64. Tegabun · Ajeti 5 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 64:1–64:10

Allahu i gjithfuqishëm, të cilit i lutet çdo qenie dhe gjësend, është Ai që e krijoi njeriun dhe i dha formën më të bukur. Nëse thuhet se ndonjë njeri nuk është i bukur,. ajo ka të bëjë me krahasimin e tij me dikë që është më i bukur, por në realitet edhe ai është më i bukuri i krijesave të tjera. Megjithë faktin se Zoti e krijoi njeriun të bukur, shumica e njerëzve janë jomirënjohës e mohues, seç janë besimtarë, andaj edhe në ajetin në fjalë përmenden më parë jobesimtarët.

Dija e Allahut përfshin çdo send, edhe atë që njeriu e fsheh, por edhe atë që e ka në zemër.

Besimi në ringjallje është shumë me rëndësi, andaj urdhërohet Pejgamberi që të betohet për vërtetësinë e saj, ashtu që njerëzit ta besojnë Zotin, Pejgamberin, Kur'anin, sepse për çdo vepër, e vogël qoftë ose e madhe, njerëzit do të njihen për të në ditën e kijametit.

Et Tegabun, është një nga emrat e ditës së kijametit, nga vetë përbërja e këtij infinitivi kuptohet njëfarë ndërsjellje mes njerëzve, si në marrëdhënie, në shitblerje etj., njëri fiton e tjetri humb, njëri mashtrohet e tjetri jo. Këtu është fjala se në ditën e gjykimit do të dalë në shesh se kush është mashtruar, kuptohet ai që e shiti Ahiretin e përjetshëm për pak kohë të kësaj dynjaje.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 64:5–64:6

Allahu i Lartësuar na tregon për popujt e hershëm dhe ndëshkimi n që goditi ashpër mbi ta, për shkak të kundërshtimit që u bënë profetëve dhe të vërtetës. Ai thotë: - “A nuk ju kanë treguar për ata të më - parshmit që nuk besonin, ndaj dhe vuaj - tën pasojat e rënda të veprave të veta? ” - Tregoju për popujt, që i konside -ronin gënjeshtra mesazhet e Zotit, sa të këqija e të poshtra ishin veprat e tyre! Tre -goju për

ndëshkimin e tmerrshëm, që i për -fshiu në jetën e kësaj bote dhe përfundimin e hidhur. - “Ata i pret një dënim tepër i dhemb - shëm.” - Kjo i pret në ahiret, përveç ndë - shkimit në dynja. Më pas, i Lartësuari tre - gon shkakun pse e merituan atë ndëshkim: - “Kjo, për shkak se, kur u shkonin atyre të dërguarit me argumente të qarta ...” - Profetët iu parashtronin argumente, fakte dhe shenja të qarta, që tregonin për vërtetë - sinë e Shpalljes së Zotit dhe të vetë atyre, si të dërguar të Tij. - “... ata thoshin: “Vallë, njerëzit do të na e tregojnë ne ve udhën?” - E shihnin si të pabesueshme dhe të papranueshme që Shpallja e Zotit dhe udhëzimi t’i jepej një njeriu, njëlloj si ata. - “Kështu, ata nuk besuan dhe kthyen shpinën.” - Të vërtetën e quajtën gënjeshtër dhe refuzuan të bindeshin dhe të nënshtro - heshin sipas Shpalljes që u dhuroi Zoti. - “Por Allahu nuk ka nevojë për ta, se Allahu është i Pasur e i Lavdëruar. ” - Allahu është i Pasuri dhe i Lavdëruari, që nuk ka asnjë nevojë për adhurimin e tyre. Çdo urdhër dhe porosi të Zotit që përmbu - shin është thjesht në dobi të tyre. Allahu është i Pasur, Jonevojtar dhe i Lavdëruar në vetvete. Ai nuk ka asnjë nevojë për krijesat, por ata kanë nevojë pafundësisht për Të.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 64:5–64:6

