60. Mumtehine · Ajeti 7 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 60:1–60:9
Qortimi që bëhet në fillim të sures për lidhmëri të miqësisë me armikun, edhe pse ka synim të përgjithshëm, si shkak ka njëfarë Hatab bin ebi Beltean, i cili e shkruan një letër për idhujtarët mekas për t'i njoftuar se Pejgamberi po bën përgatitje për çlirimin e Mekës, dhe atë letër ia jep një gruaje që udhëtonte për në Mekë. Pejgamberit i zbret vahji dhe e njofton për të. Ai e dërgon Aliun, Zubejrin dhe Mikdadin dhe u thotë: shkoni deri në Revdatu Hahin - vend jo larg Medinës: aty e gjeni një grua udhëtare që me vete e ka një letër,merrjani letrën dhe sillmani mua. Ata shkojnë, e gjejnë atë grua dhe ia kërkojnë letrën. Ajo njëherë nuk pranon se ka letër me vete, e kur ata i kërcënohen dhe me këmbëngulje e kërkojnë letrën, ajo e nxjerr prej bishtalecave të flokëve dhe ua jep. Kthenen te Pejgamberi, e ai e lexon letrën dhe thërret Hatabin e i thotë: "Çështë kjo Hatab!?" Ai i përgjigjet: '"O i dërguar i Zotit, nuk jam tradhtar i fesë islame, por unë kam qenë në Meke një njeri jo i autoritetshëm si muhaxhirët e tjerë, u frikësova se nuk ka kush t'i mbrojë të afërmit e mi në rast lufte, andaj për hir të mbrojtjes së akrabasë sime shkrova letër, e jo nga ndjenjat e tradhtisë!" Ymeri kërkoi leje prej Pejgamberit ta dënojë me vdekje, por ai nuk pranoi, duke i thënë se Hatabi është pjesëmarrës i Bedrit...
( Ibrahimi a.s. duhet t'u shërbejë si shembull besimtarëve në mospranimin e miqësisë as me të afërmit, nëse ata janë të besimit të gabuar. Nuk mund të merret si shembull Ibrahimi, për sa i përket lutjes së tij për babain e vet, pse ai pati shpresë se babai do të kthehet në besim të drejtë: mirëpo, kur vërejti se ai edhe më tutje mbetet në idhujtari, hoqi dorë edhe prej tij.
Lidhja e miqësisë me ata jobesimtarë që nuk janë në armiqësi me myslimanët, është e lejuar në lëmenj të ndryshëm të jetës.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 60:7–60:9
Pasi i urdhëroi për t’u armiqësuar me mo - huesit, Allahu i Madhëruar u thotë robërve të Tij besimtarë: - “Ndoshta Allahu do të vendosë miqësi ndërmjet jush dhe atyre me të cilët kishit armiqësi.” - Pra, vendos dashuri dhe afri - mitet mes jush, pas armiqësisë dhe urrejtjes. - “Allahu është i Plotfuqishëm.” - Allahu ka fuqi për gjithçka që Ai dëshiron dhe e vendos. Ai mund të bashkojë dy gjëra të ndara, mund të afrojë ato zemra që janë të larguara nga njëra -tjetra, mund të zbusë zemrat e ngurta e të ashpra dhe t’i bëjë të dhembshura dhe të buta. I Lartësuari iu drejtohet ensarëve, duke u kujtuar mirësinë që u bëri atyre: “Kapuni fort që të gjithë pas “litarit” (fesë) të Allahut e mos u përçani! Kujtoni (me mirënjohje) mirësinë e Allahut ndaj jush, kur ju ishit të armiqësuar me njëri-tjetrin dhe Ai i bashkoi zemrat tuaja, dhe kështu, me mirësinë e Tij, ju u bëtë vëllezër. Ju ishit buzë gropës së zjarrit, kurse Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu jua sqaron Allahu argumentet e Veta, që ju të gjeni udhëzimin e sigurt.” [Al Imran 103]. Po kështu, Profeti ﷺ u tha ensarëve: 2643. “O ensarë! A nuk ju gjeta të humbur dhe Allahu ju udhëzoi në rrugën e drejtë nëpërmjet meje? A nuk ishit të përçarë dhe Allahu ju bashkoi nëpërmjet meje? A nuk ishit të varfër dhe Allahu ju pasuroi nëpër - mjet meje?” Sa herë që Profeti bënte këto pyetje, ata përgjigjeshin: “Allahu dhe i Dërguari i tij janë më meritorë për mirënjo - hje.”