61. Saf · Ajeti 14 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 61:10–61:14

Zoti i madhëruar i njofton besimtarët për fitimin më të madh të cilin do ta arrijnë nëse vazhdojnë të - jenë besimtarë të denjë e të sinqertë dhe nëse do të luftojnë me mall e shpirt për rrugën e Zotit. Sipas Fahru Raziut, lufta është tri llojesh: luftë me veten dhe epshin e vet, luftë ndërmjet vetes dhe krijesave të tjera, duke iu shmangur lakmisë e duke u sjellur but e mëshirshëm ndaj të tjerëve dhe luftë për ta ndihmuar të vërtetën e shpallur prej Zotit. Havarijjunët ishin më të zgjedhurit, të cilët i besuan Isait dhe e ndihmuan, por beni israilët u dhanë në dy grupe: disa e besuan, kurse të tjerët nuk e besuan, e Allahu i ndihmoi besimtarët dhe i mundën me fakte dhe luftë kundërshtarët që ishin jehudi. Zoti gjithnjë ndihmon besimtarët kundër atyre që shtrembërojnë besimin dhe mbesin jashtë rrugës së vërtetë.

Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Es Saffu. I lavdëruar prej çdo kujt është Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 61:14

- “O ju që keni besuar! Bëhuni ndihmës të rrugës së Allahut, sikurse Isai, biri i Merjemes, u tha dishepujve: “Kush do të jetë ndihmësi im në rrugën e Allahut?” - Allahu i Lartësuar i urdhëron robërit e Tij besimtarë që të bëhen ndihmës të rrugës së Tij, në të gjitha gjendjet, me fjalët, veprat, me jetën dhe pasuritë e tyre. Ai i urdhëron që t’i përgjigjen Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ashtu sikurse iu përgjigjën dishepujt Isait (a.s), kur ai u tha: “Kush do të jetë ndihmësi im në rrugën e Allahut? Kush do të më ndihmojë në misionin, me të cilin më ka ngarkuar Zoti, në ftesën e njerëzve në rrugën e Allahut të Lartësuar? - “Dishepujt i thanë: “Ne do të jemi ndihmësit e Rrugës së Allahut!” - Pasuesit e Isait (a.s) i thanë: “Jemi ne ndihmësit e tu, për të kumtuar Shpalljen, që t’u dha për ta shpërndarë ndër njerëz.” Për këtë arsye, Isai i dërgoi ata si ftues të njerëzve në adhurimin e Zotit në vendet e Shamit, mes judejve dhe grekëve. Edhe Profeti i Allahut tha gjatë ditëve të haxhit: 2668. “A ka ndonjë burrë, që të më strehojë dhe të më ndihmojë që të kumtoj Shpalljen e Zotit tim, sepse kurej - shët më penguan ta përcillja Shpalljen e Zotit tim.” Kështu, Allahu i Lartësuar i mundësoi që dy fiset Eus dhe Hazrexh të Medinës t’i jepnin besën dhe t’i bëheshin krah e mbrojtës kundër çdo të ziu dhe të kuqi, nëse ai do të emigronte dhe shpërngu - lej tek ata. Kur ai emigroi drejt tyre së bashku me sahabët, ata burra iu përmbajtën besës që i kishin dhënë Profetit .ﷺPër këtë arsye, Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij i quajtën ata si “ ensarë” - ndihmës. Ky u bë një emërtim i njohur në mënyrë të veçantë për ta, - Allahu qoftë i kënaqur prej tyre dhe i kënaqtë ata me mirësitë e Tij! - “Disa prej bijve të Izraelit besuan e disa të tjerë kundërshtuan. ” - Një grup e pra - nuan dhe u udhëzuan në fenë që solli Isai (a.s), por një grup tjetër devijuan dhe u larguan nga udhëzimi i Tij. Madje, ata shpi - fën për nënën e tij të ndershme, dhe këtu bëhet fjalë për jehudët (mallkimet e njëpas - njëshme qofshin mbi ta, aq sa të dëshirojë Allahu i Madhëruar!) Nga ana tjetër, ishin edhe një grup, të cilët e tepruan dhe kështu devijuan nga rruga e Isait (a.s). Ata e te - pruan me lëvdimin dhe lartësimin e figurës së tij, duke e ngritur jashtë kufijve të vendosur nga Zoti, madje duke e konsideruar atë edhe si Zot. Ata u ndanë në grupe dhe fraksione të shumta, në lidhje me besimin që kishin rreth Isait. Disa thonë se ai është biri i Zotit, të tjerë thonë që ai është pjesë e Trinisë “Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë”, e disa thonë që ai është vetë Zoti! Allahu na ruajtë nga të tilla devijime! - “Ata që besuan, Ne i përkrahëm kundër armiqve të tyre ... ” - Besimtarëve të vërtetë, që iu përmbajtën besimit të drejtë e të