- “A nuk ju kanë treguar për ata të mëparshmit që nuk besonin, ndaj dhe vuajtën pasojat e rënda të veprave të veta?” - Duke përshkruar cilësitë e Tij të plota, prej të cilave robtë njohin realisht madhështinë e Tij, Allahu i Lartësuar i nxit që ta adhurojnë Atë, të bëjnë çdo gjë të përcaktuar nga Allahu për ta kënaqur Atë dhe t’i largohen çdo vepre që e zemëron Atë. Në ajetet që vijojnë, Allahu i Lartësuar na tregon rreth popujve të shkuar, historitë e të cilëve janë përcjellë me saktësi edhe nga profetët e Tij dhe vazhdojnë të përkujtohen ndër breza. Allahu i Lartësuar na rrëfen se çfarë bëri me këta popuj, të cilët, kur profetët u përçuan të vërtetën dhe porositë e Tij, ata i mohuan dhe i shpërfillën me urrejtje e armiqësi. I Lartësuari na bën të ditur se të gjithë ata që mohuan shpalljet dhe profetët e Tij, Ai i goditi me një ndëshkim të rëndë dhe poshtërues që në jetën e dynjasë, për të vuajtur kështu pasojat

e mohimit të tyre. Por ndëshkimi i Allahut në ahiret është shumë herë më i dhembshëm. Ai thotë: - “Ata i pret një dënim shumë i dhembshëm.” - Në jetën tjetër, për ta do të ketë ndëshkim shumë të dhembshëm. Allahu i Lartësuar tregon edhe një herë shkakun e këtij ndëshkimi, kur thotë: - Kjo, për shkak se, kur u shkonin atyre të dërguarit me argumente të qarta, ata thoshin: “Vallë, njerëzit do të na e tregojnë ne udhën?” – Ata morën ndëshkimin i merituar, sepse kur profetët e Zotit dërgoheshin tek ata me argumente të qarta, që bënin të dallueshme të vërtetën nga e kota, ata shprehnin neveri e arrogancë ndaj profetëve dhe mesazhit që ata përcillnin. Ata thoshin: “Vallë, njerëzit do të na e tregojnë ne udhën? Përse duhet t’ju ndjekim ju, ndërkohë që ju jeni njerëz, sikurse dhe ne? Çfarë të veçante keni ju, që jeni më të mirë se ne?” Në një ajet tjetër thuhet: “Të dërguarit u thanë: “Ne jemi veçse njerëz, sikurse edhe ju, por Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë nga robtë e Vet. Nuk na takon ne t’ju sjellim ndonjë argument, përveçse me dëshirën e Allahut. Vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.”.”. [Ibrahim 11]. Ata nuk pranuan ta merrnin në konsideratë mirësinë që Zoti u dhuroi profetëve të Tij, duke i bërë edukatorët dhe udhëzuesit e krijesave. Në vend që të tregoheshin mirënjohës, ata u treguan kryeneçë dhe refuzuan të bindeshin e të jetonin sipas porosive hyjnore. Si pasojë, ata u sprovuan dhe u dënuan, duke u bërë adhurues të gurëve, të pemëve apo të çdo gjëje tjetër veç Allahut. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë: - “Kështu, ata nuk besuan dhe kthyen shpinën.” - Ata e mohuan Allahun e Lartësuar dhe refuzuan t’i bindeshin Atij. Por harruan të mjerët se, në këtë mënyrë, dëmtuan vetveten dhe se Allahu nuk ka nevojë për adhurimin e krijesave. I Lartësuari thotë: - “Por Allahu nuk ka nevojë për ta, se Allahu është i Pasur e i Lavdëruar. - Atë nuk e dëmton aspak mosadhurimi nga ana e krijesave dhe futja e tyre në humbje, sepse Ai është Ganijun - i Pasur dhe Hamid - i Lavdëruar vetvetiu. Allahu është i Pasuri, të Cilit i takon pasuria e plotë dhe absolute në të gjitha drejtimet. Allahut i takon, gjithashtu, lavdërimi i plotë për fjalët, veprat dhe të gjitha atributet e Tij.

← Tegabun 64:5