. Po kështu, Allahu i Lavdëruar thotë: “Nëse ata duan të të mashtrojnë, atëherë ty të mjafton Allahu. Ai të ka fuqizuar ty me ndihmën e Tij dhe me besimtarët. Ai i ka bashkuar zemrat e tyre. Edhe sikur të shpe - nzoje gjithçka që është në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre; por ishte Allahu Ai që e bëri atë bashkim (e vllazë - rim). Ai është Ngadhënjimtar e i Urtë.” [Enfal 62, 63]. Në një hadith thuhet: “Duaje dikë me masë sepse, ndonjë ditë ai mund të shndërohet në të urrejturin tënd. Dhe urreje dikë me masë sepse, ndonjë ditë ai mund të shndërohet në të dashurin tënd.” 126 - “Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.” Ai i fal jobesimtarët, nëse ata pendohen sinqerisht tek Ai, i drejtohen me përulësi dhe i nënshtrohen Atij. Ai është Falës i madh e Mëshirëplotë, për të gjithë ata që pendohen tek Ai për çdo lloj gjynahu. Mukatil Ibn Hajjani ka thënë që ky ajet ka zbritur për Ebu Sufjanin, Saħr Ibn Harb, sepse i Dërguari i Zotit u martua me vajzën e tij. Ishte pikërisht kjo ngjarje, vërtetim i asaj që tha Allahu i Lartësuar: “Ndoshta Allahu vendos miqësi ndërmjet jush dhe atyre me të cilët kishit armiqësi. Allahu është i Plotfuqishëm. Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë.”. Megjithatë, kjo thënie e Mukatili duhet rishikuar, sepse Profeti ﷺ u martua me Umm Habiben, bijën e Ebu Sufjanit, para çlirimit të Mekës, dhe dihet se Ebu Sufjani u konvertua në Islam vetëm natën e çlirimit të Mekës. Ky është një mendim i pranuar prej të gjithëve. Kështu, një shpjegim më i mirë se ai i Mukatilit, është ai që transmeton Ibn Ebu Hatimi me senedin e tij nga Ibn Shihabi, që ka thënë: “I Dërguari i Allahut (lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) caktoi Ebu Sufjan Ibn Harbin si guvernator në disa vise të Jemenit. Kur vdiq i Dërguari i Zotit dhe Ebu Sufjani u kthye prej andej, disa fise
filluan të braktisnin Islamin. Ndër ata që rimohuan ishte Dhul Himari. Ishte Ebu Sufjani ai që u nis në luftë kundër atyre. Ai ishte i pari (ose ndër të parët) që luftoi kundër rimohuesve dhe braktisësve të Isla - mit. Ai - vazhdon Ibn Shihabi - është prej atyre për të cilët Zoti shpalli: “Ndoshta Allahu do të vendosë miqësi ndërmjet jush dhe atyre me të cilët kishit armiqësi. Allahu është i Plotfuqishëm. Allahu është F alës i madh e Mëshirëplotë.”. Në Sahihun e Mu - slimit vjen hadithi nga Ibn Abasi, se: “Mu - slimanët nuk uleshin dhe nuk shoqëroheshin me Ebu Sufjanin. Atëherë, Ebu Sufjani tha: “O i Dërguar i Zotit, më jep tri gjëra, që do të kërkoj.” Ai tha: "Po." Ebu Sufjani tha: “Unë e kam vajzë, më të mirën dhe më të bukurën e vajzave arabe, Ummu Habiben. Me ndero dhe pranoje si bashkëshorte.” Ai tha: "Po." Ebu Sufjani vazhdoi: “Më ndero që Muauija (biri) të jetë njëri prej shkruesve tuaj.” Ai tha: "Po." Ebu Sufjani vazhdoi: “Kërkoj të më urdhërosh dhe të më ngar - kosh mua që t'i luftoj jobesimtarët, ashtu siç luftoja kundër muslimanëve.” Ai tha sërish: "Po, dakord.". [Muslimi]. - “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftojnë për shkak të fesë e që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja.” - Allahu nuk ndalon bamirësinë ndaj jobesimtarëve, të cilët nuk ju luftojnë në fenë tuaj, siç mund të jenë gratë, fëmijët dhe njerëzit e dobët mes tyre. Allahu i Lartësuar thotë që t’u bëni mirë dhe të mos i privoni nga të drejtat e tyre. Imam Ahmedi sjell një hadith, që vjen nga Esmaja, bija e Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), e cila tregon: 2644. “Pasi Profeti ﷺ bëri marrëveshjen me kurejshët, nëna ime erdhi për vizitë tek unë, kur ishte ende idhujtare. Unë shkova tek i Dërguari i Allahut dhe i thashë: “O i Dërguari i Zotit, më ka ardhur nëna ime për vizitë, por vazhdon të jetë në idhujtarinë e saj. A t’i mbaj lidhjet me të apo t’i ndër - pres?” Ai tha: “Po, vazhdo mbaji lidhjet me nënën tënde.” [Buhariu e Muslimi]. - “Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë. ” - Një ajet të ngjashëm e kemi shtjelluar në suren Huxhurat, ku kemi sjellë edhe disa hadithe. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Abdullah Ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2645. “Ata që mbajnë drejtësi dhe paanësi kur gjykojnë në jetën e kësaj bote, Ditën e Gjy - kimit do të jenë mbi poltrone prej diamandi dhe perlash, përpara të Gjithëmëshirshmit Krenar dhe të Lartësuar. Ky është shpërbli - mi i tyre, për shkak të drejtësisë dhe paanësisë në gjykimin e tyre në jetën e dynjasë.” Kështu e sjell dhe Nesaiu, dhe ky është një isnad i mirë, i fortë, me përcjellës që i plotësojnë kushtet e transmetuesve të haditheve të sakta. Na ka tran smetuar Abdullah Ibn Jezidi, me senedin e tij deri tek Abdullah Ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur prej atyre të dyve!), se Profeti i Allahut ka thënë: “Ata që gjykojnë me drejtësi dhe paanësi, kanë premtim nga Allahu i Lartë - suar se, në Ditën e Kijametit, do të jenë mbi poltrone drite, në të djathtën e Arshit të Zotit. Ata mbajnë drejtësi në gjykimin e tyre. Ata janë të drejtë në përmbushjen e të drejtave të famil -jeve të tyre dhe të gjithë atyre që i kanë nën përkujdesje.” Kështu e sjellin Muslimi dhe Nesaiu. - “Allahu ju ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftojnë për shkak të fesë, që ju nxjerrin prej shtëpive tuaja dhe që ndihmojnë në dëbimin tuaj. Ai ju ndalon të miqësoheni me ta.” - Allahu ju ndalon të miqësoheni e të bëheni aleatë vetëm me ata që ju luftuan, ju dëbuan dhe ndihmuan për t'ju dëbuar. Pastaj, i Lartësuari e përforcon edhe më shumë kërcënimin për ata që miqësohen e afrohen me ta: - “Kushdo që miqësohet me ta, është zullumqar!” - Kjo i ngjan fjalës së Allahu të Lartësuar, kur thotë: “O ju që keni besuar! Mos bëni miq (e aleatë) as judejtë e as të krishterët. Ata janë miq (e aleatë) për njëri-tjetrin. Kush i bën miq (e aleatë) ata, ai është prej tyre. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të padrejtë. Ata, në zemrat e të cilëve ka
sëmundje, do t'i shohësh të rendin drejt tyre (jehudëve) duke thënë: “Kemi frikë se mos po na godet ndonjë e keqe!”. Por Allahu do të sjellë fitoren (për muslimanët) ose ndonjë urdhër nga ana e Tij, e atëherë, ata do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në zemrat e tyre. Atëherë besimtarët do të thonë: “Këta ishin ata që u betuan në Allah me betimin më të fortë, se ishin me ju?! Ata i shkatërruan veprat e veta dhe u bënë prej të humburve”.” [Maide 51 - 53].
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 60:1–60:9
Shumë komentues të Kur'anit (Allahu i mëshiroftë!) kanë thënë se shkak për zbritjen e këtyre ajeteve të mrekullueshme u bë historia e Hatib Ibn Ebu Beltas. 31 Kur
Profeti (a.s.) po përgatitej për të çliruar Mekën, Hatibi u shkroi kurejshëve, duke i njoftuar për qëllimin e Profetit (a.s.). Ai e bëri këtë veprim jo për shkak të hipokrizisë apo të ndonjë dyshimi në fe, por për shkak se familja e tij në Mekë ishte e pambrojtur, prandaj, me këtë shërbim ndaj kurejshëve, ai shpresonte të mbronte familjen e tij. Kështu, Hatibi e nisi mesazhin nëpërmjet një gruaje. Por Profeti (a.s.), që u njoftua menjëherë nga Allahu i Lartësuar për këtë veprim, dërgoi një grup burrash, të cilët e ndaluan gruan para se të mbërrinte në Mekë dhe ia morën mesazhin asaj. Profeti (a.s.) e qortoi rëndë Hatibin, i cili kërkoi ndjesë dhe paraqiti justifikimin e tij, të cilin Profeti (a.s.) e pranoi. 