62. Xhuma · Ajeti 2 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 62:1–62:8

Tesbihi i çdo gjëje që është në qiej e në tokë, këtu në këtë sure është shprehur me trajtat e foljes së kohës së tashme e të ardhshme, që jep të kuptohet se madhërimi ndaj Zotit është i pandërprerë.

Ndër arabë, para shpalljes islame të fundit, mbretëronte gjendja e analfabetizmit, andaj arabët quheshin ummijjinë. Zoti i nderoi arabët, kur nga mesi i tyre dërgoi Pejgamberin që t'ua lexonte Kur'anin, t'i pastronte prej ndytësisë idhujtarë, ua mësonte çështjet e fesë - sheriatit islam. Dërgimi i Pejgamberit, mësimet dhe pastërtinë që e bëri ai, u shërbejnë edhe të tjerëve që do të vijnë pas tyre e deri në kijamet.

Jehuditë, të cilët e patën librin e Allahut, Tevratin, që e lexuan dhe e ditën çka përmbante ai lidhur me ardhjen e Muhammedit pejgamber, nuk iu përmbajtën, andaj nuk patën kurrfarë dobie prej leximit të tij, ashtu si gomari që nuk ka kurrfarë dobie prej barrës së librave që i bart. Kështu aludohet për të gjithë ata që nuk i përmbahen dispozitave të librit të shpallur.

Jehuditë pretendonin se ishin popull më i afërt dhe më i dashur i Zotit, prandaj do të ishte e arsyeshme që ata ta dëshironin më së forti vdekjen, sepse ajo do t'u mundësonte shkuarjen sa më shpejt te i afërmi e i dashuri. Mirëpo, duke e ditur gabimin e tyre që e bënë kundër Muhammedit, të cilin nuk e pranuan, ndonëse ishin të paralajmëruar edhe në Tevrat, nuk donin të vdisnin fare, por asaj nuk mund t'i ikin, e as nuk mund t'i ikin përgjegjësisë para Zotit.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 62:1–62:4

Kjo sure është shpallur pas sures Saf. Është përcjellë nga Ibn Abasi dhe Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!), që kanë thënë se: 2669. “Profeti i Allahut i lexonte suret Xhumua dhe Munafikun në namazin e xhumasë.” Hadithi gjendet në Sahih-un e Muslimit. - “Çdo gjë në qiej dhe në Tokë e madhë - ron me (tesbih) përlëvdim Allahun ...” -

Allahu i Lartësuar na bën me dije se atij i bëjnë tesbih gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë: të gjitha krijesat, qofshin ato që kanë aftësinë e të folurit, qofshin sendet, bimët dhe gjithçka tjetër, siç thotë i Lartë - suari në ajetin tjetër: “Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë (me tesbih), duke e lavdëruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin (tesbihun) e tyre. Ai është i Butë dhe Falës i madh.” [Isra 44]. Më pas i Lartësuari thotë: - “Sunduesin, të Pastrin nga çdo e metë, Ngadhënjimtarin, të Urtin!” - Allahu është El Melik Pronari, Sunduesi në qiej dhe në Tokë, Ai që vepron në to, me gjykimin e drejtë dhe me vullnetin e Tij të pacenue - shëm. Ai është El Kuddus, pra, i Pastër, i dëlirë nga çdo e mangësi, Ai që ka të gjitha cilësitë e plota, absolute. Allahu është El Azizu, pra, Krenari, Ngadhënjimtari, i Pa - mposhturi, Mposhtësi i gjithçkaje, Nën - shtruesi i të gjithë krijesave. Ai është El Hakimu, pra, i Urti, qoftë në ligjet që ka përcaktuar të ekzistojnë e funksionojnë në këtë dynja, qoftë në Sheriatin e Tij, dome - thënë, ligjin që ka vendosur për krijesat, sipas të cilit duhet ta adhurojnë dhe jetojnë. - “Është Ai, që u dërgoi të paditurve (ummijun) Profet nga mesi i tyre ...” - El ummijun janë arabët, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “... Thuaju atyre që u është dhënë Libri dhe ummijun-ëve: “A e pranoni fenë Islame?” Nëse e pranojnë Islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën; e nëse refuzojnë, ti ke për detyrë vetëm kum - timin. Allahu është Gjithëvështrues i krije - save.” [Al Imran 20]. Përmendja në mënyrë të veçantë e ummijin-ëve nuk tregon se Muhamedi ﷺ është i dërguar vetëm për ta, por tregon se dërgimi i tij nga mesi i tyre është një prestigj më i madh për këtë popull dhe tregues i mirësisë së madhe e të spika - tur që Zoti u dhuroi atyre, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Me të vërtetë, ai (Kurani) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd, dhe për këtë (mirësi) do të përgjigjeni.” [Zuhruf 44]. Sigurisht që Kurani është përkujtim edhe për të tjerët, të cilët përkujtojnë gjithçka që u bën dobi prej diturisë së dobishme dhe nxitjes për punë të mira. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Paralajmëro farefisin tënd më të afërt!” [Shuara 214]. Ky ajet e të ngjashmit me të nuk bien ndesh me faktin se Muhamedi është i dërguari i Zotit për të gjithë njerëzimin. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje. Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin " ummij" që nuk shkruan e nuk lexon, që beson Allahun dhe Shpalljet e Tij! Ndiqeni rrugën e tij, që të jeni të udhëzuar!” [Eraf 158]. Gjithashtu: “Thuaj: “Kush është Ai që e ka dëshminë më të fortë?” Thuaj: “Allahu është dëshmues mes meje dhe jush. Mua më është shpallur ky Kuran, që me të t’ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i kumtohet.” [En’am 19]. Ose ku tregohet rreth Kuranit

