68. Kalem · Ajeti 17 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 68:1–68:33
"Nun" është njëra prej shkronjave të alfabetit arab: mbetet e papërkthyer si edhe shkronjat e tjera në fillim të disa sureve, e mund të jetë shenjë e mrekullisë së Kur'anit, emër i Zotit, sekret i pazbuluar, emër i surës etj.
Madhëria e Zotit betohet në lapsin dhe në rreshtat që shkruhen me të, se Muhammedi është i pastër nga ato që ia mveshin idhujtarët. Betimi në lapsin jep të kuptojmë se Allahu e dalloi njeriun nga të gjitha krijesat e tjera, duke i mundësuar ta shprehë atë që e ka në shpirtin e vet përmes gjuhës dhe shkrimit dhe se njohja e shkrimit është një prej dhuratave më të mëdha të Zotit, të cilën ia dhuroi njeriut me anën e të cilit do ta Pejgamberi, Muhammedi a.s. ishte i njohur ndër kurejshitët si njeri me virtyte më të larta të moralit edhe para se të gradohej me pozitën pejgamber: mirëpo kur nisi ta thërrase atë popull në rrugën e drejtë, ta largojë prej besimeve të kota dhe prej veseve të shëmtuara, të cilat ua kishin zhdukur ndjenjat e moralit njerëzor, ata filluan t'i shpifin gjithçka që u vinte në gojë. Ata kërkuan prej Muhammedit të lëshojë pe rreth përshkrimit të zotave të tyre, t'i adhurojë ndonjëherë, e edhe ata do ta adhuronin Zotin e madhëruar, por Kur'ani, përveç që e ndalon nga ndonjë kompromis i tillë, e nxit edhe më shumë në kudërshtimin ndaj tyre, duke i numëruar veset e këqija të atij populli si: njerëz që betohen rrejshëm, përgojues, intrigues, koprracë, zullumqarë, të shfrenuar, të vrazhdë, e mu ata më aktivët kundër Muhammedit dhe Kur'anit, janë edhe kopilë. Mendohet se i tillë ishte njëfarë Ahnes ibni Shurejk, e mendohet për Velidin, ose Esved bin Jeguth-in apo Ebu Xhehlin. Kur të kihet parasysh se kjo sure u shpall në Mekë dhe paralajmëron se armiku i tillë do të damkoset në turi - në hundë, e kjo muxhize e Kur'anit I manifestohet në luftën e Bedrit, kur i shqyhet hunda Velidit, me kopilin e përmendur, do të nënkuptohej i Velidi. - E - Zoti i sprovoi me një skamje të rëndë mekasit, pse nuk falënderuan për të mirat që u dha - Pejgamberin dhe Kur'anin - ashtu si i pat sprovuar pronarët e kopshtit të begatshëm. Pronari i kopshtit i thërriste të varfërit ditën kur e vilte kopshtin dhe u jepte e i nderonte. Pas vdekjes së tij, tre djemtë e tij, zemërngushtë, vendosin ta vjelin kopshtin herët në mëngjes pa i bë zë askujt, mirëpo gjatë asaj nate Zoti kishte lëshuar një zjarr që e kishte bërë shkrumb e hi. Kur arritën herët te kopshti, nuk e njohtën, menduan se e kanë humbur rrugën. Pasi u qetësuan pak e kuptuan shkakun, u penduan por vonë. Këto janë masa ndëshkuese në këtë dynja, e ato në ahiret janë shumë më të mëdha e më të rënda.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 68:17–68:33
Ky është një shembull, që Allahu i Lartë - suar u sjell mohuesve kurejshë, për mosmi - rënjohjen dhe paturpësinë që tregonin ku - ndrejt mirësisë së madhe, mëshirës së gjerë e gjithëpërfshirëse dhe dhuratës së pakraha - sueshme të Tij, kur u dërgoi Muhamedin ﷺ si profet ndër ta. Megjithatë, ata iu përgji - gjën kësaj mirësie dhe mëshire me refuzim, me luftë kundër Profetit ﷺ dhe pengim të mesazhit të Tij, prandaj i Lartësuari thotë: - “Ne i sprovuam ata, siç sprovuam pronarët e kopshtit ...” - El Xheneh quhet një kopsht me shumë lloje pemësh dhe drufrutorësh. - “... kur u betuan se do ta vilnin atë herët në agim ...” - Ata u betuan mes njëritjetrit që t’i vilnin frutat e kopshtit herët dhe fshehurazi, në mënyrë që të mos e merrnin vesh të varfrit dhe pastaj të kërkonin prej prodhimeve të tyre. - “... por pa thënë: “Në dashtë Allahu!” - Kur u betuan, nuk thanë: “ Inshallah” (Në dashtë Allahu), prandaj dhe Allahu i Ma - dhëruar bëri që betimi i tyre të mos plotë - sohej: - “Atëherë, atë e goditi një ndëshkim nga Zoti yt, kur ata ishin në gjumë ...” - Ata i goditi një fatkeqësi, që erdhi nga qielli. - “... dhe u gdhi i nxirosur si nata e errët.” - Ata u bënë si shtrojë vathi. Nga Ibn Mesudi vjen hadithi se Profeti i Allahut :ënëht ak ﷺ2735. “Ruhuni nga gjynahet, sepse kur robi bën një gjynah, atëherë privohet nga rizku, dhe pikërisht nga rizku që ka qenë përgatitur për t’iu dhënë atij.” Pastaj Profeti i Allahut lexoi: “Atëherë, atë e goditi një ndëshkim nga Zoti yt, kur ata ishin në gjumë, dhe u gdhi i nxirosur si nata e errët.” Domethënë, ata u privuan nga mirësitë e kopshtit dhe prodhimet e tij, për shkak të gjynahut të tyre.
- “Ata thirrën njëri -tjetrin në mëngjes: ...” - Thirrën njëri-tjetrin, që të vilnin frutat fshehurazi. - “Ngrihuni e shkoni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t’i vilni!” - “Nëse doni vjeljen e prodhimeve të kopshtit, ejani, ngrihuni!” Muxhahidi thotë se kopshti ishte i mbjellë me rrush. - “Ata u nisën, duke pëshpëritur mes njëri-tjetrit ...” - Ata flisin me zë të ulët, aq sa mezi dëgjoheshin, por Allahu i Madhë - ruar na i tregoi se çfarë thanë ata: - “Sot, nuk do të lejojmë asnjë të varfër të afrohet atje.” - Të mos lejojmë asnjë të varfër të hyjë në kopshtin tonë! - “U nisën herët dhe plot gëzim për planet e tyre, të sigurt për prodhimin e madh që i priste.” - Ata ishin tepër entuziastë për prodhimet e tyre, por kishin urrejtje për të varfrit. - “Por, kur vajtën dhe panë vendin, tha - në: “Oh, paskemi gabuar rrugë!” - Kur vajtën në kopsht dhe panë që çdo gjë ishte shkatërruar, menduan se kishin gabuar rrugë. Por më pas e kuptuan se ishte pikë - risht kopshti i tyre, prandaj thanë: - “Jo, kemi humbur atë që kishim.” - Tashmë nuk ka mbetur asgjë e mirë prej kopshtit. - “Më i urti prej tyre tha: “A nuk ju thashë: “Përse nuk e lavdëroni Zotin?” - Përse nuk respektuat madhështinë e Zotit e të thonit “Inshallah”? Thuhet, gjithashtu, se kuptimi është: Përse nuk i bëtë tesbih Zotit, pra, ta dëlirësonit, ta madhëronit dhe t’i shprehnit mirënjohjen për mirësinë që ju kishte dhuruar (duke i dhënë hakun kësaj pasurie e duke shpërndarë pjesën e të varfërve?). - “Atëherë, ata thanë: “I pastër nga çdo e metë është Zoti ynë! Pa dyshim, ne u treguam të padrejtë .”. - Ata u penduan dhe ndien keqardhje të madhe, por tashmë nuk vlente më pendimi, prandaj shtuan: “Pa dyshim, ne u treguam të padrejtë”. - “Dhe më pas iu kthyen njëri -tjetrit me qortime ...” - Më pas, filluan të qortonin njeri-tjetrin për shpërfilljen e hakut të të varfërve dhe e pranuan që kishin gabuar. - “... duke thënë: “Të mjerët ne, që tejka - luam kufijtë!” - Ne shkelëm rregullat e Zotit dhe Ai na ndëshkoi. - “Shpresojmë që Zoti ynë të na e zëve - ndësojë këtë fatkeqësi me diçka më të mirë se ajo që na humbi! Ne e mbajmë shpresën vetëm te Zoti ynë!” - Thuhet se ata shpresuan që Zoti t’i shpërblente në ahiret për pendimin e tyre. Është përmendur nga disa selefë se ata ishin nga Jemeni, prej një fshati të quajtur Daruan, gjashtë milje larg Sanait. Thuhet, gjithashtu, se ishin nga Abisinia. Babai i tyre ua kishte lënë trashë - gimi këtë kopsht të begatshëm. Po ashtu, thuhet se ata ishin nga ithtarët e Librit dhe babai i tyre ishte bamirës dhe i pasur. Një pjesë të fitimit, ai e mbante për shërbimet e tokës, një pjesë e ruante për familjen e tij dhe pjesën që tepronte e jepte për bamirësi. Kur ai vdiq, fëmijët e tij, që trashëguan këtë pasuri të madhe, thanë: "Babai ynë ishte mendjelehtë, që e shpërndante këtë pasuri për të varfërit". Kështu, kur deshën të pri - vonin fukarenjtë prej hakut të tyre në këto prodhime, u ndëshkuan nga Allahu, duke ua hequr atë pasuri. Ata nuk kishin mundësi më as të fitonin e as të jepnin sadaka. - “I tillë do të jetë dënimi. ” - Kështu është ndëshkimi i atij që i kundërvihet urdhrit dhe ligjit të Allahut, duke u treguar koprrac dhe dorështrënguar me pasurinë që i ka dhuruar Zoti, duke mos u dhënë hakun nevojtarëve. Këta njerëz i kundërpërgjigjen mirësive të Allahut me mohim, mosmirënjohie dhe mosvlerësim. - “Ndërsa në botën tjetër, dënimi do të jetë shumë më i ashpër, sikur ta kuptonin!” - Ndëshkimi i ahiretit është shumë i rëndë, i vështirë dhe i dhimbshëm. Është transme - tuar nga Ali Ibn Ebu Talibi se Profeti i Allahut ka thënë: 2736. “Jemi ndaluar nga vjelja dhe korrja e prodhimeve gjatë natës (pra, fshehtas).”