6. Enam · Ajeti 70

سورة الأنعام
Përkthimi Sherif Ahmeti
70

وَذَرِ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ دِينَهُمۡ لَعِبٗا وَلَهۡوٗا وَغَرَّتۡهُمُ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَاۚ وَذَكِّرۡ بِهِۦٓ أَن تُبۡسَلَ نَفۡسُۢ بِمَا كَسَبَتۡ لَيۡسَ لَهَا مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلِيّٞ وَلَا شَفِيعٞ وَإِن تَعۡدِلۡ كُلَّ عَدۡلٖ لَّا يُؤۡخَذۡ مِنۡهَآۗ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ أُبۡسِلُواْ بِمَا كَسَبُواْۖ لَهُمۡ شَرَابٞ مِّنۡ حَمِيمٖ وَعَذَابٌ أَلِيمُۢ بِمَا كَانُواْ يَكۡفُرُونَ

We dheril-ledhine ettehadhu dinehum la’ibæn we lehwen we garret/humul-hejætu ed-dunja we dhekkir bihi ‘en tubsele nefsun bima kesebet lejse leha min duni Ellahi we lijun we la shefi’un we ‘in ta’dil kulle ‘adlin la ju’uhadh minha ‘ula’ikel-ledhine ‘ubsilu bima kesebu lehum sherabun min hemimin we ‘adhabun ‘elimun bima kanu jekfurune

Hiqu atyre që e marrin fenë (në vend që ta respektojnë) për lojë e dëfrim dhe i ka mashtruar jeta e kësaj bote. Ti përkujto me të (Kur'anin) që të mos bie njeriu viktimë e asaj që ka vepruar, e që s'ka mbrojtës as ndërmjetësues për të pos All-llahut. Madje ai (njeri) edhe nëse jep, çdo lloj shpagimi nuk i pranohet. Të tillët janë ata që ranë viktimë e asaj që punuan. Ata, për shkak se mohuan, për pije kanë ujë të vluar e dënim të idhët.