65. Talak · Ajeti 6 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 65:1–65:7

Sipas Buhariut, shkak i shpalljes së kësaj pjese të Kur'anit ishte Abdullah bin Ymeri, i cili e kishte lëshuar gruan e vet, duke qenë ajo me hajz (me menstruacion), e kur ia përmendi Ymeri Pejgamberit rastin, i erdhi keq Pejgamberit dhe urdhëroi ta rikthejë gruan dhe ta mbajë deri të pastrohet...

Lëshimi i gruas, edhe pse është i lejuar është i përbuzur, por në rastet e domosdoshme është zgjidhja më e mirë.

Lëshimi i gruas duhet të bëhet pasi që ajo t'i kryej menstruacionet, duke mos pasur më kontakt me të, ashtu që të mos i zgjatet asaj pritja. Ky lloj lëshimi është "talakur rixhati" - lëshim një herë, sipas të cilit ka të drejtë ta rikthejë. Gruaja e lëshuar në këtë mënyrë duhet të qëndrojë në shtëpi të burrit deri sa t'i kalojë afati. Ajo nuk ka të drejtë të dalë prej shtëpisë së burrit, vetëm nëse ka bërë ndonjë punë të keqe e duhet të dalë për ndonjë gjykim, ose nëse fyen familjen e burrit me fjalë të rënda. Zgjatja e afatit të lëshimit, respektivisht të pritjes për tri pastrime, ka për qëllim mundësinë e rikthyerjes pas pendimit eventual gjatë asaj kohe. Gruaja që i afrohet afatit të caktuar të pritjes, duhet ose të rikthehet në mënyrë të sinqertë ose të largohet ashtu si ka hije për të dy palët. Si lëshimin, ashtu edhe rikthimin duhet ta dëshmojnë dy vetë të drejtë.

Gruaja e shtyrë në moshë, të cilës iu ka ndërprerë hajzi dhe gruaja e re që ende nuk ka pasur hajz, në rast të lëshimit të tyre, afati i pritjes së tyre është tre muaj.

Gruaja që është me barrë, afati i pritjes së saj është derisa të lindë, si ajo e lëshuara, si ajo që i vdes burri. Gruaja e lëshuar, nëse dëshiron, i jep gji fëmijës, por burri është i obliguar ta paguaj sipas marrëveshjes. — I Shpenzimet, të cilat duhet t'i paguaj burri gjatë kohës kur gruaja është duke pritur skadimin e afatit të caktuar, ose për atë që i jep gji fëmijës, nuk janë të caktuara në mënyrë definitive dhe varen nga mundësia materiale e burrit, por nuk duhet dëmtuar as burri, as gruaja për shkak të ndonjë koprracie, pse Allahu begaton pa masë.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 65:6–65:7

