65. Talak · Ajeti 12 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 65:8–65:12
Shumë popuj të mëparshëm nuk respektuan dispozitat e Zotit dhe atë nga kryeneçësia, andaj përjetuan mundime dhe ndëshkime të papërshkrueshme e sipas meritës së tyre. Besimtarët, të cilëve Allahu u dhuroi shpalljen, Kur'anin, u dërgoi Pejgamberin, Muhammedin, duhet të ruhen e të zbatojnë dispozitat e Allahut, fuqia e të cilit është e pakufishme, i krijoi shtatë qiej e shtatë toka. i Për qiejt që janë shtatë nuk ka kundërthënie, e për sa i përket tokës ka kundërthënie. Thuhet se janë shtatë toka sipas theksimit të ajetit dhe sipas hadithit të vërtetë: "Kush grabit sa një pëllëmbë të tokës, ka për t'ju varë në qafë nga shtatë tokat!" E, thuhet se ngjashmëria e përmendur ka të bëjë me mënyrën e krijimit e jo me palët e qiejve?!
Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures "Tulak". Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 65:12
Allahu i Lartësuar na tregon për pushtetin e plotë dhe sundimin e Tij madhështor, që të jetë e mjaftueshme për ne, që të respe - ktojmë Ligjin që Ai shpalli dhe fenë që përcaktoi për ne. - “Allahu është Ai që krijoi shtatë qiej ...” - Po kështu i tha edhe Nuhu popullit të vet: “A nuk e shihni se si Allahu ka krijuar shta - të qiej, palë -palë.” [Nuh 15]. I Lartësuari thotë gjithashtu: “Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. ...” [Isra 44]. - “... dhe toka po aq sa ata.” - Ashtu si qiejt, edhe tokat janë shtatë. Në dy Sahih-ët vjen hadithi: 2703. “Çdokush që merr një pëllëmbë tokë padrejtësisht, ka për t’ia mbështjellë Allahu rreth qafës shtatë toka në Ditën e Gjykimit.” Ndërsa në versionin e sjellë prej Buhariut thuhet: “... ka për ta zhytur deri në fund të shtatë tokave.” E ke - mi trajtuar hollësisht këtë çështje në fillim të librit tonë “ El Bidaje ue Nihaje ”, ku fla - sim rreth krijimit të Tokës, - vetëm Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet dhe mirënjohja! Kushdo që pretendon se këtu bëhet fjalë për shtatë kontinentet, ka devijuar nga e vërteta, është zhytur në kontradikta dhe ka kundër - shtuar Kuranin dhe Hadithin pa asnjë argu - ment. Në një hadith tjetër thuhet: 2704. “Shtatë qiejt, shtatë tokat dhe gjithçka mes tyre e brenda tyre, në krahasim me Kursijin, i ngjajnë një unaze të hedhur në një shkretëtirë të gjerë. Po kështu, edhe Kursiji, me gjithçka në të, në krahasim me Arshin, është njëlloj si ajo unazë në atë shkretëtirë të madhe.” - “Në to zbret vendimi i Tij, për të qenë të bindur se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me të vërtetë, Allahu ka përfshirë gjithçka me dijen e Vet.” - (Është Allahu i Lartësuar Ai që krijoi shtatë qiejt dhe gjithçka në to, ashtu si edhe shtatë tokat dhe gjithçka në to. Është Ai që krijoi edhe gjithçka mes tyre dhe që vendosi ligje në gjithësinë e Tij. Allahu i Lartësuar është Ai, i Cili vendosi ligjet fetare, të cilat ua shpalli profetëve të Tij, për të këshilluar,
udhëzuar, përgëzuar dhe qortuar robërit. Edhe ligjet e gjithësisë, që rregullojnë funksionimin e krijimit, janë vendosur nga Allahu, i Urti, i Gjithëdituri dhe i Plotfuqi - shmi. Të gjitha këto: krijimin e qiejve, To - kës e gjithçka mes tyre, vendosjen e ligjeve të funksionimit të gjithësisë dhe zbritjen e shpalljeve, Allahu i Lartësuar i bëri që krijesat ta njohin madhështinë e Tij, diturinë dhe urtësinë e Tij, pushtetin dhe krenarinë e Tij. Pushteti dhe dituria e Tij përfshijnë gjithçka. Nëse robërit do ta njohin Zotin e tyre me emrat dhe atributet e Tij të plota dhe bukura, do ta adhurojnë Atë, do ta duan me gjithë shpirt dhe do të plotësojnë çdo detyrim ndaj Tij. Atëherë, qëllimi i krijimit dhe i ligjeve të vendosura, është njohja e Allahut të Lartësuar dhe adhurimi i Tij. Njohja e Allahut dhe adhurimi i Tij është qëllimi i jetës për adhuruesit e sinqertë të Allahut, ndërkohë që zullumqarët i kthejnë shpinën këtij qëllimi, duke mbyllur sytë dhe shpërfillur madhështinë e Atij që e krijoi këtë gjithësi dhe vendosi ligjet në të. (Sadi))
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 65:12
Është Allahu i Lartësuar Ai që krijoi shtatë qiejt dhe gjithçka në to, ashtu si edhe shtatë tokat dhe gjithçka në to. Është Ai që krijoi edhe gjithçka mes tyre dhe që vendosi ligje në gjithësinë e Tij. Allahu i Lartësuar është Ai i Cili vendosi ligjet fetare, të cilat ua shpalli profetëve të Tij, për të këshilluar, udhëzuar, përgëzuar dhe qortuar robtë. Edhe ligjet e gjithësisë, që rregullojnë funksionimin e krijimit, janë vendosur nga Allahu, i Urti, i Gjithëdituri dhe i Plotfuqishmi. Të gjitha këto: krijimin e qiejve, Tokës e gjithçka mes tyre, vendosjen e ligjeve të funksionimit të gjithësisë dhe zbritjen e shpalljeve, Allahu i Lartësuar i bëri që krijesat ta njohin madhështinë e Tij, diturinë dhe urtësinë e Tij, pushtetin dhe krenarinë e Tij. Pushteti dhe dituria e Tij përfshijnë gjithçka. Nëse robtë do ta njohin Zotin e tyre me emrat dhe atributet e Tij të plota dhe bukura, do ta adhurojnë Atë, do ta duan me gjithë shpirt dhe do të plotësojnë çdo detyrim ndaj Tij. Atëherë, qëllimi i krijimit dhe i ligjeve të vendosura, është njohja e Allahut të Lartësuar dhe adhurimi i Tij. Njohja e Allahut dhe adhurimi i Tij është qëllimi i jetës për adhuruesit e sinqertë të Allahut, ndërkohë që zullumqarët i kthejnë shpinën këtij qëllimi, duke mbyllur sytë dhe shpërfillur madhështinë e Atij që e krijoi këtë gjithësi dhe vendosi ligjet në të. Këtu përfundon komenti i sures Talak. Falënderimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar.