7. Araf · ajete 104–114

سورة الأعراف
104

وَقَالَ مُوسَىٰ يَٰفِرۡعَوۡنُ إِنِّي رَسُولٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

We kale musa ja fir’awnu ‘inni resulun min rabbil-’alemine

Musai tha: O faraon, s'ka dyshim, unë jam i dërguar prej Zotit të botëve".

105

حَقِيقٌ عَلَىٰٓ أَن لَّآ أَقُولَ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡحَقَّۚ قَدۡ جِئۡتُكُم بِبَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّكُمۡ فَأَرۡسِلۡ مَعِيَ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ

Hekikun ‘ala ‘en la ‘ekule ‘ala Ellahi ‘illal-hekka kad xhi’tukum bibejjinetin min rabbikum fe’ersil ma’i beni ‘isra’ile

"Është dinjitet për mua ta them për All-llahun vetëm të vërtetën. Unë u kam ardhur me argumente nga Zoti juaj, lejoi pra beni israilët të vijnë me mua!

106

قَالَ إِن كُنتَ جِئۡتَ بِـَٔايَةٖ فَأۡتِ بِهَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

Kale ‘in kunte xhi’te bi’ajetin fe’ti biha ‘in kunte mine es-sadikine

Ai (faraoni) tha: "Nëse ke ardhur me ndonjë argument dhe nëse je ai që thua, na trego pra atë argument".

107

فَأَلۡقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعۡبَانٞ مُّبِينٞ

Fe’elka ‘asahu fe’idha hije thu’banun mubinun

Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarpër i vërtetë.

108

وَنَزَعَ يَدَهُۥ فَإِذَا هِيَ بَيۡضَآءُ لِلنَّٰظِرِينَ

We neze’a jedehu fe’idha hije bejda’u lilnnadhirine

Dhe e nxori dorën e vet, kur qe, për shikuesit dritë e bardhë.

109

قَالَ ٱلۡمَلَأُ مِن قَوۡمِ فِرۡعَوۡنَ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌ عَلِيمٞ

Kalel-mele’u min kawmi fir’awne ‘inne hadha lesahirun ‘alimun

Rrethi i parisë nga populli i faraonit tha: "Ky nuk është tjetër pos një magjistar i përsosur".

110

يُرِيدُ أَن يُخۡرِجَكُم مِّنۡ أَرۡضِكُمۡۖ فَمَاذَا تَأۡمُرُونَ

Juridu ‘en juhrixhekum min ‘erdikum femadha te’murune

Ai dëshiron t'ju nxjerrë prej tokës suaj: "E çka më urdhëroni (propozoni ju)?"

111

قَالُوٓاْ أَرۡجِهۡ وَأَخَاهُ وَأَرۡسِلۡ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ

Kalu ‘erxhihi we ‘ehahu we ‘ersil fil-meda’ini hashirine

Ata (krerët) thanë: "Ndale atë dhe vëllain e tij, e dërgo nëpër qytete tubues (të magjistarëve)".

112

يَأۡتُوكَ بِكُلِّ سَٰحِرٍ عَلِيمٖ

Je’tuke bikulli sahirin ‘alimin

Të sjellin çdo magjistar të dijshëm (të aftë).

113

وَجَآءَ ٱلسَّحَرَةُ فِرۡعَوۡنَ قَالُوٓاْ إِنَّ لَنَا لَأَجۡرًا إِن كُنَّا نَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبِينَ

We xha’e es-seheretu fir’awne kalu ‘inne lena le’exhræn ‘in kunna nehnul-galibine

Magjistarët erdhën te faraoni, e thanë: " Ne do të kemi shpërblim në qoftë se dalim fitues!"

114

قَالَ نَعَمۡ وَإِنَّكُمۡ لَمِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ

Kale ne’am we ‘innekum leminel-mukarrebine

Ai (faraoni) tha: "Po, dhe ju do të jeni prej të afërmve të mi".