61. Saf · Ajeti 14

سورة الـصّـف
Përkthimi Sherif Ahmeti
14

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُونُوٓاْ أَنصَارَ ٱللَّهِ كَمَا قَالَ عِيسَى ٱبۡنُ مَرۡيَمَ لِلۡحَوَارِيِّـۧنَ مَنۡ أَنصَارِيٓ إِلَى ٱللَّهِۖ قَالَ ٱلۡحَوَارِيُّونَ نَحۡنُ أَنصَارُ ٱللَّهِۖ فَـَٔامَنَت طَّآئِفَةٞ مِّنۢ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ وَكَفَرَت طَّآئِفَةٞۖ فَأَيَّدۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ عَلَىٰ عَدُوِّهِمۡ فَأَصۡبَحُواْ ظَٰهِرِينَ

O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai, biri i Merjemes, havarijjunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: "Kush është ndihmëtar imi për në rrugën e All-llahut?" Havarijjunët i thanë: "Ne jemi ndihmëtarë të rrugës së All-llahut!" E një grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti i Madhëruar i njofton besimtarët për fitimin më të madh, të cilin do ta arrijnë, nëse vazhdojnë të jenë besimtarë të denjë e të sinqertë, dhe nëse do të luftojnë me mall e shpirt për rrugën e Zotit. Lufta është tri llojesh: luftë me veten dhe epshin e vet, luftë ndërmjet vetes dhe krijesave të tjera, duke iu shmangur lakmisë e duke u sjellur butë e mëshirshëm ndaj të tjerëve; dhe luftë për ta ndihmuar të vërtetën e shpallur prej Zotit. Havarijunët ishin më të zgjedhurit, të cilët i besuan Isait dhe e ndihmuan, por Beni Israilët u ndanë në dy grupe; disa e besuan, kurse të tjerët nuk e besuan, e Allahu i ndihmoi besimtarët dhe i mundën me fakte dhe luftë kundërshtarët, që ishin jehudi. Zoti i ndihmon gjithnjë besimtarët kundër atyre që shtrembërojnë besimin dhe mbesin jashtë rrugës së vërtetë. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Es Saffu. I lavdëruar prej çdo kujt është Allahu i Madhëruar! që bart një thesar të madh me libra, por nuk përfiton tjetër, pos lodhjes e mundimit. Quhet: “Suretul Xhumuati” - sepse besimtarët porositen të braktisin të gjitha punët e tjera kur thërret ezani i xhumasë, të shkojnë në namaz e të mos i preokupojë ndonjë tregti a punë tjetër.