68. Kalem · Ajeti 1 · Tefsir

Hyrja e sures El-Kalem Sherif Ahmeti

E zbritur në Meke, pas sures El Alak, ajete: 52

Sureja El Kalem, e zbritur në Meke, shqyrton bazat e ideologjisë së besimit islam, andaj parashtron çështjen e të dërguarit dhe dyshimet e jobesimtarëve mekas rreth mundshmërisë së shpalljes prej një Zoti.

U sjell shembull idhujtarëve mekas, të cilët e përbuzën të mirën më të madhe të lavdishme, Muhammedin dhe Kur'anin si shembullin e atyre pronarëve të kopshtit, të cilët përbuzën të mirat e Zotit, por kopshti i tyre u shkatërrua në tërësi.

Përshkruan edhe gjendjet e tmerrshme të ditës së kijametit dhe pozitën e kriminelëve.

Në fund Pejgamberi urdhërohet që të jetë i durueshëm ndaj mundimeve që ia sjellin idhujtarët, të mos ngutet sikundër u ngut Junusi. i Quhet: "Suretul Kalemi" - kaptina e pendës. Në ajetin e parë përmendet penda.

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 68:1–68:33

"Nun" është njëra prej shkronjave të alfabetit arab: mbetet e papërkthyer si edhe shkronjat e tjera në fillim të disa sureve, e mund të jetë shenjë e mrekullisë së Kur'anit, emër i Zotit, sekret i pazbuluar, emër i surës etj.

Madhëria e Zotit betohet në lapsin dhe në rreshtat që shkruhen me të, se Muhammedi është i pastër nga ato që ia mveshin idhujtarët. Betimi në lapsin jep të kuptojmë se Allahu e dalloi njeriun nga të gjitha krijesat e tjera, duke i mundësuar ta shprehë atë që e ka në shpirtin e vet përmes gjuhës dhe shkrimit dhe se njohja e shkrimit është një prej dhuratave më të mëdha të Zotit, të cilën ia dhuroi njeriut me anën e të cilit do ta Pejgamberi, Muhammedi a.s. ishte i njohur ndër kurejshitët si njeri me virtyte më të larta të moralit edhe para se të gradohej me pozitën pejgamber: mirëpo kur nisi ta thërrase atë popull në rrugën e drejtë, ta largojë prej besimeve të kota dhe prej veseve të shëmtuara, të cilat ua kishin zhdukur ndjenjat e moralit njerëzor, ata filluan t'i shpifin gjithçka që u vinte në gojë. Ata kërkuan prej Muhammedit të lëshojë pe rreth përshkrimit të zotave të tyre, t'i adhurojë ndonjëherë, e edhe ata do ta adhuronin Zotin e madhëruar, por Kur'ani, përveç që e ndalon nga ndonjë kompromis i tillë, e nxit edhe më shumë në kudërshtimin ndaj tyre, duke i numëruar veset e këqija të atij populli si: njerëz që betohen rrejshëm, përgojues, intrigues, koprracë, zullumqarë, të shfrenuar, të vrazhdë, e mu ata më aktivët kundër Muhammedit dhe Kur'anit, janë edhe kopilë. Mendohet se i tillë ishte njëfarë Ahnes ibni Shurejk, e mendohet për Velidin, ose Esved bin Jeguth-in apo Ebu Xhehlin. Kur të kihet parasysh se kjo sure u shpall në Mekë dhe paralajmëron se armiku i tillë do të damkoset në turi - në hundë, e kjo muxhize e Kur'anit I manifestohet në luftën e Bedrit, kur i shqyhet hunda Velidit, me kopilin e përmendur, do të nënkuptohej i Velidi. - E - Zoti i sprovoi me një skamje të rëndë mekasit, pse nuk falënderuan për të mirat që u dha - Pejgamberin dhe Kur'anin - ashtu si i pat sprovuar pronarët e kopshtit të begatshëm. Pronari i kopshtit i thërriste të varfërit ditën kur e vilte kopshtin dhe u jepte e i nderonte. Pas vdekjes së tij, tre djemtë e tij, zemërngushtë, vendosin ta vjelin kopshtin herët në mëngjes pa i bë zë askujt, mirëpo gjatë asaj nate Zoti kishte lëshuar një zjarr që e kishte bërë shkrumb e hi. Kur arritën herët te kopshti, nuk e njohtën, menduan se e kanë humbur rrugën. Pasi u qetësuan pak e kuptuan shkakun, u penduan por vonë. Këto janë masa ndëshkuese në këtë dynja, e ato në ahiret janë shumë më të mëdha e më të rënda.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 68:1–68:7

