7. Araf · ajete 116–124

سورة الأعراف
116

قَالَ أَلۡقُواْۖ فَلَمَّآ أَلۡقَوۡاْ سَحَرُوٓاْ أَعۡيُنَ ٱلنَّاسِ وَٱسۡتَرۡهَبُوهُمۡ وَجَآءُو بِسِحۡرٍ عَظِيمٖ

Kale ‘elku felemma ‘elkaw seheru ‘a’june en-nasi we esterhebuhum we xha’u bisihrin ‘adhimin

Ai (Musai) tha: "Hidhni ju"! E kur hodhën ata (shkopinj e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe.

117

۞ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَلۡقِ عَصَاكَۖ فَإِذَا هِيَ تَلۡقَفُ مَا يَأۡفِكُونَ

We ‘ewhejna ‘ila musa ‘en ‘elki ‘asake fe’idha hije telkafu ma je’fikune

E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): "Hidhe shkopin tënd!" Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsur.

118

فَوَقَعَ ٱلۡحَقُّ وَبَطَلَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Feweka’al-hekku we betele ma kanu ja’melune

Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur.

119

فَغُلِبُواْ هُنَالِكَ وَٱنقَلَبُواْ صَٰغِرِينَ

Fegulibu hunalike we enkalebu sagirine

Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar.

120

وَأُلۡقِيَ ٱلسَّحَرَةُ سَٰجِدِينَ

We ‘ulkije es-seheretu saxhidine

E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde.

121

قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Kalu ‘amenna birebbil-’alemine

Dhe thanë: "Ne i besuam Zotit të gjithësisë,"

122

رَبِّ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ

Rebbi musa we harune

"Zotit të Musait dhe të Harunit!"

123

قَالَ فِرۡعَوۡنُ ءَامَنتُم بِهِۦ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّ هَٰذَا لَمَكۡرٞ مَّكَرۡتُمُوهُ فِي ٱلۡمَدِينَةِ لِتُخۡرِجُواْ مِنۡهَآ أَهۡلَهَاۖ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ

Kale fir’awnu ‘amentum bihi kable ‘en ‘adhene lekum ‘inne hadha lemekrun mekertumuhu fil-medineti lituhrixhu minha ‘ehleha fesewfe ta’lemune

E faraoni tha: "I besuat atij (Musait) para se t'ju lejoj unë? Kjo është një dredhi që ju e përgatitët në qytet (Misir) për t'i dëbuar prej tij banorët e tij (kibtët), po më vonë do ta kuptoni (çka do t'ju gjejë)".

124

لَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٖ ثُمَّ لَأُصَلِّبَنَّكُمۡ أَجۡمَعِينَ

Le’ukatti’anne ‘ejdijekum we ‘erxhulekum min hilafin thumme le’usellibennekum ‘exhma’ine

Kam për t'ua prerë duart dhe këmbët tërthorazi, pastaj të gjithë juve do t'ju gozhdoj.