7. Araf · ajete 110–121

سورة الأعراف
110

يُرِيدُ أَن يُخۡرِجَكُم مِّنۡ أَرۡضِكُمۡۖ فَمَاذَا تَأۡمُرُونَ

Juridu ‘en juhrixhekum min ‘erdikum femadha te’murune

Ai dëshiron t'ju nxjerrë prej tokës suaj: "E çka më urdhëroni (propozoni ju)?"

111

قَالُوٓاْ أَرۡجِهۡ وَأَخَاهُ وَأَرۡسِلۡ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ

Kalu ‘erxhihi we ‘ehahu we ‘ersil fil-meda’ini hashirine

Ata (krerët) thanë: "Ndale atë dhe vëllain e tij, e dërgo nëpër qytete tubues (të magjistarëve)".

112

يَأۡتُوكَ بِكُلِّ سَٰحِرٍ عَلِيمٖ

Je’tuke bikulli sahirin ‘alimin

Të sjellin çdo magjistar të dijshëm (të aftë).

113

وَجَآءَ ٱلسَّحَرَةُ فِرۡعَوۡنَ قَالُوٓاْ إِنَّ لَنَا لَأَجۡرًا إِن كُنَّا نَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبِينَ

We xha’e es-seheretu fir’awne kalu ‘inne lena le’exhræn ‘in kunna nehnul-galibine

Magjistarët erdhën te faraoni, e thanë: " Ne do të kemi shpërblim në qoftë se dalim fitues!"

114

قَالَ نَعَمۡ وَإِنَّكُمۡ لَمِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ

Kale ne’am we ‘innekum leminel-mukarrebine

Ai (faraoni) tha: "Po, dhe ju do të jeni prej të afërmve të mi".

115

قَالُواْ يَٰمُوسَىٰٓ إِمَّآ أَن تُلۡقِيَ وَإِمَّآ أَن نَّكُونَ نَحۡنُ ٱلۡمُلۡقِينَ

Kalu ja musa ‘imma ‘en tulkije we ‘imma ‘en nekune nehnul-mulkine

Ata (magjistarët) thanë: "O Musa, (zgjidh) ose do të hedhish ti, ose ne po hedhim?"

116

قَالَ أَلۡقُواْۖ فَلَمَّآ أَلۡقَوۡاْ سَحَرُوٓاْ أَعۡيُنَ ٱلنَّاسِ وَٱسۡتَرۡهَبُوهُمۡ وَجَآءُو بِسِحۡرٍ عَظِيمٖ

Kale ‘elku felemma ‘elkaw seheru ‘a’june en-nasi we esterhebuhum we xha’u bisihrin ‘adhimin

Ai (Musai) tha: "Hidhni ju"! E kur hodhën ata (shkopinj e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe.

117

۞ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَلۡقِ عَصَاكَۖ فَإِذَا هِيَ تَلۡقَفُ مَا يَأۡفِكُونَ

We ‘ewhejna ‘ila musa ‘en ‘elki ‘asake fe’idha hije telkafu ma je’fikune

E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): "Hidhe shkopin tënd!" Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsur.

118

فَوَقَعَ ٱلۡحَقُّ وَبَطَلَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Feweka’al-hekku we betele ma kanu ja’melune

Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur.

119

فَغُلِبُواْ هُنَالِكَ وَٱنقَلَبُواْ صَٰغِرِينَ

Fegulibu hunalike we enkalebu sagirine

Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar.

120

وَأُلۡقِيَ ٱلسَّحَرَةُ سَٰجِدِينَ

We ‘ulkije es-seheretu saxhidine

E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde.

121

قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Kalu ‘amenna birebbil-’alemine

Dhe thanë: "Ne i besuam Zotit të gjithësisë,"