62. Xhuma

سورة الجمعة 11 ajete

Medinase · Renditja e shpalljes 110 · Xhuzi 28 · Faqja 553 · 11 ajete

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Shkronjat latine janë ndihmë për lexim: leximi i saktë mësohet duke dëgjuar.

1

يُسَبِّحُ لِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ ٱلۡمَلِكِ ٱلۡقُدُّوسِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ

Transliterim Jusebbihu lillahi ma fi es-semawati we ma fil-’erdil-melikil-kuddusil-’azizil-hekimi

Çka ka në qiej dhe çka ka në tokë bën tesbih All-llahun, Sunduesin, të Pastërin nga çdo e metë, të Fuqishmin e të Urtin.

Mus'haf Gabim?
2

هُوَ ٱلَّذِي بَعَثَ فِي ٱلۡأُمِّيِّـۧنَ رَسُولٗا مِّنۡهُمۡ يَتۡلُواْ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتِهِۦ وَيُزَكِّيهِمۡ وَيُعَلِّمُهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحِكۡمَةَ وَإِن كَانُواْ مِن قَبۡلُ لَفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ

Transliterim Huwel-ledhi be’athe fil-’ummijine resulæn minhum jetlu ‘alejhim ‘ajatihi we juzekkihim we ju’allimuhumul-kitabe wel-hikmete we ‘in kanu min kablu lefi delalin mubinin

Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t'ua lexojë ajetet e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.

Mus'haf Gabim?
3

وَءَاخَرِينَ مِنۡهُمۡ لَمَّا يَلۡحَقُواْ بِهِمۡۚ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

Transliterim We ‘aharine minhum lemma jelheku bihim we huwel-’azizul-hekimu

(U dërgoi) edhe të tjerëve që nuk i arritën ata, Ai është ngadhënjyesi, i urti.

Mus'haf Gabim?
4

ذَٰلِكَ فَضۡلُ ٱللَّهِ يُؤۡتِيهِ مَن يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ ذُو ٱلۡفَضۡلِ ٱلۡعَظِيمِ

Transliterim Dhalike fedlu Ellahi ju’utihi men jesha’u wel-lahu dhul-fedlil-’adhimi

Kjo është mirësi e All-llahut, që ia jep atij që do, e All-llahu është i zoti i dhuntisë së përsosur.

Mus'haf Gabim?
5

مَثَلُ ٱلَّذِينَ حُمِّلُواْ ٱلتَّوۡرَىٰةَ ثُمَّ لَمۡ يَحۡمِلُوهَا كَمَثَلِ ٱلۡحِمَارِ يَحۡمِلُ أَسۡفَارَۢاۚ بِئۡسَ مَثَلُ ٱلۡقَوۡمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِۚ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Transliterim Methelul-ledhine hummilut-tewræte thumme lem jehmiluha kemethelil-himari jehmilu ‘esfaræn bi’se methelul-kawmil-ledhine kedhdhebu bi’ajati Ellahi wel-lahu la jehdil-kawme edh-dhalimine

Shembulli i atyre që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra. Shembull i keq është shembulli i popullit që i përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.

Mus'haf Gabim?
6

قُلۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ هَادُوٓاْ إِن زَعَمۡتُمۡ أَنَّكُمۡ أَوۡلِيَآءُ لِلَّهِ مِن دُونِ ٱلنَّاسِ فَتَمَنَّوُاْ ٱلۡمَوۡتَ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Transliterim Kul ja ‘ejjuhal-ledhine hadu ‘in ze’amtum ‘ennekum ‘ewlija ‘u lillahi min duni en-nasi fetemennewl-mewte ‘in kuntum sadikine

Thuaj: "O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse pretendoni se jeni më të afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)".

Mus'haf Gabim?
7

وَلَا يَتَمَنَّوۡنَهُۥٓ أَبَدَۢا بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡۚ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِٱلظَّٰلِمِينَ

Transliterim We la jetemennewnehu ‘ebedæn bima kaddemet ‘ejdihim wel-lahu ‘alimun bidh-dhalimine

Po, ata nuk e dëshirojnë kurrë atë, për shkak të asaj që e punuan me duart e veta, e All-llahu e di shumë mirë se kush janë mizorët.

Mus'haf Gabim?
8

قُلۡ إِنَّ ٱلۡمَوۡتَ ٱلَّذِي تَفِرُّونَ مِنۡهُ فَإِنَّهُۥ مُلَٰقِيكُمۡۖ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَىٰ عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

Transliterim Kul ‘innel-mewtel-ledhi tefirrune minhu fe’innehu mulakikum thumme tureddune ‘ila ‘alimil-gajbi we esh-shehadeti fejunebbi’ukum bima kuntum ta’melune

Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar".*

Mus'haf Gabim?
9

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَوٰةِ مِن يَوۡمِ ٱلۡجُمُعَةِ فَٱسۡعَوۡاْ إِلَىٰ ذِكۡرِ ٱللَّهِ وَذَرُواْ ٱلۡبَيۡعَۚ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

Transliterim Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘idha nudi lilsselæti min jewmil-xhumu’ati fas’aw ‘ila dhikri Ellahi we dherul-bej’a dhalikum hajrun lekum ‘in kuntum ta’lemune

O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.

Mus'haf Gabim?
10

فَإِذَا قُضِيَتِ ٱلصَّلَوٰةُ فَٱنتَشِرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَٱبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِ ٱللَّهِ وَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ كَثِيرٗا لَّعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ

Transliterim Fe’idha kudijeti es-selætu fanteshiru fil-’erdi we ebtegu min fedli Ellahi we edhkuru Ellahe kethiræn le’allekum tuflihune

E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.

Mus'haf Gabim?
11

وَإِذَا رَأَوۡاْ تِجَٰرَةً أَوۡ لَهۡوًا ٱنفَضُّوٓاْ إِلَيۡهَا وَتَرَكُوكَ قَآئِمٗاۚ قُلۡ مَا عِندَ ٱللَّهِ خَيۡرٞ مِّنَ ٱللَّهۡوِ وَمِنَ ٱلتِّجَٰرَةِۚ وَٱللَّهُ خَيۡرُ ٱلرَّٰزِقِينَ

Transliterim We ‘idha re’ew tixhareten ‘ew lehwen enfeddu ‘ilejha we terekuke ka’imæn kul ma ‘indel-lahi hajrun minel-lehwi we minet-tixhareti wel-lahu hajru er-razikine

Po, kur ata shohin ndonjë tregti ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: "Ajo që është tek All-llahu është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!"*

Mus'haf Gabim?