61. Saf · Ajeti 9 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 61:1–61:9

Allahun e madhëron dhe e lartëson me atë gjuhën e vet çdo qenie e send në qiej e tokë si: engjëjt, njerëzit, bimët, trupat e ngurtë etj.

Gjëja më e përbuzur tek Allahu është mospërputhja e fjalëve me vepra. Si duket kjo është një vërejtje e madhe ndaj besimtarëve, të cilët thoshin se do të dëshironin të dinin se cila vepër është më e dashura tek Allahu dhe për atë vepër do ta flijonin edhe pasurinë edhe shpirtin. Kur u ftuan në luftë kundër armikut të Zotit dhe të tyre, disa nuk e pëlqyen luftën, andaj u bëhet ky qortim. Por nuk duhet kuptuar se ky qortim ka pasur të bëjë vetëm me ta, ky është parim islam, sipas të cilit, njeriu është i obliguar ta zbatojë premtimin, ta realizojë atë që flet. Pejgamberi ka thënë: "Simptomet e munafikut janë tri: kur premton e thyen premtimin, kur flet diç gënjen dhe kur i besohet diç, bën hilet"

Populli i Musait e shqetësonte duke i shpifur: është i sëmurë prej bruhut, shko ti e lufto me Zotin tënd, kurse ne po rrimë këtu, bëna një zot si viçi i atyre që e adhuronin, e përgatitën një grua që i shpifi për amoralitet. Një popull i tillë nuk e meritoi ndihmën e Zotit për udhëzim në rrugë të drejtë.

Isai nuk e thërret atë popull: "O populli im", sikurse e thirri Musai, sepse Isai nuk ishte i origjinës së tyre, nuk kishte babë nga ata, andaj i thërret: "O beni israilë". Ai u thotë se jam i dërguar i Zotit, i besoi librat e mëparshëm dhe ju sjell një lajm të gëzueshëm se pas meje do të vijë një pejgamber Ahmed - falënderues dhe mirënjohës i madh ndaj Zotit. Por kur u solli argumente e mrekulli, ata i thanë se këto janë magji. thanë — E — Isait - sipas mendimit të shumicës së interpretuesve të Kur'anit, e ka mendime se i thanë Muhammedit.

Allahu përmes të dërguarit të vet e thërret njeriun në fenë e drejtë, në fenë islame, e ai i konsideron gënjeshtër e magji argumentet e Allahut dhe përpiqet ta fikë dritën e Allahut, Kur'anin, duke i quajtur magji, mirëpo, Allahu e ngriti lart dritën e vet mbi të gjitha besimet e tjera të kota, e kompletoi dhe përsosi, edhe pse e urrejtën mohuesit që konsiderohen njerëzit më mizorë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 61:7–61:9

- “E kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtra për Allahun, ndërkohë që fto - het në fenë islame?!” - Askush nuk është më i padrejtë, sesa ai që trillon gënjeshtra rreth Zotit, duke thënë se Ai ka partner, ortak në madhështinë e Tij dhe në meritën e adhurimit. Ai këmbëngul në këtë errësirë, ndërkohë që ftohet në besimin e pastër, në teuhid, pra, njëshmërinë e Zotit dhe këshi - llohet që të adhurojë me sinqeritet vetëm një Zot. - “Por Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të padrejtë. ” - Këta janë të padrejtë e keqbërës, prandaj nuk e meri - tojnë udhezimin, sepse nuk nënshtrohen të pranojnë ftesën e Zotit në adhurimin e Tij si një të vetëm. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ata duan që të shuajnë dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e forcon dritën e vet, edhe pse jobesimtarët e urrejnë këtë. ” - Ata përpiqen që ta hedhin poshtë të vërtetën përmes kotësirave. Ata i shëmbëllejnë një personi që kërkon të shuajë rrezet e diellit me frymën e tij. Siku - ndër kjo është e pamundur të ndodhë, po ashtu është e pamundur që të shuash dritën e Allahut. Po kështu, edhe feja me të cilën u dërgua Profeti i Allahut do të triumfojë në mënyrë të pashmangshme, prandaj i Lartë - suari thotë: - “Është Ai që e çoi të Dërguarin e Vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë, për ta bërë të epërme mbi të gjitha fetë, edhe

pse idhujtarët e urrejnë këtë.” - Kjo përmbajtje është shtjelluar në suren Teube. Ve - tëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për gjithçka. El hudâ quhet çdo lajm i vërtetë dhe i sigurt që Profeti ﷺ solli prej Allahut, është imani i vërtetë e korrekt, është dituria e dobishme e sjellë nga Zoti. Ndërsa dinul ĥak quhen veprat e mira e të dobishme, sipas diturisë së vërtetë, të cilat sjellin mirësi në dynja dhe në ahiret. Kështu, Allahu i Lavdëruar e pajisi Profetin e Tij me udhëzim të qartë dhe me fenë e vërtetë: “... për ta Lartësuar atë mbi të gjitha fetë”. Në hadith të saktë thuhet se Profeti i Allahut ka thënë: “Allahu ma paraqiti tokën, lindjen e perëndimin e saj. Pushteti e sundi - mi i umetit tim do të arrijë në çdo vend që m’u tregua.” Imam Ahmedi citon Temim el Darin, se rrëfen që e ka dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: “Kjo fe do të arrijë kudo ku arrin nata dhe dita. Zoti nuk do të lërë shtëpi prej guri e shtëpi prej lëkure, pa futur këtë fe, me të cilën do të krenojë ata që meri - tojnë krenarinë dhe do të poshtërojë ata që meritojnë poshtërimin. Ai do të sjellë krenarinë për pasuesit e Islamit dhe poshtërimin për mohuesit e besimit.” Temim el Dari thoshte shpesh: “Këtë e mësoi dhe përjetoi farefisi im. Prej tyre, ata që pranuan Islamin u begatuan me mirësi, nderim e krenari, ndërsa ata që mohuan besimin e vërtetë u poshtëruan, përçmuan dhe nënshtruan të paguanin xhizjen.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 61:6–61:9

Allahu i Madhëruar na tregon për arrogancën dhe refuzimin e bijve të Israilit ndaj ftesës së Isait: - “Kujto dhe kur Isai, biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Israilit! Unë jam i dërguar i Allahut për ju.” - Allahu i Madhëruar më dërgoi tek ju që t’ju urdhëroj për të mira dhe t’ju ndaloj nga veprat e këqija. Allahu më pajisi me mrekulli të shumta, që dëshmojnë vërtetësinë time si profet i Tij. Ndër faktet që dëshmojnë për vërtetësinë time është edhe që: - “Unë jam vërtetues i Teuratit, që ishte para meje;...” - Unë kam ardhur me të njëjtat ligje si profetët e tjerë të Zotit dhe si miratues e përforcues i ligjeve të Musait. Nëse do të isha thjesht një gënjeshtar, atëherë fjalët e mia do të binin ndesh me mësimet e të gjithë profetëve të tjerë. Unë e miratoj Shpalljen para meje, pra, Teuratin, dhe unë vërtetoj çfarë është thënë në Teurat për mua. Gjithashtu, unë u dërgova që të jap edhe një sihariq tjetër të madh: - “...jam lajmëtar për një Profet që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed.” - Ky profet, për të cilin dha sihariqin Isai (a.s.) ishte Muhamed Ibn Abdil-lah Ibn Abdul Mutalib, Profeti Hashimij, pasardhës i Ismailit, birit të Ibrahimit. Ai do të ishte vula e të gjithë të dërguarve të Zotit. Kështu, Isai (a.s.) ashtu si të gjithë profetët e vërtetë, pohoi vërtetësinë e profetëve dhe Shpalljeve hyjnore paraardhëse, dhe lajmëroi për ardhjen e Profetit pasardhës. Ndryshe veprojnë profetët e rremë, të cilët i kundërshtojnë të gjithë profetët e tjerë. Sharlatanët ndryshojnë tërësisht nga profetët e vërtetë, qoftë në cilësitë dhe moralin e tyre, qoftë në urdhëresat, ndalesat dhe ligjet që u caktojnë njerëzve. - “Por, kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur.”. - Kur atyre u erdhi Muhamedi (a.s.), profeti i paralajmëruar nga Isai, ata e mohuan, ndonëse ai u paraqiti shumë mrekulli, që nuk linin asnjë dy shim. Ardhja e profetit Muhamed u paralajmërua jo vetëm nga Isai, por edhe nga profetë të tjerë para tij, në mënyrë që askush të mos dyshonte se ai ishte profet i vërtetë i Zotit. Duke refuzuar me inat të vërtetën dhe duke e konsideruar padrejtësisht dhe me vetëdije të plotë Shpalljen e Zotit si gënjeshtër, ata e përshkruan atë si “magji e hapur”. Ky është një nga qëndrimet më të habitshme dhe më të padrejta: ta quash magji Shpalljen e Zotit, e cila është e qartë si drita e diellit dhe të cilën e solli Profeti. A ka vetëmashtrim më të madh dhe më të pashpresë se ky “justifikim”, për të refuzuar Vulën e të gjithë vargut të profetëve të Zotit?! Kjo, pa dyshim, është shpifja më e madhe dhe më e ndëshkueshme, prandaj i Lartësuari thotë:

