61. Saf · Ajeti 5 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 61:1–61:9
Allahun e madhëron dhe e lartëson me atë gjuhën e vet çdo qenie e send në qiej e tokë si: engjëjt, njerëzit, bimët, trupat e ngurtë etj.
Gjëja më e përbuzur tek Allahu është mospërputhja e fjalëve me vepra. Si duket kjo është një vërejtje e madhe ndaj besimtarëve, të cilët thoshin se do të dëshironin të dinin se cila vepër është më e dashura tek Allahu dhe për atë vepër do ta flijonin edhe pasurinë edhe shpirtin. Kur u ftuan në luftë kundër armikut të Zotit dhe të tyre, disa nuk e pëlqyen luftën, andaj u bëhet ky qortim. Por nuk duhet kuptuar se ky qortim ka pasur të bëjë vetëm me ta, ky është parim islam, sipas të cilit, njeriu është i obliguar ta zbatojë premtimin, ta realizojë atë që flet. Pejgamberi ka thënë: "Simptomet e munafikut janë tri: kur premton e thyen premtimin, kur flet diç gënjen dhe kur i besohet diç, bën hilet"
Populli i Musait e shqetësonte duke i shpifur: është i sëmurë prej bruhut, shko ti e lufto me Zotin tënd, kurse ne po rrimë këtu, bëna një zot si viçi i atyre që e adhuronin, e përgatitën një grua që i shpifi për amoralitet. Një popull i tillë nuk e meritoi ndihmën e Zotit për udhëzim në rrugë të drejtë.
Isai nuk e thërret atë popull: "O populli im", sikurse e thirri Musai, sepse Isai nuk ishte i origjinës së tyre, nuk kishte babë nga ata, andaj i thërret: "O beni israilë". Ai u thotë se jam i dërguar i Zotit, i besoi librat e mëparshëm dhe ju sjell një lajm të gëzueshëm se pas meje do të vijë një pejgamber Ahmed - falënderues dhe mirënjohës i madh ndaj Zotit. Por kur u solli argumente e mrekulli, ata i thanë se këto janë magji. thanë — E — Isait - sipas mendimit të shumicës së interpretuesve të Kur'anit, e ka mendime se i thanë Muhammedit.
Allahu përmes të dërguarit të vet e thërret njeriun në fenë e drejtë, në fenë islame, e ai i konsideron gënjeshtër e magji argumentet e Allahut dhe përpiqet ta fikë dritën e Allahut, Kur'anin, duke i quajtur magji, mirëpo, Allahu e ngriti lart dritën e vet mbi të gjitha besimet e tjera të kota, e kompletoi dhe përsosi, edhe pse e urrejtën mohuesit që konsiderohen njerëzit më mizorë.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 61:5–61:6
Allahu i Lartësuar na tregon rreth adhu - ruesit dhe Profetit të Tij, të dashur të quajtur “Kelimu er Rahman”, pra, ai të cilit i foli i Gjithëmëshirshmi. Ai na tregon për Musain, birin e Imranit, - paqja e Zotit qoftë mbi të!- dhe fjalët që ai i drejtoi popullit të tij: - “Kujto kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im! Pse më mundoni, kur jeni të sigurt se unë jam i Dërguari i Allahut për ju!” - Përse më mundoni, kur ju jeni të sigurt për vërtetësinë time dhe të mesazhit, që unë ju sjell prej Zotit? Ky ishte ngushë - llim për Profetin tonë, për mundimet që i shkaktonin mohuesit nga popullit i tij dhe të tjerë. Gjithashtu, kjo ishte një nxitje për Profetin ﷺ ,që të bënte durim, por edhe një mësim i vyer për besimtarët, që të mos e shqetësonin Profetin e tyre, siç bëri populli i Musait. I Lartësuari thotë: “O ju që keni besuar! Mos u bëni si ata që e munduan Musain! Allahu dëshmoi pastërtinë e tij nga ajo që ata thanë. Ai qe me pozitë të lartë tek Allahu.” [Ahzab 69]. - “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. ” - Kur ata devijuan nga rruga e drejtë, edhe pse e njihnin shumë mirë atë, Allahu i Lartësuar ua devijoi zemrat nga udhëzimi dhe drita, duke bërë që në ato zemra të zinte vend dyshimi, pasi - guria, paqartësia dhe dështimi, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Ata betohen fuqishëm në Allahun se, nëse u vjen ndonjë shenjë, do ta besojnë. Thuaju: “Të gjitha shenjat janë në dorë të Allahut”. Por ku mund ta dini ju: edhe sikur t’u vijnë shenjat, ata përsëri nuk do të besojnë. Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre.” [En’am 109, 110]. “Kush i kundërvihet të Dërguarit, edhe pasi i është bërë e qartë e vërteta, dhe ndjek tje - tër rrugë nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në zgjedhjen e tij dhe e fusim në Xhehenem. Ky është përfundimi më i keq.” [Nisa 115]. - Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë. - Ata të cilët shkelin kufijtë e Allahut, dalin nga bindja ndaj Tij dhe rruga e Sheriatit; ata refuzojnë të nënshtrohen sipas rregullave dhe ligjeve të Zotit. Më pas, i Lartësuari thotë: - Kujto dhe kur Isai, biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Izraelit! Unë jam i dër - guar i Allahut për ju. Unë jam vërtetues i Teuratit, që ishte para meje; jam lajmë - tar për një Profet , që do të vijë pas meje,
emri i të cilit është Ahmed.” - Këto ishin fjalët e Isait (a.s). Kështu, Isai, ky Profet ndër më të zgjedhurit, i bëri me dije popullit të vet, se ardhja e tij si profet ndër bijtë e Izraelit ishte përgëzuar e parathënë në Teurat. Ai vërtetonte mesazhet në Teurat. Njëkohësisht, ai ishte përgëzues dhe para - lajmërues për Profetin madhështor, që do të vinte pas tij, një i dërguar “ ummij”, pra, që nuk di shkrim dhe lexim. Ai do të ishte një Profet arab, nga Meka, me emrin Ahmed. Isai ishte Profeti i fundit i dërguar nga mesi i bijve të Izraelit. Allahu i Lartësuar na tre - gon se ai u ngrit mes bijve Izraelit dhe përgëzoi për ardhjen e Muhamedit ﷺ ,pra, të Ahmedit, vulës të të gjithë profetëve dhe të dërguarve të Zotit, ai i cili do të sjellë Shpalljen e fundit të Zotit, pas së cilës nuk do të ketë më shpallje dhe në këtë botë dhe nuk do të ketë më profet dhe lajmëtar pas tij. Buhariu sjell hadithin nga Xhubejr Ibn Mutaimi, i cili rrëfen: 2667. “Profeti na tregoi njëherë disa emra të tij, duke thënë: “Unë jam Muhamedi, Ahmedi, El Mahi (Fshirësi), sepse nëpërmjet meje, Allahu fshin mosbesimin; unë jam El Hashir (Tubuesi), që do të ringjallem i pari dhe njerëzit e tjerë pas meje. Unë jam El Akib (i Fundit), se pas meje s`ka më nebijj.” 132 [Buhariu dhe Muslimi]. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “... Ai tha: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka. Atë (mëshirë) e kam caktuar për ata që janë të devotshëm, japin zekatin dhe për ata që besojnë në argumentet Tona, për ata që pranojnë të Dërguarin, Profetin "ummij" - që nuk shkruan e nuk lexon, të cilin e gjejnë të cilësuar në Teurat dhe në Ungjill, që i urdhëron ata për të mirë dhe i ndalon nga e keqja, që u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, që u heq barrën e rëndë dhe prangat. Ata që besojnë në të, që e nderojnë atë, që e ndihmojnë atë dhe që veprojnë me Dritën që iu zbrit atij - këta janë të shpëtuarit. Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje. Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin "ummij" - që nuk shkruan e nuk lexon, që beson Allahun dhe Shpalljet e Tij! Ndiqeni rrugën e tij, që të jeni të udhëzuar!” [Ea’raf 156 - 158]. “Kujtoni kur Allahu mori premtimin e profetëve (dhe u tha) : “Unë ju dhurova mirësi, duke ju shpallur Libër e Urtësi. Prandaj, ju duhet ta besoni dhe ta ndihmoni Profetin që do të vijë pas jush e që vërteton atë që ju është shpallur juve. Ai (Allahu) tha: “A e pranoni dhe a e merrni përsipër detyrën Time?” Ata thanë: “Po, e pra - nojmë”! Ai (Allahu) tha: “Dëshmoni, pra, se edhe Unë jam dëshmitar, bashkë me ju!” E kush i kthen shpinën të vërtetës më pas, ai është i prishur.” [Al Imran 81, 82]. Ibn Abasi thotë: “Sa herë që Zoti dërgonte një profet, i merrte premtimin atij që, nëse do të dërgonte Muhamedin dhe ai do të ishte gja - llë, do t’ua qartësonte të vërtetën njerëzve. Madje, Zoti e ngarkonte çdo profet që të merrte premtimin nga populli i vet që, nëse
do të dërgohej Muhamedi dhe ata do të ishin gjallë, ata do ta ndiqnin rrugën e tij dhe do t’i bëheshin krah atij profeti.” Imam Ahmedi sjell hadithin nga Irbad Ibn Sari - jete, që tregon se Profeti i Allahut ka thënë: “Unë kam qenë “vula e profetëve” për Allahun, qysh kur Ademi ishte ende baltë. Unë do t’ju tregoj për zanafillën e gjithë kësaj. Unë jam lutja e tim eti, Ibrahimit, jam përgëzimi i Isait dhe ëndrra e nënës sime për mua. Kështu e shohin përgëzimin të gjitha nënat e profetëve.” Ishte vetë Ibrahi - mi (a.s.), babai i të gjithë profetëve pas tij, që u lut për ardhjen e Profetit të fundit. Ndër shumë lutje që ai i drejtoi Zotit, në fund e mbyll duke u lutur që Allahu të dërgonte mes banorëve të vendit të shenjtë një Profet nga mesi i tyre. Ishte caktimi i hershëm i Allahut që të dërgonte mes tyre Muhamedin ﷺ si profet mes “ umijin-ëve”, popullit që nuk dinte shkrim e lexim dhe si profet i të gjithë botës së njerëzve dhe të xhindëve. Kur Profeti ﷺ tha që ishte përgëzimi që dha Isai, kishte për qëllim fjalën e Allahut: "Kujto dhe kur Isai, biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Izraelit! Unë jam i dërguar i Allahut për ju. Unë jam vërtetues i Teuratit, që ishte para meje; jam lajmëtar për një Profet që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed." [Saf 6]. Ndërsa kur përmend ëndrrën e nënës së vet, kuptimin e saj e qartëson fjala e vetë Profetit në një tjetër hadith, që e sjell Ahmedi, ku thotë: “Nëna ime pa një ëndërr, sikur prej trupit të saj doli një dritë, që ndriçoi kështjellat e Shamit.” Qëllimi këtu është të tregojmë se ndër bijtë e Izraelit ka qenë shumë e njohur dhe e përhapur profecia për ardhjen e Profetit të fundi, më të madhit Profet të dërguar nga Zoti. 133 - “Por, kur ai u erdhi atyre me argu - mente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur.”. - Ibn Xheriri thotë: “Kur u erdhi Ahmedi, pra, ai për ardhjen e të cilit përgëzoi Isai (a.s) dhe profetët e hershëm, me argumente të qarta nga Zoti, mohuesit dhe kundërshtarët e besimit të drejtë thanë: “Kjo është magji e hapur.”.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 61:5
- “Kujto kur Musai i tha popullit të vet:...” - Musai (a.s.), duke qortuar popullin e tij për veprat e ulëta dhe për mundimin që i shkaktonin, edhe pse e dinin se ai ishte i dërguar i Allahut, tha: - “O populli im! Pse më mundoni, kur e dini me siguri se, me të vërtetë, unë jam i Dërguari i Allahut për ju! ” - Përse më mundoni me fjalët dhe veprat tuaja, kur ju e dini mirë se unë jam i Dërguari i Allahut për ju. Është detyrim që i Dërguari të nderohet, të respektohet e t’i bindesh urdhrave të tij. Mirësia që Profeti i sjell umetit qëndron mbi të gjitha mirësitë, pas mirësisë së Allahut. Të mundosh të zgjedhurit e Allahut është kulmi i poshtërsisë, injorancës dhe devijimit nga rruga e drejtë. Bijtë e Israilit e dinin shumë mirë se Musai (a.s.) ishte Profeti i Zotit, por e shpërfillnin atë me vetëdije, prandaj i Madhëruari tha: - “Por kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat.” - Kur ata u shmangën nga e vërteta dhe e braktisën atë me vetëdije të plotë, Allahu i Madhëruar ua shmangu zemrat e tyre nga kjo e vërtetë, si ndëshkim për shpërfilljen e tyre. Allahu i Madhëruar nuk u dha sukses për të pasuar rrugën e drejtë, sepse ata nuk e meritonin atë. Ata meritonin veçse humbjen. - “Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë.” - Shkelja e kufijve të Zotit ishte karakteristikë e tyre. Ata as që nuk e dëshironin udhëzimin. Humbja që Allahu i Madhëruar u shkakton të prishurve, nuk është aspak një padrejtësi nga Ai. Ata nuk mund të kapen kurrsesi pas këtij fakti. Kjo humbje vjen, së pari, nga ata vetë. Janë ata që ia mbyllin vetes së tyre portën e udhëzimit, pasi ajo është tërësisht e hapur para tyre. Pas shpërfilljes së të vërtetës nga ana e tyre, Allahu i Drejtë dhe i Gjithëditur për qëllimet dhe dëshirat e robve, i “shpërblen” duke i larguar nga e vërteta dhe duke i lënë në humbjen e tyre. Ata nuk kanë më mundësi pas kësaj që të ndryshojnë zemrat e tyre. Kjo vjen si formë ndëshkimi nga i
Drejti dhe i Urti, që çdo gjë e vendos në vendin që i takon, sikurse thotë i Madhëruari në suren En’am, ajeti 110: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre.”.