32 Në këto ajete ndalohet kategorikisht afrimi, miqësimi dhe aleanca me mohuesit, idhujtarët dhe armiqtë e Islamit. Nuk lejohet shfaqja e dashurisë dhe afrimitetit me ta, sepse kjo bie ndesh me imanin e vërtetë dhe është tërësisht në kundërshtim të plotë me fenë e Ibrahimit (a.s.), të dashurit të Allahut. Ky veprim është në kundërshtim edhe me logjikën e pastër e të drejtë, sipas të cilës besimtarët duhet të tregojnë kujdes shumë të madh në marrëdhëniet me armiqtë e tyre. Ata duhet të jenë shumë vigjilentë, sepse dihet mirë se pala kundërshtare nuk lë mënyrë pa provuar, për të realizuar qëllimet e tyre armiqësore. Ata shfrytëzojnë çdo rast që u jepet për të dëmtuar ose shkatërruar besimtarët. Thotë Allahu i Lartësuar: - “O ju që keni besuar...” – Kështu, Allahu iu drejtohet besimtarëve pikërisht me cilësinë e tyre të besimit, duke i orientuar në këtë mënyrë që të kryejnë çdo detyrim që u dikton imani i tyre. Ndër veprat më të rëndësishme që kërkon imani është shprehja e dashurisë, afërsisë, solidaritetit dhe aleancës me ata që përpiqen të përsosen si besimtarë, nga njëra anë, dhe distancimi, mosafrimi dhe armiqësia me ata që janë armiq të besimtarëve, nga ana tjetër. Ky është kusht themelor i besimit të vërtetë. Atëherë, duke u nisur nga kjo shenjë dalluese e tyre, i Lartësuari thotë besimtarëve: - “...Mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe armiqtë tuaj, duke treguar dashuri ndaj tyre, sepse ata e mohojnë të vërtetën që ju ka ardhur!” - Kurrë mos nxitoni dhe të bini në atë gradë të ulët, duke u shprehur dashuri, afrimitet dhe mbështetje qafirëve dhe idhujtarëve! Kjo do të thotë që ne duhet të largohemi nga çdo shkak dhe rrugë që sjell një afrimitet të tillë. Nëse në zemrën e dikujt zë vend dashuria për ta, atëherë ajo, pa dyshim, do të pasohet nga solidariteti me ta. Ky veprim e nxjerr robin nga imani, duke e bërë atë njësh me mohuesit dhe duke e larguar nga besimtarët. Gjithashtu, miqësia dhe afrimiteti me qafirët është tregues i mungesës së personalitetit dhe logjkës së shëndoshë. Si është e mundur që një besimtar të miqësohet ose të ndihmojë armikun e përbetuar të tij, i cili synon veçse të keqen e tij, i cili kundërshton Zotin e tij dhe është armiku i miqve të tij, të cilët i duan të mirën, duke e këshilluar dhe ndihmuar për ta arritur atë të mirë?! Shkak tjetër i armiqësimit me qafirët është edhe fakti që ata e mohojnë të vërtetën, të cilën besimtarët e besojnë, jetojnë sipas saj dhe e propagandojnë. Pa dyshim, nuk ka arsye më të fortë për të urryer sesa kjo. Qafirët mohojnë themelet e fesë së besimtarëve dhe pretendojnë se ata janë të humbur, jo në rrugë të drejtë dhe jo të mbështetur në fakte. Ata mohojnë të vërtetën, e cila nuk të lë asnjë dyshim në saktësinë e saj, dhe dihet mirë se çdokush që refuzon të vërtetën, nuk ka asnjë argument e fakt që të vërtetojë saktësinë e mendimit të tij. Mjafton të njohësh të vërtetën dhe e kupton qartë kotësinë e çdo mendimi që e kundërshton atë. Përveç këtyre, muslimanët nuk duhet të harronin krimet dhe armiqësinë e mohuesve kundër Profetit (a.s.) dhe besimtarëve të tjerë. Për t’ua kujtuar këtë fakt, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ata kanë dëbuar të Dërguarin dhe ju, vetëm se besoni Allahun, Zotin tuaj.” - Ata ju kanë përndjekur dhe dëbuar nga
vendi juaj pa asnjë të drejtë. I vetmi “krim” është se ju besoni Allahun, Zotin tuaj, ndërkohë që është detyrë për të gjitha krijesat, pa përjashtim, që synim kryesor të tyre të kenë përsosjen e adhurimit ndaj Tij. Të gjithë duhen të përkushtohen në adhurimin ndaj Allahut të Madhëruar, sepse Ai i krijoi, Ai i rregullon çështjet e tyre dhe përkujdeset për ta. Ai që u dhuron atyre çdo mirësi të dukshme apo të fshehur është Allahu i Lartësuar. Por mohuesit i kthejnë shpinën këtij qëllimi, i cili është detyrimi më madhor i të gjithë detyrimeve. Ndërsa besimtarët përpiqen ta plotësojnë këtë detyrim, qafirët tregojnë armiqësi duke i dëbuar nga vendet e tyre. Atëherë çfarë feje, personaliteti, logjike dhe arsyetimi i mbeten robit, nëse ai afrohet dhe miqësohet me jobesimtarët, që i kanë këto cilësi në çdo kohë dhe çdo vend?! Ata të mallkuar nuk i ndalon asgjë nga shfaqja e urrejtjes dhe armiqësisë së tyre kundrejt muslimanëve, veçse ndonjë pengesë e fortë ose frika e madhe. - “Mos u miqësoni me ta, nëse vërtet keni dalë për hir të luftës në rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush!” - Nëse ju vërtet keni dalë të luftoni për të ngritur lart fjalën e Allahut dhe duke synuar kënaqësinë e Allahut, atëherë plotësoni kushtet që nevojiten për këtë qëllim. Sigurisht, një nga kushtet kryesore që duhet realizuar është dashuria, miqësia dhe ndihma e të dashurve të Allahut, si edhe urrejtja e armiqësia kundër armiqve të tyre. Ky është xhihadi në rrugën e Zotit, një nga veprat më të mëdha që afron besimtarët me Zotin e tyre. - “Ju u shprehni fshehurazi atyre miqësi, por Unë e di shumë mirë se çfarë mbani të fshehur dhe çfarë shfaqni haptazi.” - Si është e mundur që ju u shprehni dashurinë, miqësinë dhe mbështetjen tuaj mohuesve të Zotit dhe të fesë së Tij, armiqve të besimtarëve, dhe pastaj mundoheni ta fshihni një gjë të tillë, ndërkohë që e dini se Allahu i Madhëruar është i Gjithëditur për ato që ju fshihni dhe shfaqni hapur?! Nëse ju arrini t’ua fshini ligësitë tuaja besimtarëve, dijeni mirë se Allahut të Lartësuar nuk mund t’i fshihet asgjë. Allahu i Lartësuar, me dijen e Tij absolute, ka për t’i shpërblyer robtë për të mirat dhe të këqijat e tyre, të bëra haptazi apo fshehtazi. - “Kush vepron kështu, ka devijuar nga rruga e drejtë.” - Ata që zënë miq mohuesit dhe i mbështesin ata, pas këtij qortimi nga Allahu i Lartësuar, le ta dinë se i kanë hyrë një rruge, e cila bie ndesh me fenë e Zotit, me logjikën e drejtë dhe me dinjitetin njerëzor. Për të ngjallur urrejtjen dhe armiqësinë ndaj mohuesve, Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve egërsinë e mohuesve ndaj tyre: - “Nëse ata ju mundin, do të jenë armiqtë tuaj e do t’ju godasin me duart dhe gjuhën e tyre. Ata do të dëshironin shumë që edhe ju të bëheshit jobesimtarë.” - Nëse qafirëve u jepet mundësia për t’ju munduar, torturuar dhe poshtëruar, ata asnjëherë nuk kursehen të
godasin ashpër. Në çdo rast, ata ju godasin me duart e tyre për t’ju vrarë e poshtëruar. Edhe gjuha e tyre e hidhur nuk resht së luftuari me shpifje e fyerje kundër jush. Gjithçka që mohuesit dëshirojnë prej jush është thjesht t’ju nxjerrin nga feja juaj. Nëse ju përsëri arsyetoni dhe thoni se “ne afrohemi dhe miqësohemi me mohuesit, për shkak të lidhjeve farefisnore” ose “për shkak të tregtisë dhe pasurisë”, atëherë dijeni se: - “Nuk do t’ju bëjnë dobi farefisi e as fëmijët tuaj. Ditën e Kijametit Allahu do të bëjë ndarjen mes jush. Allahu sheh gjithçka që punoni ju. ” - Allahu ju tërheq vërejtjen, që ju të mos miqësoheni me mohuesit, sepse kjo është në dëmin tuaj. - “Një shembull i mirë për ju janë Ibrahimi dhe ata që ishin me të,...” - Për ju, o besimtarë, shembulli më i mirë, nga i cili mund të mësoni shumë, është Ibrahimi (a.s.) dhe besimtarët që e shoqëronin atë. Ju jeni urdhëruar që të pasoni fenë e Ibrahimit, i cili ishte “ hanifa” - besimdrejtë, që besonte një Zot të vetëm dhe i distancuar nga adhurimi dhe adhuruesit e gjithçkaje tjetër veç Allahut. Ibrahimi (a.s.) dhe besimtarët që ishin me të u distancuan nga populli i tyre idhujtar dhe nga çdo adhurim tjetër, veç adhurimit të Allahut. Madje, ata e deklaruan hapur distancimin e tyre kundër mohuesve, duke thënë: - “...kur i thanë popullit të vet: “Ne distancohemi prej jush dhe prej çfarë adhuroni ju veç Allahut. Ne ju mohojmë dhe armiqësia ndërmjet nesh është e hapur,...” - Ne distancohemi tërësisht prej jush dhe prej atyre që ju adhuroni krahas Allahut. Tashmë armiqësia mes nesh është e shpallur. Zemra e besimtarit nuk duhet të ketë asnjë lloj dashurie apo animi ndaj mohuesve, ndërsa armiqësia duhet të shfaqet me veprime konkrete. Kjo urrejtje dhe armiqësi nuk ka kufizim kohe dhe vendi, porse vazhdon për sa kohë ata vazhdojnë me mohimin e tyre, siç thuhet më pas: - “...derisa ju ta besoni Allahun si Një e të Vetëm!” - Nëse e besoni Allahun si Një të vetëm, duke kryer adhurimin e kërkuar, atëherë vendin e urrejtjes dhe armiqësisë ndaj jush do ta zerë dashuria, miqësia dhe mbështetja. Ky është shembulli për ju, o besimtarë! Shikoni dhe mësoni nga Ibrahimi (a.s.) dhe besimtarët që ishin me të, që të përsosni imanin dhe teuhidin. Prej shembullit të Ibrahimit (a.s.) do të mësoni të plotësoni të gjitha veprat dhe adhurimet tuaja. - “Por mos e merni si shembull fjalën e Ibrahimit drejtuar babait të vet (mosbesimtar)...” - Përjashtim bën vetëm një gjë. Ju nuk duhet ta merrni si shembull atë për fjalët që i tha Azerit, babait të tij idhujtar, i cili ishte mohues dhe armik i së vërtetës. Ibrahimi (a.s.) e ftoi atë në besim dhe në teuhid, por ai refuzoi me forcë. Atëherë, Ibrahimi tha: - ““Unë do të kërkoj falje për ty, por nuk kam asnjë mundësi për ty para Allahut!”.” - Unë do të kërkoj falje për ty, edhe pse e di mirë se nuk kam asnjë mundësi që të të mbroj prej Allahut dhe ndëshkimit të Tij. Gjithsesi, po e lus Zotin Tim, duke shpresuar që të mos gjej kurrë dëshpërim. Pra, nuk duhet të merret si shembull Ibrahimi (a.s.) për të kërkuar falje për një mushrik. Askush të mos lutet për idhujtarët dhe të pretendojë që po ndjek traditën e Ibrahimit. Allahu i Lartësuar e përmend arsyen e Ibrahimit (a.s.) për këtë veprim në një ajet tjetër: “Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet u bë veçse për shkak të një premtimi, që ai kishte bërë më parë. Por kur iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, ai u largua prej tij. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte shumë i ndjeshëm dhe i butë.”[Teube 114]. Ibrahimi (a.s.) dhe besimtarët që ishin me të, le të jenë shembull për ju edhe për lutjen e mrekullueshme që ata i drejtuan Allahut, për mbështetjen e tyre të plotë tek Ai, për kthimin e tyre të penduar e të nënshtruar tek Allahu i Lartësuar, si edhe për shprehjen e
dobësisë dhe nevojës së tyre tek Allahu i Lartësuar, kur thanë: - (Thoni) “Zoti ynë, vetëm Ty të mbështetemi, vetëm para Teje pendohemi dhe vetëm tek Ti është kthimi ynë. - Ata u lutën: “O Zoti ynë, vetëm Ty të mbështetemi për arritjen e çdo gjëje që na sjell të mira dhe për largimin e çdo gjëje që na dëmton dhe është e keqe. Vetëm tek Ti kemi besim, o Zoti ynë, dhe të gjitha çështjet tona i kemi lënë në dorën Tënde. Vetëm tek Ti kthehemi të penduar e të nënshtruar, për t’iu bindur porosive të Tua, për të kryer çdo gjë që të kënaq Ty dhe që na afron drejt Teje. Ky është qëllimi ynë, për të cilin ne nxitojmë, garojmë dhe bëjmë punë të mira. Ne jemi të bindur se tek Ti do të kthehemi një ditë, prandaj përgatitemi duke kryer çdo vepër që na afron pranë Teje.” Lutja e tyre vazhdon: - Zoti ynë, mos na bëj sprovë të atyre që nuk besojnë dhe falna, o Zoti ynë! - Mos u jep jobesimtarëve pushtet mbi ne, për shkak të gjynaheve tona, që ata të na nënshtrojnë dhe poshtërojnë, të na sprovojnë në besimin tonë dhe të na ndalojnë me ç’të munden nga feja jonë. Mos na bëj sprovë për ta, sepse nëse ata e shohin veten fitimtarë mbi ne, do të mashtrohen e do të mendojnë se janë me të vërtetën, kurse ne me të kotën dhe, në këtë mënyrë, do të shtohet mohimi