- “E kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra për Allahun, ndërkohë që ai ftohet në fenë Islame?! - Këta mohues të së vërtetës janë zullumqarët më të mëdhenj dhe nuk kanë asnjë justifikim për këtë padrejtësi që kryejnë. Ata vazhdimisht ftohen në Islam nga muslimanët, duke iu sqaruar tërësisht argumentet dhe faktet, duke mos u lënë asnjë shteg dyshimeve. - “Por Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të padrejtë.” - Për sa kohë vazhdojnë në padrejtësi, atyre nuk ka për t’u bërë dobi asnjë qortim e këshillë. Ata nuk do të binden nga asnjë lloj argumenti. Këta të mjerë janë të pashpresë, sepse kanë marrë përsipër që të kundërshtojnë të vërtetën, duke të nxjerrë lloj-lloj arsyetimesh apo “argumente” - siç i quajnë ata. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë: - “Duan që të shuajnë dritën e Allahut, me gojën e tyre,...” - Nëpërmjet argumenteve të pabaza dhe arsyetimeve të shtrembra, ata synojnë të shuajnë dritën e Allahut. Por kjo është gjëja më e pamundur që ekziston, madje të tilla përpjekje fatkeqe dhe të pashpresa veçse ua shtojnë besimin dhe qartësinë pasuesve të të vërtetës dhe i bëjnë të kuptojnë më thellë kotësinë e fjalëve të atyre të mjerëve. - “...por Allahu e forcon dritën e vet, edhe pse jobesimtarët e urrejnë këtë.” - Është Allahu i Lartësuar Ai që ka premtuar dhe ka marrë përsipër ta bëjë këtë fe të triumfojë mbi të gjitha fetë. Allahu do ta çojë në vend të vërtetën, me të cilën dërgoi të gjithë profetët e Tij. Është Allahu i Lartësuar Ai që do ta bëjë dritën e Tij të shkëlqejë në çdo cep të botës, edhe pse mohuesit e urrejnë këtë gjë. Ata fatkeqë, për shkak të urrejtjes së madhe që kanë ndaj të vërtetës, shfrytëzojnë çdo mundësi dhe rrugë për të shuar dritën e Allahut, por përfundimi i pashmangshëm është që ata do të mposhten të turpëruar. Ata janë si ai njeriu që i fryn diellit, për ta shuar atë me frymë. Me veprimet e tyre, jo vetëm që nuk do t’ia arrijnë qëllimit, por tregojnë edhe se sa mendjelehtë që janë. Në vijim, Allahu i Lartësuar na bën të ditur shkakun e epërsisë së fesë islame, duke thënë: - “Është Ai që e çoi të Dërguarin e Vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë të epërme mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë këtë.” - Islami do të triumfojë mbi të gjitha fetë, sepse Allahu i Lartësuar e pajisi Profetin e kësaj feje me udhëzim të qartë, domethënë, me dituri të madhe dhe vepra të mira, sipas kësaj diturie. Në këtë mënyrë, robtë njohin rrugën drejt mëshirës dhe Xhenetit të Allahut të Lartësuar. Ata mësojnë veprat dhe virtytet me të cilat kënaqet Allahu i Lartësuar. Me Islamin, ata inkurajohen dhe aftësohen për t’u pajisur me këtë dituri dhe për të punuar sipas saj. Kështu, atyre u lehtësohet rruga për të arritur lumturinë në dynja dhe në ahiret. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar e pajisi profetin Muhamed (a.s.) me ‘ dinul hak’ – fenë e vërtetë. Kjo është feja që u është ngarkuar robve, që ta adhurojnë Allahun sipas saj. Kjo është fe e vërtetë dhe e plotë. Në të nuk mund të gjesh asnjë lloj mangësie apo defekti, asnjë lloj padrejtësie, në çdo aspekt që ta shohësh, qoftë në detyrimet ndaj Zotit, qoftë në ligjet që rregullojnë marrëdhëniet ndërnjerëzore. Porositë e kësaj feje janë ushqim për zemrën dhe kënaqësi për trupin. Largimi nga ndalesat e kësaj feje është çlirim dhe siguri nga çdo ligësi dhe shkatërrim. Atëherë, udhëzimi i qartë dhe feja e vërtetë janë dëshmitë më të qarta, që tregojnë se Muhamedi (a.s.) ishte vërtet i dërguari i Zotit të botëve. Forca ndikuese e Kur'anit në zemrat e njerëzve, dituria që përmban ai, këshillat e tij dhe feja që përshkruan ky libër, e cila rregullon jetën njerëzore në të gjitha aspektet e saj, të gjitha përbëjnë mrekullinë më të madhe që Zoti ka sjellë për njerëzit. Për sjelljen e kësaj mrekullie, Allahu i Madhëruar zgjodhi më të mirin e profetëve, Muhamedin (a.s.), dhe për ta zbatuar atë solli më të mirin e umeteve, umetin Islam. Ndryshe nga të gjithë

mrekullitë e tjera, të cilat ishin të kufizuara për popuj, vende dhe periudha të caktuara, kjo mrekulli përfshin të gjithë njerëzit dhe xhindët dhe të gjithë kohërat, deri në Ditën e Gjykimit. Sa më shumë të thellohet njeriu në meditimin dhe studimin e këtij libri, aq më shumë do t’ia shtojë ai gëzimin dhe kthjelltësinë në rrugën që ka zgjedhur, për të jetuar sipas kënaqësisë së Krijuesit dhe për të fituar përjetësinë në Xhenetin pranë Tij. Me të tillë mrekulli, është i pashmangshëm përfundimi triumfues i kësaj feje. Allahu i Lartësuar thotë: “...për ta bërë të epërme mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë këtë.” Fitorja e Islamit do të arrihet me argumente dhe fakte të qarta, mbi të cilat është ndërtuar kjo fe. Allahu i Lartësuar do të bëjë që pasuesit e kësaj feje të triumfojnë në përballjen me të kotën dhe gënjeshtrën. Shtrirja dhe epërsia e fesë së Zotit janë cilësi të pandashme të saj në çdo kohë dhe vend. Askush dhe asgjë nuk mund të dalë mbi këtë fe. Gjithmonë, nëse dikush përpiqet të polemizojë kundër fesë së vërtetë, do të përfundojë i humbur, i poshtëruar dhe i pashpresë. Gjithmonë e vërteta do ta mposhtë të kotën dhe do të shfaqet e qartë dhe e kuptueshme për të gjithë. Ndërsa për sa i përket pasuesve të fesë së vërtetë, nëse ata do t’i përkushtohen plotësisht asaj, nëse do të ndriçohen me dritën e saj, nëse do të udhëzohen me parimet e saj për arritjen e mirësive të dynjasë dhe ahiretit, atëherë do të jenë pa dyshim ngadhënjimtarë para çdokujt. Ata do të fitojnë gjithmonë, duke e lartësuar fenë e tyre mbi të gjitha fetë dhe besimet e njerëzve. Por nëse ata i neglizhojnë porositë e kësaj feje, nëse nuk e zbatojnë tërësisht atë, në të gjitha aspektet e jetës së tyre, por do të mjaftohen vetëm me përkatësinë e tyre në Islam, atëherë kjo nuk do t’u sjellë dobi dhe nuk do t’i bëjë kurrë të ngadhënjejnë. Neglizhenca në zbatimin e fesë së Zotit është shkak që armiqtë të sundojnë mbi besimtarët. Për të vërtetuar këtë, mjafton të shohësh dallimin mes muslimanëve të parë dhe të atyre që erdhën më vonë, mjafton të shohësh lulëzimin e shteteve islame dhe më pas rënien e tyre.

← Saf 61:9