We lemma sukite fi ‘ejdihim we re’ew ‘ennehum kad dellu kalu le’in lem jerhemna rebbuna we jegfir lena lenekunenne minel-hasirine
E kur në duart e tyre u thye (ajo vepër e shëmtuar u penduan) dhe e kuptuan se me të vërtetë kanë gabuar, thanë: "Nëse nuk na mëshiron Zoti ynë dhe nuk na e falë gabimin, ne pa dyshim do të jemi nga më të dëshpëruarit".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi Zoti i shpëtoi Beni Israilët prej torturave të faraonit dhe ua mundësoi kalimin përtej detit ata hasën një popull që adhuronte statuja - idhuj, e duke mos i ditur pasojat e një adhurimi të tillë menduan, se do të ishte mirë, që edhe ata të kenë ndonjë idhull përmes të cilit do t’i luteshin Zotit. Musai që ishte sikurse edhe pejgamberët e tjerë kundër idhujtarisë i qortoi ashpër. Musai i kishte premtuar popullit të vet, duke qenë ende në Egjipt, se nëse Allahu e shkatërron faraonin do t’u sillte një libër prej Zotit, sipas të cilit do të orientoheshin. Kur u shkatërrua faraoni, Musai e luti Zotin për atë libër. Ai i tha të përgatitet tridhjetë ditë (të agjërojë) e i shtoi edhe dhjetë të tjera, ashtu që pas dyzet ditësh Musai shkoi në vendin e caktuar për të pranuar shpalljen. Kur i foli Zoti Musait pa kurrfarë ndërmjetësimi ai u kënaq, e kur e rrëmbeu dashuria për ta parë drejtpërsëdrejti Zotin, e kërkoi atë. Zoti i tha se konstrukti i përbërjes së njeriut në këtë botë, s’ka fuqi ta përjetojë shikimin ndaj Madhërisë së Tij, mandej i tha: Unë po paraqitem me një pjesë të Dritës Sime, një qenieje më të fuqishme se ti - kodrës, e nëse ajo përjeton Dritën Time, edhe ti do të më shohësh. Kur Zoti lëshoi një pjesë të vogël të Dritës së Vet ndaj kodrës, ajo u copëtua dhe u rrafshua, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete kërkoi falje prej Zotit për kërkesën e tij. Zotin do ta shohin besimtarët në xhenet. Kur Musai ishte në Mikat duke pranuar shpalljen Tevratin, një farë Samiriu ndërtoi me ar dhe argjend një figurë si viç dhe popullit i dukej, se po pallte si viçi dhe filluan ta adhurojnë atë. Kur e kuptuan gabimin e bërë, kërkuan falje prej Zotit.
We lemma rexhe’a musa ‘ila kawmihi gadbane ‘esifæn kale bi’sema haleftumuni min ba’di ‘e’axhiltum ‘emre rabbikum we ‘elkal-’elwahe we ‘ehadhe bire’si ‘ehihi jexhurruhu ‘ilejhi kale ebne ‘umme ‘innel-kawme ested’afuni we kadu jektuluneni fela tushmit bijel-’a’da’e we la texh’alni me’al-kawmi edh-dhalimine
E kur u kthye Musai shumë i hidhëruar te populli i vet, tha: "Sa keq më paskeni zëvendësuar pas shkuarjes sime! A e ngutët (pritjen) urdhrin e Zotit tuaj?" I hodhi pllakat dhe e zuri për (flokë) koke vëllain e vet duke e tërhequr kah vetja. Ai (vëllai Haruni) tha: "O bir i nënës sime, populli më mundi dhe gati më mbyti, mos më konsidero mua me njerëzit mizorë".