të gjitha në tërësi e në hollësi. Çështjet e fshehta nuk i di kush, pos Zotit. Ai ndodh që ndonjë pejgamber ta njoftojë për ndonjë sosh. Gjumi është një nimet i madh prej Zotit, nuk është vdekje e vërtetë, por jo edhe jetë frytdhënëse. Çdo njeri ka rojë engjëjsh të caktuar prej Zotit, të cilët e përcjellin deri në momentin e vdekjes, e në atë moment vijnë engjëjt e tjerë, të caktuar për marrjen e shpirtit. Engjëjt nuk guxojnë t'i shmangen detyrës së vet, as sa qimja e flokut.
63

قُلۡ مَن يُنَجِّيكُم مِّن ظُلُمَٰتِ ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِ تَدۡعُونَهُۥ تَضَرُّعٗا وَخُفۡيَةٗ لَّئِنۡ أَنجَىٰنَا مِنۡ هَٰذِهِۦ لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلشَّٰكِرِينَ

Kul men junexhxhikum min dhulumatil-berri wel-behri ted’unehu tederru’æn we hufjeten le’in ‘enxhana min hedhihi lenekunenne mine esh-shakirine

Thuaj: "Kush ju shpëton prej errësirave (trishtuese) të tokës e të detit e (nga trishtimi) ju e lutni atë haptas e fshehtas (duke thënë), nëse Ai na shpëton prej kësaj, ne do të jemi (besimtarë) mirënjohës?"