Zoti i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij, që nëse dikush prej tyre e divorcon gruan, ta lërë atë të jetojë në shtëpinë e tij, derisa të përfundojë periudha e pritjes së saj. Ai tha: - “Sipas mundësisë suaj, vendosini ato në të njëjtin vend ku banoni edhe vetë ...” - Kështu, Allahu i madhëruar përcakton më - nyrën dhe masën e kujdesit ndaj saj. Strehi - mi dhe shërbimet për të duhet të bëhen ashtu si e kërkon zakoni për sojin dhe nive - lin shoqëror të burrit dhe të gruas, prandaj thuhet: “... vendosini ato në të njëjtin vend ku banoni edhe vetë ...” Sigurisht, kjo bëhet brenda mundësive të burrit, duke mos e rë - nduar atë: “Sipas mundësisë suaj ...”, domethënë, me aq sa pasuri e hapësirë sa keni. Kështu e kanë shpjeguar Ibn Abasi, Muxhahidi etj. Madje, Katadja ka thënë: “Edhe nëse ka vetëm një qoshe vend në shtëpinë e tij, aty le t’ia mundësojë të rrijë.” - “... e mos i ngushtoni për t’i detyruar të dalin.” - Mukatil Ibn Hajjani shpjegon: “Pra, mos i ngushtoni ato, që t’i detyroni të kthejnë mehrin për të përfituar ndarjen. Ose “mos e ngushtoni gruan me fjalë, vepra dhe me sjellje të vrazhdë, që ta detyroni atë të dalë nga shtëpia para plotësimit të kohë - pritjes. (Në këtë mënyrë, edhe pse ajo mund të duket sikur del me dëshirën e saj, jeni ju që e keni detyruar, gjë për të cilën Allahu ju ka ndaluar. Është e vërtetë që Allahu i Lar - tësuar e ka ndaluar edhe gruan që të dalë nga streha bashkëshortore përgjatë kohëpri - tjes, por kjo s’do të thotë që ajo të torturohet me vështirësi dhe padrejtësi.) - “Në qoftë se ato janë shtatzëna, atëherë, shpenzoni për to derisa ta lindin fëmi - jën!” - Shumë dijetarë, duke përfshirë Ibn Abasin, një grup i madh selefësh dhe grupe dijetarë të mëvonshëm janë të mendimit se ky urdhër ka lidhje me divorcin që quhet talak el bain (divorci i tretë, pas të cilit burri nuk ka të drejtë ta kthejë më gruan e tij). Nëse është “ndarje e kthyeshme” ( raxh’ij), burri e ka detyrë kujdesin dhe vendbanimin e të gruas, pavarësisht a është ajo shtatzënë apo jo. Sipas këtij mendimi, nëse gruaja e divorcuar me talak el bain është shtatzënë, është detyrë për burrin të kujdeset për të, pra, t’i ofrojë shpenzimet për jetesën dhe vendbanimin. Megjithatë, të tjerë janë të mendimit se, edhe në këtë rast bëhet fjalë për ndarjen raxh’ij, sepse konteksti i ajeteve flet për gratë gjatë divorcit raxhij. Allahu i Madhëruar përmend në mënyrë të veçantë kujdesin për shtatzënat, pasi koha e pritjes së tyre mund të zgjasë më shumë, kështu që ky tekst e përforcon porosinë që asaj t’i ofrohen shërbimet jetësore e vendbanimi, derisa të lindë fëmija dhe askush të mos pretendojë se shpenzimet për të janë veçse sa zgjat koha e zakonshme e pritjes së tyre (pra, tri perioda ose tre muaj). Gjithashtu, ka mendime të ndryshme: a jepen këto