dhe dënimit të atyre që e refuzojnë: “E kush mund të krahasohet me atë që mbështetet në argumentin e qartë nga Zoti i tij, i ndjekur nga dëshmues prej tij, me atë që i parapriu Libri i Musait si udhërrëfyes e mëshirë?! Këta e besojnë vërtet atë. Ndërsa për grupi - met që e mohojnë atë, Zjarri është vendi i premtuar. Prandaj ti kurrsesi mos dysho në të! Ai është e vërteta e sigurt prej Zotit tënd, e megjithatë, shumë prej njerëzve nuk besojnë.” [Hud 17]. Janë të shumta ajetet, të cilat tregojnë se Muhamedi ﷺu dërgua për të gjithë botën, madje për botën e njerëzve dhe të xhindëve, deri në Ditën e Kijametit. Paqja dhe bekimet e Allahut, lavdërimet më të mira qofshin për të! Një shpjegim më i hollësishëm në lidhje me këtë çështje është bërë në suren Ea’raf, ku kemi sjellë, gjitha - shtu, ajete dhe hadithe të sakta. 134 Ky ajet është përmbushje e lutjes që Ibrahimi, i dashuri i Allahut, i bëri Zotit, kur tha: “Zoti ynë! Dërgo ndër ta një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë atyre ajetet e Tua, t’u mësojë atyre Librin (Kuranin) dhe Urtësinë (Traditën profetike), dhe t’i pastrojë ata. Ti je Ngadhënjimtari dhe i Urti.” [Bekare 129]. Allahu i Madhëruar e dërgoi profetin Muhamed ﷺ pas një ndërprerjeje, kur rrugët drejt të mirës ishin errësuar dhe kishin humbur; e dërgoi pikërisht atëherë kur nevoja për këtë profet dhe udhëzimet e Zotit ishin jetike për ekzistencën dhe jetën e njerëzve. 135 - “Është Ai, që u dërgoi të paditurve (ummijun) Profet nga mesi i tyre, që t’u lexonte ajetet e Tij, t’i pastronte ata, t’u mësonte Librin dhe Urtësinë, kur më parë ishin në humbje të plotë ...” - Arabët vazhduan të ishin të kapur pas fesë së Ibrahimit ﷺ deri në njëfarë kohe. Më pas, ata e ndryshuan dhe iu kundërvunë rrugës së drejtë, duke cenuar kështu trashëgiminë e Ibrahimit (a.s.), nga një fe e teuhidit, pra, besimit në një Zot dhe adhurimin e Tij si një të vetëm dhe pa shok, në një besim të errët, të mbushur me kotësira dhe akte idhujtarie. Nga siguria e plotë, që të falte ndjekja e udhës së drejtë të porositur e shpallur nga Zoti, ata devijuan në rrugën e dyshimeve, idhujtarisë, poshtërsive dhe risive, për të cilat Zoti nuk ka zbritur asnjë argument. Edhe me ata ndodhi e njëjta gjëmë, sikurse ndodhi edhe me ithtarët e Librit, të cilët ndryshuan tekstet e shpallura, i transfor - muan dhe i keqinterpretuan ato. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar dërgoi Muhame - din ﷺ me Sheriatin madhështor, të plotë, përfshirës të të gjitha fushave të jetës, për t’i ftuar të gjithë krijesat në rrugën drejt Xhe - netit dhe për t’u mësuar atyre se si të ruhen nga shtigjet që të çojnë zjarrit. Nëpërmjet Shpalljes, ai u mësoi rrugën e Xhenetit dhe largimin nga zjarri i Xhehenemit. - “... por edhe të tjerëve, që ende nuk u janë bashkuar atyre. ” - Imam Ebu Abdi llah el Buhariu (Allahu e mëshiroftë!) sjell hadithin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), që rrëfen: 2670. “Ishim ulur së bashku me Profetin ,ﷺ kur atij i zbriti surja Xhumua. Ndër të tjera, ai lexoi: “... por edhe të tjerëve, që ende nuk u janë bashkuar atyre.” Sahabët e pyetën: “Kush janë këta, o i Dërguari i Allahut?” Ai nuk u ktheu përgjigje. Ata ia përsëritën tri herë pyetjen. Mes nesh, në atë mexhlis, ndodhej edhe Selman el Farisiu. Atëherë, Profeti ﷺ vendosi dorën në shpatullat e Selman el Farisiut dhe tha: “Nëse Imani do të ndodhej larg në yje, atë do ta arrinin burra të tillë”, - duke treguar Selmanin.” Kështu e sjellin edhe Muslimi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Ebu Hatimi. Hadithin e sjell edhe Ibn Xhe - riri, me rrugë të ndryshme dhe me një sened, i cili shkon deri tek Ebu Hurejra. Ky hadith provon se kjo sure është medinase (sepse Selman El Farisiu e pranoi Islamin në Medinë). Gjithashtu, ai tregon se Profeti ﷺ është dërguar për të gjithë njerëzimin dhe kohërat, deri në Ditën e Gjykimit. Dihet që Profeti ﷺ u shkroi mesazhe popujve të Persisë, Romës dhe popujve të tjerë, duke i ftuar ata që ta donin Allahun Krenar dhe të Lartësuar. Muxhahidi dhe të tjerë kanë thënë për këtë ajet: “... por edhe të tjerëve, që ende nuk u janë bashkuar atyre”, se këta janë jo arabët dhe të gjithë ata nëpër botë që besojnë vërtetësinë e këtij Profeti ﷺ .