vërtetë, u dhuruam triumfin ndaj grupeve të tjera, që ju kundërvunë dhe i luftuan. - “... dhe ata fituan.” - Pasuesit e besimit të vërtetë të Isait fituan mbi çdo grupacion të devijuar, në lidhje me besimin rreth Isait (a.s.). Kjo ndodhi pas dërgimit të Muhame - dit ﷺ .Pasuesit e të vërtetës, që ai solli nga Zoti, triumfuan mbi të gjithë dhe nxorën në pah të vërtetën. Ibn Xhafer Ibn Xheriri (Allahu e mëshiroftë!) sjell nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej atyre të dyve!) këtë histori: “Kur Allahu i Lartësuar deshi ta ngrinte Isain në qiell, ai doli mes shokëve të tij, ndërkohë që koka i pikonte ujë. Në shtëpi me të ishin dymbëdhjetë burra. Ai tha: “Me të vërtetë, mes jush është dikush që do të më mohojë mua dymbëdhjetë herë, pasi ka deklaruar se më beson.” Pastaj tha: “Cili prej jush do të pranojë që t’i mvishet shëmbëlltyra ime dhe të vritet në vendin tim, që pastaj të jetë së bashku me mua, në gradën time?” U ngrit një djalosh, prej më të rinjve në moshë, dhe tha: “Unë jam ai.” Atëherë Isa i tha: “Ulu.” Pastaj e përsëriti ftesën dhe përsëri u ngrit djaloshi, i cili tha: “Unë jam ai”. Isai i tha sërish të ulej. Pastaj ua përsëriti atyre ftesën, dhe përsëri u ngrit djaloshi, i cili tha: “Unë jam ai”. Atëhërë, Isa tha: “Po, ti je ai.” Kështu, atij iu mvesh pamja e Isait dhe ai dukej sikur të ishte vërtet Isai. Në atë moment, tavani i shtëpisë u hap dhe Isai, që tashmë e kishte kapur një dremitje, u ngrit në qiell në atë gjendje. Kështu, erdhën të dërguarit e jehudëve, të cilët vranë dhe kryqëzuan djaloshin. Më pas njerëzit u ndanë në tri grupe. Një grup tha: “Mes nesh ishte Vetë Allahu, i Cili qëndroi aq sa dëshiroi të qëndronte, pastaj u ngrit në qiell.” Këta ishin të ashtuquajturit jakovitë. Një grup tjetër tha: “Mes nesh ishte i Biri i Allahut, i cili qëndroi aq sa dëshiroi, pastaj Allahu e ngriti në qiell.” Këta ishin nesto - rianët. Ndërsa grupi i tretë tha: “Mes nesh ishte Robi e Profeti i Allahut, i cili qëndroi aq sa dëshiroi Allahu, pastaj Allahu e ngriti atë në qiell.”. Këta ishin muslimanët ose të dorëzuarit ndaj një Zoti të vetëm. Por dy grupet e para e sulmuan e luftuan grupin e tretë, derisa i vranë ata. Kështu, Islami vazhdoi fshehtas, derisa Allahu i Madhëruar dërgoi Muhamedin.” [Hadithin e sjell Nesa - iu]. Kështu, umeti i Muhamedit ﷺ do të vazhdojë të jetë i shfaqur dhe ta mbajë lart të vërtetën, derisa të vijë urdhri i Zotit. Ata do të vazhdojnë të jenë në këtë gjendje, duke e shfaqur dhe përhapur të vërtetën, derisa, në fundin kohës, brezi i fundit i tyre, së bashku me Isain, Mesihun e të vërtetës (Paqja e Zotit qoftë mbi të!), do të luftojnë kundër Dexhalit. Për këtë kanë ardhur hadithe të sakta. Allahu i Lartësuar është më i ditur për gjithçka. Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Saf. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja. Vetëm Ai ofron mbrojtje nga çdo e keqe dhe vetëm Atij i mbështetemi për t’u ruajtur dhe arritur çdo të mirë!