- “Nun! Betohem në lapsin dhe në atë çfarë shkruajnë.” - Rreth gërmave të alfabetit në fillim të sureve kemi folur gje - rësisht në fillim të sures Bekare. Kjo është njëlloj si fillimet e sureve të ndryshme, ku Allahu i Lartësuar thotë: “ Sâd”, “Kâf”. Një mendim thotë se ‘ Nûn’ quhet një peshk i madh, i cili jeton në oqeane dhe mban shtatë tokat! Thuhet, gjithashtu, se ‘ Nun’ quhet diviti ose kallamari i bojës së shkrimit. Këtë shpjegim e kanë mbështetur Ibn Abasi, Katadja dhe Haseni. 170 Në vijim, i Lartë - suari thotë: “Betohem në lapsin ...”. Kuptimi i dukshëm i ajetit është se bëhet fjalë për lapsin, mjetin me të cilin shkruhet dituria. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë: “Ai e mësoi (njeriun) të shkruajë me penë; i mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” [Alek 4, 5]. Kështu, Allahu i Lartësuar betohet në lapsin. Kjo u bën me dije krijesave mirësinë që Ai u ka dhuruar, duke u mësuar shkrimin, i cili është i domosdoshëm për përcjelljen dhe marrjen e diturisë, prandaj thotë i Lartësuari: “... dhe në atë çfarë shkruajnë.” Thuhet që këtu flitet për krije - sën e parë që krijoi Zoti, siç thotë Profeti :ﷺ 2725. “E para gjë që krijoi Zoti ishte lapsi, të cilit i tha: “Shkruaj!” Lapsi tha: “Çfarë të shkruaj?” - “Shkruaj gjithçka që do të ekzi - stojë deri në Ditën e Kijametit.” Kështu, lapsi shkroi gjithçka që do të jetë deri në Ditën e Kijametit.” Në vijim, Allahu i Lar - tësuar thotë: “... dhe në atë çfarë shkru - ajnë.” Ibn Abasi dhe të tjerë shpjegojnë: “Domethënë, betohet edhe në atë që njerëzit shkruajnë ose mësojnë.” Ndërsa Sudiu shpjegon se Allahu i Madhëruar betohet në atë që shkruajnë melekët, domethënë veprat e robërve në këtë dynja. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Ti, me dhuratën e Zotit tënd, nuk je i çmendur.” - Pra, ti, - dhe vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për të gjitha mirësitë, - kurrsesi nuk je i çmendur, siku - ndër trillojnë injorantët në popullin tënd, ata