- “Ai është Ngadhënjimtari, i Urti. ” - Allahu është që ngadhënjen mbi gjithçka. Ai ka urtësi në ligjet që ka urdhëruar të zbatohen nga krijesat dhe ligjet e ekzi - stencës së kësaj dynjaje, për gjithçka që ndodh që Ai ka përcaktuar të ekzistojë. - “Kjo është mirësia e Allahut, që ia jep atij që do. Allahu është i Zotëruesi i mirësisë së madhe.” - (Udhëzimi në rrugën e drejtë është mirësia më e madhe e Allahut të Urtë, të cilën Ai ua jep atyre robërve të Tij që Ai dëshiron. Mirësia e udhëzimit është shumë herë më e madhe se mirësitë e ushqimit, pijes, pasurisë dhe të çdo gjëje tjetër të kësaj dynjaje. Besimi i drejtë është bazë për arritjen e çdo të mire dhe për fitimin e lumturisë së përjetshme.)

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 62:2–62:4

- “Është Ai, që u dërgoi të paditurve Profet nga mesi i tyre, që t’u lexonte ajetet e Tij, t’i pastronte ata, t’u mësonte Librin dhe Urtësinë, kur më parë ata ishin në humbje të plotë; ...” – “Të palexuarit” ishin ata të cilëve nuk u kishte zbritur ndonjë libër qiellor dhe nuk kishin as gjurmë prej shpalljeve hyjnore ose, me fjalë të tjera, që nuk ishin ithtarë të Librit. Kështu, Allahu i Lartësuar u dhuroi atyre një mrekulli, një mirësi më të madhe se çdo

mirësi që u pati dhënë të tjerëve, sepse ata ishin krejtësisht të humbur në padituri dhe larg çdo të mire. Arabët ishin në një humbje të thellë asokohe, duke adhuruar pemët, gurët e putat. Mund të thuhet me të drejtë se ata ishin si egërsira pylli, ku i forti hante të dobtin dhe tërësisht injorantë rreth profetëve. Pas gjithë kësaj gjendjeje, Allahu i Lartësuar zgjodhi një profet nga gjiri i tyre, të cilit ata ia njihnin prejardhjen, virtytet dhe, sidomos, sinqeritetin. I Lartësuari e zgjodhi profetin Muhamed (a.s.) për t’i shpallur Librin e Tij, që ai t’ua përcillte më pas atë të tjerëve, duke u kënduar ajetet e qarta, që mbushën zemrat me besim, bindje dhe siguri të plotë. Nëpërmjet kësaj Shpalljeje, ai do të pastronte shpirtrat e tyre, për t’i pajisur me virtytet më të larta. Ai do t’i edukonte shpirtrat e humbur me cilësitë më të mrekullueshme, duke u mësuar çdo mënyrë, fjalë dhe vepër për të arritur këtë qëllim. Ai do t’i pastronte nga cilësitë, fjalët e veprat e ndyra, duke i pajisur me dije. Profeti Muhamed (a.s.) u mësoi njerëzve Librin dhe Urtësinë, domethënë, Kur'anin dhe Traditën profetike, mësime që përfshinin njohuritë e të parëve dhe të fundit. Pas këtij edukimi me dituri të madhe dhe të vërtetë, pas pastrimit dhe lartësimit të shpirtrave të tyre, ata u kthyen në njerëzit më të ditur. Madje, ata u bënë krerët e të mençurve dhe të urtëve, të pajisur me fenë më të plotë. Ata u bënë njerëzit me moralin më të lartë, plot fisnikëri dhe urtësi. Ata ndoqën udhën e drejtë me përpikmëri për veten e tyre, por u bënë edhe udhëzues të të tjerëve. Ata u bënë imamët e të udhëzuarve në rrugën e drejtë dhe udhëzues të besimtarëve. Profeti Muhamed (a.s.) dhe Shpallja hyjnore ishin mirësitë më të mëdha që Allahu i Lartësuar u dhuroi këtyre njerëzve. - “...por edhe të tjerëve, që ende nuk u janë bashkuar atyre. Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.” – Gjithashtu, nëpërmjet profetit Muhamed (a.s.) dhe Shpalljes së Tij, Allahu i Lartësuar e plotësoi mirësinë e Tij mbi të gjithë popujt e tjerë, dhe jo vetëm mbi ‘të palexuarit’. Kjo përfshin të gjithë popujt, si ata që jetuan në kohën e Profetit (a.s.), ashtu edhe ata që do të vinin më vonë, pas tij. Shpjegimi i mësipërm është njëri kuptim i fragmentit: “...që ende nuk u janë bashkuar atyre”. Po ka mundësi që kjo fjali të ketë për qëllim brezat e mëvonshëm, që do të vinin pas atyre që jetuan në kohën e Profetit dhe të cilët nuk do mund të arrinin gradën e brezave të parë në vepra të mira dhe shpërblim. Sidoqoftë, të dyja kuptimet janë të sakta dhe ajeti i përmban ato, pasi nuk ka dyshim se brezi mes të cilëve u dërgua Profeti (a.s.) dhe jetuan në kohën e Shpalljes, duke qenë luftëtarët e parë të Islamit, u dalluan me shumë veçori, aq sa askush pas tyre nuk mund t’i arrijë më ata. Dërgimi i profetëve që ata t’u lexonin popujve shpalljet e Zotit, për të pastruar zemrat e për t’u mësuar çdo gjë të dobishme për dynjanë dhe ahiretin e tyre, dëshmon për diturinë dhe urtësinë absolute të Allahut të Lartësuar, i Cili nuk do t’i braktiste kurrë krijesat e Tij për t’i lënë në çoroditje dhe përhumbje. Ai dërgoi mes tyre profetë, për t’i urdhëruar dhe për t’i ndaluar, për t’i ngarkuar me ligje e detyra që rregullojnë jetën e tyre dhe për t’i ringjallur pas vdekjes, që t’i shpërblejë me bujarinë, bamirësinë dhe drejtësinë e Tij. - “Kjo është mirësia e Allahut, që ia jep atij që do. Allahu është i Zotëruesi i mirësisë së madhe.” - Udhëzimi në rrugën e drejtë është mirësia më e madhe e Allahut të Urtë, të cilën Ai ua jep atyre robve të Tij që Ai dëshiron. Mirësia e udhëzimit është shumë herë më e madhe se mirësitë e ushqimit, pijes, pasurisë dhe të çdo gjëje tjetër të kësaj dynjaje. Besimi i drejtë është bazë për arritjen e çdo të mire dhe për fitimin e lumturisë së përjetshme.

← Xhuma 62:2