shpenzime vetëm për foshnjën apo edhe për nënën, edhe për foshnjën. Sidoqoftë, kjo çështje ka lidhje me çështje të tjera, që janë përmendur në librat e fikh-ut. Ky detyrim përfundon me lindjen e fëmijës. Pas lindjes, ajo ose e ushqen me gji fëmijën e saj ose jo, sipas rregullit të përcaktuar nga Allahu i Lartësuar.159 - “Nëse ato u japin gji fëmijëve, atëherë jepuni shpërblimin që u takon ... ” - Lindja e fëmijës shënon finalizimin e ndarjes së gruas. Në këtë moment, ajo është e lirë të zgjedhë t’i japë gji fëmijës ose jo, pas gji - dhënies së domosdoshme të fillimit, pa të cilën fëmija nuk bën dot. Pas kësaj, gruas i takon haku i gjidhënies dhe ajo mund të ngarkojë babanë ose kujdestarin e saj ligjor, që të komunikojnë me ish bashkëshortin (babain e fëmijës) për masën e pagesës për gjidhënien. - “... dhe urdhëroni njëri -tjetrin për mi - rë!” - Zgjidhini çështjet mes jush ashtu siç e kërkon e mira, sipas rregullit e zakonit tuaj, pa dëmtuar veten e as të tjerët. I Lartësuari thotë: “Nënat le t’u japin gji foshnjave të tyre dy vite të plota, për ato që duan ta plotësojnë gjidhënien. I ati i fëmijës ka për - gjegjësi për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre, ashtu si është zakoni. Askush nuk ngarkohet më tepër sesa ka mundësi. Nëna të mos dëmtohet me fëmijën e saj, e as babai me fëmijën e tij. E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi, ata vendosin për ndërprerjen e gjidhënies, kjo nuk përbën ndonjë gjynah për ta. Nëse ju dëshironi gjidhënëse tjetër për fëmijën tuaj, kjo nuk përbën ndonjë gjynah për ju, me kusht që pagesën t’ia bëni në mënyrë të duhur. Ruajuni prej Allahut dhe dijeni se Allahu ju sheh se çfarë bëni.” [Bekare, 233]. - “Në qoftë se kini probleme mes jush, atëherë le ta ushqejë me gji një tjetër! ” - Nëse ndodh që të ketë mosmarrëveshje në lidhje me masën e pagesës për gjidhënien, si për shembull, nëse gruaja kërkon shumë dhe burri nuk bie dakord ose kur burri ofron një masë të caktuar dhe gruaja nuk pranon, atëherë le të kërkohet një gjidhënëse tjetër. Por duhet të dihet që nëse nëna pranon çmimin që pranon edhe një të huaj, atëherë nëna është më parësore për gjidhënien dhe kujdesin për fëmijën e vet. - “Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, kurse ai që ka pak pasuri, le të japë nga ajo që i ka dhënë Allahu!” - I ati i fëmijës, ose kujdestari ligjor i tij, ka përgjegjësi për furnizimin dhe veshmbathjen e nënës së fëmijës ashtu si është zakoni për raste të ngjashme në ve - ndin e tyre, pa e tepruar apo cënuar hakun e tyre, por, sigurisht, brenda mundësive financiare. - “Allahu nuk e ngarkon asnjë më tepër sa i ka dhënë. ” - Njësoj siç thotë i Lartë - suari në ajetin tjetër: “Allahu nuk e ngarkon asnjë përtej mundësive të tij.” [Bekare 286]. - “Pas vështirësisë, Allahu sjell lehtësim.” - Ky është premtim prej Allahut të Madhë - ruar dhe Ai nuk e shkel kurrë premtimin e Vet. Kjo i ngjan fjalës së Tij: “Pa dyshim, bashkë me vështirësinë vjen lehtësimi. Vërtet, bashkë me vështirësinë vjen lehtë - simi.” [Inshirah 5, 6]. (Kjo përshtatet plotë - sisht me urtësinë dhe mëshirën gjithëpër - fshirëse të Allahut të Madhëruar, i Cili nuk ngarkon asnjë përtej mundësive të tij. Madje, Allahu ia lehtëson gjendjen atij që është në vështirësi. Çdokush ngarkohet aq sa i është dhënë mundësia për të përballuar. Kështu realizohet sprova në këtë dynja, qoftë në çështjen e shpenzimeve, qoftë në çdo çështje tjetër.) Imam Ahmedi sjell nga Ebu Hurejra një rrëfim: 2702. “Njëherë, një burrë, kur pa se nuk kishte asgjë për të ngrënë në shtëpi, iku dhe doli jashtë në rrugë e lugina. Kur e shoqja pa që burri u largua, vuri në punë gurin e mullirit, pastaj shkoi tek furra për ta ndezur (siç vepronte zakonisht kur donte të piqte bukën). Pastaj u lut: “Allahumme urzuknâ - O Allah, na jep rizk!” Pas pak, pa se ena te mulliri ishte mbushur plot me miell. Shkoi te furra dhe gjeti plot me bukë (duke u pjekur). Kur burri u kthye në shtëpi tha: “Paskeni pasur furnizim kur ika unë?!” - “Po, - i tha gruaja - na erdhi prej Zotit tonë.” Pastaj ajo shkoi

tek guri i mullirit dhe e ngriti, duke e ndalur punën. Kur iu përmend ky rast Profetit ﷺ ,ai tha: “Nëse do ta linte në punë, ashtu do të vazhdonte të vërtitej e bluante miell deri në Ditën e Kjametit.” 160

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 65:6–65:7

- “Sipas mundësisë suaj, vendosini ato në të njëjtin vend ku banoni edhe vetë,...” - Në fillim të kësaj sureje, Allahu i Lartësuar e bëri të ndaluar nxjerrjen e gruas së divorcuar nga shtëpia e burrit në kohën e pritjes. Ndërsa në këto ajete, Ai përcakton mënyrën dhe masën e kujdesit ndaj saj. Strehimi dhe shërbimet për të duhet të bëhen ashtu si e kërkon zakoni për sojin dhe nivelin shoqëror të burrit dhe të gruas. Sigurisht, kjo të bëhet brenda mundësive të burrit, duke mos e rënduar atë. - “...e mos i ngushtoni për t’i detyruar të dalin.” - Mos e ngushtoni gruan me fjalë, vepra dhe me sjellje të vrazhdë, që t’a detyroni atë të dalë nga shtëpia para plotësimit të kohëpritjes, sepse në këtë mënyrë, edhe pse ajo mund të duket sikur del me dëshirën e saj, jeni ju që e keni detyruar, gjë për të cilën Allahu ju ka ndaluar. Është e vërtetë që Allahu i Lartësuar e ka ndaluar edhe gruan që të dalë nga streha bashkëshortore përgjatë kohëpritjes, por kjo s’do të thotë që ajo të torturohet me vështirësi dhe padrejtësi. - “Në qoftë se ato janë shtatzana, atëherë, shpenzoni për to derisa ta lindin fëmijën!” - Nëse gruaja e divorcuar është