që e konsiderojnë gënjeshtër Shpalljen. Edhe pse ti ua përcolle udhëzimin dhe të vërtetën aq besnikërisht, ata të konsiderojnë si të çmendur. - “Ti, pa dyshim, do të kesh një shpër - blim të pandërprerë. ” - Pra, ti patjetër do të kesh shpërblim të madh, që kurrë nuk ka për t’u ndërprerë apo zhduket. Të gjitha këto mirësi do të të jepen për kumtimin e qartë të Shpalljes së Zotit tënd tek krijesat, për durimin e pashembullt kundrejt mundi - meve që ata të dhanë. ‘Gajru memnûn’ do të thotë: ‘të pandërprerë’, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “Ndërsa të lumturit janë në Xhenet. Aty do të jenë të përjetshëm, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç çfarë do Zoti yt. Ata do të kenë një shpërblim të pandërprerë.” [Hud 108]. Ose: “Përveç atyre që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira, të cilët do të kenë shpërblim të pandërprerë (Gajru memnûn).” [Tin 6]. - “Vërtet, ti ke një moral të lartë!” - Mameri sjell hadithin nga Katadja, i cili rrëfen se: 2726. “Aishja u pyet rreth moralit të Profetit të Allahut dhe tha: “Morali i tij ishte Kurani”, siç është përmendur edhe në Kuran. Nga një burrë i fisit Beni Seuad transmetohet të ketë thënë: 2727. “E pyeta Aishen dhe i thashë: “Më trego, o nëna e besimtarëve, rreth moralit të Profetit ”.ﷺ Atëherë, ajo tha: “A nuk e lexon Kuranin: “Ue in-neke le alâ ħulukin adhim” “Vërtet, ti ke një moral te lartë!”. Unë i thashë: “Më trego diçka rreth moralit të tij.” Ajo tha: “Unë njëherë i gatova ushqim. Po ashtu edhe Hafsa (gruaja tjetër e Profetit) i gatoi ushqim. Atëherë unë i thashë shërbëtores time: “Nëse ajo (pra, Hafsa) vjen me ushqim dhe e vendos përpara, hidhja ushqi - min!” E kështu, - vazhdon Aishja dhe tregon - ajo (Hafsa) erdhi me ushqimin që kishte gatuar dhe shërbëtorja - siç e kisha porositur - ia rrëzoi enën, e cila ra dhe u thye. Ndërkaq, Profeti i Allahut e mblodhi ushqimin dhe tha: “Jepi hakun tani. Enën që ia theve zëvendësoja me enë tjetër.” Dhe nuk tha më shumë se kaq.” Kuptimi i fjalës së Aishes që morali i tij ishte Kurani është se Profeti ﷺ ishte zbatues i Kuranit, pra, i urdhëresave të tij dhe i kujdesshëm me ndalesat. Kjo u bë sjellje e qenësishme e tij. Kështu, çdo gjë që urdhëronte Kurani, ai e vepronte dhe çdo gjë që e ndalonte, ai i largohej asaj gjëje. Kjo, përveç faktit se Allahu i Lartësuar e brumosi me virtyte të larta, si: turpi, bujaria, fisnikëria, guximi, falja, butësia, dhembshuria, toleranca dhe çdo virtyt që është e konsiderohet i bukur nga njerëzit. Në dy Sahih-ët shënohet hadi - thi nga Enesi, që ka thënë: 2728. “Unë i kam shërbyer Profetit të Allahut dhjetë vjet dhe asnjëherë nuk më tha as edhe ‘ Uf’! Kurrë nuk më tha për diçka që unë e kisha bërë ‘përse e bëre?’ dhe as për diçka që nuk e kisha kryer ‘përse nuk e bëre?’. Ai ishte njeriu me moralin më të mirë. Nuk kam prekur rrobë, mëndafsh apo gjë tjetër më të butë sesa pëllëmba e Profetit të Allahut dhe nuk kam nuhatur ndonjëherë aromë tjetër më të këndshme sesa djersa e Profetit të Allahut.”Ahmedi sjell një hadith nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila ka thënë: 2729. “Profeti i Allahut kurrë nuk ka

