6. Enam · Ajeti 63 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 6:63–6:83

Lati i Ibrahimit dhe populli i tij besonin në shumë zota. Në asi zotash që i kishin gdhendur nga guri, nga druri, nga meiali e trajtësuar si statuja, por edhe në trupa qiellorë si në yje, diell e hënë. Paraqitja e Ibrahimit sikurse e beson njëherë një yll e pastaj hënën dhe diellin, ka pasur për qëllim dialogun me anën e të cilit do ta bindte kundërshtarin për besimin e tij të gabuar. Për ndryshe Ibrahimi asnjëherë nuk ka pasur dyshim në Zotin e vërtetë Krijues. Të këtij mendimi janë mufessirët më eminentë si: Kurtubi, Zamahsheri, Ebisuud, Ibni Kethir, Bahrul muhit, Rrazi, Sabuni etj.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 6:63–6:65

- Thuaj: “Kush ju shpëton prej errësirave të tokës e të detit, kur ju i luteni Atij përulësisht e fshehtas: “Sikur të na shpëtojë prej kësaj, ne do të jemi mirënjohës!” - Allahu i Madhëruar u kujton njerëzve bamirësinë e Tij të madhe me ta, kur Ai i shpëton në çaste vështirësie, kur janë në rrezik për jetën, në det qoftë, apo në tokë. Ai u gjendet pranë kur ata janë të dëshpëruar në hapësirat e gjera të shkretëtirave ose kur janë mes valëve të frikshme të detit dhe furtunës. Në ato momente, ata i luten veçse Allahut si Një dhe i Vetëm, siç thotë Allahu i Madhëruar: “Kur gjendeni në rrezik në mes të detit, harrohen ata të cilëve ju u luteni zakonisht, përveç Atij (Allahut). Por pasi Ai ju shpëton e ju nxjerr në tokë, ju sërish i ktheni shpinën. Njeriu është mohues i madh.” [Isra 67]. Ndërsa këtu Allahu i Madhëruar thotë: Thuaj: “Kush ju shpëton prej errësirave të tokës e të detit, kur ju i luteni Atij përulësisht e fshehtas: “Sikur të na shpëtojë prej kësaj, ne do të jemi mirënjohës!” - Thuaj: “Është Allahu Ai që ju shpëton prej këtyre dhe prej çdo breng e tjetër. Megjithatë, ju adhuroni zota të rremë! -

Pasi ju ka shpëtuar Ai dhe jeni në kohë mirësie e bollëku, ju iu luteni përsëri zotave të tjerë. - Thuaj: “Ai është i Plotfuqishëm t’ju sjellë një dënim ... - Edhe pasi ju shpëton, Ai është i Plotpushtetshëm që të dërgojë dënim mbi ju. Ai thotë se këtë dënim mund t’jua lëshojë: - prej së larti ose prej së poshtmi, nën këmbët tuaja, ose t’ju ndajë në grupe e të luftoni njëri -tjetrin.” - Muxhahidi ka thënë: “Ky është për umetin e Muhamedit. Allahu i ka falur dhe kursyer ata nga gjithëpërfshirja me ndëshkim.” Ka hadithe të shumta në lidhje me këtë çështje. Le të sjellim disa prej tyre. (Allahut i mbështetemi dhe vetëm Atij i kërkojmë ndihmën!) Buhariu, në tefsirin e këtij ajeti, sjell hadithin nga Xhabir Ibn Abdilahi, që thotë: 1 108. “Kur zbriti fjala e Allahut: “Thuaj: “Ai është i Plotfuqishëm t’ju sjellë një dënim prej së larti ...”, Profeti tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde (të nderuar e Bujare)!” Kur zbriti fjala e Tij: “...ose prej së poshtmi, nën këmbët tuaja...”, Profeti tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde (të nderuar e bujare)!” Kur zbriti fjala e Tij: “...ose t’ju ndajë në grupe e të luftoni njëri-tjetrin.”, Profeti tha: “Kjo është më e lehtë! (ose: “më e thjeshtë).” Po kështu e sjell edhe Nesaiu nga Kutejbe. Hadithi vjen edhe nga Ibn Hibani në Sahih-un e tij dhe Ebu Bekër Ibn Merde uejhi. Kurse Imam Ahmedi sjell hadithin nga Sad Ibn Ebu Uekkasi, i cili ka thënë: 1 109. “Ne po kalonim nga xhamia e Benu Mua uijes, kur Profeti ﷺ hyri në të e fali dy rekatë namaz. Edhe ne u falëm bashkë me të. Ai iu lut Zotit gjatë, pastaj tha: “I kërkova Zotit tim tri gjëra: Iu luta që të mos e shkatërrojë umetin tim me përmbytje gjithëpërfshirëse, dhe ma pranoi lutjen. Iu luta që të mos e shkatërrojë umetin tim me thatësirë gjithëpërfshirëse, dhe ma pranoi lutjen. Iu luta që të mos lejojë urrejtjen e agresionin mes tyre (e të luftojnë njëri -tjetrin), por nuk ma pranoi këtë lutje.” Këtë hadith e ka përnxjerrë veçse Muslimi, përmes rrugës së Uthman Ibn Hakimit. Ibn Merde uejhi sjell hadithin nga Ibn Abasi, që ka thënë : 1110. “Kur zbriti ajeti: “Thuaj: “Ai është i Plotfuqishëm t’ju sjellë një dënim prej së larti, ose prej së poshtmi, nën këmbët tuaja, ose t’ju ndajë në grupe e të luftoni njëri - tjetrin”, Profeti, - tregon Ibn Abasi, - u ngrit, mori abdes, dhe pastaj tha: “O Allah! Mos dërgo mbi popullin tim dënim prej së larti, ose prej së poshtmi, nën këmbët e tyre, dhe mos i ndaj në grupe e mos i bëj të luftojnë njëri -tjetrin!” Ibn Abasi thotë: “Atëherë, atij i erdhi Xhibrili dhe tha: “O Muhamed! Allahu e ruajti umetin tënd nga dënimi prej së larti ose prej së poshtmi, nën këmbët e tyre!” Ibn Merde uejhi sjell hadithin nga Ibn Abasi, se: 1 111. “Profeti i Allahut ka thënë: “Unë e luta Allahun që ta ruajë umetin tim nga katër gjëra. Ai pranoi ta ruajë nga dy, por nuk pranoi ta ruajë nga dy të tjera. Iu luta Atij që ta ruajë nga dënimi prej së larti me gurë dhe së poshtmi me përmbytje. Iu luta, gjithashtu, që të mos i ndajë në grupe dhe mos i bëjë të luftojnë njëri-tjetrin!”. Ai m’u përgjigj që të mos i dënojë prej së larti me gurë dhe prej së poshtmi me përmbytje, por nuk pranoi që t’i ruajë nga përçarja e vrasja mes tyre.” Sufjan el Theuriu sjell me senedin e tij hadithin nga Ubej Ibn Keabi, i cili ka thënë: “Në këtë umet do të ndodhin katër gjëra; dy prej tyre janë shfaqur tashmë dhe kanë mbetur pa shfaqur edhe dy të tjera. “Thuaj: “Ai është i Plotfuqishëm t’ju sjellë një dënim prej së larti, - Profeti ﷺ tha: “Domethënë, dënim me gurë nga qielli”, - ose prej së poshtmi, nën këmbët tuaja...” - këtu tha: “El hasfu është shembja dhe hapja e tokës.” Këtë mendim e kë përzgjedhur Ibn Xheriri, që argumenton për saktësinë e tij me fjalën e Allahut, kur thotë: “ A u siguruat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju përpijë toka kur të dridhet?! Apo u siguruat prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh?! Ju do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im! ” [Mulk 16, 17 ]. Në një hadith tjetër thuhet: 1112. “Në këtë umet do