i tyre dhe do të shfrenohen edhe më tej në kalimin e kufijve. - “Ti je Ngadhënjimtari, i Urti!” – Ata thanë: “Ti je El Aziz - Krenari, Ngadhënjimtari, Mposhtësi i gjithçkaje. Ti je El Hakim - i Urti, i Cili e vendos çdo gjë në vendin e vet. Me krenarinë dhe urtësinë Tënde, na ndihmo dhe na jep fitore kundër armiqve tanë! Na i mbulo dhe i fal gjynahet tona! Na i rregullo të metat dhe mangësitë tona!” Pastaj Allahu i Lartësuar e përsërit inkurajimin e marrjes si shembull të Ibrahimit dhe besimtarëve që ishin me të, duke thënë: - “Vërtet, këta njerëz janë një shembull i mirë...” - Por pasimi i këtij shembulli do të jetë i lehtë jo për të gjithë. Ai do të jetë i lehtë vetëm për ata që kanë një cilësi shumë të rëndësishme: - “...për ata që shpresojnë tek Allahu dhe Dita e Fundit.” - Besimi në jetën tjetër, te dhënia e llogarisë, te shpërblimi dhe ndëshkimi në varësi të veprave, ia lehtëson robit çdo gjë të vështirë. Besimi në takimin me Allahun dhe shpërblimi për veprat e mira është një inkurajim i fortë për të marrë si shembull profetët e Allahut dhe adhuruesit e sinqertë të Tij. Madje, siguria e plotë në takimin me Allahun dhe shpresa e madhe për shpërblimin e Tij bën që robi ta ndiejë si detyrë pasimin e rrugës së këtyre të zgjedhurve. - “Kushdo që kthen shpinën, le ta dijë se Allahu është Jonevojtari e i Lavdëruari!” - Ai që i kthen shpinën bindjes ndaj Allahut dhe rrugës së profetëve të Tij ka për të dëmtuar veçse veten e vet. Ai nuk mund të dëmtojë aspak Allahun e Lartësuar, sepse Ai është El Ganij - i Pasuri, që nuk ka asnjë nevojë për krijesat e Tij. Atij i takon pasuria absolute e pavarësia në çdo aspekt. Allahu nuk ka nevojë për asgjë të krijesave të Tij. Ai është El Hamid - i Lavdishmi dhe i Lavdëruari në Qenien, emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Allahut i takon falënderimi, mirënjohja, lavdërimi dhe lavdia e plotë! Është e vërtetë që Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t’i urrejmë dhe t’i konsiderojmë armiq qafirët dhe idhujtarët, për sa kohë ata vazhdojnë në kufrin dhe idhujtarinë e tyre. Por nëse ata kthehen në besimin e drejtë dhe të saktë, atëherë gjykimi për ta ndryshon: vendin e urrejtjes dhe armiqësisë e zë dashuria dhe vëllazëria e besimit. Allahu i Lartësuar na tregon se edhe kjo mund të ndodhë, kur thotë: - “Ndoshta Allahu do të vendosë miqësi ndërmjet jush dhe atyre me të cilët kishit armiqësi. Allahu është i Plotfuqishëm. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” - Mos e humbisni shpresën, o besimtarë, se ata edhe mund të kthehen në besim, dhe nëse ata kthehen në besim, Allahu i Lartësuar do të bëjë që mes jush të
vendoset dashuria për hir të fesë. Allahu është Kadir - i Plotfuqishëm për çdo gjë. Pjesë e pushtetit të Tij është udhëzimi i zemrave dhe ndryshimi i tyre nga një gjendje në një gjendje tjetër. Gjithashtu, Allahu është Gafuru Rahim - Falës i Madh e Mëshirëplotë. Me pendimin e sinqertë dhe të vërtetë, asnjë gjynah nuk mund të jetë shumë i madh për Të që Ai ta falë dhe asnjë mangësi dhe turp nuk është e pamundur për Të që ta mbulojë dhe ta fshijë. I Lartësuari thotë në një ajet: “Thuaj: “Thuaj: “O robtë e Mi, të cilët e keni ngarkuar shpirtin tuaj me shumë gjynahe! Mos e humbni shpresën në Mëshirën e Allahut! Allahu i fal të gjitha gjynahet. Ai është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” Kthehuni te Zoti juaj (me pendim) dhe dorëzojuni Atij para se t’ju vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë! Dhe ndiqni më të mirën e asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi – krejt papritur e pa e marrë vesh. Dhe askush të mos thotë: “Ah i mjeri unë që e shpërfilla adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut dhe qeshë nga ata që talleshin (me besimin dhe besimtarët)!” Ose të mos thotë: “Sikur të më kishte udhëzuar Allahu (në rrugë të drejtë) , unë me siguri do të kisha qenë prej të devotshmëve.” Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë (në dynja) unë me siguri do të isha prej vepërmirëve.” Jo. Ty të patën ardhur argumentet e Mia dhe ti i përgënjeshtrove ato, u tregove kryeneç dhe u bëre prej atyre që e mohojnë Besimin (e vërtetë).” [Zumer 53 – 59]. Ky ajet paralajmëronte se shumë nga ata që ishin fillimisht idhujtarë dhe armiq të besimtarëve, do të pranonin Islamin më vonë. Dhe, vërtet, ashtu ndodhi, dhe të gjitha lavdërimet i qofshin Zotit! Sapo u shpallën këto ajeteve të mrekullueshme, që nxisnin urrejtjen dhe armiqësinë ndaj qafirëve, besimtarët i zbatuan me përpikmëri. Madje, shumë prej tyre u ndien në faj edhe për mbajtjen e lidhjeve farefisnore me të afërmit e tyre idhujtarë, duke menduar gabimisht se e tillë ishte porosia e Allahut të Lartësuar. Por Allahu i Madhëruar i sqaroi më tej besimtarët, duke u thënë: - “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftojnë për shkak të fesë e që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë. ” - Allahu i Lartësuar nuk ju ndalon nga bamirësia, komunikimi dhe mirësjellja ndaj farefisit. Ai nuk ju ndalon nga mbajtja e drejtësisë dhe barazisë me idhujtarët, qofshin ata farefisi juaj apo jo, nëse ata nuk luftojnë kundër jush dhe nuk ju dëbojnë nga shtëpitë tuaja. Ruajtja e marrëdhënieve me ta në të tilla kushte nuk është e ndaluar dhe as e dëmshme. Në lidhje me marrëdhëniet që duhet të ketë muslimani me prindërit idhujtarë, Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Dhe Ne e kemi urdhëruar njeriun që të jetë bamirës ndaj prindërve të tij. Nëna e vet e barti atë mund pas mundi dhe pas dy vjetësh ia ndau gjirin. (E porositëm) "Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu. Vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy të shtyjnë që ti të më bësh Mua shok (në adhurimin për Mua), për çka ti nuk ke kurrfarë dijeje, atëherë mos iu bind atyre, por në çështjet e jetës së kësaj bote të sillesh mirë me ta. Pasoje (me përkushtim) rrugën e atij që është kthyer (i penduar e i nënshtruar) drejt Meje. Në fund, ju tek Unë do të ktheheni të gjithë dhe Unë do t’jua tregoj atë që keni bërë.” [Lukman 14, 15]. - “Allahu ju ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftojnë për shkak të fesë, që ju nxjerrin prej shtëpive tuaja dhe që ndihmojnë në dëbimin tuaj. Ai ju ndalon të miqësoheni me ta. ” - Porosia e Allahut për distancim, urrejtje dhe armiqësi iu referohet: - atyre që ju luftojnë për shkak të fesë tuaj, në emër të urrejtjes dhe armiqësisë ndaj Allahut dhe besimtarëve të Tij; - atyre që ju dëbojnë nga shtëpitë dhe pronat tuaja, për shkak të fesë.
- atyre që ndihmojnë të tjerët që t’ju luftojnë për fenë tuaj dhe që t’ju nxjerrin nga shtëpitë dhe pronat tuaja. Kështu, Allahu i Lartësuar na ndalon që t’u japim dashuri dhe mbështetje të tillë njerëzve, me vepra ose me fjalë. Ndërsa për sa i përket mirësjelljes me të afërmit apo me njerëzit në përgjithësi, ajo kurrsesi nuk është e ndaluar. Madje, atë e përfshin urdhri i përgjithshëm i Allahut të Lartësuar për bamirësi, bujari dhe moral të mirë. - “Kushdo që miqësohet me ta, është zullumqar!” - Madhësia e kësaj padrejtësie është e lidhur me nivelin e përkrahjes dhe bashkëpunimit me ta në padrejtësinë e tyre. Nëse përkrahja ose bashkëpunimi me ta në luftën kundër muslimanëve është i plotë, atëherë kjo vepër konsiderohet kufër që të përjashton nga Islami. Poshtë këtij niveli ka vepra të tjera, që mund të jenë shumë pranë kufrit ose larg tij.