Fe’erselna ‘alejhimut-tufane wel-xherade wel-kummele we ed-defadi’a we ed-deme ‘ajatin mufesselatin fastekberu we kanu kawmæn muxhrimine
Atëherë (për shkak të mohimit) Ne lëshuam kundër tyre: vërshimin, karkalecat, rriqërat (insekte dëmtuese), bretkosat dhe gjakun, fakte të qarta njëra pas tjetrës, po ata mbanin kokëfortësi sepse ishin popull mëkatarë.
We lemma weka’a ‘alejhimu er-rixhzu kalu ja musa ed’u lena rebbeke bima ‘ahide ‘indeke le’in keshefte ‘anna er-rixhze lenu’uminenne leke we lenursilenne me’ake beni ‘isra’ile
Pasi që i gjeti belaja (me ato masa dënim) ata thanë: "O Musa, lute për ne Zotin tënd me atë meritë që ke (si pejgamber), nëse na e largon dënimin ne do të pranojmë ty (si të dërguar) dhe do t'i lejojmë beni israilët bashkë me ty (të shkoni ku të doni)".
We ‘ewrethnal-kawmel-ledhine kanu justed’afune mesharikal-’erdi we megaribeha elleti barekna fiha we temmet kelimetu rabbikel-husna ‘ala beni ‘isra’ile bima seberu we demmerna ma kane jesna’u fir’awnu we kawmuhu we ma kanu ja’rishune
E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëguam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilëve; rrënuam atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi u vërtetua që Musai ishte i Dërguari i Zotit dhe mrekullitë e tij asgjësuan trillimet e magjistarëve të faraonit, dhe pasi magjistarët pranuan besimin e drejtë, parisë së popullit të faraonit i hyri frika, prandaj e ngacmuan faraonin, që të marrë masa të ashpra kundër Beni Israilëve. Faraoni pat thënë, se të gjithë meshkujt e tyre do t’i vriste e gratë do t’i përdorte si shërbëtore. Musai i kuptoi qëllimet e ndyra të faraonit, prandaj e porositi popullin e vet të jetë i qëndrueshëm, se ndihma e Zotit është me ta.
We xhawezna bibeni ‘isra’ilel-behre fe’etew ‘ala kawmin ja’kufune ‘ala ‘esnamin lehum kalu ja musa exh’al lena ‘ilehæn kema lehum ‘alihetun kale ‘innekum kawmun texhhelune
Beni israilët i kaluam përtej detit, e ata u takuan me një popull që adhuronte do statuja të tyre, dhe thanë: "O Musa, na e bën edhe neve një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)". Ai (Musai) tha: "Ju jeni popull që nuk di".
Shpërndaj
—Recitimi nuk u hap. Provoni një recitues tjetër ose kontrolloni lidhjen.
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.