të ndodhin dënime me gurë nga sipër, dënime me shembje e hapje të tokës nga poshtë dhe dënime me shndërrim të njerëzve në majmunë dhe në derra.” Kjo është përmendur mes argumenteve që flasin për shenjat e Kijametit dhe do të sillet hollësisht në vendin e vet, në dashtë Allahu. Allahu i Madhëruar thotë: “...ose t’ju ndajë në grupe...”. Kuptimi: ose t’ju ndajë në fraksione e grupacione me kundërshtime të ashpra me njëra-tjetrën, sikurse ka ardhur në hadithin me versione e rrugë të shumta transmetimi nga Profeti: 1 113. “...ky umet do të përçahet në 73 grupe. Të gjitha janë në Zjarr, përveç njërit grup...” 5 Ndërsa për fjalën e Allahut: “... e të luftoni njëri - tjetrin”, Ibn Abasi ka thënë si shpjegim: “Domethënë, t’ju bëjë të sundoni mbi njëri tjetrin dhe të ushtroni dhunë e vrasje.” Në vijim, i Madhëruari thotë: - Shih se si i sqarojmë Ne argumentet ... - I shtjellojmë e qartësojmë ato herë pas here, në mënyrë të kuptueshme. - në mënyrë që ata të kuptojnë... - Në mënyrë që të arrijnë të kuptojnë Shpalljen, argumentet dhe faktet e Allahut.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 6:63–6:64

Drejtoju idhujtarëve, të cilët adhurojnë e lusin idhuj, dhe nxiti të mendohen dhe të arsyetojnë me qetësi e thellësi! Ata e pranojnë se Allahu është Rab - Zoti, Krijuesi, Furnizuesi, Sunduesi dhe Ai që përkujdeset e ka në dorë gjithçka, madje është i vetëm në këtë zotërim. Atëherë, përse refuzoni që adhurimet t’ia përkushtoni vetëm Atij? Duke i nxitur të mendojnë në këtë mënyrë, thuaju: - Thuaj: “Kush ju shpëton prej errësirave të Tokës e të detit, kur ju i luteni Atij përulësisht e fshehtas ...” - Mendohuni dhe arsyetoni drejt! Kush ju shpëton nga errësirat, vështirësitë dhe tmerret e detit e të tokës, atëherë kur nuk funksionojnë më mjetet dhe hilet tuaja dhe kur fundin e keni pranë? Në të tilla momente, a nuk i drejtoheni me sinqeritet, përunjësi dhe përgjërim vetëm Zotit, që është Një dhe i Pashoq? Në këto çaste, gjuha juaj nuk pushon, duke u lutur për shpëtim, madje nga thellësia e shpirtit thoni: - “Sikur të na shpëtojë prej kësaj, ne do të jemi mirënjohës.” - Kuptimi: Nëse Zoti na shpëton nga kjo vështirësi në të cilën kemi rënë, ne do të bëhemi patjetër mirënjohës ndaj Tij. Mirësitë janë dhuratë e Allahut dhe do t’i përdorim ato vetëm për bindje ndaj Tij dhe kurrë në rrugë që Zoti nuk i do dhe na i ka ndaluar. - Thuaj: “Është Allahu Ai që ju shpëton prej këtyre dhe prej çdo brengë tjetër. Megjithatë, ju adhuroni zota të rremë!” - Allahu është Ai që ju shpëton nga kjo vështirësi dhe nga çdo ngushticë tjetër, por edhe pas kësaj, ju nuk e mbani fjalën e dhënë Allahut dhe i harroni mirësitë e dhuruara prej Tij. E ku ka argument më të qartë sesa ky për kotësinë e idhujtarisë dhe për vërtetësinë e njëshmërisë së Zotit në meritën e adhurimit?!

← Enam 6:63