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 61:10–61:14

- “O ju që keni besuar! A t’ju tregoj për një pakt (madhështor), që ju shpëton prej dënimit të dhembshëm? ...” - Ky është një propozim i mrekullueshëm, që më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve u bën robve të Tij besimtarë. Me bujarinë e Tij, Ai i fton ata në tregtinë më të madhe, në objektivin më të lartë, që të shpëtojnë nga ndëshkimi i dhembshëm dhe të arrijnë lumturinë e përjetshme. Allahu i Lartësuar nuk e bën këtë ftesë në formë urdhërore, por në formën e një propozimi shumë të butë dhe dashamirës, për të treguar se çdo i urtë dhe i mençur mund ta arrijë këtë mirësi. Ajo është një ftesë e hapur për të gjithë, sepse është e arritshme për të gjithë, nëse do të gjykonin me urtësi dhe mençuri. Nëse dikush pyet për mënyrën se si arrihet kjo e mirë, Allahu i Lartësuar thotë:

- “Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij...” – Fillimisht, të besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij! Dihet mirë që besimi i vërtetë është bindja e plotë në gjithçka që Allahu i Lartësuar ka urdhëruar të besohet. Nëse ky besim është i sinqertë, ai e shtyn robin të shfaqë vepra e fjalë të mira. Sigurisht, ndër veprat më të spikatura, që shfaqet në praktikë dhe që dëshmon për sinqeritetin në besim, është xhihadi në rrugën e Zotit. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë: - “...dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe veten tuaj!” - Jepni për hir të Allahut pasurinë, madje edhe shpirtin tuaj, për të mposhtur armiqtë e Islamit! Kjo bëhet duke patur një qëllim të vetëm: lartësimin e fjalës së Allahut dhe triumfin e fesë së Tij, që i fton njerëzit në adhurimin e Allahut si Një i vetëm dhe i pashoq. Luftoni me shpirtin dhe pasurinë tuaja për hir të këtij qëllimi të madh, sepse një vepër e tillë, edhe pse është e vështirë, të jeni të sigurt se: - “Kjo është shumë herë më e dobishme për ju, sikur ta dinit.” - Kjo vepër sjell lumturinë dhe begatinë në dynja dhe në ahiret. Për sa i përket lumturisë së dynjasë, është shumë e qartë se nëpërmjet xhihadit arrihet fitorja kundër armiqve të Allahut, realizohen qëllimet e larta të fesë së Allahut, arrihet epërsia e të mirës kundër së keqes, ndërsa besimtarët fitojnë pasuri, siguri dhe qetësi në zemra. Ndërsa në ahiret, premtimi i pakthyeshëm për këta të zgjedhur është shpërblimi i madh dhe i pashembullt i Allahut të Lartësuar dhe shpëtimi nga ndëshkimi i Tij. I Lartësuari e thekson shpërblimin e tyre në ahiret, duke thënë: - “Ai jua fal gjynahet tuaja...” - Kjo falje përfshin të gjitha gjynahet, të mëdhatë dhe të voglat. Kështu, besimi i plotë dhe i vërtetë tek Allahu dhe xhihadi në rrugën e Tij i falin të gjitha gjynahet, edhe ato të mëdhatë. - “...ju fut në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj...” - Poshtë ndërtesave dhe kështjellave, poshtë tendave dhe dhomave të tyre të zbukuruara, mes pemëve të Xhenetit, rrjedhin lumenj, të cilët Allahu i Lartësuar i përshkruan si: “lumenj me ujë të kristaltë, lumenj qumështi me shije të paprishur, lumenj vere të këndshme për ata që pinë dhe lumenj mjalti të kulluar.” [Muhamed 15]. - “...dhe në pallate të bukura, në xhenetet e amshuar. Ky është fitimi i madh!” - Në Xhenet ka çdo mirësi dhe begati që të gëzon shpirtin dhe të kënaq syrin. Banorët e tij lumturohen kundruar ndërtesat e larta e të stolisura në mënyrë të mrekullueshme. Madje, banorët e Ilijin-it, që ndodhet në gradën më të lartë të Xhenetit, shihen nga banorët e tjerë të Xhenetit, ashtu sikurse shohim sot yjet vezullues në qiellin e dynjasë. Disa ndërtesa të Xhenetit janë të ndërtuara me tulla floriri, ndërsa disa të tjera me tulla argjendi. Tendat e fshehura mes bimësisë së dendur dhe lumenjve janë prej diamanti dhe prej koralesh. Disa vende pushimesh janë prej xhevahiresh me ngjyra të larmishme e të kristalta, aq sa që nga jashtë duket çfarë ka

brenda dhe nga brenda mund të shikosh çfarë ka jashtë. Në Xhenet ka aroma të freskëta dhe të mrekullueshme, ka kënaqësi të llojllojshme, që edhe më oratori nuk di t’i përshkruajë. Asnjë prej krijesave të kësaj bote nuk mund ta dijë realisht se si janë ato të mira. Sikur Allahu të mos i krijojë banorët e Xhenetit të pavdekshëm dhe sikur të mos i bëjë në një krijim të ri, që nuk pranon shkatërrimin dhe vdekjen, ata do të vdisnin nga lumturia e madhe, me të cilën do të përballen. I lavdëruar, i madhëruar dhe i lartësuar larg çdo të mete është Allahu, të Cilin askush nga krijesat e Tij nuk mund ta lavdërojë e falënderojë ashtu siç i takon. Allahu është ashtu sikurse e ka lavdëruar Veten e Vet. Ai është shumë e shumë më i lavdëruar, i madhëruar e i lavdishëm sesa mund ta lavdërojnë robtë e Tij. I lavdëruar dhe i mbushur plot mirësi është Allahu i Gjithëmëshirshëm! I bukur është Ai dhe të bukur janë emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Allahu e krijoi vendin e paqes dhe të mirësisë së përjetshme dhe vendosi brenda tij mrekulli, që çudisin mendjet e krijesave dhe mbushin me mall shpirtin e tyre. I lartësuar qoftë Allahu, të Cilit i takon urtësia e plotë! Nëse Allahu i Madhëruar do t’i bënte robtë që ta shihnin Xhenetin kur Ai e krijoi atë, atëherë, pasi të kishin parë mirësitë dhe mrekullitë e tij, askush nuk do të gjente më qetësi dhe kënaqësi me jetën e kësaj bote, por do të pushtohej tërësisht nga malli i papërballueshëm për Xhenetin e Allahut të Lartësuar. Të gjithë nuk do të reshtnin së punuari vetëm për arritjen e atyre mirësive. E si mund të hutoheshin e mashtroheshin të këta të përmalluar nga jeta e kësaj dynjaje të shkurtër, mirësitë e të cilës janë të përziera me dhimbje e frikë?! Xheneti është quajtur ‘Adn’ - ‘i Përhershëm’, për të treguar vazhdimësinë dhe përjetësinë e tij, për të treguar që banorët e tij nuk kanë për t’u larguar kurrë prej tij dhe kurrë nuk kanë për ta ndërruar ketë shpërblim të madh. Ky sukses nuk mund të krahasohet dhe shkëmbehet me asnjë fitore tjetër. Ky ishte shpërblimi i pashembullt i ahiretit për këtë tregti. Ndërsa për sa i përket shpërblimit në jetën e dynjasë, Allahu i Lartësuar thotë: - “Edhe të tjera që ju i dëshironi, si...” - Përveç shpërblimit të madh në ahiret, ju do t’ju jepet edhe një shpërblim i shpejtë në dynja, të cilin ju e dëshironi shumë: - “...ndihmë prej Allahut dhe fitore të afërt.” – Allahu do t’ju japë fitore mbi armiqtë tuaj, e cila do t’ju sjellë krenari dhe gëzim. Kështu do të hapet rrethi i Islamit dhe do të shtohen begatitë. Ky është shpërblimi i premtuar besimtarëve që luftojnë dhe përpiqen në rrugën e Zotit. Por edhe besimtarëve të tjerë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në xhihad, Allahu i Lartësuar nuk ua pret shpresën për mirësitë e Tij. Duke dhënë një premtim gjithëpërfshirës, Ai thotë: - “Atëherë, përgëzoji besimtarët!” - Përgëzoji ata me një shpërblim të madh në jetën e dynjasë dhe në jetën tjetër. Secili do të shpërblehet sipas gradës së imanit, edhe pse nuk do të jetë në të njëjtin nivel me ata që kanë luftuar në rrugën e Zotit. Profeti (a.s.) ka thënë: “Me të vërtetë, në Xhenet ka njëqind grada, hapësira mes çdonjërës prej të cilave është sa hapësira mes qiellit dhe Tokës. Këto, Allahu i Lartësuar i ka përgatitur për luftëtarët në rrugën e tij”. 33 Pastaj i Lartësuari thotë: - “O ju që keni besuar! Bëhuni ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut,...” - Jini ndihmues dhe mbështetës së fesë së Allahut, me fjalët dhe me veprat tuaja, duke u përpjekur seriozisht dhe me sinqeritet për të realizuar dhe plotësuar fenë e Tij në veten tuaj, por edhe për përhapjen e saj tek të tjerët. Kjo detyrë kërkon që të pajiseni me dituri, të punoni sipas saj dhe të bëni durim në përhapjen e saj. Ju do të hasni në vështirësi të shumta, që do të kërkojnë edhe të luftoni me armiqtë e kësaj feje, të cilët e pengojnë përhapjen e saj. Ju do t’ju duhet të sakrifikoni pasurinë dhe jetën tuaj. Do t’ju duhet ta luftoni të kotën me dituri dhe argumente të qarta, por edhe me shpatë, kur e përcakton urtësia e Zotit. Kështu, me

dituri dhe fjalë të qarta, do ta ndriçoni të vërtetën për njerëzit, do t’u tregoni kotësinë dhe mashtrimin e të padrejtëve dhe do t’i paralajmëroni për rrezikun e rrugës së humbjes. Atëherë, të ndihmosh fenë e Allahut do të thotë, së pari, të mësosh e studiosh Librin e Allahut dhe Traditën e Profetit të Allahut, dhe pastaj të nxisësh edhe të tjerët që ta bëjnë një gjë të tillë, duke i urdhëruar për të mira dhe duke i ndaluar nga të këqijat, ashtu siç i ka përcaktuar feja e Zotit. Më pas, Allahu i Madhëruar i nxit besimtarët që të ndjekin shembullin e vëllezërve të tyre të mëparshëm, duke thënë: - “...sikurse Isai, biri i Merjemes, u tha dishepujve: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?”” - Isai (a.s.) i ftoi dishepujt të bëheshin ndihmuesit e tij në rrugën e Zotit dhe ata menjëherë i dhanë besën duke i thënë: - “Dishepujt i thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e Rrugës së Allahut!” – Kështu, bashkë me dishepujt e tij, Isai (a.s.) sakrifikoi për të ndihmuar dhe përhapur fenë e Zotit, duke duruar në të gjitha vështirësitë që i dolën. - “Disa prej bijve të Israilit besuan e disa të tjerë kundërshtuan. Ata që besuan, Ne i përkrahëm kundër armiqve të tyre dhe ata fituan.” – Si rezultat i përpjekjeve dhe thirrjes së Isait dhe dishepujve të tij, besuan disa prej bijve të Israilit, por pjesa tjetër refuzuan t’i përgjigjeshin ftesës së tij. Atëherë, besimtarët e sinqertë luftuan kundër mohuesve dhe Zoti u dha fitoren. Kështu, edhe ju, o populli i Muhamedit, bëhuni ndihmues të fesë së Allahut dhe ftues të njerëzve në rrugën e drejtë, që Allahu i Madhëruar t’ju ndihmojë dhe forcojë këmbët tuaja, ashtu sikurse veproi me besimtarët e sinqertë para jush. Kjo është rruga e fitores mbi armikun tuaj. Këtu mbyllet tefsiri i sures Saff, dhe për këtë falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar!

← Saf 61:14