shtatzënë, është detyrë për burrin të kujdeset për të. Kjo bëhet për shkak të frytit që ajo mban në barkun e saj. Edhe një herë - e theksoj - kjo është detyrë në rastin e divorcit të kthyeshëm ( talak raxh’ij ). Ky detyrim përfundon me lindjen e fëmijës. Pas lindjes, ajo ose e ushqen me gji fëmijën e saj ose jo, sipas rregullit të përcaktuar nga Allahu i Lartësuar.37 - “Nëse ato u japin gji fëmijëve, atëherë jepuni atyre shpërblimin që u takon...” - Është detyrë për burrin që ta paguajë nënën e fëmijës për gjidhënien, sipas marrëveshjes mes tyre, nëse ka marrëveshje. Nëse jo, ajo meriton të trajtohet njëlloj si gratë e ngjashme të fisit të saj. - “...dhe urdhëroni njëri -tjetrin për mirë!” - Të dy bashkëshortët duhet ta urdhërojnë njëri tjetrin për çdo gjë që u sjell mirësi për dynjanë dhe ahiretin e tyre. Braktisja e urdhërimit për të mirë dhe largimi nga të këqijat sjell dëme që mund t’i dijë dhe përshkruajë veçse Allahu i Lartësuar. Kjo porosi është mëse e dobishme për rastin në fjalë, sepse gjatë kohëpritjes, sidomos kur gruaja është shtatzënë, hapen debate e mosmarrëveshje për çështje të ndryshme, si: masa e shpenzimeve për gruan apo edhe për fëmijën pas ndarjes etj. Të gjitha këto nxisin urrejtje, armiqësi dhe grindje, të cilat bëjnë që robi t’i shkelë kufijtë e Allahut. Ndërsa urdhërimi për të mira dhe nxitja për devotshmëri në mënyrë të ndërsjelltë e zbut atmosferën e rënduar dhe siguron drejtësinë, aq të vështirë për t’u çuar në vend. Ligji i Zotit na mëson që të sillemi mirë, me butësi, mëshirë dhe tolerancë dhe të mbajmë drejtësi në çdo gjendje dhe situatë. - “Në qoftë se kini probleme mes jush, atëherë le ta ushqejë me gji një tjetër.” - Nëse nuk bini dakord për gjidhënien e fëmijës, atëherë zgjidhni një gjidhënëse tjetër, sipas rregullit. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “...Nëse ju dëshironi gjidhënëse tjetër për fëmijën tuaj, kjo nuk përbën ndonjë gjynah për ju, me kusht që pagesën t’ia bëni në mënyrën e duhur. Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se Allahu ju sheh se çfarë bëni.” [Bekare 233]. Kështu veprohet nëse fëmija e pranon gjirin e grave të tjera, veç nënës së tij. Por nëse fëmija pranon veçse gjirin e nënës së tij, atëherë ajo e ka detyrë gjidhënien. Madje, nëse refuzon që ta bëjë këtë shërbim, nëna detyrohet që ta bëjë një gjë të tillë, sigurisht kundrejt një vlere, e cila paguhet nga babai ose kujdestarët e fëmijës. Për këtë merret për bazë masa që u jepet gjidhënëseve të fisit të saj, nëse nuk bien dakord për pagesën. Ky gjykim është përnxjerrë nga kuptimi i ajetit. Kur fëmija është në barkun e nënës, është e detyrueshme për kujdestarin e tij (babain) të shpenzojë për të dhe për nënën. Pas lindjes, nëse fëmija mund të ushqehet me gji edhe nga gjidhënëse të tjera, përveç nënës së tij, Allahu i Lartësuar jep dy alternativa për kujdestarin (babain) e fëmijës: ose pagesën e nënës së fëmijës për gjidhënien e saj, sipas një marrëveshjeje mes palëve, ose përzgjedhjen e një gjidhënëse tjetër, kundrejt pagesës së pranuar. Ndërsa kur

fëmija nuk pranon gji tjetër veç gjirit të nënës, atëherë situata i ngjan kohës kur fëmija është ende në barkun e nënës, prandaj nëna e ka detyrë ta ushqejë me gji, ndërsa kujdestari i fëmijës e ka për detyrë mbulimin e shpenzimeve. Në vijim, Allahu i Lartësuar përcakton masën e këtyre shpenzimeve në varësi të gjendjes së burrit, duke thënë: - “Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që ka pak pasuri, le të japë nga ajo që i ka dhënë Allahu!” - Burri që është i pasur të shpenzojë si të pasurit, dhe jo të tregohet koprrac duke shpenzuar poshtë nivelit të tij. Ndërsa ata të cilët janë të varfër ose janë ngushtë, duhet të shpenzojnë nga ajo pasuri që Allahu u ka dhënë dhe ua ka lehtësuar. Allahu i Lartësuar thotë: - “Allahu nuk e ngarkon asnjë më shumë se sa i ka dhënë.” - Kjo përshtatet plotësisht me urtësinë dhe mëshirën gjithëpërfshirëse të Allahut të Madhëruar, i Cili nuk ngarkon asnjë përtej mundësive të tij. Madje, Allahu ia lehtëson gjendjen atij që është në vështirësi. Çdokush ngarkohet aq sa i është dhënë mundësia për të përballuar. Kështu realizohet sprova në këtë dynja, qoftë në çështjen e shpenzimeve, qoftë në çdo çështje tjetër. Më tej, i Lartësuari thotë: - “Pas vështirësisë, Allahu sjell lehtësim.” - Ky është një përgëzim për ata që janë në vështirësi, se Allahu i Lartësuar ka për t’ua larguar sprovën, madje do t’ua kthejë atë në prehje dhe qetësi, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Pa dyshim, pas vështirësisë vjen lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi!” [Inshirah 5, 6.]

← Talak 65:6