goditur me dorën e tij ndonjë shërbëtor, grua apo njeri, përveçse kur bënte xhihad në rrugën e Zotit. Sa herë që ai kish mundësi të zgjidhte mes dy gjërave, gjithmonë parapël - qente atë më të lehtën, veç nëse ishte gjynah dhe e ndaluar. Ai ishte njeriu më larg prej gjynaheve. Ai kurrë nuk është hakmarrë për veten e vet për ndonjë çështje, përveç nëse shkeleshin kufijtë e Allahut: atëherë ai hakmerrej për hir të Allahut Krenar dhe të Lartësuar.” Hadithet që flasin për këtë çë - shtje janë të shumta. Ebu Isa Tirmidhiu ka shkruar librin ‘Esh-Shemail’ me këtë temë. - “Më vonë ti do të shohësh, por edhe ata do të shohin ...” - Do ta mësosh ti, o Muhamed, por do ta mësojnë edhe ata që të kundërshtojnë, se cili është në të vërtetë i humburi dhe i çmenduri: ata apo ti. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Do ta kuptojnë nesër se kush është gënjeshtari mendjemadh.” [Kamer 26]. Ose: “.. Atëhe - rë, ose ne ose ju jemi në rrugë të drejtë, ose në një humbje të dukshme.”!” [Sebe’e 24]. Ibn Abasi shpjegon: “Do ta mësojnë këtë Ditën e Kijametit.”. - “... se cili prej jush është i çmendur. ” - Fjala ‘El-Meftun’, e përmendur në ajet, ka kuptimin e dukshëm: ai i cili ka rënë në fitne, pasi ka braktisur të vërtetën, ka humbur rrugën dhe është zhytur në të kotën. - “S’ka dyshim se Zoti yt është më i ditur se cili është ai që e ka humbur rrugën e Tij dhe Ai është më i ditur pë r ata që gjetën udhën e drejtë. ” - Allahu i Lartë - suar e di më mirë se cilët janë të udhëzuarit në rrugën e drejtë. Ai e di mirë se cilët janë grupi i humbur dhe grupi që është i përqendruar në të vërtetën dhe të drejtën.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 68:1–68:7

- Nun! Betohem në lapsin dhe në atë çfarë shkruajnë.” - Allahu i Lartësuar betohet në laps. El ķalem është emër që përfshin të gjithë mjetet me të cilët shkruhet dhe ruhet dituria, prozat dhe poezitë, fjalët dhe mendimet e ndryshme. Ai është nga shenjat dhe mirësitë më të mëdha të dhuruara nga Allahu i Lartësuar, prandaj e meriton që Allahu të betohet në emër të tij. Allahu i Lartësuar betohet në këtë mirësi të madhe, për të treguar se Profeti (a.s.) është i pastër dhe larg shpifjeve që thuhen për të. Armiqtë e akuzonin atë për çmenduri, por Allahu i Lartësuar, me këtë betim, tregoi se mirësia e Tij ndaj Muhamedit është aq e madhe, sa është e pamundur që të akuzohet për çmenduri. - “Ti, me dhuratën e Zotit tënd, nuk je i çmendur!” – Kuptimi: Me mirësitë e shumta të Zotit tënd mbi ty, ti nuk mund të jesh i çmendur. Allahu i Lartësuar të dalloi ty duke të dhuruar një mendje të plotë dhe të shëndoshë, një arsyetim të shëndetshëm, me fjalë të drejta dhe të prera. Madje, Ai të dhuroi ty, o Muhamed, më të mirat fjalë që janë shkruar ndonjëherë nga kalemi dhe që bota i ka ruajtur. Allahu i Lartësuar të dhuroi ty Kur'anin dhe Urtësinë. Kjo është lumturia që Zoti yt të fali në këtë dynja. Ndërsa në ahiret: - “Ti, pa dyshim, do të kesh një shpërblim të pandërprerë!” – Do të kesh shpërblim të madh dhe të vazhdueshëm. Në gjuhën arabe, fjala “ exh'ran” - shpërblim, kur është në trajtën e pashquar tregon që ky shpërblim është i madh. Shpërblimi, gjithashtu, është cilësuar si “gajru memnûn” - i pandërprerë, i vazhdueshëm. Ky shpërblim i madh dhe i pandërprerë vjen si fryt i veprave të mrekullueshme dhe i moralit të shkëlqyer të profetit Muhamed (a.s.), siç thotë i Madhëruari më tej: - “Vërtet, ti ke një moral te lartë.” – Domethënë: Ti qëndron shumë lart me moralin tënd, me të cilin të pajisi Zoti yt, si mirësi dhe bamirësi prej Tij. Morali i Profetit (a.s.) ishte Kur'ani, siç e ka përshkruar Aishja, Nëna e besimtarëve, kur e pyetën për këtë gjë. Mjafton, gjithashtu, për ta kuptuar më mirë, që të lexojmë edhe ajete të tjera të Kur'anit, si p.sh.: “Tregohu falës, urdhëro për mirësi dhe rri larg të paditurve! E nëse të ngacmon Shejtani me ndonjë tundim, kërko mbrojtje tek Allahu, sepse Ai Dëgjon dhe Di gjithçka.” [El ea'raf 199, 200]. “Në sajë të mëshirës së Allahut, ti u solle me butësi me ta. Sikur të ishe i

ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. Fali dhe kërko falje (nga Allahu) për ta! Këshillohu me ta për të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut! Allahu i do ata që i mbështeten Atij.” [Al Imran 159]. “Juve ju ka ardhur një Profet nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse ai e dëshiron fort rrugën e drejtë për ju. Për besimtarët, ai është shumë i ndjeshëm dhe shumë i mëshirshëm.” [Teube 128]. Si këto, ka edhe shumë ajete të tjera, që tregojnë se Profeti (a.s.) kishte virtytet më të larta njerëzore. Në të njëjtën mënyrë, ajetet që nxisin për virtyte të larta të kujtojnë se vetë Profeti (a.s.) qëndronte në gradën më të lartë të tyre. Ai ishte i pari dhe më i ploti në moral. Profeti (a.s.) ishte i thjeshtë, i butë dhe shumë pranë njerëzve. Ai i përgjigjej ftesës së çdokujt që e ftonte. Ai gjykonte dhe plotësonte kërkesat e atyre që i kërkonin ndihmë. Gjithmonë ia qetësonte zemrën atij që i kërkonte diçka dhe kurrë nuk ia thyente zemrën apo ta kthente bosh dhe të dëshpëruar. Kur shokët i kërkonin diçka, ai gjithmonë pëpiqej që t’i kënaqte dhe t’ua plotësonte kërkesën, nëse nuk ishte e ndaluar. Nëse duhej të vendoste për diçka, nuk bënte me kokën e vet, por gjithmonë këshillohej me shokët. Profeti (a.s.) dinte të përgëzonte vepërmirët dhe të falte gabimtarët. Nëse ulej me dikë, ishte shembullor dhe jepte maksimumin për ta kënaqur tjetrin. Kurrë nuk e ngryste fytyrën dhe kurrë nuk tregohej i ashpër në fjalë. Buzëqeshte gjithmonë dhe asnjëherë nuk gërmonte te gabimet e tjetrit. Nuk mbante qëndrim ndaj ashpërsisë së bashkëfolësit, por tregonte durim dhe tolerancë. Duke qenë se armiqtë e tij e fyen duke shpifur për të se ishte i çmendur, pavarësisht se Allahu i Lartësuar e ngriti dhe e përsosi atë në të gjitha aspektet, i Lartësuari thotë: - “Më vonë ti do të shohësh, por edhe ata do të shohin, se cili prej jush është i çmendur.” - Është shumë e qartë se Profeti (a.s.) ishte njeriu më i udhëzuar, më i ploti në vetvete dhe më i dobishmi për të tjerët. Ndërsa armiqtë e tij ishin njerëzit më të humbur dhe më të dëmshëm për veten e vet dhe për të tjerët. Ata sprovuan njerëzit dhe, në mënyrë të veçantë, adhuruesit e Zotit, duke dashur t’i devijonin nga rruga e drejtë. Por mjafton që Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur rreth kësaj të vërtete, sepse Ai është Llogaritësi i shpejtë, që shpërblen me drejtësi. - “S’ka dyshim se Zoti yt është më i Ditur se cili është ai që e ka humbur rrugën e Tij dhe Ai është më i ditur për ata që gjetën udhën e drejtë.” - Ky është një kërcënim i frikshëm për të humburit nga rruga e drejtë dhe një premtim shpresëdhënës dhe përgëzues për të udhëzuarit në rrugën e drejtë. Kjo tregon, gjithashtu, edhe urtësinë e madhe të Allahut të Lartësuar, i Cili e di më mirë se kushdo se cilët meritojnë udhëzimin dhe cilët humbjen.

← Kalem 68:1