Shembulli i atyre që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra. Shembull i keq është shembulli i popullit që i përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.
Kul ja ‘ejjuhal-ledhine hadu ‘in ze’amtum ‘ennekum ‘ewlija ‘u lillahi min duni en-nasi fetemennewl-mewte ‘in kuntum sadikine
Thuaj: "O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse pretendoni se jeni më të afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)".
Kul ‘innel-mewtel-ledhi tefirrune minhu fe’innehu mulakikum thumme tureddune ‘ila ‘alimil-gajbi we esh-shehadeti fejunebbi’ukum bima kuntum ta’melune
Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar".
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘idha nudi lilsselæti min jewmil-xhumu’ati fas’aw ‘ila dhikri Ellahi we dherul-bej’a dhalikum hajrun lekum ‘in kuntum ta’lemune
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
Fe’idha kudijeti es-selætu fanteshiru fil-’erdi we ebtegu min fedli Ellahi we edhkuru Ellahe kethiræn le’allekum tuflihune
E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.
We ‘idha re’ew tixhareten ‘ew lehwen enfeddu ‘ilejha we terekuke ka’imæn kul ma ‘indel-lahi hajrun minel-lehwi we minet-tixhareti wel-lahu hajru er-razikine
Po, kur ata shohin ndonjë tregti ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: "Ajo që është tek All-llahu është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!"*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
E premtja është dita e xhumasë, dita e tubimit të muslimanëve për namaz. Kjo ditë më përpara quhej “jevmul arubeti” - dita e mëshirës. Dy rekate farz të namazit të xhumasë janë obligim për besimtarët në bazë të ketij teksti kuranor. Namazin e parë të xhumasë Pejgamberi a.s. e fali kur shkoi në Medinë, ku qëndroi disa ditë në Kuba dhe prej andej hyri në Medine ditën e xhumasë dhe e fali xhumanë për herë të parë në shtëpinë e Salim bin Avfi-t. Kur thërret ezani për namazin e xhumasë muslimanët duhet t’i lënë të gjitha punët e tjera e të shkojnë në namaz, por jo duke u ngutur e ngarendur me këmbë (fizikisht), por me qëllim e zemër (shpirtërisht). Ezani i përmendur këtu nënkupton ezanin, që thirret kur imami është në hutbe, e jo ai që thirret më herët, sepse në kohën e Pejgamberit a.s. ka qenë thirrur vetëm një ezan, kurse në kohën e Osmanit, halifit të tretë, kur zgjerohet qyteti i Medinës dhe muslimanët nuk dinin kohën e saktë të xhumasë, thirrej edhe një ezan pak më herët. Në një ditë xhumaje, kur Pejgamberi ishte në hutbe duke e këshilluar xhematin vjen një karvan devesh prej Shamit me ushqim e me gjëra të tjera të nevojshme për medinasit. Zakonisht kur vinte ndonjë karvan i tillë përcillej me daulle për të lajmëruar banorët, por edhe si lojë e dëfrim. Kështu, njerëzit e lëshuan dëgjimin e hutbes, duke menduar se e kanë kryer detyrën, pse namazi falej para hutbes dhe shkojnë tek ajo tregti e tek ajo daulle, e mbesin duke dëgjuar nja dymbëdhjetë veta ose pak më shumë. Për këtë arsye shpallet ky ajet dhe iu tërhiqet vërejtja, se furnizuesi më i mirë është Zoti, edhe pse furnizoheshin me anën e atyre karvaneve. E zbritur në Medine, pas sures El Haxhxhu, ajete: 11 Kjo sure e shpallur në Medinë shtron çështje të sheriatit islam, por më shumë i kushton kujdes çështjes së hipokritëve, të cilët të mbështetur në dyfytyrësinë e tyre, të deklaruar me gojë si muslimanë, kurse me zemër e me shpirt armiq të përbetuar të Fesë Islame, ishin më të rrezikshëm se mosbesimtarët e hapët, sepse me atë kamuflim arrinin t’i dëmtonin muslimanët më shumë, se ç’mund të arrinin jobesimtarët e hapët. Në këtë kaptinë zbulohen qëllimet dhe përgojimet e rënda të hipokritëve kundër vetë Pejgamberit a.s. pas luftës me Beni Mustalikët. Muslimanët këshillohen të mos angazhohen tepër me të mirat e kësaj jete e të lënë pas dore obligimet ndaj Allahut, të japin për rrugën e Tij para se të kalojë koha e pastaj të dëshpërohen. Quhet: “Suretul Munafikun” - kaptina e hipokritëve, sepse kohë pas kohe përshkruhen veset e tyre të shëmtuara.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.