66. Tahrim · Ajeti 6 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 66:5–66:12

Njeriu është i obliguar ta ruaj veten dhe familjen e vet prej atyre punëve që janë të dëmshme dhe që janë shkak i dënimit me zjarr. Zjarri i xhehenemit është shumë më i fortë se ky i dynjasë, madje zebanijët, roja e tij është shumë e ashpër edhe e pamëshirë. Arsyetimi në atë botë nuk merret parasysh.

Pendimi i sinqertë është: largimi prej asaj pune të keqe, keqardhja për punën e bërë të keqe dhe vendosmëria për të mos e përsëritur atë.

Një grua e Nuhut si dhe ajo e Lutit nuk ishin besimtare. Edhe pse ishin gra të pejgamberëve, kjo nuk do t'u bëjë kurrfarë dobie, ato do të jenë në xhehenem, sepse asnjë lidhje tjetër, pos besimit, nuk do të merret parasysh. Gruaja e faraonit, Asije, edhe pse ishte nën faraonin arrogant, ajo do të jetë e shpëtuar në xhennet, ashtu si Merjemja e ndershme. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Et Thrimë lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 66:6–66:8

- “O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! ” - Fjala “familje” përfshin gruan, fëmijët, të afërmit dhe skllevërit në zotërim. Pra, nënshtroje veten dhe urdhëroje familjen për bindje ndaj Allahut, për ta adhuruar Atë. Gjithashtu, ndaloje veten tënde dhe të gjithë ata të cilët i ke në përgjegjësi nga mosbindja ndaj Allahut të Lartësuar, gjynafet dhe kalimi i kufijve të Tij; mësoji dhe edukoi ata; mbikëqyri dhe kujdesu vazhdimisht për ta, që të përmbushin porositë e Allahut, duke i urdhëruar, orientuar, duke i ndihmuar për të përmbushur urdhëresat e Allahut dhe ruajtur nga gjynahet. Kështu, nëse sheh që ka mosbindje ndaj Allahut, qortoi e ndaloi ata nga ky veprim. Është detyrë për çdo musliman që të jetë i qartë se cilët janë ata që ka nën kujdestarinë e tij dhe që t’u mësojë atyre çfarë ka urdhëruar Zoti për ta. I ngjashëm me kuptimin e këtij ajeti vjen edhe hadithi, të cilin e sjellin imam Ahmedi dhe Ebu Daudi nga Sebratu, se Profeti i Allahut (a.s.) ka thënë: 2711. “Urdhërojini vogëlushët tuaj që të falin namaz kur të arrinë moshën 7 vjeç. Ndërsa kur të arrijnë moshën 10 vjeçare, edhe goditini ndonjë - herë, nëse nuk falin namazin.” Ky është versioni i sjellë nga Ebu Daudi, për të cili Tirmidhiu ka thënë se është hadith hasen. Kështu veprohet edhe me adhurimet e tjera, si agjërimi, për shembjull, në mënyrë që fëmija të ushtrohet e mësohet dhe, kur të arrijë moshën e pubertetit, të jetë praktikues i rregullt i tyre. Allahu i jep mirësi e sukses atij që Ai dëshiron. Duke folur për zjarrin e Xhehenemi, i Lartësuari thotë që lënda djegëse e tij do të jenë njerëzit, xhindët, si edhe “gurët”. Në lidhje me gurët, është thënë se qëllimi është për putat dhe idhujt. Ndërsa Ibn Mesudi e të tjerë janë të mendimit se bëhet fjalë për gurë kibriti, për të cilët Muxhahidi shton: “janë me erë më të shpifur se kufomat e ngordhura. Kështu e përcjell Ibn Ebu Hatimki. - “Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër ...” - Ata janë të rreptë e të vrazhdë në natyrë, siç i ka krijuar Zoti. Allahu i Madhëruar ka hequr nga zemrat e tyre çdo lloj dhembshurie e mëshire për mohuesit e besimit. Ata përshkruhen edhe si “ shidad” të ashpër. Ata janë krijuar me pamje të tmerrshme, dëshpërues dhe të zinj në fytyrë, të frikshëm janë dhëmbët e tyre. - “... që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” - Ata nuk vonojnë të zbatojnë urdhrin e Zotit as edhe një çast, qoftë edhe sa pulitja e syve. Ata janë tërësisht të aftë që të përmbushin çdo urdhër që u jepet dhe nuk kanë asnjë vështirësi a pamundësi. Këta janë zebanitë e Xhehenemit, - Allahu na ruajtë prej tyre! - “O ju që mohuat! Sot mos u shfajësoni! Ju do të shpërbleheni vetëm për atë që keni bërë.” - Këto janë fjalët e dhimbshme, që u thuhen mohuesve të besimit: “Asnjë justifikim nuk pranohet prej jush. Sot do të shpërbleheni veçse sipas punëve tuaja.” - “O ju që keni besuar! Drejtohuni tek Allahu me pendim të sinqertë! ” - Pendim me vendosmëri të sinqertë. Ky lloj pendimi mundëson fshirjen e gjynaheve të shkuara, sepse i penduari ka forcë që ta ndalojë veten nga çdo poshtërsi e gabim, që bënte në të shkuarën. Ibn Ebu Hatimi transmeton nga Zir Ibn Hubejshi, i cili rrëfen se ka pyetur Ubej Ibn Keabin: 2712. “Çfarë është pendimi i sinqertë?” Ai tha: “Unë kam pyetur Profetin e Allahut për këtë dhe ai më tha: “Është keqardhja që ndien në zemër, kur bën gabimin, e cila të shtyn që të kërkosh

