6. Enam · ajete 83–84

سورة الأنعام
83

وَتِلۡكَ حُجَّتُنَآ ءَاتَيۡنَٰهَآ إِبۡرَٰهِيمَ عَلَىٰ قَوۡمِهِۦۚ نَرۡفَعُ دَرَجَٰتٖ مَّن نَّشَآءُۗ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٞ

We tilke huxhxhetuna ‘atejnaha ‘ibrahime ‘ala kawmihi nerfa’u derexhatin men nesha’u ‘inne rebbeke hekimun ‘alimun

Këto janë argumentet tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngrejmë në shkallë të lartë atë që duam. Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t'i fshehet.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
I ati i Ibrahimit a.s. dhe populli i tij besonin në shumë zota. Në asi zotash, të gdhendur nga guri, nga druri, nga metali i trajtësuar si statuja, por edhe në trupa qiellorë, si në yje, diell e hënë. Paraqitja e Ibrahimit a.s. sikurse e beson një herë një yll e pastaj hënën dhe diellin ka si qëllim dialogun me anën e të cilit do ta bindte kundërshtarin për besimin e tij të gabuar. Për ndryshe Ibrahimi asnjëherë nuk ka pasur dyshim në Zotin e vërtetë Krijues.
84

وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَۚ كُلًّا هَدَيۡنَاۚ وَنُوحًا هَدَيۡنَا مِن قَبۡلُۖ وَمِن ذُرِّيَّتِهِۦ دَاوُۥدَ وَسُلَيۡمَٰنَ وَأَيُّوبَ وَيُوسُفَ وَمُوسَىٰ وَهَٰرُونَۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

We wehebna lehu ‘ishaka we ja’kube kullæn hedejna we nuhæn hedejna min kablu we min dhurrijetihi dawude we sulejmane we ‘ejjube we jusufe we musa we harune we kedhelike nexhzil-muhsinine

Ne atij (Ibrahimit) i falëm Is'hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhëzuar. E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësit.