63. Munafikun · Ajeti 11 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 63:9–63:11
Megjithatë, kërkesa që në momentin e vdekjes njeriu të kthehet edhe njëherë në këtë jetë për të punuar punë të mira, është praktikë e atyre që nuk besuan, ka gjasa që edhe ata që nuk e dhanë zeqatin, nuk e bënë haxhin dhe nuk zbatuan detyrat e obligueshme, do ta dëshironin një gjë të tillë. Allahu a'ëlemu!
Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Munafikunë. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 63:9–63:11
- “O ju që keni besuar! As pasuria e as fëmijët tuaj të mos ju shmangin prej kujtimit të Allahut! Ata që veprojnë kështu janë të humbur. ” - Allahu i Lartësuar urdhëron robërit e Tij besimtarë që ta përmendin Atë shpesh dhe i porosit që të mos lejojnë që pasuritë dhe fëmijët e tyre të bëhen pengesë për përmbushjen e këtij qëllimi madhor. Ai u tregon se çdokush që hutohet pas kënaqësive të kësaj dynjaje, duke shpërfillur qëllimin përse Zoti i ka krijuar, pra, bindjen ndaj Tij dhe përme - ndjen e ardhurimin e Tij, ata janë të shkatë - rruarit dhe të humburit. Këta kanë humbur veten dhe familjen e tyre dhe janë privuar nga çdo e mirë në Ditën e Kijametit. Më pas, i Madhëruari i nxit ata që të shpenzojnë pasurinë e tyre në bindje ndaj Tij, në për - mbushjen e urdhëresave dhe porosive të Tij: - “Shpenzoni nga ajo që Ne ju kemi dhënë, para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja e të thotë: “O Zoti im, përse nuk ma shtyve edhe pak afatin, që të jepja sadaka e të bëhesha prej të mirëve?”! - Çdo njeri i pakujdesshëm, që ka lënë pas dore përmbushjen e detyrimeve ndaj Zotit, do të pendohet kur t’i vijë vdekja dhe atë - herë do të kërkojë afatizim, qoftë edhe disa çaste, që të mund të ndryshojë dhe të përm - bushë diçka prej urdhëresave dhe bindjes ndaj Zotit. Por, tashmë ka ardhur ajo që patjetër do të vinte dhe është plotësuar afati. Në këto, gjithësecili çaste ndien keqardhje e pendim, sipas pakujdesisë dhe teprimeve të tij në jetën e dynjasë. Ndërsa për sa u përket mohuesve të besimit, i Lartësuari thotë: ‘Prandaj paralajmëroji njerëzit për ditën kur do t’u vijë dënimi dhe kur keqbërësit do të thonë: “Zoti ynë! Na lër edhe për pak kohë që t’i përgjigjemi thirrjes Sate dhe t’i pasoj - më të dërguarit!” Po, a nuk e kishit zakon të betoheshit më parë se nuk kishit për t’u larguar kurrë (nga mirësitë e kësaj dynjaje)? Ju banuat në vendbanimet e atyre që shka - tërruan vetveten dhe e mësuat qartë se si vepruam me ta. Ne ju sollëm shembuj të qar - të.” [Ibrahim 44, 45]. Ose: “Kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im! Më kthe (në jetë), që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që shpërfilla!” Jo, kurr - sesi! Këto janë vetëm fjalë, që ai i thotë (me dëshpërim). Ata i pret jeta e varrit, deri në ditën kur do të ringjallen.” [Mu’minun 99, 100].
- “Por Allahu nuk ia shtyn askujt afatin, kur ai i vjen.” - Pra nuk e vonon e të shtyjë për më vonë askënd që i ka ardhur exheli i tij. Ai është më i ditur dhe nuk i fshihet asnjë hollesi rreth cdokujt që është i sinqertë e i vërtetë në fjalët e kërkesat e tij, dhe dikujt që nëse do të kthehej, do të bëhej edhe më i keq se ç’ishte më parë. Prandaj i lartësuari tha: - “Allahu di gjithçka që ju veproni. ” - Tirmidhiu thotë se Abd Ibn Humejdi ka transmetuar nga Ibn Abasi, se ka thënë: “Kushdo që ka para mjaftueshëm që të kryejë haxhin në Shtëpinë e Zotit të tij, ose mjaftueshëm sa t’i bëhet detyrë që të paguajë zekatin, dhe nuk e bën këtë, ai do të kërkojë afatizim dhe kthim në momentin e vdekjes.” Dikush tha: “O Ibn Abas, ki frikë Allahun, sepse vetëm jobesimtarët kërkojnë të kthehen në momentet e vdekjes!” Ai tha: "Unë do t'ju lexoj Kuran për këtë. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! As pasuria e as fëmijët tuaj të mos ju shmangin prej kujtimit të Allahut! Ata që veprojnë kështu janë të humbur. Shpenzoni nga ajo që Ne ju kemi dhënë, para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja e të thotë: “O Zoti im, përse nuk ma shtyve edhe pak afatin, që të jepja sadaka e të bëhesha prej të mirëve?”! Por Allahu nuk ia shtyn askujt afatin, kur ai i vjen. Allahu di gjithçka që veproni ju.” Atëherë pyetësi tha: “E çfarë e bën detyrë zekatin?” - “Nëse pasuria arrin 200 (dirhem) e sipër, e ka detyrë zekatin.” - “Po haxhin, çfarë e bën detyrë?” - “Furnizimi i mjaftueshëm për udhëtimin dhe deveja (mjeti i udhëtimit).” Ibn Ebu Hatimi përcjell një hadith nga Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që rrëfen: “I përmendëm të Dërguarit të Zotit çështjen e shtimit të jetëgjatësisë, dhe ai tha: “Zoti nuk ia shtyn afatin një shpirti, kur i vjen koha, por shtimi i jetës së njeriut është vetëm kur Zoti i japë robit pasardhës të drejtë, të cilët luten për të në vazhdim dhe lutja e tyre plotësohet kur ai është në varrin e tij". Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Munafikun. Vetëm Allahut i takojnë lavdërimi e mirënjohja! Vetëm në dorën e Tij është suksesi dhe ruajtja nga çdo e keqe.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 63:9–63:11
- “O ju që keni besuar! As pasuria e as fëmijët tuaj të mos ju shmangin prej kujtimit të Allahut! - Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuresit e Tij besimtarë që të shtojnë dhe shpeshtojnë kujtimin e Tij. Fitorja e çdo të mire, shpëtimi nga çdo e keqe dhe arritja e çdo suksesi në dynja dhe ahiret janë të lidhura ngushtë me kujtimin e shpeshtë të Allahut të Lartësuar. Allahu i Madhëruar i këshillon ata që të bëjnë kujdes dhe të mos hutohen nga fëmijët e tyre dhe pasuria. Nuk ka dyshim se interesi i njeriut për fëmijët dhe pasurinë e tij është diçka e natyrshme, por shumica e njerëzve u japin përparësi këtyre gjërave kundrejt dashurisë për Allahun e Lartësuar, dhe kjo është një humbje e madhe. Allahu i Lartësuar thotë: - “Ata që veprojnë kështu janë të humbur.” – Ata që i pengon pasuria dhe fëmijët prej kujtimit të Allahut të Lartësuar dhe plotësimit të detyrimeve ndaj Tij, ata e kanë shpërfillur të mirën dhe janë në humbje të madhe. Ata e kanë privuar veten nga mirësia e pafundme, sepse i japin përparësi kësaj jete të shkurtër, që do të zhduket shumë shpejt, kundrejt asaj që do të mbetet përgjithmonë. Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë veçse sprovë, ndërsa tek Allahu është shpërblimi i madh.” [Tegabun 15]. - “Shpenzoni nga ajo që Ne ju kemi dhënë,...” - Këtu flitet për të gjitha llojet e shpenzimeve, qofshin të detyrueshme, qofshin të pëlqyeshme. Ndër shpenzimet e domosdoshme mund të përmendim zekatin, kompensime të ndryshme për vepra të caktuara, shpenzimet për gruan, fëmijët, shërbëtorët, robërit etj. Ndërsa shpenzimet e pëlqyeshme e vullnetare janë të shumëllojshme e me gamë të gjerë. Ato duhen kryer duke synuar dobinë e fesë së Allahut të Lartësuar dhe bamirësinë ndaj krijesave, sipas rëndësisë dhe meritës së tyre. Allahu i Lartësuar na urdhëron që të shpenzojmë “prej asaj që Ai na ka dhënë”, për të treguar se nuk kërkon prej nesh të shpenzojmë të gjithë pasurinë tonë, nuk kërkon të na rëndojë me këtë detyrim të vështirë. Ai urdhëron që të shpenzojmë vetëm një pjesë të pasurisë, aq sa të na vijë më lehtë, pa u dëmtuar. Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar i udhëzon besimtarët që të tregohen mirënjohës ndaj Tij, që ua ka dhuruar pasurinë që kanë, por, gjithashtu, i porosit që të ndihmojnë vëllezërit e tyre në nevojë. Kështu, ata do të jenë bamirës qoftë në aspektin e përkryerjes së adhurimit ndaj Allahut të Lartësuar, qoftë në aspektin e ndihmës ndaj krijesave, para se t’i kapë vdekja në befasi. Me vdekjen, njeriut i ndërpritet mundësia për të kryer më vepra të mira, prandaj Allahu i Lartësuar na e kujton këtë fakt, duke na nxitur që të rendim në kryerjen e veprave të mira: - “...para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja...” - Kur i vjen vdekja njeriut që nuk ka bërë vepra të mira, ai, i dëshpëruar nga shpërfillja e mundësive të tij të shumta për të kryer vepra të mira, dëshiron të kthehet
edhe një herë në dynja, por kjo është e pamundur. Atëherë, ky njeri do të thotë: - “O Zoti im, përse nuk ma shtyve edhe pak afatin, që të jepja sadaka e të bëhesha prej të mirëve?”!” – Kuptimi: Më lër të jetoj edhe ca, që të mund të rregulloj ato që shpërfilla deri tani: të besoj drejt, të punoj me sinqeritet sipas këtij besimi dhe të shpenzoj prej pasurisë time, që të shpëtoj nga ndëshkimi dhe të arrij shpërblimin e madh të premtuar nga Allahu për vepërmirët. Por koha për të tilla qëllime tashmë ka përfunduar dhe nuk mund të kthehet më pas, siç thotë Allahu i Lartësuar tha: - “Por Allahu asnjërit nuk ia shtyn afatin, kur ai i vjen.” - Nëse njeriut i vjen çasti i vdekjes, i vendosur nga Allahu i Lartësuar, ai nuk mund të shtyhet për më vonë. - “Allahu është i Gjithëditur për ato që ju punoni.” – Allahu ka për t’ju shpërblyer në bazë të diturisë së Tij të plotë për veprat që keni kryer, qofshin ato të mira apo të këqija. Këtu përfundon tefsiri i sures Munafikun. Vetëm Allahut i takon falënderimi dhe lavdërimi!