7. Araf · Ajeti 149

سورة الأعراف
Përkthimi Sherif Ahmeti
149

وَلَمَّا سُقِطَ فِيٓ أَيۡدِيهِمۡ وَرَأَوۡاْ أَنَّهُمۡ قَدۡ ضَلُّواْ قَالُواْ لَئِن لَّمۡ يَرۡحَمۡنَا رَبُّنَا وَيَغۡفِرۡ لَنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ

E kur në duart e tyre u thye (ajo vepër e shëmtuar u penduan) dhe e kuptuan se me të vërtetë kanë gabuar, thanë: "Nëse nuk na mëshiron Zoti ynë dhe nuk na e falë gabimin, ne pa dyshim do të jemi nga më të dëshpëruarit".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi Zoti i shpëtoi Beni Israilët prej torturave të faraonit dhe ua mundësoi kalimin përtej detit ata hasën një popull që adhuronte statuja - idhuj, e duke mos i ditur pasojat e një adhurimi të tillë menduan, se do të ishte mirë, që edhe ata të kenë ndonjë idhull përmes të cilit do t’i luteshin Zotit. Musai që ishte sikurse edhe pejgamberët e tjerë kundër idhujtarisë i qortoi ashpër. Musai i kishte premtuar popullit të vet, duke qenë ende në Egjipt, se nëse Allahu e shkatërron faraonin do t’u sillte një libër prej Zotit, sipas të cilit do të orientoheshin. Kur u shkatërrua faraoni, Musai e luti Zotin për atë libër. Ai i tha të përgatitet tridhjetë ditë (të agjërojë) e i shtoi edhe dhjetë të tjera, ashtu që pas dyzet ditësh Musai shkoi në vendin e caktuar për të pranuar shpalljen. Kur i foli Zoti Musait pa kurrfarë ndërmjetësimi ai u kënaq, e kur e rrëmbeu dashuria për ta parë drejtpërsëdrejti Zotin, e kërkoi atë. Zoti i tha se konstrukti i përbërjes së njeriut në këtë botë, s’ka fuqi ta përjetojë shikimin ndaj Madhërisë së Tij, mandej i tha: Unë po paraqitem me një pjesë të Dritës Sime, një qenieje më të fuqishme se ti - kodrës, e nëse ajo përjeton Dritën Time, edhe ti do të më shohësh. Kur Zoti lëshoi një pjesë të vogël të Dritës së Vet ndaj kodrës, ajo u copëtua dhe u rrafshua, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete kërkoi falje prej Zotit për kërkesën e tij. Zotin do ta shohin besimtarët në xhenet. Kur Musai ishte në Mikat duke pranuar shpalljen Tevratin, një farë Samiriu ndërtoi me ar dhe argjend një figurë si viç dhe popullit i dukej, se po pallte si viçi dhe filluan ta adhurojnë atë. Kur e kuptuan gabimin e bërë, kërkuan falje prej Zotit.