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 68:17–68:33
- “Ne i sprovuam ata, siç sprovuam pronarët e kopshtit ...” – Këtu, Allahu i Lartësuar na tregon mënyrën se si i ka sprovuar mohuesit e së vërtetës. Ai i sprovoi ata duke u dhënë shumë të mira dhe duke i afatizuar. Ai u dhuroi pasuri, fëmijë, jetë të gjatë e shumë gjëra që përmbushnin dëshirat e tyre. Allahu i Lartësuar nuk e bëri këtë për t’i nderuar ata, por për t’i afruar dalëngadalë drejt ndëshkimit befasues. Vetëmashtrimi i tyre me këto mirësi, të cilat i patën si sprovë, është i ngjashëm me atë çfarë u ndodhi pronarëve të kopshtit . Në fakt, flitet për disa njerëz, që ishin pronarë të përbashkët të një kopshti. Kur u poqën frutat dhe pemët ishin rënduar prej tyre, erdhi koha e vjeljes. Tashmë, pronarët ishin të sigurt se kjo pasuri ishte në duart e tyre, prandaj: - “...u betuan se do ta vilnin atë herët në agim, por pa thënë: “Në dashtë Allahu!””
– Të ngazëllyer, ata menduan se tashmë askush nuk do të mund t’i ndalte nga marrja e atyre të mirave, prandaj u betuan se të nesërmen do të shkonin të vilnin prodhimin aq të shumë pritur. Por ata nuk thanë: “Inshâallâh”- “Në dashtë Allahu”. Ata nuk e menduan se Allahu qëndron gjithmonë në pritë dhe se ndëshkimi i Tij do të shkonte në kopsht para tyre. Thotë i Drejti dhe i Urti: - “Atëherë, atë (kopshtin) e goditi një ndëshkim nga Zoti yt, kur ata ishin në gjumë...” – Gjatë natës, kur ata ishin në gjumë, zbriti një ndëshkim dhe e shkatërroi të gjithë kopshtin. - “...dhe u gdhi i nxirosur si nata e errët.” - Kopshti u nxi, si një natë e errët. Pemët dhe frytet e tyre u zhdukën. Por pronarët nuk kishin marrë vesh gjë dhe nuk e prisnin këtë realitet të dhembshëm, prandaj në agim i thanë fshehtas njëri-tjetrit: - “Ata thirrën njëri -tjetrin në mëngjes: “Ngrihuni e shkoni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t’i vilni!”” - Ata u nisën drejt pronës së tyre plot dëshirë për pasurinë që i priste. - “Ata u nisën, duke pëshpëritur mes njëri-tjetrit: “Sot, nuk do të lejojmë asnjë të varfër të afrohet atje.”” – Kështu, ata diskutonin fshehtas mes njëri -tjetrit që të pengonin të drejtën e Allahut në pasurinë e tyre. Ata nxisnin njëri -tjetrin që të vilnin frytet herët në mëngjes, para se të zgjoheshin e të dilnin njerëzit, e që të ndalonin fukarenjtë të merrnin ndonjë gjë nga pasuria e tyre. Ata flisnin fshehtas, me zë të ulët, nga frika se mos i dëgjonte kush dhe lajmëronte fukarenjtë. - “U nisën herët dhe plot gëzim për planet e tyre, të sigurt për prodhimin e madh që i priste.” - Kjo ishte gjendja e tyre në momentin kur u nisën për të vjelë frytet: të pamëshirshëm dhe zemërgurë. Ata ishin të vendosur që të mos e jepnin të drejtën e Allahut në pasurinë e tyre, edhe pse i kishin mundësitë që ta jepnin atë. - “Por kur vajtën dhe panë vendin, thanë: “Oh, paskemi gabuar drejtim!”” - Kur e panë kopshtin e tyre në atë gjendje, nga tronditja e madhe që pësuan, nuk po u besonin syve. Ata menduan se kishin humbur rrugën dhe kishin shkuar tjetërkund, pasi ai nuk mund të ishte kopshti i tyre. Por kur u qetësuan, thanë: - “Jo, kemi humbur atë që kishim!” – Kështu, ata e kuptuan se ky qe një ndëshkim. Në këto momente, më i miri dhe më i drejti mes tyre i qortoi duke thënë: - “Më i urti prej tyre tha: “A nuk ju thashë përse nuk e përmendni Zotin?” - Ai i qortoi ata pse nuk kishin madhëruar Allahun e Lartësuar, duke i mohuar çdo cilësi që nuk i shkon madhështisë dhe krenarisë së Tij. Ata nuk duhej të mendonin se ishin të pavarur nga i Plotpushtetshmi. Ata mund të vepronin veçse me lejen e Tij, prandaj duhej të thonin: “ Inshâallâh!” – “Në dashtë Allahu!”. Ata duhej të kujtonin dhe të pranonin me përulje faktin se asnjë dëshirë e tyre nuk mund të realizohet pa ndihmën e Allahut të Plotpushtetshëm dhe Mbizotërues mbi gjithçka. - “Atëherë, ata thanë: “I pastër nga çdo e metë është Zoti ynë. Pa dyshim, ne u treguam të padrejtë”.” - Ata u penduan dhe u kthyen në rrugën e drejtë, por tashmë ndëshkimi kishte rënë në kopshtin e tyre dhe nuk kthehej pas. Tesbîĥ-u dhe pranimi i fajit do t’u vlente për faljen e gjynaheve, pasi pendimi i tyre ishte vërtet shumë i madh. - “Dhe më pas iu kthyen njëri -tjetrit me qortime...” - Ata iu kthyen njëri -tjetrit me qortime për atë që kishin bërë. Ata kishin shpërfillur të drejtën e Allahut dhe të drejtën e të varfërve në pasurinë e tyre, por e pranuan se kishin kaluar çdo kufi: - “...duke thënë: “Të mjerët ne, që tejkaluam kufijtë!” - Ata qortuan veten dhe shprehën pendimin që kishin shkelur të drejtat e Allahut dhe të krijesave. - “Shpresojmë që Zoti ynë të na e zëvendësojë këtë fatkeqësi me diçka më të mirë se ajo që na humbi. Ne e mbajmë shpresën vetëm te Zoti ynë.” - Ata shprehën shpresën e tyre se Allahu i Lartësuar do t'ua zëvendësonte atë që
humbën me diçka më të mirë, prej bamirësisë së Tij. Ata dhanë fjalën se, nga ai çast e tutje, gjithmonë do të synonin kënaqësinë e Allahut. Nëse e kanë mbajtur fjalën, sigurisht që Allahu i Lartësuar do t'ua ketë zëvendësuar në këtë jetë atë që humbën, duke e realizuar shpresën e tyre, pasi çdokush që e lut Allahun me sinqeritet nga zemra, duke shpresuar dhe duke punuar që të kënaqë Atë, pa dyshim që do ta marrë atë që kërkon. Më pas, Allahu i Lartësuar, duke qartësuar atë që ndodhi, thotë: - “Ja, i tillë do të jetë dënimi.” - Ky është ndëshkimi në këtë jetë për këdo që kryen të tilla vepra. Allahu i Lartësuar e privon robin nga ato të mira me të cilat e ka kaluar kufirin dhe është treguar i pabindur, duke i dhënë përparësi kësaj jete kundrejt kënaqësisë së Allahut dhe jetës tjetër. Le ta dijë çdokush që i ka këto cilësi, se Allahu i Lartësuar mund t’ia largojë nga duart e tij ato pasuri e të mira që i zotëron pikërisht në momentet kur ai do të jetë tejet i nevojshëm për to. - “Ndërsa në botën tjetër, dënimi do të jetë shumë më i ashpër, sikur ta kuptonin!” - Duhet të kujtoni gjithashtu edhe diçka tjetër: ndëshkimi i ahiretit është më i madh se ai i kësaj dynjaje. Nëse jeni të sigurt rreth kësaj çështeje, pa dyshim do të tregoheni shumë të kujdesshëm, që të shpëtoni nga ndëshkimi.