falje në çast dhe kurrë të mos i kthehesh atij gabimi.” 163 Një pyetje që shtrohet këtu është: A është kusht i domosdoshëm për pendimin që të konsiderohet i sinqertë, që kurrë të mos i kthehesh atij gabimi derisa të vdesësh, sikurse thuhet shprehimisht në hadith: “... dhe kurrë të mos i kthehesh atij.” Apo mjafton fakti që ti vendos me zemër në atë moment pendimi, që nuk do ta përsë - risësh kurrë atë gabim, edhe nëse më pas mund ta bësh sërish, siç ka thënë Profeti: “Pendimi i fshin ato (gjynahe) që janë bërë më parë”? Pra, nëse vendos me gjithë shpirt në momentin e pendimit që kurrë nuk do t’i kthehesh gabimit, por e bën përsëri, a e cenon kjo faljen e gjynaheve të shkuara, për të cilat u pendove? Ata që mbështesin situatën e parë, mund të argumentohen me atë që ka thënë Profeti ﷺ në një hadith: 2713. “Ai që bën punë të mira dhe përmi - rësohet në Islam, nuk ka për t’u dënuar për ato gjynahe që ka bërë para Islamit. Por nëse vazhdon të bëjë gjynahe pasi pranoi Islamin, ka për t’u marrë në llogari për të parat dhe për të fundit.” [Muslimi] - “Kështu shpresohet që Zoti juaj t’jua mbulojë të këqijat e t’ju vendosë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj ...” - Fjala “ asâ” (shpresohet) e thënë prej Zotit në Kuran do të thotë se është e sigurt që do të ndodhë. Ai është një premtim i sigurt, që do të realizohet e përmbushet në formën më të plotë. - “... atë ditë, kur Allahu nuk ka për t'i turpëruar Profetin e as ata që besuan bashkë me të.” - Allahu i Lavdëruar nuk ka për t’i turpëruar ata në Ditën e Kijametit. - “Drita e tyre do të ndriçojë para dhe në të djathtë të tyre ... ” – Kjo u shpjegua në suren Hadid. - “... e ata do të thonë: “Zoti ynë, forcoje dritën tonë dhe na i mbulo gjynahet tona! Vërtet, Ti je i Plotfuqishëm për gjith - çka!”. - Besimtarët do t’i thonë këto fjalë në ditën e Kijametit, në momentin kur të sho - hin që drita e munafikëve do të shuhet dhe ata do të mbesin në errësirë. Imam Ahmedi sjell një hadith nga një burrë prej Kenanesi, i cili rrëfen: “Vitin e çlirimit të Mekës, u fala njëherë pas të Dërguarit të Zotit dhe e dëgjova të lutej duke thënë: 2714. “O Allah, mos më turpëro në Ditën e Kijametit!”. Ndërsa Muhamed Ibn Nasr el Meruezij sjell hadithin nga Ebu Dheri dhe Ebu Darda, që e kanë pyetur Profetin: 2715. “Si do ta njo - hësh umetin tënd, mes gjithë umeteve?” Ai tha: “Ata do të jenë si kuajt e zinj, me she - nja të bardha në gjymtyrët dhe fytyrën e ty - re, nga gjurmët e abdesit. Asnjë popull tjetër nuk do të jetë kështu. Do t’i njoh ata, se li - bri i veprave të tyre do t’u jepet nga e dja - thta. Do t’i njoh ata nga gjurnët e sexhdes në fytyrat e tyre. Do t’i njoh, gjithashtu, sepse drita iu ndriçon përpara.” 164

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 66:6

- “O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit,...” - O ju të cilëve Zoti ju fali besimin, përpiquni seriozisht e punoni për të plotësuar kushtet e këtij besimi, duke bërë vepra të mira. Ruani veten dhe familjen tuaj nga Zjarri, i përshkruar me cilësi të tmerrshme! Ruajtja e vetes arrihet duke e nënshtruar atë të zbatojë porositë e Zotit, me sinqeritet për Të dhe sipas udhëzimeve të Tij, dhe duke iu larguar harameve, me drojë e me madhërim për Zotin. Veç kësaj, duhet edhe pendim për çdo vepër që zemëron Allahun dhe që bën të meritueshëm ndëshkimin e Tij. Ndërsa ruajtja e familjes dhe e fëmijëve arrihet nëpërmjet edukimit të tyre me cilësi të larta e me besim të sinqertë e të drejtë, ashtu siç dëshiron Zoti. Njeriu nuk shpëton e nuk mund të gjejë qetësi ndryshe, vetëm nëse përpiqet për të plotësuar porositë e Allahut për veten dhe për ata që ka nën përgjegjësinë e tij, si fëmijët, gratë etj. Allahu i Madhëruar e përshkroi Zjarrin me këto cilësi, që robtë të Tij të frenojnë veten nga gjërat që Ai i urren dhe i ka ndaluar. Ai thotë: - “..lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” - Kjo i ngjan thënies tjetër të Allahut: “Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e xhehenemit. ...” [Enbija 98]. - “Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër,...” – Melekët mbikëqyrës janë të vrazhdë në sjellje dhe të rreptë në veprim. Ata të tmerrojnë vetëm me zërin kërcënues të tyre. Pamja e tyre është gjithashtu e papërballueshme. Me forcën dhe ashpërsinë e tyre, ata i poshtërojnë banorët e Zjarrit. Ata zbatojnë me përpikmëri urdhrat e Zotit të tyre: - “...që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” - Ky është një lëvdim për melekët e nderuar, për nënshtrimin e tyre të plotë ndaj Zotit dhe për zbatimin e plotë të urdhrave të Tij.

← Tahrim 66:6