Thumme ruddu ‘ila Ellahi mewlahumul-hekki ‘ela lehul-hukmu we huwe ‘esra’ul-hasibine
Pastaj i kthehen All-llahut, Sunduesit të vërtetë të tyre. Vetëm i tij është sundimi (gjykimi) dhe Ai është më i shpejti i llogaritësve.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Paria mekase ishte e rendit feudal, mendonte se ishte e privilegjuar, edhe te Zoti dhe te Pejgamberi i Tij, prandaj i brente pozita e afërt te Pejgamberi a.s. e disave që kishin qenë robër, që nuk ishin të origjinës arabe ose kurejshite. Zoti xh. sh. i tregoi Muhamedit a.s., se ai e di më së miri për atë që është mirënjohës dhe atij ia dhuron rrugën e drejtë, e di edhe për atë që është bukëpërmbysur dhe e lë në errësirë. Mandej, e urdhëron Muhamedin që ata, besimtarët e sinqertë t’i përshëndesë përpara tyre, t’ju rrëfejë se ai që pendohet për gabimin e bërë pa dije Zoti do t’ia falë. Idhujtarët talleshin me Muhamedin a.s. për kërcënimet, me të cilat u tërhiqte vërejtjen e i thoshin: ku janë ato dënime për të cilat thua? Muhamedi a.s. iu tha, se ajo çështje nuk është në dorën time, është çështje e Zotit, vetëm Ai i di të fshehtat, di për çdo qenie në tokë apo në ujë, e di për farën në thellësi të tokës, se a do të mbijë ose jo, ia di vendin ku gjendet, e di për çdo gjeth që bie, i di të gjitha në tërësi e në hollësi. Çështjet e fshehta nuk i di kush, pos Zotit. Ai ndodh që ndonjë pejgamber ta njoftojë për ndonjë sosh. Gjumi është një nimet i madh prej Zotit, nuk është vdekje e vërtetë, por jo edhe jetë frytdhënëse. Çdo njeri ka rojë engjëjsh të caktuar prej Zotit, të cilët e përcjellin deri në momentin e vdekjes, e në atë moment vijnë engjëjt e tjerë, të caktuar për marrjen e shpirtit. Engjëjt nuk guxojnë t'i shmangen detyrës së vet, as sa qimja e flokut.
Kul men junexhxhikum min dhulumatil-berri wel-behri ted’unehu tederru’æn we hufjeten le’in ‘enxhana min hedhihi lenekunenne mine esh-shakirine
Thuaj: "Kush ju shpëton prej errësirave (trishtuese) të tokës e të detit e (nga trishtimi) ju e lutni atë haptas e fshehtas (duke thënë), nëse Ai na shpëton prej kësaj, ne do të jemi (besimtarë) mirënjohës?"
Kul huwel-kadiru ‘ala ‘en jeb’athe ‘alejkum ‘adhabæn min fewkikum ‘ew min tehti ‘erxhulikum ‘ew jelbisekum shija’æn we judhika ba’dekum be’se ba’din endhur kejfe nuserriful-’ajati le’allehum jefkahune
Thuaj: "Ai ka fuqi (t'ju shpëtojë, por edhe) t'ju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo t'ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë".