64. Tegabun · Ajeti 10 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 64:1–64:10

Allahu i gjithfuqishëm, të cilit i lutet çdo qenie dhe gjësend, është Ai që e krijoi njeriun dhe i dha formën më të bukur. Nëse thuhet se ndonjë njeri nuk është i bukur,. ajo ka të bëjë me krahasimin e tij me dikë që është më i bukur, por në realitet edhe ai është më i bukuri i krijesave të tjera. Megjithë faktin se Zoti e krijoi njeriun të bukur, shumica e njerëzve janë jomirënjohës e mohues, seç janë besimtarë, andaj edhe në ajetin në fjalë përmenden më parë jobesimtarët.

Dija e Allahut përfshin çdo send, edhe atë që njeriu e fsheh, por edhe atë që e ka në zemër.

Besimi në ringjallje është shumë me rëndësi, andaj urdhërohet Pejgamberi që të betohet për vërtetësinë e saj, ashtu që njerëzit ta besojnë Zotin, Pejgamberin, Kur'anin, sepse për çdo vepër, e vogël qoftë ose e madhe, njerëzit do të njihen për të në ditën e kijametit.

Et Tegabun, është një nga emrat e ditës së kijametit, nga vetë përbërja e këtij infinitivi kuptohet njëfarë ndërsjellje mes njerëzve, si në marrëdhënie, në shitblerje etj., njëri fiton e tjetri humb, njëri mashtrohet e tjetri jo. Këtu është fjala se në ditën e gjykimit do të dalë në shesh se kush është mashtruar, kuptohet ai që e shiti Ahiretin e përjetshëm për pak kohë të kësaj dynjaje.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 64:7–64:10

Allahu i Lartësuar na tregon për fjalët e mohuesve të besimit të vërtetë dhe idhujtarëve, atyre që nuk pranonin ringjalljen dhe lloga - ridhënien para Krijuesit. - “Mohuesit pretendojnë se nuk do të ri - ngjallen kurrë.” - Sipas tyre, ringjallja nuk ekziston dhe nuk ka për të ndodhur kurrë. Megjithatë, i Madhëruari thotë: - “Thuaju: “Po, për Zotin tim! Patjetër do të ringjalleni dhe do t’ju paraqitet gjithçka që keni bërë ...” - Të jeni të sigurt se do t’ju tregohet gjithçka që keni bërë, të vogla e të mëdha, dhe keni për të marrë atë që meritoni. - “Kjo është lehtë për Allahun.” - Ringjallja juaj dhe shpërblimi e ndëshkimi juaj sipas veprave që keni bërë, është diçka e lehtë për Zotin. Ky është ajeti i tretë, ku Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t’u betohet mohuesve të ringjalljes, për t’u treguar atyre se ajo është e vërtetë dhe nuk ka asnjë dyshim për të. Ajeti i parë është: “Ata kërkojnë t’u tregosh: “A është e vërtetë ajo?”. Thuaj: “Po, betohem në Zotin tim! Ajo është mëse e vërtetë, dhe ju nuk do të mund t’i shmangeni”.” [Junus 53]. Ajeti i dytë është: “Ata që nuk besojnë, thonë: “Ora (e Kijametit) nuk ka për të ardhur kurrë!” Thuaj: “Po, betohem në Zotin tim. Atë patjetër do t’jua sjellë Ai që e di të fshehtën. Atij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë në qiej e as në tokë dhe as më e vogël e as më e madhe se ajo. Çdo gjë është shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mah - fudh)”.” [Sebe’ 3]. Ajeti i tretë është pikë - risht ky: “Mohuesit pretendojnë se nuk do të ringjallen kurrë. Thuaju: “Po, për Zotin tim! Patjetër do të ringjalleni dhe do t’ju para - qitet gjithçka që keni bërë. Kjo është lehtë për Allahun.”. - “Atëherë, beso jeni Allahun, të Dërgua - rin e Tij dhe Dritën, që Ne e zbritëm!” –

Është fjala për dritën e Kuranit, që Allahu shpalli. - “Allahu di me hollësi gjithçka që bëni ju!” - Atij nuk mund t’i fshihet asgjë prej punëve të tyre, sado të fshehta ti mbajnë. - “Ditën e Ringjalljes, kur Ai t’ju tubojë ...” - Bëhet fjalë për Ditën e Kjametit, e cila është quajtur “Dita e Tubimit”, sepse atë ditë do të mblidhen të gjithë krijesat, të parët dhe të fundmit, në një vend të përba - shkët. Të gjithë do të dëgjojnë të gjithë zërin e Atij, që i urdhëron të tubohen, shikimi i të Cilit do t’i përfshijë të gjithë, sikurse e përshkruan Allahu i Madhëruar në ajete të tjera: “Pa dyshim, këtu ka shumë mësime për atë që i druhet dënimit të jetës tjetër. Ajo është dita e tubimit të njerëzve dhe dita që do ta dëshmojnë të gjithë.” [Hud 103]. “Thuaju: “Të jeni të sigurt se, edhe të parët edhe të fundmit, keni për t’u tubuar në një ditë të caktuar.” [Uakia 49, 50]. - “... do të jetë dita e humbjes dhe e fiti - mit.” - Ibn Abasi shpjegon: “Tegabun është një nga emërtimet e Kijametit, pra, është dita kur banorët e Xhenetit do të lumtu - rohen, sepse do të fitojnë të gjitha mirësitë në përjetësi (madje edhe vendet e mohuesve të besimit), duke theksuar dëshpërimin e mohuesve, që do të hyjnë në zjarr dhe do të privohen nga çdo e mirë.” 146 Po kështu e kanë shpjeguar Katade dhe Muxhahidi. Ndërsa Mukatil Ibn Hajjani ka thënë: “E ku ka privim dëshpërim dhe humbje më të madhe se ajo që do të përjetojnë mohuesit, kur besimtarët të hyjnë në Xhenet dhe të marrin të gjitha mirësitë e Zotit, ndërsa të mjerët të hyjnë në Zjarr, duke u privuar nga çdo e mirë.” Të tjerë kanë thënë se ky ajet është shpjeguar me ajetin tjetër në vijim, ku i Lartësuari thotë: - “Kush beson Allahun dhe bën vepra të mira, Ai do t’ia fshijë të këqijat dhe do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të jenë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe. Ndërsa ata që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet Tona, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ky është përfundimi më i keq. - Ajete të ngjashme janë shtjelluar edhe më herët. (Atje do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti dhe që iu kënaq syrin. Atje mund të zgjedhin çfarë të duan. Kjo kënaqësi do të vazhdojë përje - tësisht. Ndërsa duke treguar shkakun e ndë - shkimit të atyre që do të hidhen në Zjarr, Allahu i Lartësuar thotë: “Ndërsa ata që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet Tona, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të që - ndrojnë përgjithmonë.” Ata mohojnë argu - mentet e Zotit pa qenë të bazuar në ndonjë fakt, argument logjik ose tekste hyjnore. Madje, përkundrazi, atyre u vijnë argumente të qarta dhe të pakundërshtueshme për të besuar të vërtetën dhe për të jetuar sipas saj, por ata i kundërshtojnë me urrejtje e kokë - fortësi. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë: “Ky është përfundimi më i keq!” Në Xhe - henem janë mbledhur ndëshkimet më të ashpra. Banorët e atij vendi janë të pa - shpresë, pasi atje do të mbeten përgjithmo - në.) 147

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 64:9–64:10

- “Ditën e Ringjalljes, kur Ai t’ju tubojë, do të jetë dita e humbjes dhe e fitimit.” - Kujtoni ditën kur Allahu i Lartësuar do t’i

tubojë të gjithë, të parët dhe të fundit, në sheshin e madh. Atë ditë, Ai do t’i shpërblejë robtë për veprat e tyre. Atë ditë do të dallohet qartë ndryshimi mes krijesave. Atë ditë do të ketë njerëz që do të ngrihen në gradat më të larta të Ilijin-it, në banesat ku i presin të gjitha mirësitë, begatitë dhe kënaqësitë e përgatitura nga Allahu i Lartësuar, me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Atë ditë do të ketë grupe që do të zhyten të poshtëruar në skutat më të ulëta të Xhehenemit, të mbushura me tmerr, ankth e dëshpërim. Ai është vendi i ndëshkimit të ashpër. Si shpërblimet, ashtu edhe ndëshkimet e të gjitha gradave janë fryt i atyre çfarë krijesat bëjnë dhe përgatisin vetë, në ditët dhe netët e dynjasë. I Lartësuari e përshkruan atë ditë si “Jeumu Tegabun”. Tegabun është dallimi mes humbjes dhe fitimit. Pikërisht atë ditë do të shfaqet qartë dallimi që ekziston mes të fituarve dhe të humburve. Besimtarët do të fitojnë mirësi të shumta në tregtinë e tyre me Allahun e Lartësuar, ndërsa keqbërësit do të hidhërohen për humbjen e tyre të madhe. Nëse dikush pyet se me çfarë mund të arrihet fitorja dhe çfarë e shkakton humbjen, Allahu i Lartësuar thotë: - “Kush beson Allahun dhe bën vepra të mira...” - Domethënë, shkaqet që sjellin suksesin dhe mirësinë janë: 1. Besimi i plotë tek Allahu dhe i të gjitha çështjeve që Allahu i Madhëruar ka urdhëruar të besohen. 2. Kryerja e veprave të mira sipas këtij besimi, me sinqeritet për të fituar kënaqësinë e Allahut. Këtu futen të gjitha veprat e mira, të detyrueshme apo të pëlqyeshme, qofshin detyrime ndaj Allahut të Madhëruar, qofshin detyrime ndaj krijesave. Për cilindo që i plotëson këto kushte, Allahu i Lartësuar premton dhe thotë: - “Ai do t’ia fshijë të këqijat dhe do ta fusë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të jenë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe. - Atje do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti dhe që iu kënaq syrin. Atje mund të zgjedhin çfarë të duan. Kjo kënaqësi do të vazhdojë përjetësisht. Ndërsa duke treguar shkakun e ndëshkimit të atyre që do të hidhen në Zjarr, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ndërsa ata që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet Tona, ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” - Ata mohojnë argumentet e Zotit pa qenë të bazuar në ndonjë fakt, argument logjik ose tekste hyjnore. Madje, përkundrazi, atyre u vijnë argumente të qarta dhe të pakundërshtueshme për të besuar të vërtetën dhe për të jetuar sipas saj, por ata i kundërshtojnë me urrejtje e kokëfortësi. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ky është përfundimi më i keq!” – Në Xhehenem janë mbledhur ndëshkimet më të ashpra. Banorët e atij vendi janë të pashpresë, pasi atje do të mbeten përgjithmonë.

← Tegabun 64:10